ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Shfarosja e popullit shqiptar është strategji e përhershme e serbëve

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Në foto: Pamje nga masakrat e ushtrisë së Serbisë në krahinën e Lumës, në Kukës, në vitin 1913 …

Nga: Xhildinho Ozuni

Genocidi ndaj shqiptarëve ka qënë, është dhe mbetet strategjia e serbëve në shekuj. Vetëm duke i shpërngulur me forcë, duke i djegur dhe vrarë është munduar të realizohet ëndrra dhe aspirata e serbëve: krijimi i zonave të pastra etnike në Kosovë (pra të populluara vetëm me serbë).

Në librin “Masakra e Gjilanit”¹, Dr. Skënder Demaliaj citon letrën e një ushtaraku serb drejtuar familjes së tij për ofensivën e vitit 1913 në veri , i cili shkruan:”… Nuk kam kohë të shkruaj gjatë, por mund të them se këtu po bëhen gjëra të tmerrshme. Jam i tmerruar dhe pyes gjithnjë se si njerëzit mund të jenë kaq barbarë për të kryer të tilla mizori… Nuk ka veçse kufoma, pluhur dhe hi”.

Skena të tilla makabre ka parasysh edhe Edith Durham në librin “Brenga e Ballkanit”² , kur shkruan: “Një oficer serb qeshte me cinizëm, duke më rrëfyer se si ushtarët e tij i shponin me bajoneta gratë e fëmijët shqiptarë në Lumë (1912–1913). Serbët ishin aq të sigurtë për mbështetjen e Antantës, saqë talleshin me raportet që konsujt europianë bënin kundër tyre”. Një komandant serb për sulmin në Veri (1920) shkruan: “Menjëherë ndërmorëm një sulm duke mos kursyer askënd dhe asgjë. Robët menjëherë i vramë, bagëtitë i morëm, fshtarat i dogjëm me radhë dhe në shumë vende nuk kursyem as gratë, as fëmijët”. Genocidi serb, i pohuar nga vetë ata, nuk njohu kufi.

Në vitet 1913–1915 janë masakruar në Kosovë 3000 shqiptarë midis tyre, gra e fëmijë më tepër se 2000.

Në fshatin Qerret në Bytyç u vranë barbarisht në vjeshtën e vitit 1915 nga 3 familje 33 persona. Shfarosje e vërtetë!!! Sikur të mos mjaftonte vrasja e tyre, serbët u vunë zjarrin shtëpive, duke i djegur kufomat. Një vajzë 7 vjeçe që mundi të largohet, kur u kthye të nesërmen për të ngrënë diçka se kishte uri, u vra barbarisht. Me bukën në majë të bajonetës, pa e ditur se e priste vdekja u ça në gjoks e në gojë nga ushtarët serbë.

Kjo ishte dhe politika dhe doktrina filozofike e shovinistëve serbë ndaj shqiptarëve.

A nuk ndodhi kështu edhe para 20 viteve në Drenicë, Rahovec, Deçan e tjerë?! Familje të tëra u asgjësuan: të rritur, gra, fëmijë, pleq. 50 persona u masakruan në familjen Jashari!!!

Me dhjetra herë pushtuesit serb — vunë baste: e ka djalë apo vajzë kjo grua shqiptare fëmijën në bark dhe e çanë me bajonetë për të mësuar çfarë ishte ai!!! ¹

Një oficer i lartë serb mori emrin “Sava Batarja” se ai me batare pushkësh ekzekutonte të gjithë ata shqiptarë që nuk pranonin të ndërronin fenë. Oficerë të tillë përgjegjës për akte të tilla sadiste, kishin paturpësinë të lavdëroheshin. Pikërisht se është toleruar nga Komuniteti Ndërkombëtar, dhuna dhe terrori i serbëve ndaj shqiptarëve nuk është ndërprerë.

E nuk kishte si të mos ngrinte zërin në parlament Luigj Gurakuqi duke deklaruar: “Përpara këtyre mizorive pak fjalë mjaftojnë sepse në këto raste duhet të flasë zemra e jo goja”. Duke kujtuar historinë e dhimbshme vite më parë, duke analizuar ngjarjet tragjike në Kosovë me realizëm; duke parashikuar me shpresë e besim të ardhmen, është e pamundur të mos ndikohet në rritjen e vetëdijes kombëtare tek çdo shqiptar, kudo që ndodhet.

Përpara të bërit një marrëveshje në çfardolloj aspekti me Serbinë, ne pikësëpari duhet ta detyrojmë shtetin serb të kërkojë falje për të gjitha masakrat genocidiale ndaj shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës, Luginës e Sanxhakut.

Së dyti, këto marrëveshjet që bëhen me Serbinë janë tradhëtare nëse nuk i jepet zë popullit shqiptar, së paku me anë të një referendumi popullor. Një marrëveshje me Serbinë, që injoron në mënyrë të padrejtë Kosovën, është një marrëveshje që dëmton interesin kombëtar dhe duhet të klasifikohet tradhëti kombëtare.

*Referenca: ¹ “Masakra e Gjilanit” — Tiranë, 1998 ²

“Brenga e Ballkanit”, Edith Durham — libër i përkthyer në shqip; Tiranë, 2009

Burime të tjera

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu