ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Shefket Hukiq, shqiptari që i kërkon dhe mbronë të vërtetat jetësore e historike të Rrafshnaltës së Peshterit dhe Masbjeshkës

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Intervistoi: Gjergj – Bajram Kabashi
____
Me 20 korrik e përfundova intervistën e veçant me ingjenierin nga Vitomirica e Pejës, Shefket Hukiqin, shqiptarin e vërtetë të ardhur nga Ugla e Rrafshnaltës së Peshterrit (Sanxhak) , në këtë pjesë të Rrafshit të Dukagjinit, afër Pejës.
Familjarisht kanë ardh në Vitomiricë në vitin 1972, pak kohë përpara se dhunës dhe terrorit rankoviqist ndaj shqiptarëve, t’ia zinte vendin Kushtetuta e Vitit 1974, që synonte ti bënte të barabartë shqiptarët me të tjerët në ish-Jugosllavi.
Intervista me të do të jetë pjesë e librit: Biseda (të papëfunduara) me Hasan Mekulin dhe Intervista nga Sanxhaku.
Ky është një libër tjetër që flet për rrugët e mija në gazetari, deri në ditën e sotshme.
Në kohën e paraluftës shkoja vazhdimisht në Sanxhak dhe me intelektualët e asaj ane me të cilët kisha kontakte, pata arritë të kisha një kanal të veçant komunikimi dhe njoftimi për atë që ndodhte atje.
Përpos dishepullit tim mendor , kritikut të njohur letrar Hasan Mekulit, më ka pas ndihmuar shumë edhe Hilmo Kandiq me revisten Sandžaqke Novine, i cili vepronte në Prishtinë.

***

Kur keni ardhur në Vitomiricë prej Rrafshnaltës së Peshterit, atë kujtohet se sa vjeç ishe dhe çka pati ndikuar që të shpënguleshit në këtë pjesë të Rrafshit të Dukagjinit …?  

Po më kujtohet mjaft mirë …Më kujtohen bisedat e gjata të gjyshit, babait e të tjerëve që bëheshin në odën e shpisë sonë atje. Ishin biseda të pafundme, që nuk përfundonin kurrë, më dukej mua. Une i përcillja me vëmendje të madhe ato biseda , kur gjyshi e të tjerët rroopateshin me orë të tëra që të gjenin përgjigjen se pse duhej të largoheshin nga ajo tokë. Më vonë e kam kuptue se ajo shpërngulje nuk është bërë me dëshirë, por nga arsye të forta dhe tepër të idhëta , që gjyshi e babai me të tjerët i kanë ditë ma mirë.

Une kam lindë në Ugëll, në vitin 1961 dhe familja jonë , sipas rrëfimeve të të parëve, atje janë vendosur nga fshati Martinaj i Plavës.  

Kur erdhëm në Vitomiricë të Pejës une i kisha vetëm 11 vjet, një fëmijë që sapo kishte filluar ta kuptonte jetën. Familja e kishte blerë një shtpi të një crnagorje plakë (malazezje), që e kishte familjen e gjerë në Beograd.  

Për mua ishte një befasi e madhe kur nisa të mendoja se pse na kishin sjellë prindët këtu, në Vitomiricë. Ata na kishin folë gjithë kohën për dhunën e serbëve ndaj nesh, por megjithatë na kishin sjellë në mesin e serbëve, që në Vitomiricë ishin mjaft të dalluar për idetë e tyre serbomëdha.

Gjithkah flitetj serbisht , ndërsae ne kishin ardh në një vend shqiptar!

Një natë , e pyeta gjyshin: “O gjysh , e pse kaq shumë paska serbë këtu…?” , e ai mu përgjigj , pak me rrotlla: “Duhet të punojmë , se do të bahet mirë një ditë…!”.

Nga kjo përgjigje e kuptova se ai ishte një proces që do të sillte ditë më të mira për vendin. Ishte viti 1971, sapo kishte kaluar koha e Aleksander Rankoviqit , qysh e kuptova më vonë dhe Kosova e fitoj autonominë e vitit 1974.  

Pastaj , në Kosovë u shënua një përparim i madh pas formimit të Univesitetit të Prishtinës, shkollimit të mesëm e fillor gjithkah në vend, në gjuhën amtare shqipe, gjuhë që kishte qenë e mohuar deri në atë kohë.  

Mund të jetë një imazh i 1 person

Foto që ia bëra me 20 korrik 2023 Shefket Hukiqit tek shtëpia e tij në Vitomiricë

A është folur në familjen tuaj se a ishin shumë familje nga Martinaj që ishin vendosë në Ugëll të Peshterit? 

Kishin qenë tre vëllezër , njëri ishte vendosë në Beran, tjetri në Ugëll e i treti në Tuzëll të Bosnjes. Ai që ishte vendosë në Beran (Berane, Mal i Zi), është shuar, nuk ekziston më, kurse ata në Tuzëll janë ende si Hukiq, të cilët i kam vizituar që ti rikrijoja lidhjet e dikurshme familjare. Ata flasin boshnjakisht dhe vetëm e kujtojnë se atje ishin vendosur pas shpërnguljes “prej Shqipërisë”, siç e mendonin Martinajn e Plavës e Gucisë. Historia jonë është edhe martesa jeme. Une kam dashtë të martohesha me një vajzë prej vendit prej nga ishim shpërngulur në vitin 1971 në Vitomiricë të Pejës. Në vitin 1972 e patëm ble shtëpinë prej malazezes. Për mua dhe jo vetëm për mua, emri Shefket është emër historik. Stërgjyshi jem ka qenë njeri i mençur dhe trim. Ka qenë bashkëluftëtar i Aqif Blytës dhe Shaban Polluzhës. Ai në luftën për mbrojtjen e Masbjeshkës (Sanxhakut) është vrarë me të tre djemtë, njëri prej të cilëve e ka pasë emrin Shefket, që e trashëgoi une.

Prandaj une jam krenar që e kam këtë emër , për mua emër historik, pasi ai ka vdekë duke e mbrojtë vendin e vet nga mësymjet e armiqëve.  

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Shtëpia e Shefket Hukiqit në Vitomiricë…

Pse thua se ishte aq me rëndësi të martoheshe me dikend nga ajo anë, nga Rrafshnalta e Peshterrit, në Masbjeshkë …?  

Ishte me rëndësi të madhe, mendoja une në atë kohë, sikurse edhe babai e të tjerët. Dëshironim të ruanim lidhjet me atë vend, me ata që i kishin të njofshëm, me të cilët kishim miqësi apo afri dhe duheshim e nderoheshim me njëri-tjetrin. Kisha dëshirë që të martoheshe me një vajzë nga Peshteri dhe u përcaktova se duhej të martohesha me dikë nga Alibashiqët e Suhogërlës. Kisha kënaqësi e dëshirë të madhe që të martohesha me dikë të asaj familje. Të thash se isha kahdo, në Slloveni, në Bosnje, Srebrenicë, Tuzëll , por asgjë nuk më tërhiqte dhe lidhte , andaj megjithëse kisha mundësi nuk u martova me dikë nga ato vende.  

Kështu shkova në Suhadoll “për me lypë nuse”, shkova tek halla që ishte e martume tek Alibashiqt (shqiptare e Kolashinit). Nana e gruas sime ka qenë e martume tek Alibashiqt. Prandaj , pata fat dhe u martova me një vajzë të asaj familjeje, gjë që gjithmonë jam ndier i lumtur. 

E kështu e ndërtuam jetën tonë në Vitomiricë, të cilën që kur patëm ardh e quanin “Malla Moska” (Moska e Vogël). Dhe me durim e punë të madhe , deri tek lufta për liri e vitieve 1998/1999, kur erdhi koha që ky vend të ishte pjesë e Kosovës sonë të lirë.  

Këtu jetoj mirë dhe ndihem i lumtur , se është vendi im për të cilin kam dhënë kontribut personal e familjar. Në të vërtetë , une ndoshta jam shqiptari i vetëm nga Sanxhaku i burgosur në vitin 1992 për të drejtat e mohuara të shqiptarëve nga Serbia pushtuese. Mandej, pas luftës e kam udhëhequr Vitomiricën dhe kam qenë kryesori që e kam organizuar rindërtimin e saj pas shkatërrimeve të mëdha të luftës.  

Mund të jetë një imazh i 1 person

Une me Shefket Hukiqin në restaurantin “Shija” të Gurrakocit …

Ti e shumë shqiptarë të Rrafshnaltës së Peshterrit e flisni gjuhën shqipe mjaft bukur, megithëse ishit nën dhunën e madhe të pushtimit atje apo edhe kur erdhët në Kosovë, në Vitomiricë: Si ia dolët ta ruanit gjuhën shqipe?  

Ishin përpjekje të mëdha të banorëve të Rrafshnaltës së Peshterrit që ta ruanin gjuhën shqipe, të trashëguar brez pas brezi. E ruajtëm në kushte të pavolitshme, pa shkolla, pa të drejta, pa asgjë, se ne nuk ishim boshnjak, qysh dëshironin të na bënin. Ishim vetëm shqiptarë , madje mund të them me siguri të plotë se në Masbjeshkë (Sanxhak) nuk ka boshnjak. Dikush mund të gënjej pandërpre, të shpikë këtë përkatësi “identitare etnike”, muslimane apo boshnjake, por këto janë të dhunshme, identitete “etnike” të porositura prej të tjerëve që assesi nuk na duan si shqiptarë. Prandaj, as shkrimtari “boshnjak” Qamil Sijariq , në emrin e të cilit ka rrugë të emruara, nuk ka qenë boshnjak , por shqiptar. Ky identitet “nacional” është shpikje e politikës sllave-serbe, që mos të jemi ata që jemi, shqiptarë. Kur patëm ardh në Vitomiricë , banorët e atyshëm sikur e kishin kuptuar se ne ishim “shqiptarë”.

Në realitet të gjithë banorët e Masbjeshkës së vendour në Vitomiricë, Dobrushë e gjetiu, janë shqiptarë , që tashmë se flasin shqipen.  

Nanën e kam gjallë, 82 vjeçare, me mbiemrin Kalaq nga Gushnica, në rrethin e Rozhajës.   

Mendoj se gjuha shqipe deri vonë ka qenë e folmja më e bukur e shqiptarëve në gjuhën tonë amtare. Por, presioni dhe dhuna e gjatë dhe e pandërprerë, e bënë të vetën, andaj sot megjithëse janë shqiptarë etnik (disa nuk e pranojnë për arsye politike!) , një pjesë e madhe e shqiptarëve flasin në boshnjakishte.  

A e vizitoni tash Rrafshnaltën e Peshterrit …?  

E vizitoj rregullisht, pothuaj për çdo vit… Ka ndryshuar gjithça atje , se populli ishte i braktisur dhe i pa mbrojtur. Nuk iu lejua asnjë e drejtë njerëzore, arsimore apo kulturore. Kështu edhe në Ugëll. Isha atje kohën e fundit, për të satën herë. Banorët pothuaj janë shpërngulë të gjithë.

Isha edhe tek Hanet e Asllan Ukes.  Shkreti …!

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Shefket Hukiq, nga albumi familjar: Burrat e Sanxhakut, gjyshi im Rasha me vllain Halilin…

Në Karaukaj (Karaukiq) ekzistonte një treg i njohur, ku vinin me tregtue edhe nga Bjellopoja (në Mal të Zi). Stërgjyshi e ka pasur odën e mysafirëve , ku i priste shtegtarët që vinin me ba tregti. I priste mirë, me ushqimin e duhun, shtrojën dhe mlojën qysh i takon mysafirit.  

Një i afërm i yni , që ishte personazh i emisionit të Marin Memës në atë pjesë të Sanxhakut, ka vdekë para një kohe dhe qysh pati thënë në atë kohë kur e pati treguar flamurin e fshehur kombëtar, u varros mu me atë flamur.  

Ai që nuk pranoj të ishte ai që s’ishte, boshnjak, u varros si shqiptar me flamurin kombëtar. Megjithëse në Rrafshnaltën e Peshterrit numri i shqiptarëve është rralluar, ai nuk pranoj ta braktiste vendin e të parëve, nuk pranoj të vdiste ndryshe, pos si shqiptar.  

Qoftë edhe i vetmuar , në varr! 

Mund të jetë një imazh i teksti

Sigurisht të kujtohen rrëfimet e pleqve apo mbanë mend gjëra nga ajo jetë atje, pasi Rrafshnalta e Peshterrit gjithmonë ka qenë e njohur për kultivimin e blegtorisë…?  

Po , si nuk më kujtohet… Stërgjyshi ka qenë pasanaik i madh. I kishte nja 200 krenë delesh që ruheshin e mbaheshin me kujdes të madh. Kjo traditë ka vazhdue, derisa u shpërngulem në Vitomiricë. I kishim të gjitha, ushqimet, bulmetnat, krejt atë që duhet ta ketë njeriu që jeton në ato malsi të tilla. Por , stërgjyshi e ka ditë dhe sigurisht edhe të tjerët nga familja, se nuk mjafton vetëm pasuria, pasi ata duhet ta kenë përjetuar vazhdimisht ndjekjen e pushtetit të Serbisë.  

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Shtëpia e së motrës në Vitomiricë të Pejës…, e projektuar dhe ndërtuar nga ingjenieri i shkolluar në Shkup, Shefket Hukiq  

Mendoj që Shqipëria dhe Kosova , duhet gjithsesi të bëjnë atë që u takon për banorët e Masbjeshkës (Sanxhakut) , se politika e Serbisë po bënë dhunë të shumanshme, dhunë ekonomike, politike, asimiluese, po nxit shpërngulje dhe vazhdon ti keqtrajtoj e tremb ata që duan të mbetën ata që janë, shqiptarë.

Na shpërndanë në të katër anët e botës; në Turqi, në Bosnje, në Europë e botë. Ne jemi pak dhe të vetmuar. Ne kërkojmë mbrojtje nga Shqipëria, Kosova, SHBA-të, nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian. 

Ne kërkojmë ndihmë që të rikthehemi në Rrafshnaltën e Peshterrit dhe Sanxhak , që askujt të mos i vihen pengesa për rikthim në vendin e vet, por që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në Sanxhak, si ajo që quhet gjuhë boshnjake në mbarë Sanxhakun.

Pse banorët e Sanxhakut të mos i kenë të drejtat që u garantohen serbëve në Kosovë…?!

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe pilivesë

Shefket Hukiq nga Vitomirica, në një ndejë pas bisedës me autorin e intervistës në restaurantin Shija në Gurrakoc. 

Më poshtë mund ta ndiqni një intervistë të tij , ku më herët kishte rrëfyer gjatë për jetën në Rrafshnaltën e Peshterrit, në Sanxhak dhe në Vitomiricë të Pejës.

Shefket Hukiq Viromirica, Oral history from the people of Sandžak and originating from Sandžak – YouTube

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu