ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Shkoj me këmishë të shqyer në Amerikë, nga atje Asdren Karaçica u kthye në Kosovë me kompaninë e tij

Shkrime relevante

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajtën mbledhjen e dytë të përbashkët

Prishtinë, 18 nëntor 2024  Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria...

Shpërndaj

Nga: Skender Karaçica 

Ngjyra jete

Forcat ushtarako-policore dhe paramilitare të Serbisë, Asdren Karaçica nga Gllogovci i Drenicës e kishin dëbuar më familje nga shtëpia dhe më qindra të tjerë shqiptarë të kësaj ane i dërguan në kampin e refugjatëve në Stankovec të RMV-së. Pas shtatë javësh në këtë kampë të refugjatëve, Asdreni më 24 qershor 1999 niset bashkë me familjen për Amerikë për të gjetur strehim sipas programit në qytetin mikpritës të Çikagos.

Dhe këtu, për Asdrenin nis udha e jetës, së pari në shkollën fillore dhe në gjimnaz për të vazhduar më tej në synimet e tij që të bëhej biznesmen i jetës ekonomike në tempullin e dijes… E kishte lënë Drenicën e djegur nga dora vrastare serbe dhe, tërë kohën kishte një ëndërr se si të ndihmojë Kosovën, siç e kishte dëgjuar shpesh herë babain e tij duke thënë: Nuk kemi tjetër atdhe pos tokës së shqiptarizmës, për plisat dhe lisat e Drenicës…!

Nëpër vite dhe rritja e shtatit të Asdren Karaçica, një ditë ëndrrat e tij nisën të bëhen pjesë e jetës së tij. Kishte nis punën në kompanitë më të njohura të biznesit ndërkombëtar dhe brenda rrafshit ekonomik në shtetin e Amerikës për të marrë të mbarën duke themeluar kompaninë e tij “Trucking Group USA” në Çikago dhe natyrisht synimet i kishte që, projektin e tij të biznesit të zbret në Prishtinë.

Në Prishtinë kompania e Asdren Karaçica e ka nis punën dhe u ka afruar punë në selinë në Çikago dhe Prishtinë më se pesëdhjetë të rinjve shqiptarë dhe amerikanë. Në zyrën e njësisë së biznesit, të rinjët dhe të rejat e Kosovës të shkolluar në Universitetin “Hasan Prishtina” dhe në Kolegjët tjera, kanë marrë punë dhe me të ardhurat e mira matriale ia kanë nisur të marrin frymë në udhët e jetës dhe të përspektivës…

Kompania e Asdren Karaçica nga Çikago dhe që ka zbritur edhe në Prishtinë, në fund të vitit 2021 mori një nismë humanitare për të ndihmuar fëmijët më sëmundjen e kancerit. Tërë ekipi i kompanisë në Prishtinë, për nismën grumbulluan pesë mijë euro dhe i dëguan përmes aksionit ATG: “Care for Kosovo Kids” në Klinikën Pediatrike të QKUK-së në Prishtinë dhe kanë ndarë dhurata për fëmijët e shtrirë në këtë klinikë për shërim nga sëmundja e kancerit.

Pos kësaj, kompania e Asdrenit ka menduar që të ndihmojë edhe në furnizimin me barna për fëmijët e sëmuar, që, në programin e tyre ata kishin një dëshirë, fëmijët e kësaj klinike ti shohin të buzëqeshur për shërim dhe rrita e mbarë e tyre. Në këtë nismë duhet përmendur angazhimin e Patrycja Deszcz, e cila ishte në krah të stafit në zyrën e kompanisë nga Çikago të hapur edhe në Prishtinë.

Për fund, duhet theksuar se ëndrra e Asdren Karaçica u bë pjesë e jetës së tij dhe, synimet e tij janë të zgjerojë fushën e biznesit në relacionet Amerikë-Kosovë dhe sa më shumë të rinj shqiptarë të punësuar, ndonëse kahet e zhvillimit ekonomik të shtetit të Kosovës, janë parakushtet që brezi i ri dhe i shkolluar të qëndrojë më të dy këmbët në tokën e vet shqiptare dhe, mos të lejojmë që, në shekullin e ri, shqiptarët të mbesin të varfër dhe duke kërkuar punë e mirëqenie nëpër meridianët e botës. Për diasporën shqiptare nëpër botë, Asdren Karaçica e ka një porosi:

Mos të merren më “politikë” dhe shteti i Kosovës nuk duhet që të shtrëngojë diasporën me “politikën e ditës” dhe tash e tutje “vota” më e mirë për shtetin (tonë) të Kosovës është të kthehemi në tokën tonë me ato pak investime dhe, një ditë Kosova duhet të marrë primatin e shtetit më ekonomi stabile dhe të zhvilluar në parametrat e ndarjes ndërkombëtare të punës.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu