ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Shkëputje nga një ditar i dikurshëm, me shumë fletë e me vdekje të zezë! 

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Pamje nga Haifa, Izrael

Ndoshta jo, por me siguri, sot, kur lufta midis Hamasit dhe Izlaelit, është zenitin e saj, nuk është vakt i përshtatshëm për  shënime të këtilla të vakëta, po kjo behet me qëllim të mirë e fisnik, në renjën e tij. Midis flakëve të luftës së ashpër dhe të pa komrpromis, të hidhet një fije shkrepse, (për) një fije shpresë, sikurse e quajti shkrimtari, momentalisht numër një, në letërsë shqipe, Ag Apolloni, romanin e tij të shkëlqyer, kushtuar një narjej gjenocijeje të rëndë,  kur Kosova ishte në gjendhe të tillë, pa fije shkrepse, as fije shprese. Të besojmë ne qëllimin e mirë! 

Shkëputje nga një ditar i dikurshëm, më shumë fletë e me vdekje të zezë! 

 Bajram SEFAJ, shkrimtar  

(…) 

dita e shtatë:  

(haifa, e premte, 26 shtator ’86)   

Me zëmër si të thyer, pse nuk me ra rasti sadopak të shijojë dhe përjetoj hijeshinë, se pakut për namin që ka, Port Said-in, për të cilin besoj se nuk dimë aq sa duhet, aq sa ai meriton, pos emrin e mirë dhe solemn që ka,  marrim rrugë për në Haifa, që është aty, krejt afër, një “vrap pele” hesapi. Po që se emrit të këtij qyteti, për shumëkënd të largët dhe të panjohur, ia shtojmë edhe emrin r shtetit kontrovers, Izrael, atëherë kjo është diçka tjetër. Të rrahurat e shpejtuara të zemrës së shqetësuar, janë dëshmia më emirë, për ketë. 

Pra, nga Port Saidi, udhëtojmë, lundrojmë, në drejtim të Izraelit! Nuk di të shpjegoj shqetësimin e madh tundues që ndjej gjatë këtij udhëtimi të shkurtër nate. E di, ndërkaq se natën që u nisëm në “takimin e parë” më këtë shtet të vogël, kur nuk ka as pesë milion banorë e, ne anën tjetër, është aq zëmadh në Mesdhe (Det). Lundrimi ishte aq i qetë sa fitohej përshtypja se Anija rrëshqite sipërfaqes se lëmuar e të akullt mbi ndonjë pishinë të madhe. Kjo qetësi e rehati udhëtimi sikur, vetvetiu, premton qëndrim të mirë e të ëmbël në Izrael! 

Takimi i pare me te, del i tillë. Haifa, limani më i madh izraelit, qëllon i veshur me diell e ngrohtësi. Pritja, përkundër formaliteteve të gjata e formale të ”pranimit” të Anijes në Port, është korrekt dhe i ngrohtë, mund të thuhet edhe kështu. 

Zotëri Solomun është ciceroni që do të na shoqëroi  gjatë qëndrimit dyditor në këtë shtet mesdhetar. Me elegancë, afarizëm dhe zhdërvjelltësi të denjë prej  çifuti, ai nuk lë mundësi për derdhje kohe në punë të kota e të parëndësishme. I shkon për pe programit, e programi i ditës se sotme, është mjaft i pasur.  

Shpejt, si të ishim përngut, lëshojmë Portin e Haifës e sakaq gjendemi në qytetin e famshëm Nazaret. Qytet tejet fotogjenik. Interesant. I lashtë. Me gjurma dymijë vjeçe para epokës sonë. I kompozuar (ngritur) dhe i harmonizuar në një ambient të gurtë. I pastër. Pastërtia sikur është dert i përbashkët i të gjithë tridhjetë e pesë mijë banorëve të tij.  

Ky qytet ka një lidhje të ngushtë me Jezu Krishtin dhe lindjen e tij, për çka më se miri dëshmon kisha e re, ndërtuar midis vjetëve njëmijë e nëntë qind e gjashtëdhjetë dhe një mijë nëntë qind e gjashtëdhjetë e tetë, mbi gërmadhat e kishës se lashtë,  që këtu e kishte ngritur dhe ndërtuar Kostaini, në shekullin e katërt. Ja, pra, më në fund, një tempull religjioz në këtë qytet të lashtë, që nuk është më i moçëm se disa vjeç. 

Gjatë ditës se sotme përsëri do të “takojmë” Jezusin  Shkëlqesia e tij “na pret” diku në rrugë, në rrugë për në liqenin e Galileut apo Tiberias. Ky liqe e ka edhe një emër, një të tretë. Liqeni i depresionit, quhet edhe ndryshe!   

Së pari do të ndalemi te një vendbanim interesant, specifik e karakteristik në botën mbarë, në Kibuc. Mbase është e vërtetë se, pos atributeve që ka, duhet shtuar edhe ca të tjera që, vështirë të besohet se lexuesi im, do mësoj ndonjë gjë të re. Prandaj, asnjë fjalë mbi Kibucët, (së paku këtu e me këtë rast, kësaj radhe. Ndoshta njëherë tjetër, më vonë, po!).  

 dita e tetë:  

(jerusalem, bethlehem…, e shtunë, 27 shtator ’86) 

Rrugën prej Haifës deri në Jerusalem e kalojmë shpejtë. Autobusët janë të mirë, komod dhe  me nga një krua brenda, në të cilin gjithmonë ka ujë të ftohet akull. Gjatë kësaj rruge (nja dyqind kilometra) pothuaj se nuk na del në “pritë” ndonjë befasi e madhe, pos që në të dy kahet e saj zënë sipërfaqe plantacionet e pakufishme të portokallit, limonit dhe, më pak, të pambukut. Disa kilometra para se të hyhet në Jerusalem, i merr “rruga e trimërisë”, për ndër të trupave ushtarake izraelite që këtu thyen ushtrinë e Jordanisë, në vitin njëmijë e nëntëqind e dyzet e nëntë. Sikur forcat e armatosura izraelite të mos shënonin këtë fitore, thonë këtu, ku dihet ç’do të bëhej më Izraelin e sotëm. Nga kjo pjesë e rrugës shihen bjeshkët e Judës,  që arrijnë deri në tetëqind metra lartësi.  

Tashti pothuaj se me të dyja këmbët jemi në qytetin ndër më të lashtët në botë. Jemi në Jerusalem, që emrin e ka aq të mirë – “Qytet i paqes”, në përkthim të lirë do të thotë fjala Jerusalem. Në anën tjetër, shih ironinë, ky qytet, sikur kurrë në jetë, ditë paqeje nuk ka përjetuar. Pavarësisht nga të gjitha, duhet thënë se qyteti Jerusalem shtrihet mbi shtatë kodrina (disi si qyteti i Romës) dhe se është shumë i hijshëm e fotogjenik, ndonëse asnjë fotoreporter, sa do i rryer, kurrë, deri me sot nuk ka rritë të zë portretin e tij në tërësi. Bota e njeh Jerusalemin si qytet të shenjtë, mitik e para së gjithash, religjioz kur në të, njëra bri tjetrës gjallërojnë tri konfesionet, pjesëtarët e tri religjioneve fetare: myslimane, ortodokse dhe hebraike. Si shumë vjet më parë, as sot e kësaj dite, banorët e Jerusalemit nuk i lenë të qetë eshtrat e Muhamedit, Krishtit dhe te Davidit. Derisa myslimanet pohojnë me këmbëngulje se nga këtu, Muhamedi “iku” në drejtim të panjohur, të krishterët ortodoksë e konsiderojnë vend të tyre të shenjtë, vend të vuajtjeve dhe viktimizimit të Jezuit, hebraikët, ndërkaq kategorikisht thonë se ky është qyteti i Davidit. Njeriu, i painformuari, shumë lehtë humbë rrugën në këtë “xhungël” kishash, xhamish e sinagogash.  Më se shumti e më se shpeshti  këtu, megjithatë “takon” Jezu Krishtin që, vetëm brenda dy orësh, do të shohin kishën ku është lindur, duhet të ndiqet “rruga kryqore” të arrihet në kishën ku ka përfunduar jeta fizike e Krishtit. 

Kishave s’u mbesin “borxh” as xhamitë, kur ka boll, shyqyr zotit! Altoparlantët t’i qesin veshët! Drejtë nga “gojë e metaltë” e shoqëruesit Salamud të vijnë në vesh emra të njohur e te panjohur shenjtërish, Abraham, Izak, Mojsie, Nabukodonosor, Aleksandri i Madh, Herodoti i Madh e shumë të tjerë  të mëdhenj. Është e vështirë të mbahen në mend të gjithë ata emra që ky qytet i “shëtiti” shkallëve të historisë. Secili pushtues që ka shtegtuar këtu, pasi që ka rrënuar me themel të gjitha ato që i ka gjetur e “trashëguar” këtu, të rejave ua ka dhënë emrat e vet.  Për shembull, në kohën e romakëve Jerusalemi është quajtur Aelia Capitaloni. Ja, i tillë është Jerusalemi. Ai përjetohet si një ëndërr e përzishme, për të mos thënë e keqe. E ngatërruar. Si një ankth. Përjetohet kështu nga pamjet që radhitën në varg. “Muri i vajtimit” (lamentacionit), më parë është trishtues se joshës. Tubohet aty masë e madhe njerëzish  mjekërgjatë, secili për vete a në grup, këndojnë dua, si në vajtim (gjëmë), lexojnë faqet e librave të trashë e të zezë. Leximin e ndjekin me luhatje karakteristike e ritmike dhe – njëmend qajnë e vajtojnë, lamentojnë, pra. Nëpër vrimat e këtij muri të njohur, ndoshta të vetmit të këtillë në botë, fusin copëza letrash me porositë që (nga qielli) të zbret Mesia!  

Këputet këtu rrëfimi sipërfaqësor, si për ngut, mbi Jerusalemin, aq më parë kur dihet se mbi këtë qytet të mistershëm, në çdo kënd të vështrimit, janë shkruar qindra e mijëra libra të trashë, janë xhiruar shumë filma dokumentarë, në trojet e këtij qyteti me rrethinë, janë realizuar shumë e shumë filma të spikatur artistikë, nga ana e kinematografive më të fuqishme të botës. Fama e këtij qyteti që, në afërsi prej tridhjete e pesë kilometrash ka fenomenin natyror të quajtur “Deti i Vdekur”,  kur është aq i madhe sa që tërheq vëmendjen e turistëve endacakë e kureshtarë nga bota mbarë.  

Në Bethlehem, ndalemi një çik  vetëm sa të vizitojmë vendin e lindjes se Jezu Krishtit. Çudi, sa i afërt tingëllonte ky emër misterioz dhe mitologjik, njëherësh. Emër i afërt, i mistershëm, i frikshëm, (ruana zot mëkati!) dhe i kobshëm, ne të njëjtën kohë. Një ndjesi e tillë përjetohet gjatë qëndrimit të shkurtër në Bethlehem. Fitohet përshtypja  se ke lindur dhe je rritur në këtë qytet, “vëlla të vogël” të qytetit të Jerusalemit, që është aty, afër në distancë prej dhjetë-pesëmbëdhjetë kilometrash, hiç më shumë. Bethlehemi, lirisht mund të thuhet se gjendet në periferi paksa me të shkëputur të Jerusalemit. 

Pas vizitës, përnjëmend të shkurtër, por efektive, Jerusalemit të gurtë e të mistershëm, sikur përnjëherësh dalim në ajër të pastër kur, pas pak çastesh, gjendemi në Tel Aviv, respektivisht, në Jaffa, në pjesën e lashtë të këtij qyteti të ri e krejt modern. Jaffa bashkë me pjesë e re dhe bashkëkohore të  Tel Avivit, përbëjnë  kryeqytetin e Izraelit, shtet i vogël, më vetëm  pesë e diçka më tëpër milion banorë, por, me sherr të madh, sidomos ndaj palestinezëve të ngratë, kur në trevat e tyre shekullore, heqin të  zinjtë e ullirit dhe nuk gjëjnë paqe dhe rehati.  

Nga vizita e shkurtër, krejt e beftë, këtij qyteti të ri e modern, të vetmit të këtillë ndoshta në tërë Izraelin, emri i të cilit, në përkthim do të thotë “bregore pranverore”, ndahemi, si me vajë në buzë dhe duke pëshpëritur një mallkim të urtë në adresë të agjencisë se udhëtimeve duke thënë hallall mos i qoftë, që na mblodhi e  me shpejtësi evakuimi, na largoi nga qytet i bukur akoma ende pa e shijuar si duhet bukurinë joshëse të tij.  

nga 

(një copë herë në haifë, nazaret, tiberias, jeruzalem, betlehem, jaffe)  

Haifa, porti më i madh Izraelit, është i veshur me diell dhe me ngrohtësi. Mysafirin e pret si është më së miri. Këtu, mbase edhe për herë të parë, në këtë udhëtim, i shoh “njerëzit bretkosa” (!) – që janë ata zhytës të shkathtë që hyjnë nën det, nën anije dhe kontrollojnë çdo pjesë të saj.  

Lë Haifen dhe sakaq gjendem në Nazaret, qytet tejet fotogjenik, interesant, me harmoni arkitektonike të lashtësisë edhe dymijë vjet para erës së re, i kompozuar (i ndërtuar) në një ambient të gurtë, të pastër.  

Nazaret kishte lidhje të ngushtë me Jezu Krishtin. Me lindjen e tij, për çka më së miri flet  Kisha e Paralajmërimit të lindjes së Krishtit. Në vend të kishës së lashtë, të cilën në shekullin e katërt e kishte ngritur Konstantini, midis viteve 1960-1968, është ndërtuar kisha e re, “vepër e të gjithë të krishterëve bashkë”!  

Një objekt, një monument religjioz, lashtësia e të cilit matet me vjet e jo me shekuj. 

Brenda ditës së sotme, përsëri, në rrugë e sipër, do të “ndesh” Jezu Chrishtin!  

Në rrugë për në Liqenin e Galileut apo Tiberias, së pari, ndeshet vendbanimi interesant, specifik dhe karakteristik izraelit Kibuc.  

Pasi kapërcej një grusht kodrinash të zhveshura që, aty – këtu, si me kapele mbi kokë, siur kokën ua mbulojnë plantacionet e vogla ullishtash, në bebëz me shkrep liqeni me dy emra: Liqeni i Galileut apo  Tiberias.  

Pakëz gjeografi: ky liqen është i gjatë njëzet e një kilometër, i gjerë njëmbëdhjetë kilometra, i thellë, dyzet e dy, deri në pesëdhjetë, metra. Është, madje, dyqind e dymbëdhjetë metra nën nivelin e detit, nga ana e tij jugore nis rrugën e gjatë dyqind e pesëdhjetë kilometra Jordan për të arritur në Detin e Vdekur. Përgjatë tij në lindje, liqenin e ndjek rrafshlarta e Golanit.  

Në burim të lumit Jordan është krezmuar Krishti. Edhe sot e gjithë ditën, me shishe të vogla plastmasti merret uji i shenjtë (i bekuar), e shpërndahet nëpër tërë botën. Në këtë vend mbahen edhe ceremoni tradicionale fetare, në kohë e ditë të caktuara.           

Jerusalemi shtrihet mbi shtatë kodrina të zhveshura dhe është i papërshtatshëm që, përnjëherë, me shikim t’i zihet visorja e tërë. Vështirë ta fotografohet përnjëherë.  

Bota e njeh Jerusalemin si vend të shenjtë. Si vend mitik, religjioz, ku zotërojnë tri përkatësi fetare: hebraite, myslimane dhe ortodokse.  

Edhe sot e kësaj dite, banorët e Jerusalemit nuk i lënë të qetë eshtrat e Davidit, të Muhamedit dhe të Jezu Chrishtit. Hebreitët thonë se ky është qytet i Davidit, muhamedanët thonë se nga këtu Muhamedi “iku” në qiell, kurse te krishterët Jerusalemin e konsiderojnë si vend të vuajtjeve dhe te vdekjes mizore të Jezu Chrishtit. 

Betlehemi është  vendinlindja e Jezu Chrishtit.  

Jaffa, pjesa e vjetër të qytetit që, sipas gjurmimeve më të reja, po u supozuaka se është njëri ndër qytetet më të vjetra në botë!  

Tel Avivi është qytet tërësisht të ri, që bashkë me Jaffa sajojnë kryeqytetin e Izraelit katër milionësh. 

Këtë (krye) qytet  e ngrëni terri, që këtu po binte në orët e hershme të pasdites. Pasi që bukurinë e Tel Avivit, emri i të cilit, në përkthim të lirë do të thotë “bregore pranverore”. Nëpër të kalova një buzëmbrëmje të ditëve të fundit të shtatorit të vitit tetëdhjetë e gjashtë.  Ja, një barsoletë tipike izraelite, që   e tregoi ciceroni ynë Salamud:  “Një pasdreke, rrugëve të Jerusalemit po shëtisnin që të tretë bashkë – hoxha, prifti dhe rabini. Çelin muhabet. Si po i shpenzon paratë që t’i japin besimtarët, e pyet hoxha priftin. Prifti ia kthen – një pjesë ia jap kishës e pjesën tjetër  e ndali për veti. S’e ke mirë, ia kthen hoxha priftit. Unë paratë që m’i falin besimtarët i ndaj në tresh, një pjesë i jap xhamisë, një pjesë të varfërve, kurse një pjesë e ndali për vete. Rabini, pasi dëgjon këtë dialog midis hoxhës dhe priftit, ua pret: për ndryshim prej jush që nuk veproni si duhet, unë të gjitha paratë që m’i japin besimtarët ia fali perëndisë! I vë në cilindër dhe i hedh përpjetë, në hava. Perëndia i ndal të vetat e unë i marr ato që bien në tokë!”. 

Ndërkohë dikush provoi të zë akordet e melodisë së njohur izraelite “Ha-va -na-gji-la”, të cilën gjatë këtyre dy ditëve na e këndoi dhe na e (ri)kujtoi ciceroni ynë Salamud.  

(Këtë melodi të popullarizuar izraelite tek në të dashur e beri interpretimi brilant i të madhes sonë, Nexhmije Pagarusha). 

*  Në portin e Haifes, ku në puhatje të lehta mbi valët e detit Mesdhe  priste anija, kthehemi të lodhur sa nga rruga e gjatë, sa nga të nxehtit të madh, dhe, më aq e me shumë, mbresa të dendura  sidomos nga qëndrimi në njërin prej qyteteve më të njohura në botë – në Jerusalem. 

      në  

      (jerusalem!)   

 Të kalosh (qëndrosh) vetëm një ditë në “qytetin e të gjithë njerëzve dhe të gjitha feve të botës” – sikurse ndryshe (më se shpeshti) e quajnë Jerusalemin, lirisht mund të thuhet se nuk ke bërë asgjë. E aq më pak ke të drejtë të nisesh “një rrëfim të ri” për këtë qytet të lashtë, kur hynë në radhën e qyteteve më të vjetra në botë. 

Në atë parakalim të shkurtër nëpër këtë “labirint të historisë” nuk mund të bësh asgjë tjetër (të mençur!) pos të hallakatesh njohuritë vetjake modeste mbi këtë qytet që – shih ironinë (!), a ka qytet tjetër në botë që në historinë e vet të ketë parë më pak ditë paqeje se që ka Jerusalemi, qe  “qytet paqeje”, pra, i thonë? 

Derisa ekspertët e “sferave të ndryshme” të sjellin ndonjë zbulim të ri mbi Jerusalemin dhe zanafillën e tij, zbulime këto që rëndom, shumë pak i qëndrojnë kohës, të thuhet ajo që  dihet mbi këtë qytet e që, në anën tjetër, është ngushtë e lidhur me “paqen” dhe rehatinë e tij shekullore.  

Si në asnjë vend tjetër në botë, në Jerusalem bashkëjetojnë dhe veprojnë madje tri religjione të mëdha: hebraizmi, krishtërizmi dhe myslimanizmi!?  

Duke ruajtur në kujtesë, besimin greko-ortodoks, rimo-katolik, kop dhe atë jakobin, qe, po ashtu parakaluan nëpër këtë qytet. T’u kthehemi tri besimeve (feve) kryesore që, edhe sot e kësaj dite,  bashkëjetojnë e gjallërojnë njëra bri tjetrës, në Jerusalem. Këtë qytet të  shenjtë të vetin e konsiderojnë të krishterët, hebraikët dhe myslimanët. Për të parët ky është qytet i vuajtjeve të  Jezu Krishtit, për të dytët Jerusalemi është qytet i Davidit, kurse për të tretët (myslimanët), pas Mekës dhe Medinës, Jerusalemi është vendi i tretë i shenjtë i tyre.  

Që të tria këto besime, tani e shumë shekuj me radhë, përmes shenjave dhe gjurmëve të lashtësisë që kryesisht bazohen edhe në gojëdhëna, provojnë të ushtrojnë primatin e tyre në këtë qytet mbi kodrinat e zhveshura të Judës. E gjurmë të tilla në Jerusalem ka shumë. Mal i madh është ky monumentesh, gjithfarshme. Kisha, xhamia, tempujt… e kështu me radhë.  

Këtu, përbrenda mureve të Qytetit të Vjetër, (mure këto që më 1540 i ndërtoi Sulejmani i Madhërishëm, janë të gjatë 12 metra, kanë 35 kulla dhe tetë dyer për hyrje në qytet, sot gjendet Kisha e varrimit të trupit (jo edhe shpirtit) të Jezu Chrishtit, me Via Dolorezo-n, në të cilën Jezui barti kryqin, aty menjëherë afër janë mbeturinat e Tempullit – “Muri i vajtimit”, aty  afër është Xhamia e Gurtë, nga e cila, sipas besimit, në kalin me krih, barti shpirtin e Muhamedit “fluturoi” në qiell… 

Asnjëra prej këtyre gjurmëve dhe shenjave, që, pretendojnë të jenë më autentike dhe të paluhatshme, 

nuk qëndrojnë në këmbë të forta ngase, sikurse dihet, prej fillimit të erës sonë, ky qytet me dhjetëra herë u pushtua nga okupues të ndryshëm, kurse, ndërkohë, pesë herë, madje u rrënua dhe u rrafshua me tokë. Kështu që, edhe sot e kësaj dite, mbretëron bindja se vetëm nëntoka  e tij e di dhe e ruan historinë e vërtetë të këtij qyteti, më afër gjysmë milioni frymë, sa ka tani. 

Prej të gjithë monumenteve dhe tempujve që për kohë aq të shkurtër qëndrimi këtu  dhe duhet parë gjithsesi, është “Muri i vajtimit, me shijen e keqe pse në hyrje të këtij tempulli, rojet i ç’armatosën vizitorët, prej çdo lloj aparati fotografik, (e për kamera televizive as të mos flitet, duke na i ndalur në portieri të gjitha torbat dhe gjësendet e tjera të dyshimta, ia gjetëm përgjigjen e arsyes, dy ditë më vonë, në tollovinë e madhe dhe të përhershme të masës se njerëzve, një grup palestinezësh – “… për të treguar papajtueshmërinë e përjetshme ndaj agresionit izraelit…” – këtu hodhi bombë eksploduese, me ç’rast rëndë plagosen madje shtatëdhjetë njerëz prej të cilëve një ra viktimë! 

Pas qëndrimit, sado shkurtër, brendapërbrenda mureve të Qytetit të Vjetër të Jerusalemit, mezi pritet të dilet në “ajër të pastër” për t’iu qepur ndonjë krahu të ri e të bardhë të këtij qyteti, që për çdo vjet pushton ndonjë kodrinë të re. Apo, të ikën andej drejtë vrojtores që zë vend në qafën e Kodrinës se Ullishtës prej nga, në bebëz, përnjëherë, pëlcet pamje panoramike e Jerusalemit.  

Jerusalemi i ri është ndërtuar nga gurë bardhët e nxjerrë nga gurë thyerjet e kodrinave përbri që rrëshqasin deri buzë Detit të Vdekur. Në këtë qytet që dikush e quajti “lodër e historisë”, sot ka shumë sheshe, parqe, shumë ngrehina monumentale. Universiteti është themeluar qysh në vitin 1925, kurse Universiteti i Ri, në vitin e afërt 1968. Bie në sy edhe Shkolla e Lartë Islame, Muzeu Nacional i Izraelit afër të cilit vend të dukshëm zë Tempulli i Librit në të cilin, me xhelozi, ruhen edhe dorëshkrimet e vjetra përtej dymijë vjeçare të gjetura në vitin 1947, në gërmimet arkeologjike në afërsi të Detit të Vdekur.  

Jerusalemi është i pasur edhe me galeri artistike, me xhami, me kisha, me sinagoga, me shumë hotele, me kompleksin e spitaleve e kështu më radhë, deri të godina e parlamentit “Knesset” që, sikurse e dihet, në vitin 1950, Jerusalemin e ka proklamuar si kryeqytet të Izraelit, kurse pas luftës, në vitin 1967, Qyteti i Ri i Jerusalemit është proklamuar si tërësi e njësuar. Këtë vendim të Knesset-it, Kombet e Bashkuara nuk e kanë pranuar. 

Një ditë qëndrimi në këtë qytet në të cilin, sikurse në librin e tij “Qendrat e hershme të krishtianizmit” Petar Bam tha se është:“motiv i përleshjeve në Jerusalem përherë kanë qenë teprimet në një virtyt, në virtytin e besimit”!    

jeta 

(në kibuc!)  

Salamudi, mesoburrë, i thinjur, i shkathtë, nëpunës i agjencisë gjegjëse turistike në Haife, (porti më i madh në tërë Izraelin), për grupin tonë turistik, ka hartuar një program mjaft të dendur dhe interesant. Gjatë qëndrimit në këtë shtet (“tokë të premtuar”), do të vizitojmë tërë atë që shtegtari i rastit duhet  (dhe mund të shohë),  për dy ditë në Izrael. 

Që në hapin e parë të “shëtisë” nëpër Izrael, do të ndalemi në një nga Kibucët e tij. Mësojmë se Kibuci është një si “fshat i projektuar”, si rezervat, apo si fushim.  

Salamudi nuk na shpie në çfarëdo Kibuci, por në atë më të lashtin, të parin e më të njohurin në – Degania që, si “projekt-pionier”, u themelua në vitin e largët 1909! 

Lashtësia e këtij Kibuci edhe nuk është ndonjë përparësi aq e madhe, ngase të gjitha këto “rezervate” janë të krijuara në një sistem të njëjtë, mbi parime të njëjta!  

Kibuci me emrin Degania, gjendet buzë liqenit Tiberias (dyqind e dymbëdhjetë metra nën nivelin e detit, në depresion!). Para se të mbërrijmë atje, për një çast do të ndalemi aty, ku nga ky liqen buron lumi i njohur Jordan. Këtu bën nxehtë edhe mbi 35 gradë celsius. Bregut liqenit Thiberias (apo të Galileut,) trup plantacioneve të mëdha të bananeve, të hurmave, të mandarinave dhe të portokajve, i humbur në dendësinë e tyre, në heshtje të plotë, na shfaqet Kibuci Degania.  

Është mesditë. Fëmijët bëjnë gjumin e obliguar të mesditës. Të rriturit, burra e gra, u janë qepur, punëve të  fushës. Heshtjen e plotë të fshatit, nën palma shtatgjata, e thyejnë lëvizje të aty-këtushme të të rinjve dhe të rejave që shkojnë apo kthehen nga shkolla dhe, natyrisht, ata pak kujdestarë që sot kanë radhën të përgatisin racionet për drekë dhe darkë. 

Të jetosh në kibuc, do të thotë të jetosh në kolektiv, në bashkësi, në familje të madhe ku çdo gjë, ama çdo gjë, është e përbashkët. Edhe puna, edhe djersa, edhe fitimi edhe humbja. Për humbje dihet më pak, ose nuk ka fare!  

Në Kibuc nuk ekziston pronë private. As fitim vetjak. Fëmijët e “klasifikuar” sipas moshës jetojnë bashkë. Tërë ditën e lume e kalojnë bashkë: në argëtim, në lojë, në shkollë, në mësim. Të rriturit punojnë bashkë. Kryesisht merren me kultivimin e kulturave bujqësore. Derisa shumica kryejnë punë të fushës, pjesa tjetër, ajo kujdestare (për një jave apo për një ditë, çështje marrëveshjeje), kujdestarojnë.  Ua kanë frikën  fshatrave arabe përreth, nga se ua okupuan tokat viteve të fundit. Nga kibucët izraelite, migrimi në SHBA është i madh, veçmas nga frika e së ardhmes. Shumë banorë të kibucëve kthehen edhe në Marok, ndërsa gjithashtu i madh është numri i hebrenjve, të cilët nga shtetet evropiane nuk vijnë në Izrael, por shkojnë drejtë e në Amerikë. 

Kibuci është konak, është derë e hapur, për akëcilin hebraik të kësaj bote që, në bazë të vullnetit të plotë, dëshiron të jetoi këtu, shpjegon Salamudi dhe thotë se, ashtu si këtu, vjen, punon e jeton me dëshirë të plotë, e në çdo kohë, Kibucin  edhe mund të lëshohet, të braktiset.  

Në fillim Kibuci ishte menduar si vendstrehim, për të sëmurë, për të paaftë për punë. Për ata të pa plëng e shtëpi, por me kohë, numri i kibucëve u shtua shumë. U shtua edhe numri i banorëve në to. Të aftë për punë dhe prodhim. Kështu, Kibucët sot paraqesin një potencial të rëndësishëm të ardhurave materiale dhe të mirave të tjera të rëndësishme për banorët e tyre vetë dhe për shtetin.  

dita e nëntë:  

(limasol, e diel, 28 shtator, ’86)   

Mbrëmë në ora njëzet e një kemi lëshuar portin Haifa. Me atë çast edhe jemi përshëndetur (njëherë për njëherë!) me Izraelin, si shtet e, më shumë si fenomen. Dhe, as afër mendësisë nuk jemi të zbërthejmë atë përjetim të takimit të parë më këtë shtet të cilin, fale realitetit objektiv e “shkelëm” (e vizituam) të terin ose se paku gjithë atë që atje është më interesantja dhe më e çmueshmja.  

Por, ja se tani Anija jonë, ndërkohë ka “ngrenë” disa milja në drejtim të Qipros. Mos(dija)marrëveshje e parë që lindi mes udhëtarëve ishte se ku bën pjesë ky ishull i njohur në botë, që sipas legjendës së bukurisë, hyjnesha e bukurisë Afrodita, lindi nga shkumë e bardhë (që s’është në legjendë!) dhe nga velët e detit doli pikërisht në ujdhesën e Qipros. Të paret thanë se Qipro i takon kontinentit të Azisë, të dytët thanë Evropës, ndërkaq të tretët heshtën dhe bënë mirë që heshtën. 

“Qipro bën pjesë (i takon) Mesdheut dhe gjashtëdhjetë e pesë kilometra  është larg Turqisë, treqind e njëzet e pesë kilometra larg Egjiptit dhe plotë katërqind kilometra ujdhesave të tjera të Greqisë” – shkruan, ndër të tjera, në faqen e parë të librit të parë të gjeografisë e, shkencëtari (autori) atje fare nuk precizon cilit nga kontinentet i është në dispozicion: Evropës, Azisë, Afrikës,  a kujt i takon kjo ujdhesë. E, me gjithë dilemat, megjithatë, dihet se kjo ujdhesë  më nëntëmijë e dyqind e tetëdhjetë e dymijë kilometra katrore sipërfaqe dhe me shtatëqind mijë banorë , megjithatë, bën pjesë në kontinentin e vjetër, Evropë. Po kujt, de facto, i takon Qipro në planin gjeopolitik, Turqisë apo Greqisë, duhet ë pyesim dy liderët kryesor aktual, Cipriano-n dhe Dengtash-in 

Sa herë që zihet në gojë Qipro, aq herë të  bie ndër mend Nikozia, disi sikur të mos ishte ky emër qyteti por shteti, sa herë zihet në gojë emri i këtij qyteti, aq herë të kujtohet emri Makarios dhe mjekra dhe pelerinat e zeza, aq herë bie ndërmend “kriza qipriote” dhe trembëdhjetë shkurti i vitit njëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e pesë, kur turqit qipriotë shpallën autonominë e shtetit federal qipriot turk. Sillën ndërmend edhe shumë e shumë imtësia të tjera mbi këtë ujdhesë, “trupin” e së cilës nuk e lagë, nuk e përshkon asnjë lumë. Mirëpo, mbi asnjërën prej këtyre të dhënave nuk flitet më këtë rast, madje as mbi etimologjinë e vetë fjalës Qipro, që nuk do të thotë gjë tjetër, por Bakër, nga se edhe kjo dihet tashmë! Fletët e ditarit të ditës se sotme (e diel, njëzet e tetë shtator njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë)  me diell shumë e temperaturë tejet të lartë, mbi tridhjetë e pesë gradë, e përfundojmë vetëm me disa fjalë mbi qyteti bregdetar Limasol, në portin e të cilit që nga orët e hershme të  mëngjesit të ditës së sotme, është ankoruar Anija jonë me të cilën lundrojmë nëpër Mesdheun Lindor. 

Pas ditës së djeshme, qe përnjëherë kishin vizituar Jerusalemin, Bethlehem-in Tel Aviv-in me Jaffën në zemër, kur lypsej “thes” i madh ditari, për të vendosur veç të njëmijtën pjesë të asaj që kishim parë e vizituar,  Limasol-i duket si një limonadë e freskët që me një gllënjkë do e “kapërdinim” me gjithë tetëmbëdhjetë mijë banorët, sa i ka.  

Përndryshe, ky qytet i bukur, ruan nja dy-tri gjurmë lashtësie, sa për të qenë, (Kurium-in, bie fjala) të cilat i vizitojmë shpejt e shpejt, pa ia vë veshin gjithaq shoqërueses sonë simpatike dhe tejet mikpritëse (të cilës nuk i dhanë afat as të prezantohej si duhet, nga se aty-për aty, ia dhamë emrin Afroditë !), të bindur se për të kaluarën e kësaj qyteze nuk është duke kallëzuar “sende” aq të rëndësishme e interesante. 

“Limasoli është lokalitet historik” –thotë ajo dhe shton –“ në gjirin e vet bregdetar ka përtej tetëdhjetë hotele, secili më i bukur se shoqi”.  

Një qytet më njëqind e tetëdhjetë mijë banorë të këtë tetëdhjetë hotele, po kjo është një gjë shumë e mirë dhe kuriozitet në vete.  Mësojmë, po ashtu, se këtu bën  klimë shumë e mirë, kjo do të thotë se këtu behet rrushi i kualitetit të lartë e dihet se, ku ka rrush të mirë, prodhohet edhe vëra e mirë dhe kualitative. Pra, është e njohur në botë vëra e këtushme Komandaria, që mund ta gjesh vetëm këtu e askund gjetkë në Qipro.  

Në ndarje, nikoqiri nuk pati “zemër” të na nderoi me vërën njohur, në vend të saj mund të zgjidhnin midis vërës “Othelo” dhe “Olympus”. Shumica e udhëtareve të Anijes sonë preferuan këtë të dytën, mbase edhe për shkak të firmës ekzotike e, morëm rrugë. Mëzi prisnim që, atje diku, tej horizontit, të shohim (vizitojmë) një nga shtatë a tetë, sa janë gjithsej, Çuditë e Botës – Kolosin e Rodosit, (i lartë tridhjetë e katër metra). Për ne, pjesëmarrësit e këtij kryqëzimi të këndshëm nëpër Mesdheun Lindor, kjo ishte çudia e dytë e botës. E para ishte Piramida e Keopsit.  

Gjatë këtij shtegtimi na presin edhe shumë befasi të tjera. E, për të tjerat do të flasim në flete e reja të ditar. Këtu e me këtë rast vetëm mund të shtohet se, sa i pasur është “Baseni i Mesdheut” në përgjithësi, me monumente të lashtë e të rëndësishme, shumë prej të cilave, pra, janë të njohura në rang a shkallë botërore. 

Në Anijen tonë, sonte, deri në orët e vona të natës, apo më drejt, deri në orët e hershme të mëngjesit, zgjatë balloja me maska, loja dhe vallëzimi i zhurmshëm, nën maska. 

Papritmas agu i ditës se re, na gdhin në Rodos. E Kolosi, ku është?  

Kolosi është atje, mbi kodrinë, mbi Rodos! 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu