ARKIVI:
10 Mars 2025

Shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj mbështetë propozimin që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë 

Shkrime relevante

Për 5, 6 e 7 marsin, lavdi!

Murat Koci, Suedi   Post festum Duhet të kem qenë në klasën e 7-të...

Cila është e vërteta për prejardhjen kombëtare të hulumtuesit Atanasije Urosheviqit

Dr. Qazim Namoni , studjues nga Prishtina Sipas burimeve serbe origjina e...

Shpërndaj

Në një postim në rrjetin social Facebook, shkrimtari e diplomati i njohur Besnik Mustafaj i ka dhënë mbështetje propozimit të Qendrës «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur», që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë. 

Ai këtë e ka bërë duke shpërndarë statusin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, e cila gjithashtu ka përkrahur këtë iniciativë. 

Forhåndsvisning av bilde

Ky është postimi i shkrimtarit Besnik Mustafaj: 

Edhe unë e mbështes propozimin që lulëkuqja të njihet si simbol i gjenocidit serb në Kosovë. 

Pas kësaj ka reaguar edhe Kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” z. Bardhyl Mahmuti, duke e vlerësuar këtë mbështetje si shumë të rëndësishme. 

“Përkrahja e iniciativës së Qendrës « Gjenocidi në Kosovë-plagë e hapur » nga diplomati i dikurshëm shqiptar, mjaf i respektuar nga shqiptarët kudo qofshin në botë, dhe shkrimtari i përmasave botërore Besnik Mustafaj, është një mbështetje e fuqishme që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë!”, ka shkruar zoti Mahmuti. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu