ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, e përfundoi projektin “Nxënia e diturive, edukimi i nxënësve të klasës së pestë të shkollës fillore, nëpërmjet trashëgimisë kulturore

Shkrime relevante

Turboshkrimtari Zekeria Idrizi, ose mungesa e dinjitetit…!

Lis Bukuroca, Gjermani ___ Zekiria Idrizi, një ish-hoxhë që tani identifikohet si shkrimtar,...

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane Tulsi Gabbard, zgjidhet si Drejtore e Inteligjencës Kombëtare

Klajd Kapinova, New York Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane...

Shpërndaj

Shkruan: Xhemaledin Salihu
___
SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË PËRFUNDOI ME SUKSES PROJEKTIN:”NXËNIA E DITURIVE, EDUKIMI I NXËNËSVE TË KLASSËS SË PESTË TË SHKOLLËS FILLORE, NËPËRMJET TRASHËGIMISË KULTURORE TË PALUAJTSHME DHE PREZANTIMI I VLERAVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE” NË PRESHEVË
Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe pemë
Më 26 gusht 2024, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë filloi realizimin e projektit: “Nxënia e diturive, edukimi i nxënësve të klasës së pestë të shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”, nëpërmjet trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në Preshevë.
Kështu më 4 shtator 2024 në Preshevë organizuam një takim të Ekipit të Pedagogëve të projektit, në të cilin biseduam mbi projektin dhe realizimin e tij sipas planifikimit tonë. Në takim morën pjesë koordinatori i projektit Xhemaledin Salihu, asistenti, ligjëruesit Sami Agushi, profesor I gjeografisë, Musli Emini, arkeolog bachelor dhe Agim Arifi, menaxher I Punëtorisë dhe I Ekspozitës.
Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe pemë
Të shtunën, më 21 shtator 2024, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore për Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë organizoi vizitë objekteve të trashëgimisë kulturore në komunën e Preshevës, me nxënësit e klasës së pestë të shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, në kuadër të projektit” “Nxënia e diturive dhe edukimi I të nxënësve të klasës së pestë nëpërmjet trashëgimisë kulturore të pa luajtshme dhe prezantimi I të mirave të trashëgimisë kulturore” në komunën e Preshevës.
Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe bar
Vizita ishte e qëlluar që nxënësit ta njohin vendlindjen e tyre, t’i njohin disa nga pasuritë e trashëgimisë kulturore të komunës së Preshevës, të nxiten që t’I dashurojnë pasuritë e trashëgimisë kulturore shqiptare që nga fëmijëria e hershme, të marrin njohuri e dituri nga trashëgimia kulturore dhe të edukohen për dashuri ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore si dhe të mbushen me ndjenja, me perceptime, me fotografi, me përfytyrime mbi objektet e vizituar që nesër në punëtorin që do të organizohet t’I vizatojnë këto objekte të trashëgimisë kulturore ashtu siç I ka pa dhe ndje syri dhe shpirti I tyre.
Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në kampim dhe liqen
Bartjen e nxnënësve e kontraktuam me “Graniti-trans” Norçë e Preshevës.
Ne këtë vizitë ishim në Teqen e Preshevës, ku spjegime mbi disa koncepte dhe kuptime të trashëgimisë kulturore dhe ndarjen e saj foli Z. Xhemaledin Salihu, kryetar I Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore, menaxher I projektit, I cili poashtu foli për historikun e Teqesë, për historikun e Shehëve të Preshevës që dhanë jetën në lëvizjen kombëtare që nga Kryengritja e Dervish Carës, më 1843, për preshevarët që morën pjesë në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe mbi kryetarin e Lidhjes shqiptare të Prizrenit, dega në Preshevë, Sheh Efendi Maksutin si dhe për aktivitetet e Teqesë me rininë preshevare.
Pastaj vazhduan rrugën për Ilincë, te Shpella e Ilincës, ku profesori I gjeografisë, Sami Agushi u foli nxënësve mbi Shpellën e Ilincës dhe mbi Vorbullat karstike në Ilincë.
Nga Ilinca vazhduam te Livadhi I Shehut, ku Z. Sami Agushi nxënësve u foli mbi disa fosile që u gjetën aty.
Nga aty morëm rrugën për Miratovc, në një qebaptore i dhamë ushqim nxënësve dhe vazhduam deri në Bajkën-Vrellën e Miratovcit, ku mbi te dhe Ujëndarësen në Çukarkë I foli Sami Agushi, profesor I gjeografisë.
Në Rahovicë, te Kacipupi Oppidum Dardanum, nxënësve u foli Musli Emini, arkeolog bachelor, mbi historikun e tij.
Pastaj morëm rrugën për te Penda e Rahovicës, ku nxënësit pushuan dhe bënë aktivitete sipas dëshirës së tyre. Kjo u organizua për relaksim të nxënësve.
Me kaq mbaroi vizita objekteve të trashëgimisë kulturore në Preshevë.
Më nxënësit në vizitë ishin edhe Z. Agim Arifi, mësimdhënës I Artit, anëtar I Këshillit Drejtues I Shoqatës dhe menaxher I Punëtorisë dhe Ekspozitës që do të organizohet më 27 shtator 2024, me fotografi dhe punimet e nxënësve nga Punëtoria dhe Teuta Mehmeti, profesoreshë, e angazhuar nga shkolla fillore, e cila mjaft na ndihmoi në realizimin e projektit. I falemnderoj të gjithë për angazhimin dhe kontributin e tyre si dhe drejtoreshën e kësaj shkolle, Znj. Fitore Selimi.
Në kuadër të realizimit të projektit “Nxënia e diturive dhe edukimi i nxënësve të klasës së pestë të shkollës fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi” në Preshevë nëpërmjet të trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në komunën e Preshevës, Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore, në bashkëpunim me shkollën fillore në Preshevë, më 26 shtator 2024, e enjte, në lokalet e shkollës, me një grup nxënësish, prej 30 vetave realizoi Punëtorinë e Vizatimit. Punëtorin e vizatimit e udhëhoqi Agim Arifi, mësimdhënës i artit, Teuta Mehmeti, profesoreshë e gjuhës frengjishte dhe Shkëlqim Aliu,mësimdhënës i artit në këtë shkollë.
Punimet e nxënësve dhe fotografitë e trashëgimisë kulturore të Luginës së Preshevës, , të premtën, më 27 shtator 2024, në ora 13, në lokalet e kësaj
Të premtën, më 27 shtator 2024, në orën 13, në shkollen fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, për nder të 29 shtatorit, Ditës së Trashëgimise Kombëtare kulturore u hap Ekspozita e fotografive tË Trashëgimise kulturore të komunës së Preshevës dhe e Punimeve të nxënësve të klasës së pestë të shkolles fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” Preshevë, të cilën e hapën sëbashku Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së dhe Ramadan Aliu, ndihmës drejtor i shkollës fillore.
Mund të jetë një imazh i 9 persona
Me këtë rast Shoqata e shperbleu me një libër Znj. Fitore Selimi Sahiti, drejtoreshë e shkollës, për kontributin dhe bashkëpunimin në projekt dhe Lorisa Azizin, nxënësen e klasës së V-3, për punimin më të mirë në Ekspozitë me një libër.Të dyjat librat jan botim i SHTKK-së.
Ajo do të jetë e hapur disa ditë në hollin e kësaj shkolle.
Ekspozitën e menaxhuan Agim Arifi, mësimdhënës i artit, Teuta Mehmeti, profesoreshë e gjuhës frenge dhe Shkëlqim Aliu, mësimdhënës i artit i kësaj shkolle.
Në hapjen e Ekspozitës morën pjesë disa mësimdhënës dhe nxënësit e kësaj shkolle.
PROJEKTIN E FINANCOI MINISTRIA E KULTURËS E REPUBLIKËS SË SERBISË

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu