Nga: Mevi Rafuna, Mitrovicë
Në shoqëritë përparimtare, femrat kanë qënë ato të cilat kanë nxitur dhe krijuar idetë nga të cilat ne gëzojmë frytet e asaj që njihet si civilizim. Tek ne ka qenë fati ndryshe pasi që kemi qenë të pushtuar dhe mjerisht është dashur kohë që femrat ta fitojnë lirinë dhe emancipimin e femrës. Pak më herët e lexova të madhin Abdyl Frashëri që kërkonte me ngulm emancipimin e femrës shqiptare,pasi që ai e shihte shtyllë kryesore në formimin e një familje të edukuar dhe ngritjes së kombit në hierariktë më të larta.
Kam njohur shumë femra të guximshme dhe të sukseshme që kanë qenë dhe mbeten frymëzim për mua.Mjerisht ky soj i këtyre femrave nga ajo që kam pa nuk përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës. Zakonisht, deputetet femra janë aty për përmbushjen e kuotës gjinore, që i përkasin një grupi apo interesi të caktuar por kurrë emancipimit të femrës shqiptare në përgjithësi. Disa nga to përfundojnë mandatin qoftë më shumë se një dhe se di a marrin mundin të flasin dy tri herë. Ndihen mirë përderisa bëjnë selfie dhe sfilata aty brenda. E disa nga to kur flasin dhe kapin një kauzë të caktuar rrallë që është në të mirën e përgjithshme.
Propagandon për shaminë pa u ndalur: Kjo është Besa Ismaili e PDK-së, partisë që ia ka vënë themelet xhamizimit dhe islamizimit të Kosovës shqiptare, e cila qyshkur është futur “në luftë kundër islamofobisë” duke propaganduar se “vajzat me shami duhet të pranohen në shkolla”
Psh nga ajo që hulumtova pashë këtë deputeten nga PDK e cila në emrin e të drejtave të njeriut kërkon me ngulm futjen e shamisë nëpër shkolla tek minoret. Do kisha dashur që kjo deputetja në fjalë ta kishte ngritur si kauzë punësimin e femrave shqiptare, gjithë ato studente që diplomojnë e sillen rrugëve, apo maltretimet që ato kanë edhe kur punojnë qoftë në sektorin privat apo publik. Por jo deputetja Musliu- Shoshi e paska marrë me siklet këtë kauzën e cila para së gjithash është rrezik kombëtar dhe rikthim i femrës shqiptare nën mjerim.
Edhe Dude Balje përdoret nga qarqe të caktuara për të bërë propagandë për shaminë , përderisa vet është shembull i një gruaje të kulturuar, pa dogma religjioze dhe me sjellje liberale …
Tani kjo tjetra deputete minoritare Balje e cila ma shumë njihet për provokimet me veshjet e saja në Kuvend, sesa ta ket mbajtur gjithë këto vite një fjalim të mençur, e paska marrë këtë çështjen e shamisë shumë seriozisht. Kjo me ngulm në shumicën e intervistatve të saj e rrok këtë temë. Më falni por në cilin vend të botës minoritetet vendosin ta ndërrojnë kulturën e një kombi. Kur e rrok këtë gjë me kaq ngulm cilës kauzë i shërben sepse këtu më nuk bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, por këtu kemi një pushtim nën heshtje pasojat e të cilit do i kemi barrë si shtet i cili kërkon të futet në BE.
Dhe më thoni a nuk duhet të jenë shkollat tona laike,por dikush ta mbajë shaminë,tjetri kryqin e tjera gjëra dhe kështu përgjithmonë të rikthehemi nën petkun fetar të cilin Rilindasit tonë e paguan me jetë të na e çrrënjosin. Kujt i shërben më shumë kjo kauzë sesa atyre që na lanë nën mjerim tejshekullor.
Labinote Demi Murtezi …
A duhet që në shekullit XXI femra shqiptare të përqafojë përsëri pektun e robërisë që na e portrerizon shamija si simbol?
Teksti na jep pasqyrim shumë real. Faleminderit! Mos të lodhemi kurrë, por të përpiqemi e mos të lodhemi duke thënë se shamia -mbulesa është shenjë anti shqiptare dhe këto dy antikombëtaret Besa Ismajli dhe Labinota Demi – Murtezi nuk meritojnë të jenë pjesë e paralamentit sepse nuk përfaqësojnë askend. As Duda Bala nuk ka vlerë për parlament, ajo që shkon në paralament me pantollana të tejdukshëm duke reklamuar prapanicën e në anënën tjetër mbulon kokën me shami dhe se kinse kujdeset për shaminë e vajzave të adoloshente është tërsisht i papërfillshëm. Këto me shami lirisht mund të shkojnë në Turqi apo Arabi, mos të na mbjellin faren e keqe në atdheun tonë të shtrenjt.
Ne shqiptarët e Kosovës nuk luftuam për kulturën turke dhe arabe por për të mbrojtur identitetin shqiptar.
Andaj larg duart nga antikombëtaret!!!
EDONA MARKU: “Pse e braktisa Islamin?” – Jam krenare që nuk jam më muslimane!
https://albemigrant2011.wordpress.com/2019/08/06/edona-marku-pse-e-braktisa-islamin-jam-krenare-qe-nuk-jam-me-muslimane/
Qëndresa Halili, Unë Muslimanja, që festova Krishtlindjet!
https://albemigrant2011.wordpress.com/2016/10/03/qendresa-halili-une-muslimanja-qe-festova-krishtlindjet/