ARKIVI:
21 Shkurt 2025

Shkolla Shqipe në mërgatë shënon 17 Skurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Shkrime relevante

“Luciferi” i Dante Aligiarit…, nga Tirana !

Afrim Caka, Gjakovë Rrofte Shqiperia e tradhetuar ne lekur dhe e ndotur...

Sot është e mundur të shesësh anonimitetin tuaj shumë lirë

Nga Aurel Dasareti Ne thjesht duam të jetojmë në një vend të lirë...

Zhgënjimin ta kthejmë në forcë për ndryshim!

Florim Zeqa Jam nga ata që e kanë pritur një rezultat më...

Leksiku i turpshëm i Ramës në Sheshin Skënderbej dhe mjerimi i bujkrobërve socialistë

Eshref Ymeri  Fjala e Ramës dje, më 20 shkurt, në Sheshin Skënderbej...

Shpërndaj

Nga: Nexhmije Mehmetaj

Me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, një datë me rëndësi të jashtëzakonshme historike dhe emocionale për të gjithë shqiptarët anembanë botës. Shkolla Shqipe nuk mund të qëndronte indiferente ndaj këtij përvjetori madhështor. Kjo ditë simbolizon jo vetëm fitoren e lirisë dhe sakrificën e brezave të tërë, por edhe krenarinë dhe identitetin kombëtar që mbetet i gjallë edhe larg atdheut.

Janë mësueset, me përkushtimin e tyre të palodhur, që kujdesën  të përcjellin tek nxënësit vlerat e dashurisë për atdheun, lirinë dhe historinë e lavdishme të popullit shqiptar. Edhe pse larg vendlindjes, gëzimi dhe krenaria për këtë ditë  ndjehen më të madhërishme.  Kjo festë shërbeu të bashkëbisedojë me mësuesen beratase Alma Hani pranë shkollës shqipe në Hanau të Gjermanisë

Pyetje: Zonja Hani, si mësuese e mësimit plotësues, çfarë domethënie ka për ju dhe nxënësit tuaj 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës?

Alma Hani: Ne kujtojmë me krenari këtë datë. Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj, duke kurorëzuar përpjekjet e gjata dhe sakrificat e panumërta të popullit shqiptar për liri dhe shtetësi. Ky akt historik ishte fryt i rezistencës së vazhdueshme kundër shtypjes dhe i përkushtimit për një të ardhme më të drejtë e më të sigurt. Pavarësia e Kosovës është një simbol i vullnetit të pathyeshëm të popullit të saj për të jetuar i lirë dhe sovran. Ajo u njoh nga shumë vende të botës, duke e konsoliduar Kosovën si një shtet të ri evropian me synime për paqe, zhvillim dhe integrim ndërkombëtar. Edhe sot, pavarësia mbetet një përgjegjësi dhe një ideal për ta ndërtuar një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe të denjë për brezat e ardhshëm.

Për nxënësit e mësimit plotësues, është një mundësi e artë për t’u njohur jo vetëm me gjuhën shqipe por edhe  me historinë e vendit të tyre dhe për të ndjerë krenar me identitetin e tyre shqiptar.

Pyetje: Si e festuat këtë ditë me nxënësit tuaj?

Alma Hani: (Në pamundësi tjetër). Në mjediset e ngrohta të shkollës, mësueset dhe nxënësit u mblodhën për të shënuar këtë ditë me aktivitete të larmishme kulturore e edukative. Fëmijët recituan poezi për Kosovën, kënduan këngë patriotike dhe interpretuan pjesë të shkruara enkas për këtë ditë të shënuar. Në fytyrat e fëmijëve shihej gëzimi sidomos tek ata që recituan, kënduan, vallëzuan. Mësueset dhe prindërit krijuan një atmosferë festive, duke e kthyer këtë përvjetor në një moment bashkimi dhe reflektimi mbi rrugën e vështirë të Kosovës drejt pavarësisë. Përmes këtyre aktiviteteve, fëmijët jo vetëm që njohin historinë e kombit të tyre, por edhe mësojnë rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe gjuhës shqipe.

Kjo festë shërbeu gjithashtu si një urë lidhëse mes brezave, duke i kujtuar të rinjve rëndësinë e lirisë dhe përkushtimin ndaj vlerave kombëtare, kudo që ata ndodhen. Për mësueset, kjo ishte një mundësi për të dëshmuar se, edhe pse larg Kosovës, shpirti shqiptar vazhdon të rrahë fuqishëm në zemrat e tyre dhe të nxënësve që edukojnë me aq dashuri dhe përkushtim.

Pyetje: Si reagojnë nxënësit kur mësojnë për këtë festë?

Alma Hani: Fëmijët janë shumë kureshtarë dhe entuziastë. Për disa prej tyre, është hera e parë që dëgjojnë për detajet e rrugëtimit të Kosovës drejt pavarësisë. Ata ndihen krenarë dhe shpesh tregojnë histori nga familjet e tyre për ndihmën që kanë dhënë për Kosovën. Kjo i lidh më shumë me kulturën e tyre dhe forcon ndjenjën e përkatësisë kombëtare.

Pyetje: A mendoni se është e rëndësishme që brezat e rinj në mërgatë të njohin historinë e Kosovës?

Alma Hani: Patjetër! Sa përpjekje, luftë e sakrifica janë dashur nga populli i shqiptar i Kosovës të fitonte lirinë edhe pavarësinë. Fëmijë tanë duhet ta dinë historinë e Kosovës. Njohja e historisë është çelësi për ruajtjen e identitetit kombëtar. Fëmijët e mërgatës rriten në një mjedis ku kultura gjermane është dominonte, prandaj është thelbësore që përmes shkollës shqipe të mbajmë gjallë lidhjen e tyre me atdheun. Duke mësuar për të kaluarën, ata formojnë një lidhje më të fortë me vendin e origjinës dhe bëhen ambasadorë të vlerave dhe kulturës sonë në botë.

Pyetje: Cili është mesazhi juaj për këtë 17 Shkurt për shqiptarët, sidomos për ata që jetojnë jashtë Kosovës?

Alma Hani: Mesazhi im është që shqiptarët mos ta harrojnë kurrë rrugën e gjatë e të mundimshme që kanë kaluar për të arritur deri këtu. Pavarësia e Kosovës është një arritje e madhe, por mbetet përgjegjësia e të gjithë nesh, brenda dhe jashtë vendit, që ta forcojmë dhe ta zhvillojmë më tej. Fëmijëve tanë t’u mësojmë dashurinë për gjuhën dhe kulturën shqiptare, sepse vetëm kështu do ta ruajmë identitetin tonë kombëtar. Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës!
Gëzuar 17 Shkurtin – ditën e lirisë, krenarisë dhe identitetit tonë kombëtar!

Me 18 shkurt 2025

K O M E N T E

2 KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu