ARKIVI:
24 Shkurt 2025

Serbia ua mohon referendumin Hungarezëve, Shqiptarëve dhe Boshnjakëve, kurse e mbështet referendumin e Serbëve të Bosnjës!?

Shkrime relevante

KYIV: Kryeministri Jonas Gahr Støre dhe 12 krerë të tjerë shtetesh evropiane janë në Kiev

Lufta në Ukrainë Më e madhe deri në Kiev. Zelenskyy takohet me...

Foto-reportazh nga Italia: Mbrëmje e hareshme festive në Spresiano!

Florim Zeqa Të shtunën e kaluar për nder të 17 Shkurtit, të...

Trevjetori i sulmit të Rusisë fashiste kundër Ukrainës

Eshref Ymeri Sot u mbushën tre vjet që kur një shtet fqinj...

Nderim i veçant për Nënë Terezën në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli Koncert në Carnegie Hall për të celebruar jetën dhe...

Shpërndaj

Nga: Refik Hasani, Preshevë
____
Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës  e Hercergovinës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit
Krahinës Shqiptare në Serbi, mbajtur më datën 1 e 2 mars 1992,
Krahinës së Sanxhakut,  mbajtur më datën  25,26 dhe 27 tetor 1992,dhe
Krahinës së Vojvodinës që ishte Krahinë në kuadër të RSFJ-ës , si element konstituiv i kësaj Federate.
Nëse Republika e Serbisë si palë nënshkruese e vitit 1995 në Dejton dhe që po i mbështet bashkëkombasit e vetë në Bosnjë atëherë parashtrohet pyetja: Si ka mundësi të mos i pranoj  Republika e Serbisë referendumet  e mbajtura nga  Shqiptarët, Boshnjakët  dhe Krahina e Vojvodinës që ishte Krahinë në kuadër të RSFJ-ës , si element konstituiv i kësaj federate,pa harruar edhe Rajonin  e  Timokut Lindor    dhe Rajonin e banuar me shumicë Bullgare.
 Serbia nuk mundë në njërën anë të mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës  e Hercergovinës, kurse në anën tjetër t’ua mohon Vojvodinës, Sanxhakut, Krahinës Shqiptare në Serbi,  dhe Rajonin e banuar me shumicë Bullgare.
Nëse qytetarët e Republikës Serbe  të Bosnjë  e Hercergovinës, e festojn  me  shenime e manifestim   datën 9 janari,atëherë edhe Vojvodina do të duhej të lejohet të shenoj datën e vetë, sikurse  shqiptarët në Krahinën e tyre në Serbi, dhe Boshnjakët në Krahinën e tyre në Sanxhak.
Serbia do të duhej bëjë riorganizimin e saj të brendshëm si një Federatë me tri Republika si njësi autonome e Vojvodinës, Sanxhakut dhe e Medvegjë, Bujanoc, Preshevë dhe një Kanton të veçantë të banuar me Bullgarë.
Përveç këtyre tri problemeve të mëdha, janë edhe një segment që nuk duhet nënçmuar dhe lënë në heshtje e këto janë çështja e komunitetit Rumunë apo të njohur si vllahët dhe romët.
 Edhe vetë Serbia e sotshme ka një territor me një popullatë multi-etnike. Sa më shumë që Beogradi e vonon njohjen e Prishtinës aq më shumë zgjaten edhe problemet brenda vetë kësaj Serbie.
Skena politike dhe intelektuale e Beogradit të përgatitet, nuk duhet të ketë tema tabu të merren shumë seriozisht për Rajonalizimin, decentralizimin apo Kantonizimin duke përfshir edhe diskutimet për  federalizmin e Serbisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu