ARKIVI:
25 Janar 2025

Shetitje qeni !

Shkrime relevante

Mos vdis, të lutem…!?

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Një copëz fëmijëri e imja e risjellë për...

Vazhdojnë “flakareshat” e Administratës së Trump për Qeverinë Kurti dhe ministrat e tij

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Mosftesa e presidentes zonjës Vjosa Osmani dhe kryeministrit...

A ua futi Profeti pesëqind grave dhe konkubinave të tij…? Dhe për shumëçka tjetër e pyeta Shefqet Krasniqin!

Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti nga Prizreni (Lirim Gashi) SHEFKEQI DHE UNË DUHEMI...

Qazim Komani, gjenerali hero dhe Komandanti i Përgjithshëm atdhetar i “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës!

 Janar 1895- gusht 1950 Nga: Gani Qarri ___ Si sot para 130 vitesh, u...

Pushtimi i Kumanovës nga serbët me 24 tetor 1912, histori masakrash të shumëta gjithandej

Në këtë foto të 24 tetorit 1912, përpara ndërtesës së Komunës...

Shpërndaj

nga Bajram SEFAJ 

Prozë e shkurtër 

Njëditëzaj, aparatin trupngushtë e thatim, portabël, celular, natel… (çfarë emri tjetër kemi marrë bashkë me të?), të vocërr sa grima, ia  turbulloi jehona e thekshme, si ajo e kambanave të kishave kur sjellin kumt! 

– He, ore, si je, si e çon, ç’ po bën? 

– Mirë, mirë –  u përgjigjet Ndreci, dy  pyetjeve të para! 

Për pyetjen e tretë  – ç’bën?  

– Shëtis qenin – ishte përgjigja e tij! 

– Shëtit qenin!? 

– He, po ç’dreqin thua?  

– Nuk je zgjuar akoma mirë prej gjumit? Flet jermshëm? Po kur dreqin bëre ti qen që ta shëtitësh? Në atë dhomë të vogël banimi, nuk ke ku e struk e rrudh pleqërinë e moshës së tretë, e t’i vësh maniret e qelbura borgjeze të vendit ku je i strehuar! Të mbash, të  ushqesh e të  shëtitësh qen, hë…! 

– E, po de! – u mjaftua Ndreci.  

– Po qyshkur jeton me atë qen, që shëtit?! 

– Oh, mos pyet. Qysh moti. Moshatarë jemi…! 

– Asgjë s’po kuptoj, s’po marr vesh! 

– Ani, hajt, pra, u pafshim për të mirë e në gëzime të përbashkëta, se qeni im gjithnjë e më shumë behët nervoz dhe mërzitet shpejt! – Ndreci këputi penjtë e muhabetit me telefon!  

Nuk i tha bashkëbiseduesit se po shëtiste veten e vet! Tamam si një qen të lodhur. Nuk i tha asgjë tjetër me telefon. Me shpresë se do të takoheshin një ditë. Me shpresë se nuk do të ndërronte jetë pa ia thënë copë se për cilin qen ishte fjala. Që po e shëtiste atë ditë të zymtë  dimri. Në dhe të huaj. Pyetjes se mikut tash do t’i përgjigjej me pyetje: e ç’bëjnë tjetër gjithë ata të  mjerë kur, në përpjekje inatçore për t’ia vjedhur jetës edhe ndonjë ditë më shumë, bëjnë jogging, naturothérapie (natyroterapi)… e marrëzira të tjera kësodore, pos që shëtisin veten e vet,  qen! 

Përnjëmend! 

As natës së vetme dimërore, që kishte përpara nuk i zinte besë. Sakaq mund ta tradhtonte keq, Ndreci asgjë nuk la për nesër. Aty për aty formoi numrin e telefonit celular të mikut me të cilin veç sa ishte përshëndetur. Aparatin e tij, sa grima të natelit, e dinte, do ta trazojë një cingërimë në kajde të hingëllimës se hamshorëve të harlisur vere, si në kullosat e bjeshkëve të Opojës. Ndrecit, ndërkaq, në aparatin e stërpërdorur, ia kishin akorduar jehun e kambanave të kishës. Si për t’ia kujtuar gjithandej se rrugën e ka në të sosur. Ndreci sakaq shkoqi telefonin, si të mbjellë rrënjë veshi. Pa i thënë asnjë fjalë të menduar, pak çaste më pare, mikut tij të shtrenjtë. Desh u përshurr se qeshuri. Vetëm e me vetminë e vet. Në mendje i përftoi një garë e ashpër që, kohët e fundit, zhvillohet midis njerëzve tanë kur shtyhen se kush e ka atë send më të vogël se tjetri! Akoma pa e zhveshur rrobën e kushtit shekullor, kush e ka më të madh çdo send të mundshëm, ja që erdhi koha e garës:  kush e ka më të vogël! – aparatin telefonik, kuptohet. 

C’est sympa, n’est – ce pas?   

(Gaillard, dimër 2004)  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu