Kosova i ka borxh Kryeministrit të Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Kruja
Mustafa Merlika Kruja është njëri ndër personalitetet më të mëdha të kombit shqiptar. Kishte vetëm 25 vjet kur mori pjesë në Pavarësinë e Shqipërisë më, 28 Nëntor 1912 dhe ishte delegati më i ri.Ai gjatë gjithë jetës së ti u shqua jo vetëm në jetën politike por edhe në atë shkencore,kulturore dhe organizative.Mustafa Merlika Kruja njihet si Kryeministri i Shqipërisë Etnike që bashkoi Kosovën, dhe pjesët e tjera te shqiptarisë me Shqipërinë. Ai së bashku me Kapidan Dr.Mark Gjon Markun dhe profesor Ernest Koliqin e Xhevat Korçën sollën dritën e dijes dhe diturisë në Kosovë duke larguar nxënësit shqiptar nga shkronjatë qirilicë dhe duke i zevënsuar me alfabetin e gjuhës shqipe që solli rrezët e para të diturisë.Kosova i ka borxh moral atdhetarit dhe kryeministrit të parë të Shqipërisë Etnike.Shoqata “Trojet e Arbrit“ e ka marrë mision kombëtar që të gjitha figurat tona atdhetare që u nëpërkëmben nga politika pansllaviste në Shqipëri dhe Kosovë ti vendos në dritën e diellit ku me fakte shkencore të ndriçohet historia jonë shqiptare.Kështu më 12 Qershor 2022 në ora 10:30 do ta mbajmë sesionin e veçantë shkencor me temën :“Personaliteti shumëplanesh i Mustafa Merlika Krujes dhe ndihmesa e ti Themelore në jetën Kulturore e politike të kombit shqiptar me rastin e 135-vjetorit të lindjes (1887 – 2022) “.
Ju mirëpret Kryesia e Shoqatës “Trojet e Arbrit“!