ARKIVI:
11 Janar 2025

Shpërdorimi i pinjollëve të Jasharëve “duke e pritur iftarin”, komplot kundër shtetit të Kosovës!

Shkrime relevante

Shumë politikan, asnjë burrshtetas!

Florim Zeqa Politikanët e sotëm fare nuk mendojnë për shtet, por vetëm...

Derisa të dyshuarit për vrasje garojnë në politikë, ky vend nuk do të ketë qetësi

Halil Geci, Skenderaj Neve, si familje, gjithmonë kemi ngritur këto çështje të...

Dhimbje për largimin nga jeta të Behar Berishës, veteranit të UÇK-së

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë VDEKJA NUK TË RESPEKTON KURRË Vdekja nuk e respekton...

Rreth librit të profesorit Musa Sabedini: “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”

Gani I. Mehmeti Musa Sabedini : ETIKA, MBUROJË E GAZETARISË PROFESIONALE, Botuar nga...

Trump premton një përgjigje të fortë

PËRGJIGJE PREMTIMI: Ja Trump dhe Trudeau të fotografuar së bashku në...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
Gjithandej po shpërndahet një foto me pinjollët e Heronjve Shaban, Hamzë e Adem Jashari, të cilët po prezantohen duke e prit iftarin (ngrënien pasi të përmbyllet agjërimi ditor).
Ky është një shpërdorim flagrant i këtyre viktimave mjerave – për ta komplotuar sa më rëndë Shtetin e Kosovës!
Rëndom, gjithandej fëmijët shpërdoren e viktimizohen me indoktrinime fetare, por shpërdorimi i pinjollëve të Jasharëve po më dhemb deri në palcë, sepse këta nuk i njohin religjionin dhe historinë e Islamit!
Këto viktima nuk e dinë se në dogmën bazike të Islamit (në kanunin islam i quajtur Kuran), myslimani ka për obligim vetëm luftën xhihadiste – për t’i islamizuar/arabizuar me dhunë agresive popujt tjerë. Në dekadat e para të Islamit selefist janë pushtuar shumë shtete e popuj jo-arab, të cilët në ndërkohë i kanë asimiluar, respektivisht arabizuar. Edhe themeluesi i Perandorisë Osmane të njëjtin mision kishte: pushtimin e popujve për t’i islamizuar e asimiluar…
Secili religjion është krijuar për të asimiluar e sunduar sa më shumë popuj.
Ata që i kanë indoktrinuar, viktimizuar e tjetërsuar këta pinjollë të Jasharëve janë ANTISHQIPARË, me vetëdije apo pa vetëdije qofshin!
Islamizimi i shqiptarëve me islam selefist është komplot i rëndë i identitetit tonë etnik, kulturor, politik.
UROJ këta pinjollë, tashmë komprometues flagrant edhe të Familjes Jashari, të ndërgjegjësohen shqiptarisht!
Falënderoj edhe për keqkuptime, sidomos këta pinjollë viktima.
Shëndet, mbarësi, respekte!
***
Për ata që duan informim objektiv mbi islamin, këshilloj ta shfletojnë librin tim mbi Islamin (liraritë në Tiranë e Makedoni janë tut nga islamistët ta ofrojnë), e kanë këtu versionin elektroni:
Ist möglicherweise ein Bild von 6 Personen, Personen, die stehen und Text „JASHARAJT PER IFTAR PASARDHESIT E FAMILJES HEROIKE JASHARI DUKE SHIJUAR IFTARIN NỀ ODEN E FAMILJES. NỀ MESIN E JASHARAJVE Të RINJ ESHTE E MBIJETUARA E VETME NGA OFENSIVA E MARSIT 1998, BESARTA JASHARI.“

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Ndikimi i fesë islame që ka përfshi një pjesë të rinisë shqiptare në Kosovë është mjaft i dukshëm dhe tepër e dëmshëme. Mjerisht faji është tek niveli i ulët i arsimit, qeveritarët të dhënë pas foteleve bën pak për ndertimin e shkollave e për ngritjen e arsimit në nivelin e duhur, ashtu siç bëjnë shtetet tjera evropiane por, rinia shqiptare si pjesa më e rëndësishme e kombit, u la pasdore, e mbetur gjysmë anlfabete e dhënë pas fesë nuk di ta mbroj as identiten e vet shqiptar kombëtar. Po shihet çfarë po krijojnë shkollat atje? çfarë gazetarësh kemi që krijojnë debat me antikombëtarët, ata duhet thjesht të injorohen mos të ua sheh kush surratin e jo të ftohen në TV. Askund në Evropë nuk gjen të rinj që shkojnë të degjojë klerikun çfarë po u thotë, përveç se në Kosovë sikur në Banglladesh mbushen xhamitë me të rinj për të marrë “njohuri”. E atëherë ku po mbetet shkenca o të mjerë. Shqiptari mjaft ka punuar për të tjerët. Fatkeqësisht janë të paktë ata që po përpiqen ta luftojnë këtë dukuri antikombëtare. Në rastin e familjes pinjolle Jashari faj është i vetë atyre, ata duhet të jenë të vetëdishëm se anëtarët e tyre vdiqën për atdhe, për Shqiptari, e jo për të pritur iftarin.

    Nexhmije Mehmetaj

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu