ARKIVI:
15 Mars 2025

SHBA-ja ia dhuron Kosovës mbi gjysmë milioni doza të vaksinës Pfizer

Shkrime relevante

Festa Dita e Verës një pasuri e kulturës shqiptare si brenda dhe jashtë atdheut

Nga: Nexhmije Mehmetaj Historinë e Ditës së Verës thuajse të gjithë e...

“Analisti” Dibran Hoxha nga Suhareka, nuk e njihka Izraelin si shtet…!

Afrim Caka, Gjakovë ANALISTI AMORF I VËRSULET KOMBIT IZRAELIT …. Dibran Hoxha nga...

“Misteri” i shqipfolësve…!

Afrim Caka, Gjakovë “Zonjat ose çapaçulat, Bernard Nikaj dhe Petrit Selimojca të...

Faik Konica në 150 – vjetorin e lindjes, aktualiteti i fjalëve të tij përball realitetit të sotëm politik ndër shqiptarët!

Faik Konica: Një intelektual i përmasave evropiane Nga Frank Shkreli Boston, 15 Mars,...

Shpërndaj

Sot Shtetet e Bashkuara ia dhuruan Kosovës një shtesë prej 503,100 doza të vaksinës jetëshpëtuese të sigurta dhe shumë efektive të Pfizer. Përfshirë këtu edhe kontingjentin e parë të ardhur më 20 gusht, Shtetet e Bashkuara kanë sjellur mbi 538,200 doza për të mbrojtur kosovarët, duke përfaqësuar donacionin më të madh të vaksinës kundër COVID-19 për Kosovën, nga cilido vend apo organizatë tjetër.

Dërgesa e sotshme është pjesë e përkushtimit të Presidentit Biden për të ndarë dozat e vaksinës COVID-19 nga furnizimet vendore amerikane për të mbështetur nevojat globale. Pasiqë asnjë vend nuk mund ta mposhtë COVID-19 vetëm, në qershor, Shtetet e Bashkuara fillimisht u përkushtuan  për të ndarë 80 milionë doza vaksine me botën.

Vaksinat e dhuruara nga SHBA-ja u dorëzuan përmes mekanizmit për Angazhim të avancuar të tregut për lehtësim të Covax-it (COVAX AMC), që është nismë globale në mbështetje të qasjes me mundësi të barabartë në vaksina të sigurta dhe efektive kundër Covid-19. Me kontributin financiar prej 4 miliardë dollarë për Gavi në mbështetje të COVAX, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë donatori më i madh financiar në Covax. Covax-i baskëudhëhiqet nga Koalicioni për gatishmëri dhe inovacion ndaj epidemive (CEPI), Gavi – Aleanca për vaksina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) së bashku me UNICEF-i si partnerë kryesorë për dërgesa. Me këtë dërgesë, Kosova ka pranuar mbi 700.000 doza përmes COVAX AMC.

Përveç vaksinave, prej fillimit të pandemisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar gati 4 milion dollarë për pajisje mbrojtëse, pajisje mjekësore, grante për mësim përmes internetit, si dhe ndihmë tjetër lidhur me Covid-19 për të ndihmuar shkollat, objektet shëndetësore, familjet dhe komunitetet anembanë 38 komunave të Kosovës. Me ndihmën e sotshme, po vëmë themelet për një Kosovë sovrane, të vetëmjaftueshme dhe të qëndrueshme të së nesërmes; një Kosovë që përqafon përgjegjësitë e saj në vend, por edhe si partnere e barabartë në rajon, brenda Evropës dhe në botë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu