ARKIVI:
22 Shkurt 2025

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Preshevës për projektin e suksesshëm për nxënien e diturive përmes trashëgimisë kulturore

Shkrime relevante

Marrëveshja Selia e Shenjtë – Mal i Zi më 1886 në kurriz të Shqiptarëve

Anna Hida, studjuese, Romë (Nusha Zhuba) Në dukje kjo marrëveshje me Selinë e...

Është koha të jemi të bashkuar, si asnjëherë më parë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina 1. Formimi i qeverisë së ardhshme,...

“Luciferi” i Dante Aligiarit…, nga Tirana !

Afrim Caka, Gjakovë Rrofte Shqiperia e tradhetuar ne lekur dhe e ndotur...

Shpërndaj

Shkruan: Xhemaledin SALIHU 

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE ME SELI NË PRESHEVË REALIZOI ME SUKSES PROJEKTIN: “NXËNIA E DITURIVE DHE EDUKIMI I TË RINJVE NËPËRMJET TRASHËGIMISË KULTURORE DHE PREZANTIMI I VLERAVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE” NË KOMUNËN E BUJANOVCIT

1.Vizitë njohjeje, edukimi dhe nxënie e diturive mbi objektet e trashëgimisë kulturore në komunën e Bujanovcit 

Të dielën, më 18 shtator 2022, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore për Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë organizoi vizitë objekteve të trashëgimisë kulturore në komunën e Bujanovcit, me nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanovc, në kuadër të projektit” “Nxënia e diturive dhe edukimi i të rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore të pa luajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në komunën e Bujanovcit. 

Mund të jetë një imazh i 16 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Vizita ishte e qëlluar që të rinjtë ta njohin vendlindjen e tyre, të marrin njohuri e dituri nga trashëgimia kulturore dhe të edukohen për dashuri ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore si dhe të mbushen me ndjenja, me perceptime, me fotografi, me përfytyrime mbi objektet e vizituar që nesër në punëtorin që do të organizohet t’i vizatojnë, t’i pikturojnë këto objekte të trashëgimisë kulturore ashtu siç i ka pa syri dhe ndie shpirti i tyre. 

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Në këtë vizitë ishim në Teqen e Nesalcës, ku spjegime mbi koncepte dhe kuptime të trashëgimisë kulturore dhe ndarjen e saj foli Z. Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore, menaxher i projektit, ndërsa për historikun dhe Teqen foli Z.Afrim Agushi, u.d. i Shehut të Teqesë, në kishën e Lluçanit, te Ura e Çartme në Lluçan, te Gradina-objekt arkeologjik me plotë objekte brenda saj, kodra ndërmjet rrugës për Breznicë dhe rrugës për Maltërnocit, ku është ish Xeherorja e antimonit dhe banesat e punëtorëve të saj.Për objektet në vazhdim foli Z. Rexhep Kadriu, arheolog amator dhe anëtar i Lidhjes së Numizmatikëve të Serbisë. 

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Me nxënësit në vizitë ishin edhe Z. Nehat Ramizi, asistent në project,  profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe nënkryetar i Shoqatës për Trashëgimi, Agim Arifi, mësimdhënës i Artit, anëtar i Këshillit Drejtues i Shoqatës dhe menaxher i Punëtorisë, më 22 shtator dhe Ekspozitës që do të organizohet më 29 shtator 2022, me fotografi të objekteve të Trashëgimisë kulturore të komunës së Bujanovcit dhe punimet e nxënësve nga Punëtoria.Me ne ishte edhe plaku Xhavit, mësues. 

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Në fund të vizitës, për meritat e kujdesit dhe vëmendjes së nxënësve si dhe interesimit të tyre, shkolla e mesme “Sezaoi Surroi “ i dha nxënësve nga një sendviç, ndërsa Shoqata për Trashëgimi i qerasi me nga një pije, në restorantin e bukur dhe me ajër të pastër “Bohemi” në Bujanovc. 

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Me këtë rast i falënderojmë drejtorin e shkollës, Z. Zejni Fejzullahun dhe psikologen Bukurije Boriçi për angazhimin dhe kontributin e tyre.   Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

2.U realizua punëtoria e vizatimit dhe e pikturimit në Bujanovc 

Mund të jetë një imazh i 14 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Në kuadër të realizimit të projektit “Nxënia e diturive dhe edukimi i të Rinjve nëpërmjet të trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në komunën e Bujanovcit, Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore, më 22 shtator 2022, e enjte, në lokalet e shkollës së mesme “Sezai Surroi”, me një grup nxënësish, prej 30 vetave realizoi Punëtorin e Vizatimit dhe Pikturimit. 

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Punimet e nxënesve dhe fotografite e trashëgimisë kulturore të Luginës së Preshevës, sidomos ato të Bujanovcit do të ekspozohen të enjten, më 29 shtator 2022, në ora 18, në shtëpinë e kulturës në Bujanovc. 

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe ambiente të brendshme

3.Ekspozitë në Bujanovc 

Të enjtën, më 29 shtator 2022, me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Shqiptare, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë, në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc, organizoi Ekspozitë: 

 Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

1.Me fotografi të Trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës dhe  

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

2.Me punimet e nxënësve të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanovc 

Mund të jetë një imazh i 16 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Hapjen e Ekspozitës e bëri Z.Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë,  në prani të një numri të madh të dashamirëve të fotografive dhe punimeve që u prezantuan në Ekspozitë. 

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Prezenca e shumtë e dashamirëve, në mesin e tyre ishte drejtori i Shtëpise së kultures në Bujanovc, drejtori i Bibliotekës në Bujaniovc dhe shumë profesorë e intelektualë të Bujanovcit, sëbashku me nxënës të shkollës së mesme të Bujanovcit, shumica pjesëmarrës të Vizitës së objekteve të trashëgimisë dhe Punëtorisë së Artit. 

Nga stafi i projektit: “Nxënia e diturive dhe edukimi it ë rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në komunën e Bujanovcit ishin: Ligjëruesi, Z. Rexhep Kadriu, arheolog amator dhe anëtar i Lidhjes së Numizmatikëve të Serbisë, Nehat Ramizi, asitent në projekt dhe Agim Arifi, arsimtar i Artit dhe menaxher i Punëtorisë së Artit dhe Ekspozitës. 

Ekspozitën e zbehu pak mosprezenca e kryetarit të komunës së Bujanovcit dhe drejtorit të shkollës së mesme.  

Nxënësit mbetën të kënaqur me projektin e realizuar, në realitet me vizitën objekteve të trashëgimisë kulturore të paluajtshme, me punëtorinë e artit ku vizatuan dhe pikturuan dhe me Ekspozitën e fotografive të trashëgimisë kulturore dhe punimeve të pikturimit dhe vizatimit. 

Pra, me realizimin e projektit nxënësit mësuan dhe morën njohuri, duti mbi konceptet elementare të trashëgimisë kulturore dhe realizimi I projktit ndikoi në  edukimin e të Rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore. 

Kjo dashuri, dituritë e nxëna, u vërtetua në drejtim të asaj se të rinjtë-nxënësit kërkuan nga Shoqata që edhe në të ardhmenë të organizohen projekte të tila, bile ishin konkret në kërkesë që në Preshevë të organizohet një realizim I tillë, për t’I vizituar objektet e trashëgimisë të Preshevës, për të vizatuar dhe pikturua objektet e vizituara si dhe organizuar ekspozite sinë Bujanovc. Në realitet për ta njohur, për të nxënë dituri e njohuri për objektet e trashëgimisë kulturore edhe të kësaj treve shqiptare.  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu