ARKIVI:
24 Janar 2025

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” kërkon nga Qeveria e Kosovës mbështetje për Sanxhakun e Novi Pazarit

Shkrime relevante

Mos vdis, të lutem…!?

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Një copëz fëmijëri e imja e risjellë për...

Vazhdojnë “flakareshat” e Administratës së Trump për Qeverinë Kurti dhe ministrat e tij

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Mosftesa e presidentes zonjës Vjosa Osmani dhe kryeministrit...

A ua futi Profeti pesëqind grave dhe konkubinave të tij…? Dhe për shumëçka tjetër e pyeta Shefqet Krasniqin!

Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti nga Prizreni (Lirim Gashi) SHEFKEQI DHE UNË DUHEMI...

Qazim Komani, gjenerali hero dhe Komandanti i Përgjithshëm atdhetar i “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës!

 Janar 1895- gusht 1950 Nga: Gani Qarri ___ Si sot para 130 vitesh, u...

Pushtimi i Kumanovës nga serbët me 24 tetor 1912, histori masakrash të shumëta gjithandej

Në këtë foto të 24 tetorit 1912, përpara ndërtesës së Komunës...

Shpërndaj

Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, Prishtinë 

Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti

Kërkesë

Shoqata “Kosova për Sanxhakun”,  vlerëson lart vullnetin e Qeverisë suaj që nga Buxheti i Kosovës t’i ndahen 2 milionë euro Luginës së Preshevës. Ne kërkojmë që në kuadër të  planifikimit buxhetor për vitin 2022 ta parashihni një mbështetje për Sanxhakun e Novi Pazarit një shumë prej 1 000 000 (një milion) euro.

Arsyet për ta përkrahur Sanxhakun janë të shumta. Kosova dhe Sanxhaku kanë fatin e njëjtë, lidhje të forta gjaku të cilat janë ruajtur gjatë gjithë së kaluarës së hidhur.

Lidhjet farefisnore na detyrojnë të jem krah asaj popullate të vuajtur të lënë pas dore,  e që ekzistencën e vet e mbështet në remitenca nga të punësuarit sezonal në Evropën perëndimore, ndërsa ekzistenca e subjektivitetit politik të këtij rajoni i ka shpresat te Republika e Kosovës.

Përveç anës humane,  Kosova ka interes strategjik që ta mbështes Sanxhakun në këto kohë kur popërballet me negociata të vështira e delikate me Serbinë.

Prishtinë, 30.10.2021

Ismet Azizi, Kryetar

   

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Uroj qe kryeministri i Kosoves Albin Kurti NUK BJEN ne kete kurth. Harone kete! Sanxhaku eshte boshnjak, jo mo shqipetar. Te ju them edhe dicka. Anglezet me se shumti kane perkrah themelim te Republika Srpska pikrisht per me mujt me pre ate vije (vende arabe – Turqi- Sanxhak- Bosnje. Ajo eshte ruta e ardhjes dhe rekrutimit te vehabistve, muxhahedinve dhe grupeve tjera ekstremiste qe vijne ne Bosnje. Sanxhaku eshte stacion i rendesishem per ata ekstremista. Me perzirjen e Kosoves ne Sanxhak humbim shume aleat ne Bote. Anglin dhe Gjermanine. Kete mos haroni. Le te meret Bosnja me ta, Jo dhe JO Kosova. Hiqni dore nga Sanxhaku dhe mos u perzini kurre as me ta as ne teritor ku jan ata. Dhe mos i besoni boshnjakeve. Ne distance me ta. Distance. Nje shenje kortezie diplomatike me Bosnjen po JO perzirje me boshnjaket dhe qellimet politike te tyne.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu