Nga: Kumrie Shala, shkrimtare
___
PARA DHE PAS LUFTE
* Të shkëputura disa ngjarje kur lufta përfshiu Kosovën dhe pas saj “liri”!
Lufta shpërtheu, e bashkë me luftën edhe vullneti për të çliruar atdheun tim të përvuajtur.
Një ngjarje për rininë shqiptare të Kosovës e timen ne luftën e fundit.
Nën kthetrat e shkjaut me dekada,populli im e bashkë me të edhe rinia ime . Atëherë kur unë se bashku me shokët dhe shoqet e mia shpërthenim ne fazën e zhvillimit, për te dashuruar, për te shijuar rininë,për te jetuar si çdo ri në botën e civilizuar e demokratike, nuk na lejuan pse ne ishim shqiptarë, sepse ne ne vënd qe te dashuronim, ne dashuruam pushkën që të çlirojmë vendin tonë nga okupatori shekullor serbë.
Si çdoherë ndërshekuj , ulërimat e gjakpirësve morën dhenë para 25 viteve,qe edhe hijet tona i kishin fobi,edhe diellin deshën të na ndalnin, mos të rrezonte mbi Ne, i gjithë vendi ulërinte nga zërat e tyre, si qentë të tërbuar, që të na i shuajnë shpresat qe të na rrëmbejnë te bukuren tonë – Kosovë. Saherë që na takonin ishte fjala e tyre “tisi allbanac”,e vërtetë se Ne, ishim shqiptarë,e për ta ishim halë në sy, për ogurzinjtë, okupatorin serbë. Atë botë, filluan te shkatërrojnë ; rininë, shkolla, fabrika, spitale, burgosin intelektual, deshën edhe ëndrrat të na i shkatrrojnin dhe jetën tonë, edhe pse padrejtësisht u munduan çdo gjë rreth nesh ta na bëjnë shkrumbë e hijë.
Dikur studente e pastaj luftetare e flaktë për çlirimin e atdheut tim, për lirinë e popullit tim të përvuajtur nga ogurzinjtë shekullor,e bashkë më rininë tonë e timën ,lufta filloj, detyrat që afroheshin ishin gëzimi jonë,” O vdekje o liri”, ishte e ngulitur kjo fjali në kokat tona, qe brez pas brezi,na lanë baballarët, gjyshërit e stërgjyshërit tonë. Ne, e harruam dhe e lamë pas dore rininë tonë qe ti dalim zot, vendit tonë, tokave të baballareve e stergjusherve tonë.
Në atë botë ishin ditë trishtimi të jetës s’sonë ,por edhe të gëzimit, që njëherë përgjithëson, UÇK-ja, ndali hovin e çetnikëve ,militarëve dhe paramilitareve serbë, ndaj popullit tim të përvuajtur më shekuj.
Lufta mori përmasa në gjithë territorin e Kosovës, e se bashku me ushtrinë tonë të lavdishme nuk kursyem as rininë tonë, që ja falëm atdheut, popullit, kullave, maleve ,fushave te vendit tim-Kosovë.
Falë gjakut të derdhur të Invalidëve të ushtrisë sonë te lavdishme -UÇK-se, falë dëshmorëve, martirëve , veteraneve të mirëfilltë, sot ne po gëzojmë lirinë,duke falenderuar edhe Bashkesinë Nderkombetare, NATO-në, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.për lirinë sakrificën time, dhe sakrificën e të gjithëve atyre që kontribuuan për Kosovën,asnjëhere nuk është e plotë pa të dashurit tanë, që u zhdukën pa gjurmë që u dergjen nëpër burgje, nga ogurzinjtë grabitqare serbë.
Dikur nxënëse, studente e flakte për çlirimin e vendit tim, atë botë rinia mbeti pasdore,e tani pleqëria po vjen me vrap, por prapë me zuri te pa thyeshme për drejtësinë barazinë e popullit tim te përvuajtur…
E ne, sot jemi me zemër të thyer, me rini te vonuar, pa lirinë dhe pavarësinë e plot te vendit tim te përvuajtur me shekuj…
Politika e shtetit tonë nuk do te doja qe ju pushtetaret tonë, të harroni sakrifocën e popullit e te rinisë shqiptare ne Kosovë, ne përgjithësi.
Është e dhimshme nese nuk ndali e të shikon së pas 25 viteve çka kemi vuajtur, e tash ti fusim vësht ne lesh, është pa dinjitetshme, që të shtrini dorën e pajtimit me ogurzinjtë shekullor; të falni varre te pa zbuluara, të falni dhunime, të falni masakratë në territorin e Kosovës, të falni toka, të falni çdo gjë t’pa falshme, e mbi të gjitha të falni plagë e gjak, e hajrat (prona) qe askush ne botë si kishte falur, atyre gjakpirsave që deshtën të na shpopullojën, e që rininë tonë e bëri të plakët para kohe.
Ata të cilët u munduan më çdo kusht te na bindin të harrojmë vendin tonë, por këtë se arritën e tash ju politika e shtetin tē Kosovës, mos lejoni që rinia jonë, të leshon me vetëdeshire Kosovēn, por krijoni kishte për ta, që te mos të mbetët vëndi ynë ne pleq e plaka, punoni fort për te mirën e ketij vendi se ka vuajtur shumë e mos i lejoni ta harrojë vendlindjen e tyre te përvujtur brez pas brezi.
Prandaj ju politikanet tonë duhet te jenë te kujdeshëm së çka nënshkruajnë e çfarë vendosin për Kosovën. Ky popull ka vujtë shumë, ju denon vuajtja e tij, nese padrejtësishtë aprovoni vendime që lendojnë të gjallët e të vdekurit.
Mos falni ,gjak e plagë, mos falni varre te pa zbuluara përhirë të popillit, për hirë të rinisë, për hirë te burgosurve, për hirē te Dëshmorëve që pushojnë në varre,që u flijuan për lirinë e shteti tonë!
Shkrimi juaj është një testament i fuqishëm i rezistencës dhe sfidave që ka përjetuar populli ynë.
Edhe pse kanë kaluar 25 vite nga çlirimi, Kosovës ended i mbetet të bëj në ndërtimin e shtetësisë dhe konsolidimin e demokracisë. Synimin të bëhemi pjesë e organizmave ndërkombëtar dhe integrimeve euroatlantike vazhdon të mbetet thelbësor.