ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Shakaja serioze e Presidentes Vjosa Osmani

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga: Eshref Ymeri

  • Para pak ditësh në internet ishte botuar informacioni në vijim:

“Në një intervistë për Zërin e Amerikës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani thotë se vendi i saj kërkon garanci nga partnerët ndërkombëtarë për zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit. Osmani iu referua kryesisht çështjes së Asociacionit, pikës më të nxehtë në mosmarrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit” (Citohet sipas: “Osmani: Kërkojmë garanci ndërkombëtare për Asociacionin”. Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 10 korrik 2024).

U befasova tej mase nga ky informacion fort shkurajues. I kapluar keqë nga një dëshpërim i thellë, iu drejtova me letrën në vijim një mikut tim, nacionalist i njohur në Republikën e Dardanisë:

“I dashur miku im,

Sapo lexova në internet informacionin me titull “Osmani: Kërkojmë garanci ndërkombëtare për Asociacionin”.

Vajmedet, ore miku im i nderuar!

Kryeqytetarja e Republikës së Dardanisë nuk e kuptuaka që jo pak ndërkombëtarë kanë vite të tëra që janë radhitur në mbështetje të Serbisë kriminale?

Madje vetë ish-shefi i UNMIK-ut në Republikën e Dardanisë, Lamberto Zanieri, dikur pati deklaruar:

“Pas ndërhyrjes ushtarake një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë” (Citohet sipas faqes së internetit “Voal”. 16 prill 2011).

Kjo deklaratë e presidentes Osmani na mbush me “shpresë” se së shpejti Serbia fashiste do të ketë në territorin e Republikës së Dardanisë republikën serbska 2, me në krye Dodikun  2.

Deklarata e presidentes Osmani duhet vlerësuar absurde, me pasojë braktisjen e interesave kombëtare. Në vënd të kësaj deklarate, presidentja duhej të kishte dalë burrërisht me një tjetër deklaratë publike:

“Republika e Dardanisë nuk do të lejojë kurrën e kurrës krijimin e asociacionit. Këtë deklaratë  ndërkombëtarët le ta mbajnë vath në vesh!”.

Me shumë respekt vëllazëror.

Eshref Ymeri

Kaliforni, 15 korrik 2024”

Miku dardan më ktheu përgjigjen e mëposhtme:

“I  nderuar mik,

Keni shumë të drejtë  në gjykimin tuaj të mprehtë dhe të saktë. Nuk është për t’i beuar asnjë shqiptari, sepse fytyrën e vërtetë po e zbulojnë sapo marrin pushtetin. Tradhtia paska qenë bashkëshoqëruesja në historinë e shqiptarëve. Të kërkosh garanci për një minishtet serb brenda Kosovës! Kjo Vjosa Osmani, me sa duket, po ia kalon edhe Hashimit, edhe Edi Ramës.

Me respekt dhe të uroj gjithë të mirat”.

Presidentja Vjosa Osmani do të bënte mirë të kishte parasysh një analizë, të botuar në internet, ku thuhet:

“Shkëmbimi i territoreve ndërmjet Serbisë gjenocidale dhe Kosovës viktimë është një absurditet i paparë diplomatik dhe logjikisht i papranueshëm. Territoret ku jeton pakica serbe në Kosovë janë territore shqiptare, të okupuara nga serbët. Edhe territoret në Luginën e Preshevës, që aktualisht administrohen nga Serbia, janë territore shqiptare, të okupuara nga serbët, që logjikisht duhet t’i kthehen Kosovës” (Citohet sipas: Rexhep Torte. “James O’Brien mesazh Serbisë gjenocidale, mos e prek Kosovën se do ta thyesh kokën”. Faqja e internetit e gazetës ”Bota Sot”. 14 korrik 2024).

Me sa duket, deklarata e mësipërme e Presidentes Vjosa Osmani, është frymëzuar gjatë vizitës së saj të fundit në Shtetet e Bashkuara, ku sorosistët në Departamentin e Shtetit, si Blinkeni, Eskobari dhe të tjerë, janë radhitur vendosmërisht në anën e Serbisë kriminale. Është e çuditshme se nga cilët ndërkombëtarë i kërkuaka “garancitë” Presidentja Vjosa Osmani për Asociacionin, kur dihet që Brukseli dhe Vashingtoni janë tërësisht në anën e kryetradhtarit Rama, shërbëtorit të Vuçiçit? Prandaj jo rastësisht, Sekretari i Shtetit, Blinken, gjatë vizitës disaorëshe në Tiranë, deklaroi:

“Zoti kryeministër është jo vetëm udhëheqës i shkëlqyer, por kryeministër i mirë” (Citohet sipas: “Blinken propagandë Ramës: Udhëheqës i shkëlqyer dhe kryeministër i mirë! U ka dhënë drita të bukura”. Faqja e internetit “Bold News”. 15 shkurt 2024).

Me deklaratën e saj, Presidentja Vjosa Osmani të kujton qëndrimin e Ismail Qemalit, kur, pas shpalljes së Pavarësisë, në vend që të lëshonte kushtrimin për ngritjen e popullit më këmbë, që nga Arta e Preveza deri në Tivar dhe Nish, të shoqëruar me krijimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e trojeve tona etnike, u ngrit e shkoi në Londër të kërkonte garanci nga ndërkombëtarët për trojet tona, sepse 40 firmëtarët e Pavarësisë që ai kryesonte, ishin të paaftë t’i dilnin zot vendit. Pra, sipas Presidentes Vjosa Osmani, zjarrin në vatrën e shtëpisë duhet ta ndezë dhe ta mbajë të ndezur jo i zoti i saj, por ndërkombëtarët!!! Vajmedet!

Deklarata e Presidentes Vjosa Osmani të kujton përgjithësisht mbarë politikanët shqiptarë, të cilët në qëndrimin e tyre vlersojnë ndërkombëtarët deri në përmasat e një servilizmi të pështirë dhe nuk çmojnë popullin e vet, i cili ka aftësi të bëjë mrekullira po ta duan, po ta respektojnë dhe po të mbështeten fuqimisht në aftësitë e tij krijuese.

Gazetari dhe shkrimtari Shefqet Meko, gjatë një bisede telefonike që kam pasur me të dy vjet më parë, më pati rrëfyer nga Minnesota ngjarjen në vijim, e cila është me të vërtetë tronditëse:

Gazetari italian Frencesco Picolo (1954) pati ardhur për një vizitë në Shqipëri në vitin 1992. Lidhja e gazetarëve pati caktuar si shoqërues të tij pikërisht gazetarin Shefqet Meko. Një ditë, kur ishin duke ngrënë drekë, gazetari Frencesco Picolo ja si i qe shprehur shoqëruesit të vet:

“Para se të vendosja të vija për vizitë këtu, pata lexuar shumë për të kaluarën historike të vendit tuaj. Nga gjithçka që pata mundësi të lexoj, arrita në përfundimin se e kaluara juaj, me përjashtim të periudhës së Pirros së Epirit dhe të Skënderbeut, është një histori e turpshme”.

Qëndrimet e politikanëve shqiptarë pa bosht kombëtar, të sjellin në kujtesë librin e shqiptarit të njohur të mërgatës sonë, Kol Bib Mirakaj (1899-1968), me titull ”Vetvrasja e një kombi”. Botimet Fiorentina. Shkodër 2014.

Kaliforni, 17 korrik 2024

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. (Citohet sipas: “Osmani: Kërkojmë garanci ndërkombëtare për Asociacionin”. Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 10 korrik 2024).

    Un jam i mendimit, qe se pari duhet te kemi ne dore THANJEN ORIGJINlE te presidentes Vjosa Osmani.

  2. I nderuar Paul,
    Nga intervista që Presidentja i ka dhënë Zërit të Amerikës, kam shkëputur dy pyetje dhe dy përgjigje në vijim:
    Zëri i Amerikës: Në ç’rrethana do të bënit lëshime për të filluar të paktën procesin e themelimit të Asociacionit, që mund të ishte për shembull, çuarja në Gjykatë Kushtetuese? Jo nga ju, meqë ju nuk e keni kompetencë këtë…
    Vjosa Osmani: Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe vet aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, sidomos ai i vitit 2015, e kanë sqaruar procedurën. Pra, duhet të ketë një akt nga ana e Qeverisë, që e miraton atë dokument dhe pastaj unë mund ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, por jo pa një akt të tillë fillimisht. Kështu kanë qenë praktikat pas vitit 2018 e tutje. Mirëpo duhet ta them qartë – që krijimi i Asociacionit nuk nënkupton që Kosova është e gatshme të bëjë koncesione që e dëmtojnë funksionalitetin e saj, kufijtë e saj, parimin e unitaritetit të shtetit dhe parimet që janë në Kushtetutën aktuale dhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Asociacioni mund të krijohet, mirëpo vetëm brenda këtyre suazave, pa e rrezikuar Kosovën apo edhe sigurinë në rajon në të ardhmen. Prapë, siç e kam thënë edhe në intervista paraprake, mendoj që Kosova do të duhet të ishte e gatshme të ecë përpara në qoftë se nga partnerët tanë ofrohen garanci të qarta të sigurisë dhe garanci për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe me njohje.
    Zëri i Amerikës: Nuk i kanë ofruar partnerët këto?
    Vjosa Osmani: Deri tani kanë qenë më shumë “do të përpiqemi, do ta shohim, ndoshta. Përfundojeni ju fillimisht e pastaj bisedojmë” (Citohet sipas: “Osmani: Kërkojmë garanci nga ndërkombëtyarët për Asociacionin”. Faqja e internetit “Shqiptarja.com”. 10 korrik 2024).
    Pra, përgjigja e ndërkombëtarëve të kujton shprehjen frazeologjike “kapërcyen lumin e thanë natën e mirë”, e cila përdortet për ata që, pasi mbarojnë punën e tyre, nuk të flasin më fare.

  3. Te falem nders Eshref per skjarimin.
    Nga kjo po me vjen nji idè: Pse te mos kerkohet atehere nji” Asociacion” edhe ne territorin e Serbise per tokat e banume nga popullsi shqiptare?
    Ky asht Parimi i Reciprocitetit pra Drejtesia vlene per te gjithe njilloj e jo vetem per njenen pale.

  4. I nderuar Paul,
    Ideja juaj është shumë e drejtë, por problemi është se kush ta kërkojë krijimin e Asociacionit shqiptar, po në territorin shqiptar, që ndodhet nën pushtimin e Serbisë? Të vdekurit? Se politikanët shqiptarë janë të vdekur e të pakallur. Ndërkombëtarët, të cilët janë rreshtuar në anën e Serbisë fashiste, janë të bindur se shqiptarët do të tërhiqen dhe do të lejojnë krijimin e Asociacionit varrmihës për Republikën e Dardanisë. Pse? Sepse Evropa i vlerëson shqiptarët si mendjelehtë.
    Ju me siguri që e keni lexuar një informacion, të botuar para disa vjetësh në internet lidhur me luftën e Ushtrisë Kombëtare Çlirimtare në Maqedoni në vitin 2001. Në atë informacion thuhet:
    “Dihet… se asokohe, në Shkup, kishte shkuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, admirali Gregori Xhonson dhe i kishte bindur autoritetet e Qeverisë së Shkupit se nuk mund ta fitonin luftën kundër shqiptarëve, por mund ta ruanin shtetin e tyre, nëse do të nënshkruanin një marrëveshje, e cila do t’i joshte shqiptarët mendjelehtë dhe do të ruhej status quoja edhe për një kohë të gjatë në këtë shtet të krijuar si Republikë jugosllave në vitin 1945” (Citohet sipas: Agim Qeriqi. “I robëruari nuk ka çka humb në luftë,
    përveç këmishës së zezë të robërisë”. Faqja e internetit “Radio Kosova e Lirë”. 21 tetor 2012).
    Pra, i nderuar Paul, shqiptarëve, siç e dini shumë mirë, tradicionalisht, që nga Pallazgoiliria, e keqja u ka ardhur dhe vazhdon t’u vijë nga vetja. Në fundin e viteve ’90, kur Serbia fashiste, para fillimit të bombardimeve të NATO-s, po kryente krime të përbindshme në Dardani, Shqipëria, në veri të vendit, siç më ka rrëfyer koloneli Dilaver Goxhaj, kishte të dislokuara 400 tanke, por nuk futi në Dardani as edhe një tank të vetëm për të ndihmuar vëllezërit tanë dardanë.
    Ju uroj çdo të mirë e mbarësi në familjen tuaj.
    Eshref Ymeri
    Kaliforni, 19 korrrik 2024

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu