ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Servilët e kryeshtetarëve janë kopje e njëri-tjetrit

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga  Eshref Ymeri

Profesor Pirro Priftit, pas shpifografisë që kishte sajuar në adresën time, të cilën, më 21 shtator 2022, e kishte botuar në portalet Zemra Shqiptare” dhe “Forumi Shqiptar”, unë, në antishpifografinë time, ia dhashë përgjigjen, duke ia hedhur poshtë gjithçka me fakte konkrete, në analizën me titull “Mjeshtri i shpifografisë, Profesori Pirro Prifti”, të botuar në disa portale, midis tyre edhe në Portalin “Zemra Shqiptare” më 05 shkurt 2023.

Në rubrikën e komenteve të Portalit në fjalë, Profesori Pirro Prifti më sulmonte përsëri me shpifje, duke më etiketuar “komunist”. Vetvetiu erdha në përfundimin se ky Profesor i mjekësisë paska qenë dhe është i paaftë të kurojë veten nga virusi i shpifografisë. Se s’ka se si të ndodhë ndryshe, përderisa të gjithë varganin e shpifografisë së tij ia flaka në pirgun e mbeturinave, me fakte të pakundërshtueshme.

Mjeshtria e shpifografisë së këtij shpifografi të lindur, të edukuar dhe të regjur mirë e mirë, i cili është e pamundur të mos e ketë të trashëguar brez pas brezi një zeje të tillë të pështirë, më ka sjellë në kujtesë dy personalitete, njëri në fushën e arteve figurative, tjetri në atë të letërsisë artistike..

Së pari, kujtova piktorin e njohur italian të periudhës së Rilindjes Sandro Botiçeli (Sandro Botticelli  – 1445-1510), i cili, në vitin 1495,  pati krijuar një pikturë mjaft të bukur, me diçiturën “Shpifja” (Colunnia). Fillimisht ajo i qe kushtuar mikut të tij Antonio Senji (Antonio Segni). Subjekti i tablosë e ka zanafillën në traktatin e satirikut të lashtë grek Lukiani (Lucian – 120-180 e.r.) me titull “Për shpifjen”. Në atë traktat përshkruhet tabloja e piktorit të lashtë grek “Apelesi (Apelles – 370-306), mik i  Aleksandrit të Madh (Alexander the Great – 356-323 p.e.r). Subjekti i saj është i thjeshtë dhe alegorik: mbretit Midas, të ulur në fron, në veshët e tij, si të gomarit, i pëshpëritin dy figura që pasqyrojnë në mënyrë alegorike Padijen (Injorancën) dhe Dyshimin. Shpifja – një vajzë bukuroshe kjo me pamje pafajësie – dhe nxitësja e saj Smira (Keqdashja, Lakmia), po tërheqin drejt mbretit të akuzuarin. Pranë Shpifjes ndodhen shokët e saj – Pabesia dhe Mashtrimi që e përkrahin dhe e  lavdërojnë. Diku në largësi artisti pikturon figurat e Pendimit, të veshur me petkat e zisë të një plakusheje, dhe të së Vërtetës lakuriq me sytë nga qielli.

Së dyti, kujtova ish-kolegun tim të fakultetit, Profesorin plot autoritet të frëngjishtes, poetin, shkrimtarin dhe përkthyesin mjaft të talentuar Vedat Kokona, i cili ka lënë gjurmë të thella në kulturën tonë mbarëkombëtare. Mes veprave që u ka lënë si trashëgim brezave pasardhës, është edhe një poezi tepër tërheqëse për alegorinë e saj, në të cilën fshikullohet me aq art gënjeshtra, mashtrimi, shpifja. Po e citoj për kënaqësinë e lexuesve të nderuar.

Në qendër të subjektit të poezisë janë dy heroina: “E drejta”, që simbolizon Ndershmërinë, Të vërtetën, dhe “E Shtrembta”, simboli i Gënjeshtrës, i Mashtrimit dhe i Shpifjes.

E Drejta dhe E Shtrembta

E Drejta me të Shtrembtën nuk shkojnë kurrsesi:

Këtë nuk ka njeri në botë që nuk e di.

Por dihet që një rregullë ka përjashtime,

Se mirësjellja e do të bëhen edhe lëshime,

Ose, nga halli, – dreqi ta hajë!  –

T’i thuash derrit dajë!

Të pleksesh edhe, nga zori,

Me një horr horri!

Kështu na e pësoi, or’ tungjatjeta,

Një ditë edhe e Drejta.

Nuk e di prej sa kohësh nuk kishte ngrënë

Dhe syt’ e shuar një re ia kishte zënë,

Dhe fytyrës, dikur si hënë,

Hija e vdekjes i kish rënë.

Me këmbët që i shkonin kuturu,

Udhës po ecte, kur për krahu e zu

E Shtrembta topolake, faqekuqe,

E çelur pranë saj posi burbuqe.

– Ku shkon kështu, moj motër, si e dehur,

E zbehtë, flokëpakrehur?

Pupu, moj, ç’të ka gjetur

Që pikë gjallërie në sy s’të paska mbetur!

– Ah, moj e Shtrembët, ke të drejtë,

Se gjallëri nuk kam me të vërtetë;

Po si të kem kur zorrët gurgullojnë

Dhe sytë vagëllimthi më shikojnë?

E Shtrembta e merr për dore dhe e shpie

Në një lokal të famshëm për ngrënie e pije.

Lokali vetëtin plot drita dhe pasqyra;

Kudo shikon të qeshura fytyra

Dhe lule ngjyra-ngjyra.

Mbi mur, me shkronja ari, është shkruar në tapet:

“Klientët kanë përherë të drejtë”.

E Drejta, e hutuar, e sheh veten si në përrallë:

Posi Hirushja mos është bërë vallë?

Vjen djali dhe e Shtrembta hap mënunë,

Pastaj së Drejtës i shkel synë.

– Hepjek, na sill biftek dhe çomlek,

Shampanjë për yrnek!

Këtu të gjithë djalin e quajnë

Garson, por meqë unë s’përdor fjalë të huaj,

Thjesht Hepjek e quaj.

Hepjeku vjen me biftek e çomlek

Dhe me shampanjë për yrnek!

Dhe hanë e pinë, e i shtien gjithçka gurmazit

Dhe shkulen gazit…

Në fund e Shtrembta kërkon llogarinë.

Djali ia sjell, ia lë mbi tavolinë

Dhe ikën se e thërret një klient tjetër.

E Shtrembta e merr atë copë letër

Dhe përsëri Hepjekun e thërret,

Edhe i thotë: “Kusurin sillma shpejt!”

– Kusurin? – thotë djali, – Po ti kur

Më ke paguar që më kërkon kusur?-

Dhe ngrihet atë çast mbi tavolinë

Fjalësh e britmash një shakullinë.

Vjen shpejt i zoti i lokalit, pyet:

“Si është puna?”. E Shtrembta shpejt e shpejt

I thotë “Pres kusurin e llogarisë!”.

Djali proteston: “S’është e vërtetë!”.

I zoti i lokalit me zemërim i flet:

– Klientët kanë përherë të drejtë!

Dhe djalin e shan rëndë, e dëbon.

Atëherë djali nis edhe vajton:

– Ku je, moj e Drejtë, veç ti më shpëton sot!

– Këtu jam, që mos qofsha, por s’flas dot

Se gojën e kam plot!

Pra, mjeshtëria e shpifografisë  ka lindur që asokohe kur njeriu është krijuar mbi Tokë. Shpifja u ngjan ujërave të pista të llagëmeve të ndotura pas një shiu me fërtoma, përballë malit hijerëndë që ngrihet në largësi. Por shpifësit duhet të kenë parasysh proverbin e bukur të Shqipes sonë Hyjnore:

“Ç’bën në det, e gjen në kripë”.

Me fjalë të tjera: e keqja që kërkon t’i bësh tjetrit, do të vijë një ditë e do të të bjerë mbi kokë.

E kam theksuar edhe herë të tjera që Pirro Prifti është sa servil i lindur, aq edhe shpifograf i lindur. Servilizmi i tij deri në neveri, më kujton njërin nga servilët më të shquar të kopesë së servilëve të Putinit – Dmitri Kiselovin. Ai madje është kryeservil i Putinit, ndaj ka rënë me kohë edhe në sy të opinionit ndërkombëtar.

Me rastin e 60-vjetorit të lindjes së Putinit (07 tetor 2012), gjatë transmetimit të programit televiziv në kanalin shtetëror “Rusia 1”, me temë “Lajmet e javës”, ai pati përgatitur një koment që zgjati 12 minuta. Në atë koment, ai deklaroi:

“Për nga përmasat e veprimtarisë, Putini-politikan, në krahasim me paraardhësit e tij të shek XX, është i krahasueshëm vetëm më Stalinin”.

Ndërsa në një tjetër shfaqje puthadorësie, Dmitri Kiselovi i drejtohet Putinit me një tjetër deklaratë, këtë herë vetëposhtëruese:

“Vladimir Vladimiroviç, mua më keni besnik, çizmet do t’ju pastrohen me floknajën time, më pas do t’ju thur dhe këngë” (Citohet sipas: Helena Rikovceva. “Ishte Kiselovi ai që tha për Putinin: mua më keni besnik”. Faqja e internetit “svoboda.org”. 13 dhjetor 2013).

Pra, Dmitri Kiselovit, këtij kryeservili me stazh të gjatë, i është bërë gjuha shollë, duke lëpirë çizmet e Putinit. Pata menduar se edhe Pirro Priftit i është bërë gjuha shollë nga lëpirja e çizmeve të Janullatosit. Por paskam qenë i gabuar. Sepse Pirro Priftit gjuha i qenka bërë shollë dyfish. Kjo për arsye se pas ardhjes së Ramës në krye të qeverisë në vitin 2013, Pirro Priftit i qenka shtuar vëllimi i punës në zejen servilizmit, domethënë të çizmelëpirjes së kryeshtetarit. Në heshtje, ai paska filluar të lëpijë çizmet e Ramës që në shtator të vitit 2013, por, një vit më vonë, ai është prezantuar publikisht si kryeservil dhe si kryelëpirës i çizmeve të Ramës. Le të flasim me gjuhën e fakteve.

Në nëntor të vitit 2014, Pirro Prifti pati botuar një artikull që ia kushtonte vizitës së Ramës në Beograd. Artikulli kishte një titull bombastik.

Si një intelektual me karrierë të gjatë në lëmin e shpifografisë, aq më tepër edhe Profesor, në atë artikull ai u përcillte lexuesve një gënjeshtër, një mashtrim, një shpifje të ulët, për çka është me të vërtetë mjeshtër i mbaruar. Deklaratën e tij po e citoj saktësisht, edhe me mëkatet drejtshkrimore, për çka dëshmon për kulturën e mangët gjuhësore:

“Takimi i Kryeministrit E.Rama me homologun serb pas disa shtyrje (gafë drejtshkrimore) të vizitës zyrtare sigurisht me ftesë të palës serbe për shkak të një ndeshje (gafë drejtshkrimorefutbolli e cila në fakt nuk duhet të ishte politizuar, është një hapa (gafë drejtshkrimore) përpara dhe një progress (gafë drejtshkrimorenë ndërtimin e marëdhënieve  (gafë drejtshkrimoretë reja të fqinjësisë të  (gafë drejtshkrimoremirë me serbët” (Citohet sipas: Pirro Prifti. “Edi Rama një hero i kohës sonë”. Faqja e internetit “Radio Kosova e Lirë”. 14 nëntor 2014).

Pra, sipas mashtruesit Pirro Prifti, ajo vizitë do të kryhej “me ftesë të palës serbe”. Po si qëndronte e vërteta?

Për atë vizitë ishte folur që në fillim të atij viti. Përmes mjeteve të informimit masiv qe dhënë informacioni në vijim

“Edi Eama, Kryeministri i ri i Shqipërisë, pritet që të vizitojë Beogradin gjatë muajit shkurt, në kuadër të një turneu diplomatik nëpër vendet e rajonit, ka njoftuar Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivan Mrkiç përmes mediave serbe, transmeton agjencia e lajmeve “B52” (Citohet sipas: “Edi Rama do të vizitojë Beogradin”. Faqja e internetit e gazetës “Tirana Observer”. 19 janar 2014).

Një informacion ky vërtet i çuditshëm. Në vend që këtë lajm publiku shqiptar ta mësonte nga zyra e informacionit e kryeministrit Rama, ai e merrte vesh nga mjetet serbe të informimit masiv.

Madje gazeta “Politika” e Beogradit e datës 17 janar 2014, pati zbuluar edhe një të vërtetë aspak ngushëlluese për publikun shqiptar të mbarë trojeve tona etnike. Ministri Mrkiç pati deklaruar:

“Beogradi e mirëpret iniciativën e Ramës të vijë në Serbi”.

Pra, ministri Mrkiç, Pirro Priftit ia çjerr keq maskën e shpifografisë, por ama ia pasuron edhe më shumë arsenalin e servilizmit ndaj Ramës. Sepse Rama, ashtu si edhe argati i serbosllavizmit Enver Hoxha në vitin 1946, nuk priste ftesë nga Beogradi për vizitë, por kërkonte vetë të shkonte për vizitë.

Nisma e çuditshme e Ramës me siguri që nuk pati ngjallur kurrfarë interesi në Beograd, për të mos thënë që qe pritur me shpërfillje, përderisa ministri Mrkiç deklaronte:

“…nuk dihet data e saktë e vizitës së Ramës në Beograd, sepse Beogradi zyrtar është i zënë me çështje të tjera të rëndësishme, disa prej tyre negociatat me Prishtinën dhe fillimi i negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE” (Citohet po sipas faqes së mësipërme të internetit të gazetës “Tirana Observer”).

Pas kësaj deklarate të ministrit të jashtëm serb,  Rama, normalisht, në mbrojtje të dinjitetit të vet, si kryeministër i Shqipërisë, duhej të deklaronte për anulimin e vizitës në Serbi, meqenëse Beogradi zyrtar nuk e vlerësuakej të rëndësishme vizitën në fjalë.

Pirro Prifti, si një kryeservil i argasur i Ramës, nuk mund të reagonte dot kundër asaj vizite si një intelektual me dinjitet kombëtar. Madje, për t’i vënë vulën kryeservilizmit të vet, Ramën e vlerësonte “…si një Kryeminister me një potencial politik të madh, si një udhëheqës ennergjik” (gafë drejtshkrimore). Për atë vizitë, poshtëruese për Ramën dhe për mbarë kombin shqiptar, unë pata reaguar me një analizë, me titull: “Rama pse kaq inferior para Beogradit”, të botuar në disa portale më 20 janar 2014.

Lidhur me Samitin e BE-së, të zhvilluar në Tiranë më 06 dhjetor 2022, kryeservili Pirro Prifti shkruan:

“Asnjëherë, Drejtuesit e vendeve të BE nuk kanë parë një vend të vogël me një qeveritar të pëlqyeshëm ti (gafë drejtshkrimore) presë aq ngrohtë dhe me aq përzemërsi. Asnjëherë Shqipëria nuk është ndjerë kaq shumë si vend europian sa me 6  dhjetor 2022” (Citohet sipas: Pirro Prifti. “Një grusht që duhej dhënë që në 8 dhjetor 1990”. Faqja e internetit e gazetës “Sot”. 12 dhjetor 2022).

Shpifografi në fjalë sulmonte ashpër opozitën për protestën e 06 dhjetorit, kur në Tiranë po zhvillohej ai samit, atë ditë kur, sipas këtij shpifografi me paha të madhe, “… shqiptarët duhet të shihnin dhe të kuptonin sesa e drejtë është rruga për në BE me një drejtues inteligjent dhe të pranueshëm nga komuniteti ndërkombëtar si kryeministri dhe qeverisja e tij” (po aty).

Së pari, Pirro Prifti është verbuar kaq keq nga kryeservilizmi ndaj Ramës, saqë s’është në gjendje ta kuptojë se ai samit qe organizuar nga vetë agai i Surelit Rama, për t’i shërbyer para opinionit publik shqiptar si një “paradë madhështore e sukseseve” të tij, pikërisht si ato paradat “madhështore” që organizon çdo vit më 09 maj banda e Kremlinit në Sheshin e Kuq të Moskës, për t’i mbushur mendjen opinionit ndërkombëtar për “madhështinë e fuqisë ushtarake dhe ekonomike” të Rusisë.

Së dyti, kryeservili Pirro Prifti, si argat kurrizshtruar i Ramës, i cili vetë ka shtruar kurrizin para urrejtjes vuçiçiane të Serbisë ndaj Kosovës, domosdo që nuk mund ta fshehë dot simpatinë prej skllavi ndaj serborusizmit. Prandaj edhe nuk i bën pështypje absolutisht vetëposhtërimi i Rusisë fashiste para popullit heroik ukrainas, para lëvizjes mbarëpopullore ukrainase, para forcave të armatosura të Ukrainës, të cilat, që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar dhe deri tani, e kanë shkelur me këmbë “madhështinë e fuqisë ushtarake” të Rusisë, duke e zhveshur lakuriq para syve të mbarë botës, si një gërmadhinë gjigante euroaziatike.

Kryeservili Dmitri Kiselov e ngre Putinin në nivelin e Stalinit, kurse sivëllai i tij në Shqipëri, kryeservili i lindur Pirrro Prifti, na e ngre Ramën në nivelin e “heroit të kohës sonë”.

Po cili është Rama i vërtetë, sipas vlerësimeve të disa intelektualëve të njohur?

Analisti Agim Xhafka

“Nuk u nisa nga forma e kapeles së kuqe, as nga goja që i llap si sifon alla turka. Me një shikim të çastit, kryeministri ynë ta sjell këtë ngjashmeri. Por kur dëgjon çfarë thotë, çfarë shan e çfarë mallkon, thua prerë, kjo hale e madhe ka një muaj që shëtit nëpër atdhe. Përballë vendos qindra karrige dhe iu derdh atyre stërkala të njoma e të thata nga delirimet e tij. Ia nis përherë me rrena të stërmëdha, pastaj me ironi që këto kohë bëjnë veç atë për të qeshur e më tej rreshton emrat e kundërshtarëve. Duke i quajtur derdimenë, dylqinja, noc rrokër, të hani atë që s’thuhet, iu zëntë në grykë, të na rruani l…, jeni trapa, do vrisni veten, do ju burgos, do ju izoloj, s’keni shpëtim… Nëse nuk je shqiptar, më e pakta, e merr për ndonjë aktor që luan role të caktuara kafshësh. Se ai qesh si dhelpër, këlthet si qen, ulëret si ari, shfryn si hipopotam. Por nëse e njeh, i fut frazën klishe: na doli prapë ky trapi! (Citohet sipas: Agim Xhafka: “Rama, si “nevojtore shëtitëse”. “Faqja e internetit “Syri.net”. 28 qershor 2019).

Avokati Ilir Malindi

“Për të shpëtuar Shqipërinë, e vetmja rruge është ajo e arrestimit të të sëmurit psikik Edi Rama. Ky njeri ka simptoma të rrezikshme sadizmi, mashtrimi etj., pasojë e sëmundjes mendore të tij, se është shtruar në psikiatri, si në Shqipëri, ashtu edhe në Paris, me diagnozën “skizofreni agresive”. Nën kujdesin e prof. dr. Mentor Petrelës, pacienti Edi Rama u shtrua ne spitalin nr. 5 të psikiatrisë, te kafazi me hekura, dhe më pas te kati i tretë… Ishte korriku i vitit 1984. Në shtrimin e tij forcërisht kontribuoi edhe komshiu i tij, kompozitori i famshëm shqiptar Nikolla Zoraqi. Kjo sëmundje është tepër e rrezikshme te personat që janë diagnostikuar me këtë diagnozë dhe zakonisht këta mbyllen në kafaze hekuri nepër spitale psikiatrike”. (Citohet sipas: Av. Ilir Malindi. “Edi Rama një i sëmurë psiqik tepër i rrezikshëm. Ka diagnozën “skizofren agresiv””. Faqja e internetit “Albaniapress”. 26 maj 2020).

Profesor Enver Bytyçi

“Ky është shumëfish i rrezikshëm! Ky duhet larguar si kërcënim dhe rrezik kombëtar! Këtij i duhet një ortek i madh që ta marrë përpara e t’ia humbë të gjitha gjurmët politike!” (Citohet sipas: Prof.dr. Enver Bytyçi. Vjen paralajmërimi: Rama shumëfish i rrezikshëm, si i mashtroi shqiptarët dy herë për dy ditë dhe e vërteta me Vuçiçin”. Faqja e internetit “Luigjipress”. 24 korrik 2021).

Politikani Spartak Braho

“Rama… në pikëpamje të ideve është sharlatan, sociopat, veçanërisht në egon për të përvetësuar gjithçka, e kam thënë që do ikë si Musolini. Nuk drejtohet shteti kështu. Ky është sharlatan. Është kokrra e sharlatanit e njeriut jo normal” (Citohet sipas: “Spartak Braho kritik me Edi Ramën: Është kokrra e sharlatanit që do përfundojë si Musolini”. Faqja e internetit “News Bomb”. 26 korrik 2022).

Për Ramën kam shkruar disa analiza. Por në një analizë të gjatë, me titull “O socialistë të ndershëm shqiptarë!”, të botuar në disa portale më 05 gusht 2020, i pata drejtuar disa pyetje anëtarësisë së partisë socialiste, nëse e njihnin  kryetarin e tyre Rama se kush është dhe si qe e mundur që ai erdhi në krye të partisë. Fatkeqësisht, atë parti Rama e ka katandisur në një turmë bujkrobërish gogolianë.

Po cilat janë arsyet që kryeservili Pirro Prifti e ngre në qiell figurën e Ramës, sikur ky na qenka “vërtet” një “hero i kohës sonë”, ndërkohë që ai, sipas vlerësimeve të katër intelektualëve të sipërcituar, përfaqëson turpin e mbarë kombit shqiptar? Dikur, politikania Vjosa Osmani, pati bërë këtë vlerësim për ish-presidentin Hashim Thaçi:

“Presidenti është faqja më e zezë e vendit tonë”.

Ky është titulli i artikullit të saj, të botuar në faqen e internetit të gazetës “Bota Sot”. 26 maj 2019. I njëjti vlerësim Ramës i shkon shumë për shtat. Madje ai është faqja më e zezë jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e mbarë kombit shqiptar.

Mendoj se Pirro Prifti ka disa arsye që e bëjnë të jetë kryeservil i Ramës.

Së pari, servilizmin ai mund ta ketë trashëgimi gjenetike, ashtu si edhe shpifografinë, siç u përmend më lart. Prandaj para kryeshtetarëve ai e ka të pamundur të mos tërhiqet zvarrë, të mos u lëpijë çizmet, të mos u puthë këmbën e dorën. Për çdo njeri, në jetë ka dy alternativa, me të cilat vihet në provë karakteri i  njeriut, siç thotë Faik Konica:

O me zhabat në moçale,

O me zhgabat lart në male!

Nënkuptohet që kryeservili Pirro Prifti ka zgjedhur alternativën e zvarritjes me zhabat në moçale.

Së dyti, servilizmi i Pirro Priftit mund ta ketë burimin edhe tek interesat e tij për përfitime financiare. Për sevilë të këtij kallëpi, Petro Luarasi shkruan:

Salla tjetër më matanë

Mban veshgjatë e pelivanë,

Për ofiqe hanë dhe bar,

Për para mbajnë dhe samar.

Së treti, kryeservili Pirro Prifti, me hosananë që i bën kryetradhtarit Rama, duke e reklamuar si “hero të kohës sonë”, si “kryeministër me potencial të madh politik”, domosdo që shpreh entuziazmin e vet për politikën e egër që po ndjek Rama për shpopullimin katastrofik të vendit tonë, politikë, të cilën ka gati 10 vjet që po e vë në jetë nëpërmjet diktaturës së varfërisë Në këtë mënyrë, Rama, si kalorës i heleniznit që prej dhjetorit të vitit 2015, po zbaton strategjinë 300-vjeçare serbogreke, të hartuar në vitin 1844 për shpopullimin e trojeve tona etnike. Pra, kryeservili Pirro Prifti s’është gjë tjetër, veçse një tradhtar pranë kryetradhtarit Rama.

Çuditërisht, për servilizmin dhe shpifografinë e tij, Profesorit Pirro Prifti nuk i vjen turp absolutisht nga vetvetja. Sigurisht, se nuk ia ka fare idenë përmbajtjes filozofike të fjalës së urtë

“Turpi para vetvetes është kordhë që të pret”.

Për pasojë, atij nuk i vjen turp as nga familja e vet – bashkëshortja dhe fëmijët, nuk i vjen turp nga kolegët e fushës së mjekësisë, nuk i vjen turp nga miqtë, shokët dhe të njohurit. Kjo për arsye se mjeshtëria e servilizmit dhe e shpifografisë e ka zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti personal dhe, siç themi ne në Labëri, lëkura i është bërë shollë.

Mirë do të ishte që artikujt që boton për servilizmin dhe shpifografinë e vet, para se t’i përcjellë për botim në portale të ndryshme, t’ia jap për t’i lexuar paraprakisht ndonjë specialisti të gjuhës shqipe, për të shangur ato gafat trashanike drejtshkrimore, të cilat ia zbulojnë lakuriq injorancën gjuhësore.

Kaliforni, 27 shkurt 2023

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. I dashur Kolonel Dilaveri,
    Ju falënderoj shumë përzemërsisht për fjalët tuaja shumë dashamirëse, fjalë që ju burojnë nga shpirti në reagimin ndaj Esesë sime “Servilët e kryeshtetarëve janë kopje e njëri-tjetrit”,
    Me shumë respekt dhe mirënjohje.
    Eshref Ymeri
    Kaliforni, 01 mars 2023

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu