ARKIVI:
16 Nëntor 2024

Shembulli i një ushtaraku me vetëdije të lartë kombëtare

Shkrime relevante

Ja, këta janë përgjegjësit e vërshimës së fashizmit islamik në Shqiptari…?

Msc Belisar Jezerci KUSH JANË PERGJEGJËSIT KRYESOR TË ESKALIMIT TË ISLAMIT RADIKAL...

Xhamia e Erdonait në Prishtinë, xhami për zhdukjen e Dardanëve

Nga Belisar Jezerci ___ "XHAMIA" QENDRORE NE PRISHTINË! Kjo ndërtesë me emrin e kamufluar...

Istogu dhe trimat e tij në hisori

Bardh Mustafë Nengurra Ka vite që nëpër Istog debatohet për disa...

A duhet miratuar Eutanazia në Shqipëri?

Pirro Prifti, Tiranë Një debat i madh por edhe një problem  kompleks...

Shpërndaj

Prof.dr. Eshref Ymeri

Në numrin e sotëm (17 dhjetor 2021) të portalit “Drini”, lexova Esenë e publicistit dhe të diplomatit Nesip Kaçi, kushtuar Kolonelit Dilaver Goxhaj, me pseudonimin Shpëtim Golemi.
Kolonel Dilaver Goxhaj përfaqëson nderin dhe dinjitetin e ushtarakut shqiptar me moral të lartë kombëtar. Ai, si bir i një familjeje me tradita të kahershme atdhetarie nga krahina e Kurveleshit, e njohur si vatër e lavdishme e heroizmit të të parëve tanë, iu përgjigj thirrjes së gjakut për t’iu gjendur në krah vëllezërve tanë dardanë në betejën e tyre vendimtare kundër barbarisë së egër serbosllave, duke pasur si mbështetje të fuqishme aviacionin e NATO-s, aleancës më të fuqishme ushtarake në historinë e njerëzimit. Kolonel Dilaver Goxhaj u rreshtua vullnetarisht në radhët e Ushtrisë së Lavdishme që populli dardan nxori nga radhët e veta. Sepse atdheu amë u mjaftua vetëm me strehimin e të shpërngulurve me dhunë nga barbaria gjakatare serbe. Në atë periudhë vendimtare për fatet e Dardanisë, populli i saj po arrinte në zgrip të shfarosjes dhe të shpërnguljes përfundimtare. Gazetari i talentuar dhe trim, Bajram Kabashi, veteran i gazetës “Rilindja”, në librin me titull “Rilindja, përkushtim dhe trishtim”, përmend hakërrimin e një polic-banditi serb, i cili, në ditët e para të marsit të vitit 1999, pra, para fillimit të bombardimeve të NATO-s, e pati kërcënuar:
“Kuptoje mirë ti…, kur të bëhen dy javë, nuk do të ketë më shqiptarë në këtë vend”.
Para do kohësh, në një letërkëmbim në internet, miku im, kolonel Dilaver Goxhaj, me shkruante se asokohe, në Veri të Shqipërisë, ndodheshin 400 tanke, të cilët mund të përdoreshin në mbrojtje të popullit të Dardanisë, duke i hedhur në mësymje kundër bishave serbosllave. Por një hap i tillë nuk u ndërmor. Domosdo, ishte e pamundur të ndërmerrej ai hap se në krye të qeverisë ishte Fatos Nano, një njeri pa moral kombëtar, një tradhtar i vëllezërve tanë dardanë, i cili nga Lisbona pati deklaruar se kryeqyteti i tyre na qenkej Beogradi, kurse në Kretë pati bërë pazare kundër tyre me kryekriminelin Millosheviç. Ishte pikërisht tradhtari Fatos Nano ai që pati dhënë urdhër për mbylljen e qendrave stërvitore të ushtrisë dardane në Veriun e Shqipërisë.
Mendoj se rrëfimet mjaft interesante të Kolonel Dilaver Goxhajt për publicistin dhe diplomatin Nesip Kaçi për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë dhe mbështetjen e fuqishme që dhanë populli dardan dhe të gjithë vullnetarët e ardhur nga trojet tona etnike dhe nga Diaspora, janë fort emocionuese dhe thellësisht mbresëlënëse. Ato, së bashku edhe me kujtime të tjera të Kolonelit-hero Dilver Goxhaj, përbëjnë një enciklopedi të vërtetë të epopesë së lavdishme të popullit dardan dhe të Ushtrisë së tij, duke pasur mbëshetjen e fuqishme të Aleancës Veriatlantike, në përballjen me fashizmin më gjakatar serbosllav të viteve të fundit të shek. XX. Kjo për arsye se Kolonel Dilaver Goxhaj jo vetëm që ka marrë pjesë drejtpërdrejt në llogoret e betejave të zhvilluara, por ka pasë kryer edhe detyrën e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë. Veç kësaj, si specialist i anglishtes, ai ka pasë kryer me shumë sukses edhe detyrën e ndërlidhësit me pilotët e aviacionit të NATO-s për saktësinë e shinjestrimit të objekteve ushtarake serbesllave në territorin e Dardanisë.
Në rrëfimet e veta për publicistin dhe diplomatin Nesip Kaçi, Kolonel Dilaver Goxhaj përmend edhe Hashim Thaçin në llogoret e luftimeve. Rrjedha e ngjarjeve vërtetoi se Hashim Thaçi paskej qenë një kryetradhtar me damkë i popullit dardan. Në një njoftim që jepej në internet para një viti, thuhej:
“Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish-shefi i shërbimit francez, Pierre Siramy, në një dokumentar special të Canal +. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë oficer hulumtues për çështje të Ballkanit” (Citohet sipas: “Ish-shefi i shërbimit sekret francez: Thaçi është agjent i yni, e rekrutuam në Rambuje”. Faqja e internetit “Lajm”. 09 dhjetor 2020).
Faktet flasin vetë: Koloneli Dilaver Goxhaj mbetet një ushtarak i lartë, i nderuar dhe i respektuar për mbarë kombin shqiptar, kurse Hashim Thaçi dergjet në burgun e Hagës, me vulën e krimit dhe të tradhtisë në ballë.
Dihet me kohë që Franca ka qenë dhe është mikesha e hershme e Serbisë dhe e Rusisë, e dy kështjellave tradicionalisht armiqësore të kombit shqiptar, dhe nuk do as mend as kuvend që rekrutimi i Thaçit si agjent në shërbim të Francës, është bërë për llogari të serbosllavizmit, çka Thaçi e dëshmoi me vendimet thellësisht tradhtare që pati marrë vetëm në interes të Beogardit.
Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka deklaruar publikisht për bashkëpunimin e ngushtë të Thaçit me shërbimin sekret francez dhe UDB-në për ndarjen e Veriut të Mitrovicës: Ai shkruan:
“Pyetni Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Agim Çekun se si ndodhi pastrimi etnik: dëbimi i koordinuar i 15.000 shqiptarëve nga Veriu i Mitrovicës me 2 edhe 3 shkurt 2000?” (Citohet sipas: “Trondit ish-agjenti i SHIK-ut: Ja akuzat për tradhti që e presin Hashim Thaçin në Kosovë”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 27 shkurt 2021).
Duke e njohur mirë karakterin burrëror dhe brumosjen thellësisht atdhetare të formatit nacionalist të Kolonel Dilaver Goxhajt, kryetradhtari Hashim Thaçi nuk mund të mos manifestonte një qëndrim shumë të ulët ndaj tij: ai nuk i lidhi pension Kolonelit-hero Dilaver Goxhaj, ashtu siç u lidhi shumë e shumë të tjerëve, dhe as nuk i akordoi medaljen që meritonte. Veç kësaj, me sa kam dijeni, Koloneli i Nderuar nuk është vlerësuar as në atheun amë me një dekoratë të lartë.
E përgëzoj dhe e falënderoj përzemërsisht publicistin dhe diplomatin Nesip Kaçi për Esenë që i ka kushtuar Kolonelit Dilaver Goxhaj, këtij specialisti të rrallë në lëmin e artit ushtarak shqiptar. Publicistin dhe diplomatin Nesip Kaçi e kujtoj me respekt që në vitet ’60, kur bashkë kemi qenë student në Universitetin e Tiranës.
Kaliforni, 17 dhjetor 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu