ARKIVI:
17 Tetor 2024

SHBA-ja ia kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit, thekson se dhuna mund të rrezikoj “jetët e të pafajshmëve dhe ato të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare”

Shkrime relevante

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Simbolika e numrit shtatë (7) në kulturën tonë popullore dhe te popujt me qytetërim të lashtë

Qazim Namani, studjues, Prishtinë ___ Këto ditë me erdhi një foto nga miku...

35 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit: Anë e mbanë botës demokracia është në rrezik!

Nga: Frank Shkreli Shtatorin që kaloi, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)...

Shpërndaj

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës e Serbisë t’i ulin tensionet e ta vazhdojnë dialogun, duke iu kërkuar që t’i respektojnë obligimet e marra në dialog.

Në një përgjigje për KOHËN, Ambasada e SHBA-së në Kosovë, tha të dielën se Kosova duhet ta zgjasë procesin e riregjistrimit të automjeteve dhe pezullimin e çdo veprimi ndëshkues ndaj qytetarëve serbë që i posedojnë targat serbe me akronime të qyteteve të Kosovës.

SHBA-ja tha se çështja e targave duhet të zgjidhet mes palëve në kuadër të dialogut, e Kosova sipas SHBA-së, duhet ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Asociacioni duhet të krijohet, gjë që e bën themelimin e tij obligim ligjor për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm i Kosovës për të zbatuar këtë obligim cenon parimin e sundimit të ligjit dhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e saj”, thuhet në deklaratën e SHBA-së.

SHBA-ja tha se pajtohet me deklarimet e Bashkimit Evropian se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë shqetësuese, me ç’rast sipas SHBA-së, këto marrëdhënie e rrezikojnë “procesin e rëndësishëm të arritur në dialog”.

“Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje e mosmarrëveshjeve aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren. Të gjithë të përfshirët duhet të ndërmarrin hapa për t’i ulur tensionet dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin në terren. Veprimet dhe retorika që rrisin mundësinë e dhunës vënë në rrezik të panevojshëm jetët e pafajshëm dhe ato të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në terren”, thuhet tutje.

Rruga e dialogut, sipas SHBA-së është e vetmja në garantimin e stabilitetit.

“Veprimet, të tilla si djegia e makinave ose retorika frikësuese, janë të papranueshme dhe do të nxisin një reagim nga komuniteti ndërkombëtar. Iu bëjmë thirrje atyre që të zgjedhin rrugën e dialogut dhe të përmbahen nga veprimet që do të çonin në dhunë dhe konfrontim. Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht përpjekjet e BE-së për të vazhduar për të lehtësuar negociatat. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të tregojnë se janë të gatshme të kërkojnë zgjidhje në mënyrë konstruktive dhe të respektojnë detyrimet e tyre të bëra në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

***

Tensionet ndërmjet Kosovë dhe Serbisë u shtuan gjatë fundjavës pasi Lista Serbe, e nxitur Aleksander Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë, nga subjekti kryesor politik vendosi tërheqjen e plotë nga të gjitha institucionet e Kosovës për shkak të mospajtimeve me vendimin e autoriteteve të Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Me një nëntor autoritetet e Kosovës filluan zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për targat e makinave që duhet të përmbyllet në muajin prill të vitit të ardhshëm, por kjo kundërshtohet nga Beogradi zyrtar dhe përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës. Vendimi i qeverisë së Kosovës u mor me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së për një shtyrje dhjetë muajshe.

Policët serbë duke i dorëzuar uniformat e Policisë së Kosovës pas urdhërit të Aleksander Vuçiqit dhe të Qeverisë së Serbisë. Kjo është një përzierje e rrezikshme e pushtetarëve serbë nga Beogradi në punët e brendshme të Kosovës dhe keqpërdorim i madh i një pakice për interesat serbo-ruse për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit. (Drini)

***

Me 3 nëntor autoritetet pezulluan nga puna komandantin e policisë në veriun e Kosovës Nenad Gjuriç për shkak të refuzimi të tij për të zbatuar vendimin e qeverisë për konvertimin e targave të makinave.

Ky ishte shkasi që përfaqësuesit serbë pas këshillimeve me Beogradin, vendosën të tërhiqen nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u bëri thirrje të dielën qytetarëve serbë në veri që t’i rezistojnë trysnisë së Beogradit dhe të mos heqin dorë nga vendet e punës duke thënë se Serbia po përpiqet të destabilizojë Kosovën.

Pamje nga protesta e djeshme e serbëve në pjesën veriore të Mitrovicës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq hodhi poshtë të dielën të ketë ndikuar mbi serbët për t’u tërhequr nga institucionet ndërsa shfaqi shpresën se “Shtetet e Bashkuara do të vendosin që misioni i NATO-s në Kosovë, dhe misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, do të kryejnë punën e policisë në veri të Kosovës”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu