ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga: Gani Mehmeti

Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në veri të Kosovës 

Pas mosçertifikimit të « Listës Serbe » për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nga KQZ, u bë një zhurmë e madhe, duke sulmuar anëtarët e KQZ, pse e larguan një listë të tillë nga zgjedhjet. Pothuaj nuk mbeti analist pa iu gjuajtur KQZ-së, pa llogaritur se ajo është një institucion legjitim dhe i pavarur, për të vendosur ashtu si e sheh ajo me syrin e saj.

KQZ-ja u kundërshtua edhe nga ambasadat e shteteve tona mike, duke e kundërshtuar një vendim të tillë rreptësisht, nisur që nga amabasada e SHBA, që është për keqardhje, sepse, sipas sjelljeve të kësaj liste, ajo është pengesë politike për shtetësinë  e Koasovës.

Lista Serbe, e dirigjuar nga Vuçiqi, nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, ajo e lufton këtë me tërë qenien e saj. Lista Serbe, me ndihmën e Vuçiqit dhe veprimet terroriste të Milan Radoiçiqit sulmoi në Banjskë të Zveçanit shtetin e Kosovës, i cili e ka pranuar botërisht përpara Vuçiqit pak ditë pas sulmit me ç’rast u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe tre terroristë serbë.

Pas këtij sulmi, Radioçiqi shkoi dhe u prit nga vet Aleksandër Vuiçiqi. Vuçiqi vet shpalëlli tri ditë zie për tre terroristët e vrarë .

Sulme të tilla vazhduan edhe pas 24 shtatorit, por me përmasa më të vogla, sa për të shqetësuar Kosovën e sa për të lënë të kuptohet, se ata janë « gjallë » dhe nuk do të pushojnë së vepruari e luftuari Republikën e Kosovës.

Po, nga Lista Serbe u bë edhe sulmi në kanalin Ibër lepenc, siç pretndohet, se nuk ka pasur askush tjetër një interes e shkas për ta bërë këtë.

Për të gjitha këto, sa e sa herë e kanë ngritur zërin edhe Kryetarja e Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, zonja Sonja Biserko, e cila ka thënë se Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në veri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, më 26 dhjetor 2024).

U tha edhe nga analistët e Kosovës edhe nga ndërkombëtarët  se vendimi i KQZ është politik. Po, këta harruan se edhe « Lista Serbe » është parti politike, “Pra është një përpjekje për ta penguar qeverinë e Kosovës dhe ata që duanë të jetojnë në Kosovë dhe ky është një lloj manipulimi nga ana e Beogradit, manipulim që Perëndimi vazhdon ta mbështes”, tha pos tjerash Biserko. Çka do të thotë se vendimi politik ka të drejtë të merret me veprimet politike.

Vendimin e KQZ e ndryshoi PZAP dy ditë më pas, më 25. 2. 2024, me ndërhyrjen politike të ndërkombëtarëve dhe të vetë « analistëve » politikë të Kosovës.

Dhe ne, habitemi, se si nuk dëgjohet e drejta për shtetin e Kosovës, nuk dëgjohet vendimi i KQZ dhe nuk dëgjohet as fjala e Kryetares  e Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, z. Sonja Biserko, e cila e thot troç e qartë se Lista Serbe është  përgjegjëse për gjithë situatën në veri.

Pra, edhe qëndrimet e ambasadave të shteteve që ndërhynë në Vendimin  e KQZ, janë tërësisht politike, me animin kah Serbia përmes Listës Serbe dhe kundër sovranitetit të Kosovës, si shtet i pavarur.

I vetëdijshëm se nuk do të ketë ndryshime nga qëndrimet e ndërkombëtarëve, vetëm po tregojmë se e drejta është në anën e KQZ, pavarësisht nga ndryshimi i vendimit nga PZAP.

Pra, Biserko, një zë i realitetit, por që nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, nga « analistët » në Kosovë dhe nga disa prej opozitës kosovare, për përfitime të poenëve politikë të tyre tek ndërkombëtarët, por jo edhe tek populli, po veprojnë kundër shtetësisë së Kosovës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu