Nga: Sinan Kastrati, Suedi
Përvjetorët partiakë …!
”Sherrin e mbjellin gratë dhe e korrin burrat!?” (pop.)
Kohl, ish kancelari gjerman që bashkoi gjermaninë, del para gjyqit e dënohet, ndërsa për Hashim Thaçin që e ndau Mitrovicën në pjesën Veriore dhe Jugore dhe deshi ta ndante edhe Kosovën, dikush kërkon që të lirohet nga burgu!
Dje, më 10 tetor, me rastin e pervjetorit të zi të themelimit të “partisë demokrotike”, ”PDK-¨se”, kisha planifikua që ta publikoja këtë shkrim, por qe, çdo herë kur hy të lexoj nëpër shtypin e përditshëm, gjej shkrime që më më provokojnë dhe detyrohem, pa dëshirën time të shkruaj.
Shumë nga shkrimet që janë me interes kuluror, historik e kombëtar, më mebten për vazhdimet tjera sepse edhe unë fillova karvanin me kalorësit e kohës.
Në janar 2000 kryesia e CDU-së distancohet nga kryetari i nderit Helmut Kohl e Kohl e dorëzon postin dhe dënohet nga gjykata, kurse në Kosovë, një grup hajnash tepër të njohur, e “amnistojnë” Hashim Thaçin, i burgosur në Hagë.
“Specialja urdhëron Policinë e Kosovës të përgjigjen në detaje nëse siguron mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së” dhe “Djali i Thaçit në fushatën e PDK-së në Skenderaj” kishin mbushur faqet e ”Epokës” ish gazetës së kësaj partie, me shumë shkrime për ”PDK-në” e kundër djalit të Hamzë Jasharit ?!…
E tash, si duket edhe Gjykata Speciale në Hagë don me i lirua që të mbrohen në ”liri”, krerët e UÇK-së”.
Se sa mbrohen ”komandantët në liri” është parë edhe kur Sami Lushtaku ishte “i burgosur”. Ai nga ”spitali” ”ruhej” nga policët dhe nga vetë ata policë lirohej e përcillej të shkonte e flinte në shtëpi apo motele me …
Dikur kur e kishim gazetën e vetme të përditshme të Kosovës në gjuhën shqipe ”Rilindja”, e lexonim me një frymë.
Varësisht nga shija, në ”Rilindje” i gjeje të gjitha rubrikat që nga politika, faqja e parë e deri te e fundit, kulturë, letërsi, art, sport.
Një faqe shumë e lexueshme ishte ajo ”Nga shtypi i huaj” por edhe nga gazetat e revistat ish – Jugosllave, nga Sllovenia e Kroacia, e më pak edhe nga Vojvodina. Gazeta Rilindja merrte shkrime nga Mqaedonia, Mali i Zi dhe Bosnja. Kjo kishte edhe nga fakti se këto ish njësi federatieve, duke mos harrua as shtypin, shkruani më lirshëm e më shumë me ”për politikën agresive serbe” ose më saktë, nuk e përkrahnin hegjemonizmin serb.
RTJ (RadioTelevizioniJugosllav), në çdo të marte emitonte lajmet kryesore, në 19:30 për të gjithë rrjetin Jugosllav. Shqiptarët që jetonin, punonin, ishin të burgosur ose kryenin shërbimin ushtarak në ish APJ-në, e pritshin me dëshirë kohën e lajmeve, ”Ditarin”.
Ndodhte që ndonjë ushtar serb, serb-boshnjak, serb i Kroacisë apo malazez, donte ta ndërroj kanalin televiziv e si shpërblim merrte dy tre grushta kresë e disa shkelma bytheve e dilte jasht duke u gërvalluar ”Joooojjjjjjj brate…”
Duhet pranua se në Jugosllavi, ligji na mbronte dhe deri diku, me ligj shqiptarët ishim/in të barabartë, në Slloveni, me sllovenët (si ushtarë), në Kroaci me kroatët dhe në … Serbi, me serbët, . Ka pasur raste, kur Nexhmije Pagarusha ka këndua në Domin e Armatës në Beograd ku salla nuk i ka zënë ushtarët shqiptarë e të tjerë.
Dhe duke e kujtuar njëherë një përvjetor të ”Rilindjes”, një komentues me quante:- O Sinan Komunisti, tu ka ndalur sahati në vitin 1981. Nuk ka e nuk do të ketë më ”Rilindje” pikë.
Për të tillët që kanë më shumë në këmbë se në krye, me vinte gjynah sikurse këta të sodit që qorras përkrahin ish komandantët dhe ”çlirimtarët” si Hashimi, R. Selimi, K. Veseli e J. Krasniqi, profiterë të viteve 1998, 1999.
Përvjetorët e … partive politike
Dhe në çdo përvjetor i kujtonim me aq sa dinim e mundnim datat e mëdha historike, 28 Nëntorin, 1 Majin por edhe festat shtetërore të ish shtetit të RSFJ-së, 29 Nëntorin, 25 Majin, ditëlindjen e J. B. Titos, ish presidentit jugosllav që mbante disa pozita: shtetërore, si Kryetar I RSFJ-së, partiake, Kryetar I Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë dhe, si Komandant i Forcave të Armatosura të APJ-së (Armatës Popullore Jugosllave).
Po i kthehem Kosovës, sepse me sy e me vesh jemi atje, edhe unë.
Sot lexova në Epokë e re- gazeten më të guximshme shqiptarese se PDK-ja 1*) paska 22 vjetorin e themelimit, 22 vjet më parë u themelua PDK-ja, parti e dalë nga ”lufta”.
Quheshin parti e shoqatat të dala nga ”lufta”, ”PDK-ja”, ”AAK-ja” dhe ”Nisma”
-Parti e shoqata të dala nga lufta?
-Të dala nga krimi e të rritura me haraq, krim e korrupsion 2*).
Por ka të tillë që paftyrësisht mundohen ti lajnë gjynahet e veta duke u mundua ta krahasojnë luftën e drejtë me hajnat që as nuk i kanë pri luftës, nuk kanë luftua e as nuk e kanë çlirua vendin (Kosovën).
Luftën e ka bërë NATO-ja dhe policinë e ushtrinë serbe i ka largua nga Kosova por Kosova as atherë, më 1999, as me 2008, kur e lexoi deklaratën e Shpalljës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, renegati Hashim, shteti i Kosovës, është shtet pa sovranitet 3*).
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, kryetar i një partie pa asnjë votë, Behgjet Pacolli, paska vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.
Ai së bashku me zyrtarin tjetër të AKR-së, Jetlir Zyberin, kanë vizituar për pak kohë edhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin dhe ish-deputetin Rexhep Selimi, të cilët po ashtu gjenden në paraburgim në Hagë, por jo edhe Jakup Krasniqin, ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës, para Kadri Veselin.
“…dhe të mos e kthejë urrejtjen politike ndaj individëve në urrejtje ndaj së kaluarës sonë, sepse kjo është ajo që dëshiron Beogradi, për të rishkruar historinë. Dhe historinë e kanë shkruar edhe ata që sot janë në Hagë dhe shumë të tjerë në Kosovë, por me logjikën e sotme pavetëdijshëm po bëheni aleat i Beogradit në luftën kundër UÇK -së”, ka përfunduar Pacolli.
Dhe Pacolli dëshiron që, si ish ”President”, Hashimin ta kthej në Kosovë.
O Zot, Pacoll tregtari dëshiron ta kthej krimin e korrupcionin përsëri në Kosovë.
Behgjet, nëse ti nuk i beson drejtësisë ndërkombëtare, të cilat shtete e ndihmuan Kosovën, pse mos ti besojmë tash?
Dometheënë, nuk duhet ti besojmë nëse i burgosin të dyeshuarit dhe ata të na ndihmojnë kur ne kemi nevojë.
Edhe ti, si mik i rusëve na ke ndihmua, ”faleminderit”. Besa për ate, edhe Hashimi të zgjodhi edhe ”president”, ”president he kuku për Kosovën.
….
Dhe më mbetën temat si ”Libri i Dushan Mugoshës për Enver HOxhën”
“Kujtesë nga viti 1957: Momenti i themelimit të shoqatës “Përpjekja” në Beograd”, nga kultura.
“Poezia dhe poetika e Martin Camajt”
Nga: Arshi Pipa (pjesë nga “Letërsia bashkëkohore shqiptare”, Columbia University Press, Nju-Jork, 1991.
“Komisia Letrare Shqipe në Shkodër, 1916-1918”, Drini.us 7 Tetor 2021
“Karvani i ferexheve – Ismail Kadare” dhe … “Fahri Xharra për Esat Mekulin” etj..
Nuk ka dyshim se këto tema për këto personalitet, siq ishin: Fishta, Mekuli, Ajeti, Camaj, Kadareja etj. Sikur kanë mbetur nën hijen e ”komandantëve” dhe ”çlirimtarëve” e puna atdhetare dhe ata që punuan për çlirimin e Shqipërisë e Kosovës, në fushat e dijes ku ata punonin po harroahen.
Po tregoj një rastnga një bisedë (intervistë) që kisha me Bardhyl Demirajn, profesor dhe udhëheqës i katedres së Albanalogjisë në Mynhen.
Ai, pasi që kisha lexua se Akademia e Shkencave të Shqipërisë, sipas kujtimeve të gruas së Camajt kur ishin ftua në një konferencë në Vjenë të Austrisë, ata kishin kushtëzua vienezët se nëse merr pjesë Martin Camaj, ne nuk marrim pjesë. Profesor Camaj kishte mendua se më mirë është që ASH tish RPSSH të marrë pjesë se sa ai, dhe Camaj ishte tërhjekur.
Pas disa viteve, më tha professor B. Demiraj, e njëjtja gje përsëritet kur në Itali, ftohen ASH e Shqipërisë dhe prof. Martin Camaj.
Shqipëria, edhe këtu del me propozimin: Ose ne ose ai. Ndërsa italianët iu përgjigjen: Nëse soni me ardhur, urdhëroni e kushte nuk pranojmë. Dhe ndodh ajo që nuk duhej të ndodhte.
Kur Martin fillon të flas, ”akademikët” shqiptarë me lugë, pirunë ,thika e pjata bëjnë zhurmë duke dashur ta pengojnë fjalimin e Camajt.
1*) Partia Demokratike e Kosovës (shk.: PDK) është një parti politike nga Kosova,e formuar pas mbarimit të luftës në vitin 1999 nga udhëheqës të UÇK-së, shumica e të cilëve deri asokohe ishin aktivistë dhe udhëheqës të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Në fillim partia kishte emrin Partia për Progres Demokratik e Kosovës, por më vonë e ndërroi emrin në Partia Demokratike e Kosovës.
2*) HARAÇ m. hist.
1. Detyrim a taksë që i jepte ose i paguante një shtet një shteti tjetër kur mundej prej tij a kur pranonte t’i nënshtrohej atij.
2. Taksë e veçantë që jepte në të holla ose në natyrë popullsia jomyslimane gjatë kohës së pushtimit feudal ushtarak osman. Haraç për kokë. Haraç për tokën. Paguanin haraçin.
HARAÇPAGUES mb. hist.
1. Që i paguante haraç një shteti tjetër, kur mundej prej tij a kur pranonte t’i nënshtrohej atij. Vend (shtet) haraçpagues.
2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.
1*) KRIM m.
1. drejt. Veprim që kryhet në kundërshtim me ligjet në fuqi, që ka pasoja të dëmshme e të rrezikshme për shtetin, për shoqërinë a për ndonjërin nga pjesëtarët e saj dhe që dënohet në bazë të kodit penal. Krim i rëndë (i shëmtuar). Krim ndaj popullit. Krime kundër shtetit. Ndjekja (zbulimi) i krimeve.
2. kryes. Vrasje, djegie, shkatërrime e veprime të tjera çnjerëzore, që bëhen nga regjimet antipopullore e reaksionare, nga ushtritë pushtuese etj. Krime barbare. Krimet e fashistëve (e nazistëve, e pushtuesve amerikanë).
3. bised. Veprim i keq e i dënueshëm që dëmton rëndë dikë a diçka dhe që është në kundërshtim me arsyen e shëndoshë e me qëndrimin e një njeriu të ndershëm e të drejtë.
3*) KORRUPSION m.
Sjellje e pandershme dhe e paligjshme, veçanërisht nga pushtetarë, në kundërshtim me detyrën. E dënuan për korrupsion.
Shih edhe: korruptim, korruptoj, korruptues, korruptohem, korruptuar etj.
3*) SOVRAN m.
Kryetari i një shteti me regjim monarkik, mbret ose perandor.
SOVRAN mb.
1. Që gëzon sovranitet; që ka të bëjë me sovranitetin. Shtet sovran. Të drejtat sovrane. Jemi të lirë e sovranë.
2. Që është i lirë e i pavarur për të ushtruar pushtetin më të lartë pa iu nënshtruar dikujt tjetër. Popull sovran. Sundimtar sovran.
3. Që i përket dikujt me të drejtë dhe me ligj; që qëndron më lart se çdo gjë.
Të drejtat sovrane të popullit. Interesat sovrane të popujve.
SOVRANITET m.
Vazhdoj me nëntitujt që I kam zgjedhur, për Isa Mustafën e Hashim Thaçin, për asociacionin dhe akterët tjerë, kalimthi:
“Kohl pranon se ka marrë donacione, por nuk rrëfen emrat e donatorëve”,
“Abdixhiku e shpall Mustafën kryetar nderi”
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shpallur ish-kryetarin e saj, Isa Mustafën, kryetar nderi. Kjo thuhet nga LDK-ja se është bërë me propozim.
“Abdixhiku merr vendimin e parë në krye të LDK-së, shpall Isa Mustafën kryetar nderi”, 14 Mars, 2021 22:55
Në njoftim thuhet se propozimi për kryetar nderi të Mustafës ka ardhur nga Abdixhiku.
“Klinaku: Është dashur që edhe unë të jem në Hagë bashkë me Hysniun dhe Nasimin”
07 tetor 2021, 13:42
“Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli tha se Kosova ka nevojë për ish-presidentin Hashim Thaçi, sepse, ndërtimi i shtetit të Kosovës sipas tij nuk ka përfunduar ende”.
“Në Hagë nuk janë individët të akuzuar, por Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe misioni i saj për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, ka shtuar ai.
Aktakuza ndaj katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, ishte konfirmuar më 26 tetor 2020.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.
Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim prej momentit kur ishin arrestuar në Kosovë.
Ata po akuzohen se ndërmjet marsit 1998 dhe shtatorit 1999 kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, duke arrestuar dhe ndaluar persona civilë në mënyrë të paligjshme, duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.
Në mesin e shumë akuzave bëjnë pjesë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.
Për të gjitha këto krime të pretenduara, prokurori Jack Smith i ngarkon Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin se ishin në dijeni se këto krime ishin duke ndodhur dhe nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim për parandalimin e tyre, mirëpo kishin nxitur kryerjen e tyre.
Në këtë aktakuzë thuhet se Thaçi dhe të tjerët, nxitën sulmet ndaj kundërshtarëve dhe nxitën vrasjen e tyre.
Sipas Prokurorisë, krerët e UÇK-së përmes deklaratave publike dhe veprimeve në terren, frikësuan, denigruan, eliminuan kundërshtarë dhe kërkuan të pozicionoheshin si i vetmi zë dhe si i vetmi përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Kosovës.
Pjesë e aktakuzës 68-faqëshe të Prokurorisë janë edhe pretendimet për vrasje të paligjshme. Këto vrasje theksohet se janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas Prokurorisë ato janë kryer në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleҫkë, Kukës dhe Rahovec.
Në aktakuzë thuhet se një person gjatë vitit 1998 ishte mbajtur në kazermat e UÇK-së në Jabllanicë dhe ishte rrahur për vdekje nga pjesëtarët e UÇK-së.
Aktakuza pretendon se fatin e njëjtë e kishin pasur edhe dy viktima të tjera të cilat ishin dërguar në kazermën e UÇK-së në Jabllanicë.
Përpos vrasjeve në Jabllanicë në aktakuzë pretendohet se në fshatin Llapushnik ishte arrestuar një person nga pjesëtarët e UÇK-së ishte rrahur dhe ishte marrë në pyetje dhjetë netë rresht ndërsa në fund ishte vrarë.
Aktakuza tutje pretendon se pas një ofensive serbe, forcat e UÇK-së në Llapushnik kishin arrestuar afërsisht 30 persona, ku disa prej tyre më pas ishin lënë të lirë ndërsa të tjerët ishin qëlluar dhe vrarë. Aty përshkruhet edhe për gjashtë vrasje të kryera në Drenoc” (“Pacolli viziton Thaçin, Veselin dhe Selimin në Hagë” Dorentina Kastrati, 05.10.2021 – 18:47)
Vazhdon
Malmö, 10 tetor 2021