ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Shënime mbi Çamërinë

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga Fahri Dahri, Itali

RADHUER Nr. 5. VITI 1940

SHËNIME MBI ÇAMËRINË

(Marrë nga: “Radhuer i luftës =n° 5.)

                HISTORI

“Çamëria qysh prej kohëve të lashta ka qënë gjithmonë shqiptare dhe në historitë e vjetra çamërit quhen titanë kurse gegët quhen viganë (me pa Odisenë).Të gjithë shkrimtarët grekë i quanin barbarë, sikundër quanin barbaroglotë të gjithë të huajtë që fjaloseshin në gjuhëra të huaja.

Çamët kanë qënë gjithmonë muhamedanë deri në kohën e Ali Pashë Tepelenës, por edhe në periudhën e muslimanizmës ka eksistuar gjithmonë midis tyre një bashkëpunim i plotë për mprojtjen e interesave Kombëtare dhe për luftën kundra grekëve.

Në 1913, kur Çamëria e shkretë u detyrua të pranojë sundimin grek i u imponoj ushtrive zaptuese konditat që vijojnë:

1) Vetëm ushtria e rregullshme kishte të drejtë të zaptonte vëndin.

2) Respektimin e nderit dhe të zakoneve të vëndit.

3) Dorëzimin e armëve vullnetarisht.

Por me gjithë këtë fatkeqësisht grekërit me të hyrë në Çamëri filluan t’iu bëjnë të padurueshme jetesën popullsive duke u munduar t’a çkombësojnë.

Një vjedhje e parë në dëm të shqiptarëvet u paraqit nga plotë 25,000 kokë bagëti përveç të hollave dhe sendeve me vleftë; kryetarët më me rëndësi, ose shpëtuan duke hikur mal në mal ose pyll në pyll, ose u therrën.

Nuk është e mundur që të bëhet një listë e viktimave dhe ende sikur të bëhej kjo nuk do t’a pakësonte rëndësinë e tragjedisë së tmerrshme, sepse grekërit u suallën krejtë si barbarë edhe si njerëz pa pikë feje. Në prill të 1913-tës, me urdhër të kolonel Ebitis, u arrestuan dhe u vranë barbarisht Subhi bej Dino, Pronjo-ja nga Paramithia dhe Alush Gjyzeli nga Margëlliçi në Nemize, arrestime dhe vrasje q’u bënë pa akuzë, pa gjyq, por vetëm se ishin shqiptarë.

Me një herë pastaj, në një pusi (pritë-FD) të vetme, u masakruan 72 veta që qenë thirrur t’u paraqiten autoriteteve në Paramithi. Në mes tyre janë për t’u shënuar: Mehmet bej Kasiqani, Resul Çene, Sadush Dine, Adem Bedeleni, Fejzo Nazisi (ndofta duhet Nazifi-FD), Jusuf Bezhani, Malo Kasëmi, Beqo Kasëmi dhe Refik Tahiri.

Martirizimi i popullit çam harrijti kulmin në Mars të 1917-tës, aq sa 400 familje orthodhokse shqiptare, natyrisht, u çuan në këmbë me armë në duar, i prenë komunikatat me Janinën dhe ndaluan çdo marëdhënie me qeverinë Greke, duke u proklamuar indipendentë, gjë kjo që zgjati gjer në gusht po t’atij viti, d.m.th. gjer sa fuqitë italiane e pushtuan Janinën me të tërë Epirin. Atëhere sulmet kundra grekëve u bënë më të shpeshta dhe më t’egra.

Porse natyrish sproporcioni numerik dhe ay i mjeteve mprojtëse dhe sulmonjëse dolli në krye, dhe kështu Çamët, të mundur por të pa shtruar, u shtrënguan të mjaftohen me luftime çetash, luftime që mund të themi, vazhdojnë akoma sepse shqiptarët e Çamërisë, kur u paraqitet rasti, nuk mungojnë që të sulmojnë. Në vëndin e Nistës (fshat në Çamëri-FD), në vitin 1915, një kompani ushtarësh grekë, që kishte vajtur atje për të çarmatosur popullin, nën komandën e kapitenit Çiamakakos, meqënë se filloj t’i përdorë torturat dhe sharjet, u çarmatos me turp nga popullata dhe u vu në tallje të përgjthshme. Ndërkaqë shqiptarët e Çamërisë, që ndodheshin në vënde të huaja, filluan t’i mbysin kryeqytetet evropiane dhe sidomos Londrën, me protesta për mprojtjen e kombësisë së tyre dhe të drejtat njerëzore të shkelura nga grekët.

Mbas traktatit greko-turk, për shkëmbimin e popullsive, 10 mijë çamër u dërguan në Turqi me forcë, porse ky shkëmbim i poshtër u shtrëngua të ndalohet mbas protestës së qeverisë së Tiranës, i mbrojtur sidomos nga Italia. Ishte në atë kohë, më 1925, q’u bë instalimi në Shqipëri i 1500 vetave të hikur mbas atyre persekutimeve greke”.

[Botim nën kujdesin e drejtorisë së përgjithshme të shtypit, propagandës e turizmit.Tiranë, 1940. XIX]

           

Kaq shkruhet në këtë “Radhua”, që sot mbushen 81 vjet nga botimi i tij.

Në dy muajt e kësaj verë, tepër të nxehtë, ku temperaturat u ngjitën deri në 42°C, qëndrova në Tiranë.

Ndryshe nga vitet e tjera, m’u desh ti përshtatesha dy kushteve të rënda: ruajtjes nga COVID-19 dhe nxehtësisë mbi normalen. Më e shumta, për të mos thënë se të gjitha ditët i kalova brenda shtëpisë. Për të zbutur pak “izolimin” shtëpiak, mbas disa vitesh fillova të merrem edhe me sistemimin dhe pastrimin e bibliotekës familjare. Mes tyre, mendova të njoh lexuesit me “Radhuerin e luftës” nr.5. Është një shkrim i botuar 81 vite më parë, vit kur Kosova, Shqipëria londineze dhe Çamëria ishin nën pushtetin e pushtuesit.

Siç vrehet në fillim të kësaj trajtese historike, paraqitet historia shumë shkurt e Çamërisë. Mesa duket ishte një dokument informues që i shërbente strukturave të caktuara të luftës të pushtuesit italian. Metoda që përdorin pushtuesin për të joshur me propagandë popullin e pushtuar!.

Qëllimi i publikimit të kësaj historie të shkurtër, mbas gati një shekulli, është për të kuptuar se mes shqiptarëve të Çamërisë, qeverive dhe kishës ortodokse greke, qendron permanent një ndarje e madhe pa pajtueshmërie. Kjo sepse nga fillimi i shekullit të kaluar, ka qënë dhe mbetet histori e agresivitetit, plaçkitjeve, padëshirueshmërisë, vrasjeve dhe dëbimit të dhunshëm të banorëve autoktonë të rajonit etnik shqiptar nga ithtarët e “megalloidhesë”, me përdorimin e dy mjeteve mesjetare “shpatën dhe kryqin”.

Nga ky “Radhuer” (është ruajtur origjinaliteti i shkrimit-FD), sado i shkurtër, hitorianët, studjuesit dhe sidomos të “fuqishmit” ligjvënës euro-atlantikë, duhet të kuptojnë se me veprimet e tyre kanë shkaktuar tragjedinë më të dhimshme njerëzore.

Ata, si dje dhe sot vazhdojnë të spekullojnë me sajesat e djallëzuara greke ndaj një komuniteti etnik me banim në trojet e veta më përpara edhe nga koha kur “Homeri do të shkruante Iliadën dhe Odisenë”. Madje, siç dëshmohet nga kërkimet e sotme në kasafortat e errësirave dashakeqe të fshehjes, fshirjes, mashtrimeve, shpifjeve, gënjeshtrave, ai komunitet rezulton tepër i qartë pasardhës i drejtpërdrejtë nga pellazgët. Rajoni dhe banorët kanë gjalluar në atë hapësirë që nga koha kur nuk përmendej gjëkundi emri grek dhe Greqi.

Po. Historia ka filluar të flasë. Është koha kur inteligjenca e njeriut, me teknologjitë e arritura, vazhdon të zbulojë të vërtetat që na janë fshehur dhe zhdukur, në rastin tonë, nga shtetet fqinje por dhe nga “bismarkët” apo dhe “Ottot” e djeshëm dhe të sotëm.

Historia tashmë flet qartë. Ajo duhet të dëgjohet dhe të korigjohet për të filluar nga epoka e respektit reciprok mes popujve fqinjë dhe popujve në tërësi, pa e ndarë njerëzimin në turma sipas besimeve fetare, ngjyrave dhe racave. Vërtet janë ndarje të trashëguara, por kanë shkaktuar masakra, tragjedira, shkatërrime të tmerrshme, prandaj shoqëria njerëzore i cilëson të neveritshme dhe duhen korigjuar sa më shpejt.

Më 11/tetor/2021

K O M E N T E

6 KOMENTE

  1. Poezi çame mbi luftën greko – osmane të fillim shekullit të 19 kur shqiptarët musliman çam shtypën revolucionin anti turk grek:

    Mesollonja u mbarua
    Mubareq olla gazaja
    Ezan brënda u këndua
    Shehadet dha rajaja

    Më të bënë q’u bë teqmil
    Sikundrë qe iktizaja
    Rumelija lëshoi menzil
    Që të falenë rajaja

    Ngaha an’ e merhametit
    Kundër ka ndet Turqija
    Dhe me ferman të devletit
    Mos ngitenë varfërija

    Le të paguajnë haraxh
    T’apënë dhe zekatinë
    Ndrishe nukë kanë ilaxh
    Jeri jerënde të rrinë

    Sado zulm që punuanë
    Më le të mos të ngitenë
    Dovleti e dha fermanë
    Që të vinë të falenë

    Dhe kushdo bëri itan
    Shubhe të mos të kenë
    Të punojnë me sheriat
    Si dhe përpara kur qenë

    I hapi dhe bujurditë
    Sikundër q’u dha takrirë
    I lëshoi dhe kollëxhitë
    Se vet’ ishin për të grirë

    Me të shpejtë pa munasip
    E kurdisi dhe ordhinë
    Kauri,ja që bën tërtip
    Të mblidhetë ndë Athinë

    Ngado qenë kapedanë
    Shoqi- shoqnë e mblodhë
    Në Athin’ u ngren’ e vanë
    Tek difkot gjithë u zgjodhë

    E forcuanë kalanë
    I vunë zahirenë
    Zunë edhe kasabanë
    Me umidh të përpiqenë

    Qishatë i dërtuanë
    Q’ishinë jashtë kasabasë
    Edhe brigjet anë mb’anë
    Për karshillëk të nizasë

    Rumelia me të shpejtë
    Në Fivë vate kondisi
    Donatisi asqerëtë
    Dogri mbi Athin’ i nisi

    Mu ndë fushë vate qëndroi
    Rreth e rrotullë sheheritë
    Vëndetë ndënji vështroi
    Bë dhe tertipnë e asqerit

    Nisi e ngrehu nizamë
    Si arsllan përpiqetë
    Sa të binjë zapt dushmanë
    Natë,ditë s’i flihetë

    Gjer mbë dhjetë dit’ i lëftoi
    Ç’qenë qisha dhe llogore
    Më në bisht asqer i shtrëngoi
    Rrinë me kordhë në dorë

    Qishat i zabëtuanë
    Dhe llogoretë që qenë
    Edhe sa dinidushmanë
    Që u zunë,gjithë i prenë

    Edhe topat i kurdisi
    Më të katr’ anë sheherit
    Hiç nukë hajsomerisi
    U brriti edhe asqeritë

    Ku ini o gazilerë,
    Se sot ishte dita jonë
    T’u bimë jurush njëherë
    Sikundrë keni zakonë

    Asqeri muarrë gajret
    U hodhë posi skifterë
    Perëndija u dha nusret
    E zotuanë sheherrë

    Edhe poq’ e zapëtuanë
    Hiç nuk e shkrehu nizanë
    U vu topnë, kumbaranë
    Rreh të marrë dhe kalanë

    Mbi këtë hall që lëftojnë
    Me kaurrë të kalasë
    Tjatrë kaurrë digjojnë
    Q’erdhi jashtë kasabasë

    Detit erdhë me armatë
    Dhe të tjerë prej steresë
    Dhe me asqer – rregullatë
    Kondisnë jashtë bahçesë

    Kriqetë do t’i thiejnë
    Që i kanë timisurë
    Kartratë q’i gënjejnë
    Prapë mos t’i besojnë kurrë

    Qajnë qish e manastire
    Për priftër e për gumenë
    Qajni dhe ju panajire
    Për kondisma që thihenë

    Dhe ju priftër mos meshoni
    Mos veshni dhe petracilë
    Me të rreme që dëftoni
    Tani u bëtë rezilë

    Zhdo që thatë,gënjietë
    Ju dhe kartatë tuaj
    Që i vutë vadetë
    Ca me vitër,ca me muaj

    Prishtë fakir – fukaranë
    Ngritëtë katërgarinë
    Se ata e besuanë
    Që të prishtëte Turqinë

    Në mos lëfçi se ç’dëftoni
    Po dhe kush do t’u ujdisë
    Inshallah nukë shpëtoni
    Ngah këllëç’ i Turqisë

  2. Poezi çame kushtuar shtypjes së revoltës greke nga muslimanët shqiptarë në 1827.

    “MUHAREBEJA”

    Elif – Allah ifadeja
    Erth sahati i Perëndisë
    Sihariqi e myzhdeja
    Nusreti ju dha Turqisë

    Ba – Bajraku i shehadetit
    Hipi majë minaresë
    Dha ezan sterës së detit
    U ngrit rajaja e Moresë

    Ta – tërë kaurristani
    Ju vërsul turqërisë
    Pa fetva dha Shejh Islami
    ‘Vini karshillëk frëngjisë’

    Tha – tha vetë Perëndia
    Umeti i Muhametit
    Umin e ka te Turqia
    Pa shubhe isht’ i xhenetit

    Xhim – xheneti isht’ sahi
    Me sehire, me të mira
    Xhehënemi isht’ i zi
    E me shumë adhapërira

    Ha – habere dha meleku
    Qafirët u ngren e thanë:
    Turqërinë do ta humbim
    E Muhamet Mustafanë

    Hi – hise hiç mos ti lëmë
    Këtë e do kriqëria
    Vendinë e saj të zëmë
    Që të bimë etërira

    Dal – dolli vetë sadrazemi
    E bujurdisi halinë
    Bes’ e islamit ku jeni
    Me kaurrë çish do bimë?

    Dhal – dha Allahu basiret
    U mbloth bes’ e Muhametit
    Jyrysh bënë mbi qafirët
    I shporrë steres’ e detit

    Ra – ra qafiri në gajle
    Vallë çish tertip do bimë
    Ku do gjejm’ nonjë rafe
    Që të shpëtojmë zoinë?

    Za – zun’ e bijën shiqajet
    Nëpër puta, nëpër drunjë
    Mos shohjën ndonjë fajde
    Po asnjë s’u riu në punë

    Sin – sinor’ e prishi kaurri
    Me hilera, musibete
    Huxhum bëri nga frëngjia
    Që të zi stere e dete

    Shin – shum’karavë, shum’ asqerë
    Hidet që mori qufari
    pa u derth që nga Misiri
    Ibrahim Pasha Opari

    Sat – sa qereme ke Allah
    Turku pres që ti dinjë
    Kauri vetë u ngre
    Kish me vet’he frëngjinë

    Dat – dajandisi turqëria
    E vuri në zap kaurrë
    Ç’pandehu palo frëngjia
    T’i bën turqërisë dhunë?

    Ti – të math huxhum bëri
    Kalas ju vërtit qafiri
    Ju vesh posi mizë lisi
    Në këllëç i shkoj veziri

    Dhi – dhan e muarr kaurria
    T’i shpëton kordhës islamit
    Isht hak’ e muslimanisë
    Të mësojmë fatihanë

    Vaf – vanë frënqt’ dikue klarë
    Kokë varur në kaurrkrali
    Të lerosur, të pëgërë
    Thanë: Zhdo na vejë halli?!

    He – hoqëm ezijete shumë
    Nga ordhi e padishahut
    Na bëri për det’ e lumë
    Kan’ uratën e Allahut

    Lamelif – lamë shumë shehitë
    Nëpër tabije, në kalara
    Palla u grriu mëlshitë
    S’kemi takat për belara

    Je – Ju keshët plot mehanira
    Top’ e kumbara të shumë
    Çish më thoni marrëzira
    Vini më bini në glunjë!

  3. Poezi nga Çameria: “Zaptimi i Mesologjës”

    Hamd e shuqre pa nihajet
    Zotërisë,Perëndisë
    Që n’arriu,na dha hidajet
    Në besë të turqërisë

    Edhe salavat,edhe selam
    Përmbi hazrenë Muhamed
    Ja Rab,të jetë mudam
    I pasosur kurr’ ebed

    Pas hamdas e besmelesë
    Edhe pas salavat e selam
    Epi nusret halifesë
    Q’është veqil në dini islam

    Ja Rab,umrë sulltanit
    T’ia shtoç edhe nusretnë
    Q’i vjen për hakë dushmanit
    Ruanë edhe gjith’ ulqenë

    Që nisi e bëri tertib
    E dërgoi Rumelinë
    Kaurrit i erdhi galib
    I shtrëngoi e u dha Frëngjinë

    Rumelija si ezhderi
    U përpoq ditë dhe natë
    Ndose pse iku asqeri
    Ndose mbet dhe pa armatë

    Mashallah,hallall i qoftë
    E dëftoi trimërinë
    Zoti mos e turpëroftë
    Që dajandisi urdhinë

    Dhe më në bisht bëri sebeb
    Zotërij’ e Perëndisë
    Q’i vate fermani dovlet
    Vezirit Arabërisë

    Edhe ai bëri itaat
    Çunq ka mansib Misirrë
    Tertibnë e bëri ifrat
    Nisi e dërgoi të birrë

    Elif,Allah,erdh vadeja
    Dhe sahat i Perëndisë
    Në dizet e një seneja
    Nusret ju dha Turqisë

    Ba – Bajraku i shehadetit
    Hipi malë minaresë
    Kriqi ra në fund të detit
    Kuarrët i prunë në besë

    Ta – tajin bëri sulltani
    Vezir’ e Arabërisë
    Açik i vate fermani
    ‘Epu nizam kaurrisë!’

    Tha – thirri veziri vetë
    Haxhi Ibrahim Pashanë
    ‘Trimërija sot njihetë
    të lëftoç me din dushmanë!’

    Xhim – Xhaiz e pa dovleti
    Na dërgoi dhe donmenë
    Irz në faqe s’na mbeti
    Veçë të vëmë takatnë

    Dhe ata bënë tahminë
    Anë mb’anë,ngado qenë
    Kriqinë deshnë t’e ngrinë
    Të ulinë shehadetnë

    Perëndija s’e pa xhaiz
    Edh’ na dërgoi belanë
    Mesolongjia u batërdis
    Ç’ishin brënda nishan z’dhanë

  4. Mulla Aaga Rahmani- Poezi te vjetra nga Çameria, “PLEVNA” (Bullgari)

    PLEVNA (shkruar pas vitit 1878 në përkujtim të betejës së Plevnës ne Bullgari)

    Elif – Evel,do bëj bejan,
    Do them si nglan vakia
    Për një dovlet,për një sulltan
    Osman Pasha Konjallia

    Ba – bëri hunere shumë
    Osman Pasha dajandësi
    Atje në Plevnë dhe Tunë
    Shumë moskovë i feleqisi

    —–
    Tha – thanë të gjithë: Allah Medet
    Për Osman Pashanë në Plevnë
    Veç do ketë ndonjë qeramet
    Që i bën këto hunezë

    Ha – Havalenë ja morri
    Osman Pashai me pak asqerë
    Nga Plevna moskovin e nxorri
    Jyrysh mbi si ezhotë
    ——–

    Ajn – Osmani dolli përpara
    I dha asqerit gajret
    Në kloftë tagadiz nga rabiu
    Pa sual vemë në xhenet

    Gajn – Gajret bëri asllani
    Posi imami në Qofe
    Ja morri ibret dushmani
    E hiri në shumë gajle

  5. Autori i ketij shkrimi Fahri Dahri pretendon se po shkruen historine. Ne fakt ai e FALSIFIKON HISTORINE.

    Nga njena ane pohon: “Çamët kanë qënë gjithmonë muhamedanë deri në kohën e Ali Pashë Tepelenës”
    Ne fakt çamët jane muslimanizu nga turku qyshe me pushtimin turk, kur ata ishin shqiptar ortodoks. Ali Pasha nuk hin asgja ne kete aspekt. Te gjithe çamët ishin kristjan (ortodoks) para pushtimit turk-osma.
    Se dyti autori pohon: “Martirizimi i popullit çam harrijti kulmin në Mars të 1917-tës, aq sa 400 familje orthodhokse shqiptare, natyrisht, u çuan në këmbë me armë në duar, i prenë komunikatat me Janinën dhe ndaluan çdo marëdhënie me qeverinë Greke”.

    Keto 400 familje orthodhokse shqiptare natyrisht ishin familje çame nga Suli i Marko Boçarit (1790 – 21 gusht, 1823), te cilat nuk pranuen te baheshin tuq elhamdulilà musliman si çamt e tjer. Mrko Boçari ishte nji nder komandantet kryesor te revolucionit anti turk-osman per pamvarsi qe paten ba ortodokset grek dhe ortodokest shqiptar çam se bashku.
    Kjo kryengritje antiosmane (e Morese) u shtyp me shpate e me gjak nga shqiptart musliman renegatit shqiptar, (rreth njizet mije) sherbetor te Stambollit te mobilizuem dhe te komanduem nga renegati shkodran viziri i Shkodres Mustafa Pashe Bushatliu. Ketu natyrisht ishin edhe shqiptart musliman çam te Çamërisë.

    – Ne shkrim thuet edhe se: “Mbas traktatit greko-turk, për shkëmbimin e popullsive, 10 mijë çamër u dërguan në Turqi me forcë…”

    Ne fakt ky traktat u miratu dhe u firmos edhe nga Turqia ne marrevshtje me Greqine. Per Turqine shqiptart apo ARNAUTET kan qene gjithmone dhe jane edhe sot MISH PER TOP.
    Ne shpernguljen e çamve shqiptar per shkak te marreveshtjes Turko-greke kan qene prezent edhe hoxhallart çam.
    Ja fotograjia:
    https://www.google.ch/imgres?imgurl=https://www.himara.gr/images/easyblog_articles/10817/21816.jpg&imgrefurl=https://www.himara.gr/blog-view/blogger/882-reporter?start%3D630&h=456&w=651&tbnid=K-vI1JJ4zF68GM&tbnh=188&tbnw=268&usg=AI4_-kTrbVZUrbYjGhsJ-shaQqf-Nydilg&vet=1&docid=19xPaTpe5vNFGM&itg=1&hl=it-CH

    Persa i perket BISMARKUT vendimin e coptimit te trojeve shqiptare e ka firmose edhe DELEGACIONI TURK.
    Shif ne te djthe te kesaj fotografije edhe delegacioni turk ne nji tavoline te tyne:

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu