Shkodra, që gjithnjë ka qenë një nga qytetet më arsimdashëse dhe të shquara për kulturën qytetare e artin, ka pasur shkolla që në shekullin XIII. Dëshmitë e ekzistencës së këtyre shkollave na vijnë nga arkivat e françeskanëve.
Sipas studiuesit Sami Rrepishti, shkollat e para në gjuhën shqipe janë hapur në veri të Shqipërisë nga klerikët katolikë. Dhe pikërisht në Ulqin në vitin 1258, në Durrës në vitin 1278, në Shkodër në vitin 1345 dhe 1359, në Tivar në vitin 1349, në Pult në vitin 1397, në Drisht 1396 dhe nga shekulli XV deri në shek. XVIII me shkolla të tjera në Shkodër e Lezhë e në shumë qytete të tjera.
Sipas profesorit, kishat katolike shqiptare me françeskanët në vijën e parë i zhvillonin të gjitha ritet në gjuhën tonë, ndaj dhe populli i frekuentonte të gjitha kishat e kuvendet e tyre me dëshirë, duke marrë pjesë masivisht në mesha, katekizëm, krezma, celebrimin e martesave, etj.
Sipas të dhënave që jep profesori Lutfi Alia, shkollat që janë ngritur në Shkodër në vitin 1416 ishin: shkolla “Santa Barbara, shkolla “Sam Mercurio”, “Kryqi i shenjtë” etj.
Shkolla të tilla do të hapeshin më pas dhe në Kurbin, në Pllanë, në Blinisht dhe në Zadrimë.
Në raportet e etërve françeskanë të kohës theksohet roli i madh që kisha katolike i kushton shkollës dhe nevojës së shkollimit të shqiptarëve.
Sigurisht që në këto shkolla kryesisht shkonin djem, por kisha katolike do i kushtonte një vëmendje të veçantë dhe vajzave, duke hapur në vitin 1879 shkollën fillore për vajzat dhe përkatësisht nga motrat stigmatine, ku u edukuan vajzat me kulturën bazë dhe mësoheshin si të bëheshin zonja të mira shtëpie.
Në vitin 1882 françeskanët çelën një kolegj fetar që do shërbente për të gjithë ata nxënës shqiptarë që dëshironin të bëheshin fretër. Mësimet u rregulluan sipas programit të gjimnazit të Austrisë.
Shkollat do të hapen vit pas vitit duke arritur në vitin 1908, kur do të mbahet Kongresi i madh i Manastirit.
Pyetja që është e natyrshme ishte: nga mbaheshin këto shkolla. Sipas profesorit, ato kryesisht financoheshin nga Austro-Hungaria. Dhe në fakt ka të drejtë. Austro-Hungaria ka pasur prej shekujsh një interes të veçantë për Shqipërinë, duke investuar në shkolla, në studimin e gjuhës shqipe, etj.
Pra nga statistikat që disponojnë françeskanët deri në vitin 1911 katolikët kanë hapur 47 shkolla shqipe, ndër to 10 shkolla për vajza. Në vitin 1933, me urdhër të Zogut, u mbyllën 74% e shkollave fetare katolike dhe në 1945 ato u mbyllën plotësisht nga diktatura komuniste.
Faik Konica, në shkrimet e tij, do të lëvdonte punën e madhe të shkollave fetare katolike. Ai do të shkruante: ”Kolegji saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Evropës mund të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për punë dhe krahasohet një me të”.
Dhe pikërisht për këto shkolla kanë dhënë kontribut të veçantë klerikët katolikë, si At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, At Justin Rrota, Don Ndoc Nikaj, Karl Gurakuqi, Mati Logoreci etj.
http://konica.al/2017/07/e-rralle-shkollat-ne-shqiperi-qe-nga-viti-1258/
kATOLICIZIMI I sHQIPERISE SE vERIUT DHE I kOSOVES FILLOI PAS VITIT 1620 KUR pROGRAMI KATOLIK FIDE rekomandoi ri-kristianizmin e Ballkanit.
Para vitit 1453 popullata arber&epirtote ishte e ritit lindor kurse qytetet SHkodra, Durresi, Tivari, Ulqini Lezha kishin kisha orthodokse dhe katolike. Fshatrat ishin krejtesisht orthodokse.
Kjo deshmohet nga Arbereshet, arvanitasit, arnautet qe shkuan ne Bullgari, Ukraine, Rumani.
Te gjithe studjuesit serioze e tregojne te kunderten.
ato shkolla ishin shkolla fetare dhe jo laike, dhe nuk mesohej shqip.
Eshte e vertete qe ato shkolla, ne te cilat mesohej edhe gjuha shqipe, ishin shkolla fetare. Por edhe librat e pare te gjuhes shqipe ishin libra fetare. Sipas kesaj logjike i bie qe edhe librat e pare te gjuhes shqipe te mos konsiderohen te tille sepse qenkan libra fetarë. Prandaj me plot te drejte z. Ndue Dedaj pat konstatuar se “nuk ka kuptim qe katolicizmit t’i pranosh librat e pare shqip, por jo edhe shkollat e para shqipe pasi ato jane nje unitet kulturologjik , thene ndryshe, te nje ADN-je dhe ngjizur nga e njejta ABC”
Besëlidhja e Lezhës ë 2 mars 1444 u mbaj në Katedralen katolike të Shën Kollit në Lezhë.
Kjo katedrale nuk ka kenë Kishë ortodokse, por ka kenë Kishë katolike.
Keshilltari i Gjergj Kastriotit Imzot Pal Engjelli (1417 ose 1427 – 27 mars 1469) ka qenë një klerik katolik që shërbeu si Arqipeshkëv i Durrësit, i cili më 1462 shkroi të parën fjali në gjuhën shqipe të gjetur deri më tani. Qe mik dhe shërbeu si diplomat i Skënderbeut, si dhe me porosi të Papa Piu II ndërhyri për ta pajtuar me Lekë Dukagjinin.
( https://sq.wikipedia.org/wiki/Pal_Engj%C3%ABlli )