Nga: Arif Ejupi, gazetar
Isak Ejupi, analog me ish-reprezentuesin me origjinë shqiptare në kombëtaren zvicerane Milaim Rama, karrierën prej futbollisti e nis vetëm me përvojën e bërë në lëndinën (savak-un) e axhës Rasim Ejupi në Vendenis të Besianës.
Nga loja me moshatarët e fshatit Isaku kah mesi i viteve të 80-ta,shkon në KF” Kristali” të Pejës, anëtar i Ligës së Parë Futbollistike të Kosovës.
Forca e bollshme fizike me pak avancime në teknikë Isakun e bëjnë njërin prej sulmueseve më të mirë të kësaj skuadre.
Ai gjatë kësaj periudhe e kryen edhe detyrën e policit të komunikacionit rrugor në Stacionin Rajonal të Pejës.
Meqë dy-tri vite më herët kishte studiuar në Shkollën e Lartë Komerciale të këtij qyteti, ai ishte njohur edhe me shumë sportistë të tjerë të dalluar nga Deçani dhe Burimi.
Në fillim të viteve të 90-ta,Isakun së bashku me kolegët e tij, regjimi diktatorial i Millosheviqit do t’i përjashtojë nga puna.
Ai këtë periudhë e konsideron nga më të rëndën, sepse një vit më herët me tanke e kërbaçë Serbia, kishte suprimuar edhe Autonominë e Kosovës, si paralajmërim që shqiptarët do t’i zhveshë edhe nga e drejta për të jetuar.
Ajo duke u munduar të zhbëjë çdo gjë shqiptare aplikon masa të dhunshme edhe në sport.
Pas këtij akti fashist dhe të pashembullt të gjithë futbollistët shqiptarë aktivitetin e tyre e vazhdojnë në livadhe e ara të Kosovës.
Krijimi i sistemit paralel të garave ishte mënyra e vetme për ta bindur armikun që shqiptarët nuk gjunjëzohen kurrë përpara tij.
Isaku në mungesë mjetesh materiale detyrohet të kthehet nga Peja në Vendenis të Besianës,ku edhe është i lindur.
Duke e konsideruar Lidhjen Demokratike të Kosovës si Lëvizje mbarëkombëtare angazhohet në radhët e saj.
Ai së bashku me karateistët e njohur Xhevat Makolli, Ymer e Nezir Rama,vëllezërit Zeqir e Fatmir Sopi, Fehmi Hoxha etj,gjatë viteve të 90-ta,do të angazhohen në ekipin për mbrojtjen dhe sigurinë e
Presidendit Rugova,dhe vrojtimin e objektit të LDK-së,në Prishtinë.
Pikërisht në këtë objekt të ndërtuar nga pllaka iver nisin themelet e shtetësisë së Kosovës.
LDK-së u bë promotore e të gjitha aktiviteteve brenda vendit dhe jashtë tij. Deri me krijimin e LDK-së,shqiptarët u njohën fare pak në qarqet diplomatike të botës.
Imazhin dhe luftën e tyre të drejtë për liri e pavarësi e përbalte agjencia jugosllave e lajmeve Tanjug.
Ky fakt mund të vërtetohet fare lehtë edhe nga humumtimet në arkivat e Vjenës,Brukselit dhe Gjenevës.
Të gjitha ngjarjet e arkivuara mbi Kosovën i referohen Tanjugut,dhe si të tilla fillim e mbarim janë të pavërteta.
Dr.Ibrahim Rugova,kryetar i kësaj Partie të parë post-komuniste dhe President i vendit çdo të premte mbante mbledhje të rregullta.
Ai në këto mbledhje nëpërmjet kryetarëve të Degëve të Lidhjes Demoktatike të Kosovës e njoftonte popullin e tij mbi situtën e përgjithshme në Kosovë dhe rajon.
Dr.Rugova vijimisht shprehej optimist dhe ishte i sigurt që SHBA-të,do të jenë forcë çliruese e Kosovës,së robëruar nga Serbia.
Andaj,gjithë kapacitetin e tij intelektual dhe politikë e kishte orientuar me kohë në drejtim të SHBA-së.
Kur parashikimet e tij dolën të sakëta Isaku e shtoi edhe më tepër dashurinë dhe respektin ndaj Dr.Rugovës,të cilin edhe sot e ka idol.
Pas çlirimit të Kosovës nga Serbia,z.Isak Ejupi i kthehet profesionit të tij të dikurshëm.
Ai një kohë punon si Komandant i Stacionit Policor në Dardani e Kodër të Trimave në komunën e Prishtinës.
Punën e tij e përshkon guximi dhe maturia. Edhe pse armiku kishte plaçkitur dhe rrënuar gjithçka z.Ejupi nuk dërzohet. Ai dhe ekipi i tij i konsolidojnë shpejt radhët.
Ata në krye të aksioneve vendosin djem të shkathët,të cilët me gjakëftohësi dhe profesionalizëm i parandalojnë tentativat për krim dhe vjedhje,të bandave të ndryshme kriminale,në këtë pjesë të kryeqytetit të Kosovës.
Detyrën prej udhëheqësi të lartë policor z.Isak Ejupi do ta vazhdojë në dy-tri mandate edhe në Stacionin Policor të komunës së Besianës.
Ai për sukseset e treguara në punë nga Policia e Republikës së Kosovës ngritet në gradën e Majorit.
Suksesin e z. Ejupi në rujtje rendi dhe qetësie e pati vlersëuar lartë edhe z. Agim Veliu ish-kryetar shumëvjeçar i komunës së Besianës.
Ai pati organizuar për të gjithë të suksesshmit një Akademi solemne,ku për meritat në normalizimin e gjendjes dhe të sigurisë në komunën e Besianës,z. Ejupi dhe ekipin e tij,i pati shpërblyer me medalje dhe mirënjohje.
z.Isak Ejupi edhe pse i ka kaluar të 60-tat, pasion e ka futbollin. Ai mbi një dekadë e ka kryer detyrën e Arbitërit kryesor dhe Delegatit në Superligën e Futbollit të Republikës së Kosovës.
Isak Ejupi në cilësinë e mbikqyrësit të referimit duke u konsultuar me arbitërin e futbollit Ilir Shuleta.
Ndarja e drejtësisë me korrektësi në fushat e futbollit të Republikës së Kosovës,dhe paanshmëria kanë bërë që Isaku,nga njohësit e vërtetë të futbollit të cilësohet edhe si Arbitër i rangut evropianë.
Dashurinë për ndarje drejtësie në ndeshje futbolli Isaku e mbolli edhe tek i biri, Alban Ejupi.
Albani sikur dikur babai i tij me mjaft sukses po e kryen detyrën e gjyqtarit anësor të futbollit në Superligën e Republikës së Kosovës.
- Isak Ejupi duke qënë gjithnjë në hap me kohën më 2009, me disa shokë të tij themelojnë “Fedaratën Sportive të Punëtorëve të Republikës së Kosovës” Atij si njërit nga nismëtarët i besohet detyra e zëvendëskryetarit të saj.
Një muaj më vonë po me iniciativën e z. Ejupi në komunën e Besianës,krijohet “Shoqata e Sporteve Marciale të Llapit.
Isaku me një përvojë të gjatë në organizim të ngjarjeve sportive edhe në këtë institucion të rinj të sportit llapjanë e jep kontributin e tij.
Sot,z. Ejupi e kryen funksionin e anëtarit të Komisionit të Garave pranë Fedaratës së Futbollit të Republikës së Kosovës.
Nga e djathta Isak Ejupi,Abdyl Bellopoja dhe Agim Kastrati
Një jetë në mbrojtje të rendit dhe të qetësisë,si dhe ajo pak kohë e lirë e shpenzuar në zhvillim dhe masovizim të sportit të Republikës së Kosovës,bëjnë që edhe z.Isak Ejupi të jetë pjesë e listës së emrave të paharruar!