ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Shkurtimisht për konceptin tim mediatik

Shkrime relevante

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët për të...

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Shpërndaj

Autor : Lirim Gashi
(kërkoj sponsorë për konceptin mediatik si në vijim)
* Në shqip, serbokroatisht dhe gjermanisht.
Mediat profesionale kanë një rol jashtëzakonisht të lartë në botën moderne, jo vetëm sepse i ofrojnë publikut akses jashtëzakonisht të saktë, të shpejtë dhe të gjerë në informacionet aktuale, por kryesisht sepse krijojnë trende, shije, qasje, mendime, perspektiva, pikëpamje dhe kuptime të reja që promovojnë dinamika zhvillimore rajonale dhe ndërkombëtare.
Gjithashtu, mediat moderne dhe profesionale edukojnë dhe argëtojnë publikun pasi ofrojnë informacione interesante për të gjitha moshat, gjinitë, shtresat dhe orientimet ideologjike, politike, kulturore, seksuale dhe fetare.
Dhe jo vetëm kaq, por në varësi prej cilësisë së tyre profesionale, ato kanë një ndikim të madh në politikë, diplomaci, arsim, shkencë, kulturë, sport, industri, tregti, ekonomi dhe financa, sepse jo vetëm që analizojnë, monitorojnë dhe kritikojnë procese aktuale, por edhe promovojnë perspektiva, ide, produkte, shije dhe vlera të reja, si dhe krijojnë nevojën për të ruajtur dhe kultivuar vlerat e dëshmuara konservatore, e veçanërisht ato që ndërlidhen me trashëgiminë kulturore dhe historike.
Roli i tyre në politikë është veçanërisht i rëndësishëm, sepse përmes analizës, monitorimit dhe kritikës rigoroze të ngjarjeve, proceseve, veprimeve dhe synimeve aktuale ato kanë një rol sugjestiv dhe korrigjues në vendimmarrje.
Sepse kritika e drejtë dhe e arsyeshme i detyron vendimmarrësit në të gjitha institucionet kyçe të korrigjojnë dhe përmirësojnë cilësinë e punës.
Sepse nëse konfiguracioni politik në pushtet dëshmon rezultate cilësore, atëherë edhe opozita që konkurron me të është e detyruar të bëhet më e zellshme, kreative, dinamike dhe efektive, ngaqë vetëm gara dhe konkurrenca e fortë mes dy ose më shumë ekipeve (subjekteve) cilësore jep rezultate cilësore.
Cilat janë veçoritë e konceptit tim mediatik dhe çfarë e dallon atë cilësisht nga konceptet e zakonshme që kemi vënë re në dy dekadat e fundit në vendin tonë?
Koncepti im në asnjë mënyrë nuk cenon apo komprometon cilësinë, paanshmërinë dhe kodin e pashkruar të etikës dhe moralit gazetaresk, dhe për këtë arsye jo vetëm që është i ngjashëm me atë që karakterizon mediat më me ndikim në botë, por gjithashtu përmban shumë pikëpamje, perspektiva, këndvështrime dhe qasje avangarde që mund të krijojnë trende të reja, moderne dhe cilësore në të ardhmen.
Pra, koncepti im përmban trende, pikëpamje, metoda, karakteristika, atribute dhe virtyte që dallojnë dukshëm jo vetëm në mënyrën, qasjen, këndvështrimin, stilin, shpjegimin dhe përpilimin e teksteve të shkruara dhe fjalëve të folura, por edhe në mënyrën e përcjelljes së mesazheve tek publiku.
Përveç kësaj koncepti im promovon vazhdimisht vlera të dëshmuara kombëtare dhe universale.
Sepse përmban dorëshkrimin tim autentik dhe të pakrahasueshëm që karakterizon elaborimet, analizat, kritikat dhe parashikimet e mia në shumë fusha, gjuhë dhe zhanre.
Ndaj, dallon veçanërisht nga mediat amatore në vendin tonë, të cilat fatkeqësisht në dy dekadat e fundit kanë luajtur një rol shumë negativ në krijimin e opinionit publik.
Sepse jo vetëm që kanë promovuar sasi të mëdha antivlerash dhe krijuar shije të keqe tek publiku, por edhe vazhdimisht kanë prodhuar informacione tendencioze dhe klienteliste që kanë korresponduar me interesat e ngushta të grupeve të veçanta politiko-mafioze nga të cilat janë financuar.
Këtë e kanë bërë duke i promovuar interesat e tyre të ngushta dhe pangopura karrieriste dhe fitimprurëse në dëm të interesit të përgjithshëm shoqëror dhe shtetëror.
Pse është cilësia e rëndësishme për mua?
Sepse jam njëqind për qind i bindur se është garancia e vetme e suksesit në planin afatgjatë.
Sepse njerëzit (konsumatorët) edhe kur shkojnë në supermarkete për të blerë produkte ushqimore, nëse e hasin dhe shijojnë një produkt të një cilësie të veçantë që dallon dukshëm nga numri i madh i produkteve të ngjashme, atëherë pa asnjë hezitim e përfshijnë në menynë e tyre ditore.
E sidomos nëse edhe çmimi i përshtatet mundësive të tyre financiare.
Dhe kjo vlen jo vetëm për ushqimin trupor, por edhe për atë mendor dhe shpirtëror.
Mënyra e financimit:
Sigurisht që mediat nuk mund të promovojnë trende, vlera, qasje, pikëpamje dhe shije të reja nëse nuk mund të gjenerojnë paga të denja për menaxhmentin, më saktë për çdo punonjës.
Sepse pagat e denja janë garancia më e madhe e profesionalizmit, paanshmërisë dhe besueshmërisë.
Sepse punonjësit që mund të jetojnë me dinjitet nga pagat e tyre, do ta kenë shumë më të lehtë të jenë imun ndaj lakmisë financiare që çon në korrupsion.
Prandaj, koncepti im parashikon një ekuilibër të ofertës profesionale dhe komerciale, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar jetëgjatësinë e projektit dhe për të shmangur rrezikun e falimentimit.
Si i tillë koncepti im si preventivë e thekson veçanërisht sigurimin ligjor të autorësisë, pra shmangien e rrezikut të plagjiaturës.
Pse është e rëndësishme mbrojtja ligjore kundër plagjiaturës?
Duke qenë se çdo risi në gazetarinë dhe informacionin modern botëror përfaqëson vlerë të pamatshme krijuese dhe mendore.
Prandaj çdo plagjiaturë nga mediat pirate konsiderohet si shkelje e rëndë e së drejtës dhe dinjitetit të autorit dhe dënohet me gjoba të paimagjinueshme.
Prandaj është shumë më rëndësi që në fund të çdo emisioni televiziv apo artikulli gazetaresk të potencohet me gojë dhe me shkrim “ndalohet rreptësisht plagjiatura dhe kopjimi pa lejen e autorit”.
Natyrisht paraprakisht sigurohet licenca, respektivisht patenti ligjor për çdo risi në informim, sqarim dhe përmbajtje, përndryshe nuk ka efekt vetëm potencimi verbal i së drejtës së autorit.
Për të shmangur rrezikun nga falimentimi, koncepti im përveç ofertave filmike, skenografike, informative, argëtuese, muzikore, politike, sportive, turistike, analitike, humoristike, letrare, arsimore dhe shkencore, ofron edhe emisione komerciale për promovimin dhe shitjen e produkteve të prodhuesve dhe distributorëve vendas dhe ndërkombëtarë.
Çka më karakterizon veçanërisht mua autorin e konceptit.
Një talent i jashtëzakonshëm krijues në shumë gjuhë, stile dhe zhanre, si dhe një ndjenjë e veçantë e nuhatjes dhe krijimit të tendencave të reja gazetareske që garantojnë sukses.
Përveç kësaj edhe një ndjenjë e veçantë e parashikimit të epilogut të veprimeve publike individuale dhe shoqërore.
Përveç kësaj, kam një talent të veçantë për interpretim dhe përkthim të shpejtë dhe të saktë, veçanërisht nga gjermanishtja, kroatishtja dhe anglishtja, por edhe nga shumë gjuhë të tjera.
Por talenti im më i madh është të krijoj barcoleta dhe satira aty për aty, që godasin me saktësi marramendëse dukuritë negative, anomalitë dhe perversitetet dhe që e argëtojnë publikun deri në çmenduri.
Në fakt, unë jam në gjendje të shkruaj aty për aty dhe pa nevojë për inspirim të veçantë skenare, proza dhe poezi të të gjitha gjinive letrare dhe jo vetëm kaq, por edhe t’i interpretoj ato në mënyrë fantastike në shumë gjuhë.
Përveç kësaj, kam një ndjenjë të veçantë të analizës dhe kritikës rigoroze shkencore në fushën e filozofisë, politikës, arsimit, shkencës, kulturës, letërsisë, sportit, ekonomisë, tregtisë, sigurisë, diplomacisë dhe ekologjisë.
Ndërsa çdo lexues i shkrimeve të mia do ta pohojë dhe vërtetojë pa asnjë hezitim talentin dhe origjinalitetin tim.
Prandaj fillimisht nuk kam nevojë të paguaj ekstra përkthyes, skenarist, krijues dhe interpretues, sepse të gjitha këto pune mund t’i kryejë vetë.
Koncepti fillimisht parashikon një portal online me rubrika të veçanta si aktualitete, politikë, show-biznes, sport, diasporë, humor, kënd intim, kulturë, shkencë, opinione, letërsi, reklama, fakte interesante dhe ngjarje aktuale në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mali të Zi, Serbi dhe diasporë.
Ai parashikon gjithashtu Youtube TV dhe ndërveprim me rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.
Sigurisht që parashikon edhe marrëveshje biznesi me rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe YouTube, pra financim nga klikimet.
Dhe sidomos këtu vjen në pah dobia nga cilësia, sepse sa më e lartë që është cilësia, aq më i madh është numri i klikimeve dhe përfitimi financiar.
Natyrisht që parasheh edhe sponzorë dhe reklama.
Plagjiatura dhe kopjimi pa lejen e autorit është rreptësisht e ndaluar.
***
MOJ SAVREMENI MEDIJSKI KONCEPT U PODESNIM REDOVIMA
Autor: Lirim Gashi
Profesionalni mediji imaju izuzetno visoku ulogu u savremenom svijetu, ne samo zato što javnosti nude izuzetno precizan, brz i širok pristup aktuelnim informacijama, već uglavnom zato što kreiraju trendove, ukuse, pristupe, razmišljanja, perspektive, poglede, značenja i inovacije koji promovišu dinamiku regionalnog i međunarodnog razvoja.
Također, moderni i profesionalni mediji edukuju i zabavljaju javnost jer pružaju zanimljive informacije za sve uzraste, spolove, slojeve i ideološke, političke, kulturne, seksualne i vjerske orijentacije.
I ne samo to, već u zavisnosti od svog profesionalnog kvaliteta imaju ogroman uticaj na politiku, diplomatiju, obrazovanje, nauku, kulturu, sport, industriju, trgovinu, ekonomiju i finansije, jer ne samo da analiziraju, prate i kritikuju aktuelne procese, već i promovišu nove perspektive, ideje, proizvode, ukuse i vrijednosti, a osim toga stvaraju potrebu za očuvanjem i njegovanjem dokazanih konzervativnih vrijednosti, posebno onih vezanih za kulturno-historijsko naslijeđe.
Njihova uloga u politici je posebno važna jer kroz rigoroznu analizu, praćenje i kritiku aktuelnih događaja, procesa, akcija i ciljeva imaju sugestivnu i korektivnu ulogu u donošenju odluka.
Jer pravedna i razumna kritika tjera donosioce odluka u svim ključnim institucijama da koriguju i poboljšaju kvalitet rada.
Jer ako politička konfiguracija na vlasti dokazuje kvalitetne rezultate, onda je opozicija koja se njome takmiči u obavezi da postane marljivija, kreativnija, dinamičnija i efektivnija, jer samo jaka konkurencija i nadmetanje između dva ili više kvalitetnih timova (subjekta) daje kvalitetne rezultate.
Koje su odlike mog medijskog koncepta i šta ga kvalitativno razlikuje od uobičajenih koncepata koje uočavamo u posljednje dvije decenije u našoj zemlji?
Moj koncept ni na koji način ne kompromituje kvalitet, nepristrasnost i nepisani kodeks novinarske etike i morala, te je stoga ne samo sličan onome što karakteriše najutjecajnije medije u svijetu, već sadrži i mnoge avangardne poglede, perspektive i pristupe koji mogu kreirati nove, moderne i kvalitetne trendove u budućnosti.
Dakle, moj koncept sadrži trendove, poglede, metode, karakteristike, atribute i vrline koje se bitno razlikuju ne samo po načinu, pristupu, perspektivi, stilu, objašnjenju i kompilaciji pisanih tekstova i izgovorenih riječi, već i po načinu prenošenja poruka javnosti.
Osim toga, moj koncept stalno promoviše dokazane nacionalne i univerzalne vrijednosti.
Zato što sadrži moj autentičan i neuporediv rukopis koji karakteriše moje razrade, analize, kritike i predviđanja na mnogim jezicima i žanrovima.
Stoga se posebno razlikuje od koncepata amaterskih medija u našoj zemlji, koji su, nažalost, u posljednje dvije decenije igrali vrlo negativnu ulogu u kreiranju javnog mnjenja.
Jer ne samo da su promovirali velike količine antivrijednosti i stvarali loš ukus u javnosti, već su i dosljedno proizvodili pristrasne i klijentelističke informacije koje su odgovarale uskim interesima pojedinih političko-mafijaških grupa iz kojih su se financirali .
To su činili promovirajući svoje uske i pohlepne karijerističke i unosne interese na štetu općeg društvenog i državnog interesa.
Zašto mi je kvalitet važan?
Jer sam sto posto uvjeren da je to jedina garancija uspjeha na duge staze.
Jer ljudi (potrošači) čak i kada odu u supermarkete da kupe prehrambene proizvode, ako naiđu i kušaju proizvod posebnog kvaliteta koji se bitno razlikuje od velikog broja sličnih proizvoda, onda ga bez ikakvog oklijevanja uvrštavaju u svoj jelovnik.
Pogotovo ako cijena odgovara njihovim finansijskim mogućnostima.
I to se ne odnosi samo na tjelesnu ishranu, već i na mentalnu i duhovnu ishranu.
Način finansiranja:
Naravno, mediji ne mogu promovirati nove trendove, vrijednosti, pristupe, poglede i ukuse ako ne mogu generirati pristojne plate za menadžment, tačnije za svakog zaposlenog.
Jer pristojne plate su najveća garancija profesionalizma, nepristrasnosti i pouzdanosti.
Jer zaposlenima koji mogu dostojanstveno živjeti od svojih plata biće mnogo lakše da budu imuni na finansijsku pohlepu koja vodi u korupciju.
Stoga moj koncept predviđa balans profesionalne i komercijalne ponude, jer je to jedini način da se osigura dugovječnost projekta i izbjegne rizik od bankrota.
Kao takav, moj koncept prevencije posebno naglašava zakonsku odredbu autorstva, odnosno izbjegavanje rizika od plagijata.
Zašto je važna pravna zaštita od plagijata?
S obzirom da svaka inovacija u savremenom svjetskom novinarstvu i informisanju predstavlja nemjerljivu kreativnu i mentalnu vrijednost.
Stoga se svaki plagijat od strane piratskih medija smatra teškim kršenjem autorskih prava i dostojanstva i kažnjava se nezamislivim novčanim kaznama.
Stoga je mnogo važnije da se na kraju svake TV emisije ili novinarskog članka usmeno i pismeno naglasi “strogo je zabranjen 6 i kopiranje bez dozvole autora”.
Naravno, unapred se obezbeđuje licenca, odnosno zakonski patent za bilo koju inovaciju u informacijama, pojašnjenju i sadržaju, inače samo verbalno isticanje autorskog prava nema efekta.
Da bih izbjegao rizik od bankrota, moj koncept pored filmske, scenografske, informativne, zabavne, muzičke, političke, sportske, turističke, analitičke, humoristične, književne, obrazovne i naučne ponude nudi i komercijalne emisije za promociju i prodaju proizvoda domaćih i stranih proizvođača i distributera.
Što mene posebno karakteriše, odnosno autora ovog koncepta?
Izvanredan kreativni talenat na mnogim poljima, jezicima, stilovima i žanrovima, kao i poseban njuh za stvaranje novih novinarskih trendova koji garantuju uspjeh.
Uz to poseban osjećaj iščekivanja epiloga individualnih i društvenih javnih akcija.
Osim toga, imam poseban talenat za brzo i precizno tumačenje i prevođenje, posebno s njemačkog, hrvatskog i engleskog, ali i sa mnogih drugih jezika.
Ali moj najveći talenat je da na licu mjesta stvaram viceve i satiru, koji vrtoglavom preciznošću pogađaju negativne pojave, anomalije i perverzije i koji zabavljaju javnost do ludila.
Zapravo, u stanju sam da pišem na licu mjesta i bez potrebe za posebnom inspiracijom, proze i poezie svih književnih žanrova i ne samo to, nego i fantastično ih tumačim na mnogim jezicima.
Osim toga, imam poseban osjećaj za rigoroznu naučnu analizu i kritiku u oblastima filozofije, politike, obrazovanja, nauke, kulture, književnosti, sporta, ekonomije, trgovine, sigurnosti, diplomatije i ekologije.
Dok će svaki čitalac mojih spisa bez imalo ustručavanja potvrditi i dokazati moj talenat i originalnost.
Dakle, u početku ne moram dodatno plaćati prevodioce, scenariste, kreatore i izvođače, jer sav ovaj posao mogu sam obaviti.
Koncept inicijalno predviđa online portal sa posebnim odeljcima kao što su aktuelnosti, politika, šou biznis, sport, dijaspora, humor, intimni ugao, kultura, nauka, mišljenja, literatura, reklame, zanimljivosti i aktuelnosti u Albaniji, Severnoj Makedoniji, Crna Gora, Srbija i dijaspora.
Takođe pruža Youtube TV i interakciju sa društvenim mrežama Facebook i Instagram.
Naravno, predviđa i poslovanje sa društvenim mrežama Facebook, Instagram i YouTube, odnosno finansiranje iz klikova.
I tu se posebno ističe korisnost kvaliteta, jer što je kvalitet veći, to je veći broj klikova i finansijska korist.
Naravno, nudi i sponzore i reklame.
Plagijat i kopiranje bez dozvole autora je strogo zabranjen.
***
MEIN ZEITGENÖSSISCHES MEDIENKONZEPT IN FETTEN LINIEN
Autor: Lirim Gashi
Professionelle Medien spielen in der modernen Welt eine extrem hohe Rolle, nicht nur, weil sie der Öffentlichkeit einen extrem genauen, schnellen und breiten Zugang zu aktuellen Informationen bieten, sondern vor allem, weil sie Trends, Geschmäcker, Ansätze, Gedanken, Perspektiven, Ansichten und Bedeutungen von Innovationen schaffen die regionale und internationale Entwicklungsdynamiken fördern.
Ausserdem, moderne und professionelle Medien bilden und unterhalten die Öffentlichkeit, da sie interessante Informationen für alle Altersgruppen, Geschlechter, Schichten und weltanschaulichen, politischen, kulturellen, sexuellen und religiösen Orientierungen bieten.
Und nicht nur das, sie haben je nach fachlicher Qualität einen enormen Einfluss auf Politik, Diplomatie, Bildung, Wissenschaft, Kultur, Sport, Industrie, Handel, Wirtschaft und Finanzen, denn sie analysieren, beobachten und kritisieren nicht nur aktuelle Prozesse , sondern fördern auch neue Perspektiven, Ideen, Produkte, Geschmäcker und Werte und schaffen die Notwendigkeit, bewährte konservative Werte zu bewahren und zu pflegen, insbesondere solche, die sich auf das kulturelle und historische Erbe beziehen.
Ihre Rolle in der Politik ist besonders wichtig, weil sie durch die rigorose Analyse, Überwachung und Kritik aktueller Ereignisse, Prozesse, Aktionen und Ziele eine anregende und korrigierende Rolle bei der Entscheidungsfindung spielen.
Denn faire und vernünftige Kritik zwingt Entscheidungsträger in allen wichtigen Institutionen, die Qualität der Arbeit zu korrigieren und zu verbessern.
Denn wenn die politische Konfiguration an der Macht Qualitätsergebnisse beweist, dann muss die Opposition, die mit ihr konkurriert, fleißiger, kreativer, dynamischer und effektiver werden, denn nur ein starker Wettbewerb zwischen zwei oder mehr Qualitätsteams (Einheiten) führt zu qualitativen Ergebnissen.
Was zeichnet mein Medienkonzept aus und was unterscheidet es qualitativ von den gängigen Konzepten, die wir in den letzten zwei Jahrzehnten in unserem Land wahrgenommen haben?
Mein Konzept kompromittiert in keiner Weise die Qualität, Unparteilichkeit und den ungeschriebenen Kodex der journalistischen Ethik und Moral und ähnelt daher nicht nur dem, was die einflussreichsten Medien der Welt auszeichnet, sondern enthält auch viele Avantgarde Ansichten, Perspektiven und Ansätze, die in Zukunft neue, moderne und hochwertige Trends schaffen können.
Mein Konzept enthält also Trends, Ansichten, Methoden, Merkmale, Attribute und Tugenden, die sich nicht nur in Herangehensweise, Perspektive, Stil, Erklärung und Zusammenstellung von geschriebenen Texten und gesprochenen Worten erheblich unterscheiden, sondern auch in der Art und Weise, Botschaften an die Öffentlichkeit zu übermitteln.
Darüber hinaus fördert mein Konzept stets bewährte nationale und universelle Werte.
Denn es enthält mein authentisches und unvergleichliches Manuskript, das meine Ausarbeitungen, Analysen, Kritiken und Vorhersagen in vielen Sprachen und Genres prägt.
Damit unterscheidet sie sich besonders von den Amateurmedien in unserem Land, die leider in den letzten zwei Jahrzehnten eine sehr negative Rolle bei der öffentlichen Meinungsbildung gespielt haben.
Denn sie haben nicht nur große Mengen an Anti-Werten gefördert und in der Öffentlichkeit schlechten Geschmack geschaffen, sondern sie haben auch konsequent voreingenommene und klientelistische Informationen produziert, die den engen Interessen der jeweiligen politischen Mafia-Gruppen entsprachen, von denen sie finanziert wurden .
Sie haben dies getan, indem sie ihre engstirnigen und gierigen Karrieristen- und lukrativen Interessen zum Nachteil der allgemeinen sozialen und staatlichen Interessen gefördert haben.
Warum ist mir Qualität wichtig?
Denn ich bin hundertprozentig davon überzeugt, dass es der einzige Garant für langfristigen Erfolg ist.
Denn Menschen (Verbraucher), auch wenn sie in Supermärkte gehen, um Lebensmittel zu kaufen, wenn sie auf ein Produkt von besonderer Qualität stoßen und es probieren, das sich deutlich von der großen Anzahl ähnlicher Produkte unterscheidet, nehmen es ohne zu zögern in ihren Speiseplan auf.
Vor allem, wenn der Preis zu ihren finanziellen Möglichkeiten passt.
Und das gilt nicht nur für die körperliche Ernährung, sondern auch für die geistige und seelische Ernährung.
Art der Finanzierung:
Natürlich können die Medien keine neuen Trends, Werte, Herangehensweisen, Ansichten und Geschmäcker fördern, wenn sie nicht angemessene Gehälter für das Management, genauer gesagt für jeden Mitarbeiter, generieren können.
Denn anständige Gehälter sind der größte Garant für Professionalität, Unparteilichkeit und Zuverlässigkeit.
Denn Mitarbeiter, die in Würde von ihrem Gehalt leben können, werden es viel leichter haben, immun gegen die Finanzgier zu sein, die zu Korruption führt.
Daher sieht mein Konzept eine Balance aus professioneller und gewerblicher Versorgung vor, denn nur so kann die Langlebigkeit des Projektes gesichert und das Konkursrisiko vermieden werden.
Insofern betont mein Präventionskonzept ausdrücklich die gesetzliche Regelung der Urheberschaft, also die Vermeidung der Plagiatsgefahr.
Warum ist rechtlicher Schutz vor Plagiaten wichtig?
Angesichts der Tatsache, dass jede Innovation im modernen Weltjournalismus und in der Information einen unermesslichen kreativen und mentalen Wert darstellt.
Daher gilt jedes Plagiat der Raubkopien als schwere Verletzung des Urheberrechts und der Würde und wird mit unvorstellbaren Bußgeldern geahndet.
Umso wichtiger ist es, dass am Ende jeder TV-Sendung oder jedes journalistischen Artikels mündlich und schriftlich betont wird „Plagiat und Kopieren ohne Erlaubnis des Urhebers ist strengstens verboten“.
Selbstverständlich wird die Lizenz bzw. das gesetzliche Patent für jede Neuerung in Information, Aufklärung und Inhalt vorab erteilt, ansonsten hat nur die verbale Hervorhebung des Urheberrechts keine Wirkung.
Um das Risiko einer Insolvenz zu vermeiden, bietet mein Konzept neben Film-, Szenografie-, Informations-, Unterhaltungs-, Musik-, Politik-, Sport-, Tourismus-, Analyse-, Humor-, Literatur-, Bildungs- und Wissenschaftsangeboten auch kommerzielle Shows an, um Produkte von Produzenten zu bewerben und zu verkaufen und nationale und internationale Distributoren.
Was mich als Konzeptautor besonders auszeichnet.
Ein außergewöhnliches kreatives Talent in vielen Sprachen, Stilen und Genres, sowie ein besonderer Geruchssinn und das Kreieren neuer journalistischer Trends, die Erfolg garantieren.
Dazu eine besondere Vorfreude auf den Epilog individueller und gesellschaftlicher öffentlicher Aktionen.
Außerdem habe ich ein besonderes Talent für schnelles und genaues Dolmetschen und Übersetzen, insbesondere aus dem Deutschen, Kroatischen und Englischen, aber auch aus vielen anderen Sprachen.
Aber mein größtes Talent ist es, auf der Stelle Witze und Satire zu kreieren, die mit schwindelerregender Genauigkeit negative Phänomene, Anomalien und Perversionen treffen und das Publikum bis zum Wahnsinn amüsieren.
Tatsächlich bin ich in der Lage, auf der Stelle und ohne besondere Inspiration Drehbücher, Prosa und Poesie aller literarischen Gattungen zu schreiben und nicht nur das, sondern auch in vielen Sprachen fantastisch zu interpretieren.
Darüber hinaus habe ich ein besonderes Gespür für rigorose wissenschaftliche Analyse und Kritik in den Bereichen Philosophie, Politik, Bildung, Wissenschaft, Kultur, Literatur, Sport, Wirtschaft, Handel, Sicherheit, Diplomatie und Ökologie.
Während jeder Leser meiner Schriften ohne zu zögern mein Talent und meine Originalität bestätigen und beweisen wird.
Daher muss ich zunächst keine zusätzlichen Übersetzer, Drehbuchautoren, Schöpfer und Darsteller bezahlen, da all diese Arbeit von mir selbst erledigt werden kann.
Das Konzept sieht zunächst ein Online-Portal vor mit Sonderrubriken wie Aktuelles, Politik, Showbusiness, Sport, Diaspora, Humor, Intimes, Kultur, Wissenschaft, Meinungen, Literatur, Anzeigen, Wissenswertes und Aktuelles in Albanien, Nordmazedonien, Montenegro, Serbien und die Diaspora.
Es bietet auch Youtube-TV und die Interaktion mit den sozialen Netzwerken Facebook und Instagram.
Natürlich sieht es auch ein Geschäftsvertrag mit den sozialen Netzwerken Facebook, Instagram und YouTube vor, also die Finanzierung aus Klicks.
Und gerade hier sticht der Qualitätsnutzen hervor, denn je höher die Qualität, desto größer die Klickzahlen und der finanzielle Nutzen.
Natürlich bietet es auch Sponsoren und Anzeigen.
Plagiate und Kopien ohne Genehmigung des Autors sind strengstens untersagt.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu