ARKIVI:
2 Nëntor 2024

Shkrim i shkrimtarit Rai Gashi i vitit 2017: Kush po luan lojëra të rrezikshme me shqiptaret dhe në emër të shqiptarëve?

Shkrime relevante

Një tjetër udhëheqës i Hamasit, Izz al-Din Kassab, u vra, pretendon IDF

zz al-Din Kassab ishte një nga pak udhëheqësit e mbetur të...

Partneritet i fuqishëm ndërshtetëror – Ministrja Gërvalla takon homologen kanadeze, Mélanie Joly

Montreal, Kanada — Në margjinat e Konferencës Ministeriale për Dimensionin Njerëzor...

A po “vdesin” kultura dhe sporti në Drenas?!

Zeqir Bekolli, Drenas ___ Në periudhën e demokracisë dhe të lirisë, kur i...

Kush është Pellazgu Matneere ?

Preshevë, tetor 2023 Pellazgu Matn-eere Kush është Pellazgu Matneere ? Pellazgu Matneere është...

Shpërndaj

Xhamia e Bresanes, Sharr, Prizren
Nga: Raif Gashi, Prishtinë
___
Ndërtimi i qindra e mijëra objekteve të lutjeve ekskluzivisht xhami nëpër trojet shqiptare, leje e pa leje ndërtimi, me një arkitekturë të shkapërderdhur gjithnjë sipas dëshirës së investuesve (pushtuesve), e herë-herë edhe me nga dy minare që të lënë përshtypjen se kanë prekur qiellin, e që kanë trembur edhe shqipet e vërteta dhe kanë kontaminuar këtë hapësirë me shkretime, ndërtuar jo gjithëherë për komunitetin, por të ndërtuara buzë rrugëve, aty ku duken më së tepërmi, afër shkollave për të shqetësuar dhe dezorientuar rrugën e së ardhmes sonë, në çdo hyrje kufitare, të lenë përshtypjen se këtu diçka nuk është në rregull me ne shqiptarët dhe identitetin tonë në përgjithësi.
Ata që vijnë për herë të parë në këto troje dyshojnë se mos kanë hy gabim në vendet arabe.
Kam pas disa raste të tilla, ku shumë mysafirë më kanë pyetur se ku gjenden. Edhe pse e vështirë për t’u kapërdi kjo kafshatë kancerogjene tejet helmuese dhe e kobshme për shqiptarët vendor në trojet e Ilirikës.
Kush i bëri dhe po i vazhdon këto projekte namkeqe për kombin?
Çfarë rëndësie ka për shqiptarët ky ndërrim i pamjes së trojeve tona dhe kjo ngarkesë kaq e madhe me këto shtëpi-xhami.
Shtrohet pyetja: Vërtet kemi nevojë kaq të madhe të kemi kaq shumë xhami, në kohen kur kemi varfëri të skajshme, kur analfabetizmi i shoqërisë sonë ka rritje marramendëse dhe të pakontrolluar, kur këtyre ndërrimeve ju gëzohen dhe urojnë vetëm armiqtë e përbetuar të tokave tona, si Serbia dhe Turqia që janë edhe projektuesit dhe financuesit e kësaj të keqje kombëtare.
Shekujve të robërisë ju shpëtuam disi nga asimilimi, por kur erdhi liria, në vend se të kultivojmë dhe nderojmë kombin ne po asimilohemi dhe në emër të gjoja fesë islame po arabizohemi me, apo pa vetëdije.
Po kush janë këta far bajraktarësh të këtyre punëve të dëmshme për kombin?
Këto janë mbeturinat e osmanlinjve (osmanlinjtë e ri) të ndihmuar nga serbët dhe projektet akademike të Serbisë të hartuara me një precizitet të lart dhe që po i përjetësojnë në shoqërinë shqiptare, gjithnjë me ndihmën e faktorit të brendshëm shqiptare dhe parasë joshëse, e cila po vjen po nga këta armiq.
Pra, këtu mund të konkludojmë dhe të jemi të sigurt, se këto projekte po bëhen në emrin e gjoja lirisë fetare, një lirie islame në këto toka.
Pra, ombrella e këtyre të këqijave është një organizatë e pakontrolluar dhe armiqësore që vepron pas lufte në Kosovë dhe gjithkund nëpër tokat shqiptare, e quajtur Bashkësia Islame, që as nuk dihet se kush vërtet i udhëheq dhe kush i financon dhe e mbrojtur zëshëm dhe kërcënueshëm nga Turqia.
Do e kisha pyet Bashkësinë Islame dhe projektuesit e saj se a e ndjejnë veten shqiptar?
Nëse po, që dyshoj se janë shqiptar, me tregoni sa cent keni ndarë si individ dhe si bashkësi për ndërtimin apo meremetimin e ndonjë shkolle shqipe, ndonjë ambulante për shpëtim jete, ndonjë copë rrugë apo të paktën edhe ndonjë vendi ku mund të përshurrin shqiptarët.
Jo, këto jam i sigurt se nuk e keni bë, as kurrë nuk do ta bëni as në të ardhmen, sepse ju nuk jeni të lindur me gjak shqiptari.
E keqja tjetër këtu është edhe më e rrezikshme, sepse ju po përdoreni pa të drejt simbolin e shenjt të kombit shqiptar FLAMURIN KUQEZI, që nuk e keni derdhur kurrë asnjë pikë gjaku për te.
Mos thoni se keni derdhur gjak se gaboheni, se pa të kishit derdhur gjak nuk do ta përdhoseshit deri në këtë masë dhe gjendje, gjakun dhe kombin në përgjithësi me këtë far kulture turko-arabe.
Si arriti kjo e ligë edhe deri te: “Akademia e shkencave të Kosovës”, te Kuvendi i Kosovës, te qeveria e Kosovës, në çerdhe, në shkolla fillore e të mesme, në universitete, në secilin organ shtetëror, në “Institutin Albanologjik”, “historik” deri në arkivat e Kosovës?.
Mos harroni këtu se secili ka drejt të mbajnë fenë e vet dhe për vete, e jo të më tregoj mua se në cilën fe duhet të jem unë, ti apo ai.
Bartja e flamurit dhe fshehja pas këtij të shenjti, në këto projekte të dëmshme dhe vdekjeprurëse për kombin dhe identiteti shqiptar është edhe një dëshmi se ju jo që jeni argatët e së keqes, po njësoj jeni armiq të kësaj toke.
Bartja e kësaj të keqes pas mbjelljes së qindra e mijëra xhamive në tokat e Arbrit, deri në vendet e Evropës gjithnjë nën flamurin kuqezi dhe me veshje kombëtare, është edhe një ogurzi që po luhet me identitetin tonë nga këta faqezinjë turkoshak.
Nuk ka xhami shqiptare as në Kosovë, e le më nëpër Evropë.
Largohuni nga projektet e Turqisë dhe të Serbisë për ripushtimin dhe ndarjen e serishme të tokave të shqipes or të marr, o miopet e tokës suaj.
*
Nga Kalim Toplica Datë 28 maj e vitit 2017 Prishtinë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu