ARKIVI:
17 Tetor 2024

Shaip Kamberi – ylli ndriçues në errësirën e Parlamentit të  Serbisë  – Meriton  të shpallet “Qytetar Nderi”i Prishtinës

Shkrime relevante

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Shpërndaj

në foto me Shaip Kamberi

Nga: Xhafer Leci 

 Shumica e popullit serb, për luftën e fundit 1998-1999 në Kosovë, ishin fare të pa informuar, për masakrat e mbi 1400 fëmijëve të mitur, shumë plakave e pleqëve të pafajshëm, për dhunimet e mijëra grave e vjazave shqiptare, për dhjetra masakra të papara ndonjëherë në historinë e njerëzimit.
      Sipas statistikave dhe raporteve, deri tani në Serbi janë gjetur 941 trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, por janë ende edhe 1600 trupa të tjerë të pazbuluar. Deri tani janë zbuluar 4 vende me varreza masive shqiptarësh të vrarë, nga forcat serbe gjatë luftës 1998-1999.
     Pastrim etnik… Sipas statistikave,dëmtimi-shkatrrimi i objekte të ndryshme:
Shtëpi të dëmtuara                                              100.598
Shkolla të dëmtuara                                                   358
zyre të vendit                                                                 71
Shtëpi të kulturës                                                          30
Biblioteka publike dhe shkollore                                 93
Objekte shëndetësore                                                 123
Objekte fetare ( xhamia, teqe, tyrbe,kisha katolike)    98
Objekte ndihmëse                                                    88.101
     Asnjëherë, në historinë tonë, si deputetin shqiptar, juristin e diplomuar Z. Shaip Kamberi, nuk kemi pasur në Parlamentin e  Serbisë pushtuese të Kosovës, i cili ka shkëlqyer në paraqitjen reale në mënyrë dinjitoze, profesionale të argumentuar me fakte dhe dëshmi të pamohueshme, pa ju trembur fare syri. Zëri i z. Shaip Kamberi, është një yll ndriçues, i cili ka depërtuar në mbarë hapësirat e Serbisë dhe ish republikat tjera të ish Jugosllavisë, po ashtu edhe në krejt trojet tona të Shqipnisë Etnike,e më gjërë. 

     Pak fjalë për biografinë e Shaip Kamberit. Është i lindur në Tërnoc të Madh të Komunës së Bujanocit, me 1964. Shkollën Fillore dhe atë të mesme i ka mbaruar në Tërnoc e Bujanoc, ndërsa studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Studimet i përfundoi në vitin 1989 duke marr titullin Jurist i diplomuar. Nga viti 2000 deri në vitin 2008 ishte korrespondent i gazetës “Zëri”. Ndërsa në vitin 2001 ishte pjesmarrës në projektin e vizitës studimore të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve (International Visitor’s Programme), përmes Ambasadës së SHBA-ve në Beograd. Shaip Kamberi ishte edhe themelues i Organizatës Joqeveritare “Këshilli për të Drejtat e Njeriut”. Një kohë ka qenë edhe Kryetar i Komunës së Bujanocit. Drejtues i Partisë për Veprim Demokratik… 

Aktualisht deputet në Parlamentin e Serbisë.
I uroj shëndet e punë të mbara dhe suksese të mëtejme! 

Wendlingen, Gjermani, 10.01.2023

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu