ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Shpërfaqet publikisht monstruziteti i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Shpifjet dhe intrigat më monstruoze, të cilat janë shndërruar në themel dhe shtylla të procesit të montuar kundër Z. Sadri Ramabaja dëshmojnë qartë se çfarë bishash monstruoze ishin Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë.
Këta (pa) njerëz kanë aq shumë mëkate në biografitë e tyre saqë do të isha shumë i lumtur sikur të liroheshin sa më shpejtë nga burgu luksoz i Hagës dhe të përballeshin me drejtësinë vendore.
Fakti që një kreativitet i tillë për mbrapsht e mbanë ashiqare mbishkrimin e ish UDB-es, respektivisht BIA-s së sotme serbe, është dëshmi që këta dy monstera janë më origjinal se sa origjinali.
Unë nuk e di se si mund të ketë shqipfolës brenda këtij populli, që ende derdhin lot për këta dy Monstera.
Këta kriminelë kleptokratë, gjysmë analfabetë dhe kuisling jo vetëm që nuk e meritojnë asnjë lot të askujt, por një përballje shumë më të ashpër me drejtësinë vendore sesa me atë të konstruktit të themeluar prej mentorëve të tyre serbë dhe zagarve të tyre ndërkombëtarë, që duan t’i rehabilitojnë.
Sepse këta dy qyqarë as një serbë të vetëm nuk e kanë vrarë, prandaj lirimin e kanë të sigurt.
Mirëpo se a do të vërtetohen akuzat kundër tyre për persekutime dhe vrasje të panumërta të shqiptarëve të pafajshëm në luftë dhe pas saj dhe se a do të dënohen për këto krime monstruoze për të cilat dyshohet se i kanë kryer, varet prej interesit të serbëve dhe ndërkombëtarëve pro serbë, që e kanë themeluar Gjykatën Speciale për t’i rehabilituar bashkpunëtorët e tyre më të ngushtë shqipfolës.
Sadri Ramabaja thjesht ishte viktimë e tentimit zuzarë të zuzarit, intrigantit, kriminelit dhe tinëzarit të poshtër me emrin Hashim Thaçi dhe zagarit të tij Kadri Veselit për ta krijuar një lidhje të shpifur ndërmjet “Syrit të popullit” dhe krerëve të Vetëvendosjes Albin Kurtit dhe Glauk Konjufces.
Për ta realizuar qëllimin e tyre të poshtër ata e shndërruan Sadri Ramabajen në një hallkë të zinxhirit fantastiko-shkencor dhe me këtë dëshmuan se zemrat e tyre janë të ndërtuara prej qymyrit të Majdanpekut, ndërsa gjenet, kromozomet dhe indet e tyre prej spermatozoideve të Luciferit.
Synimi i tyre përfundimtar ishte natyrisht shpallja e Vetëvendosjes organizatë terroriste dhe dëbimi i saj nga skena politike.
Sylë Hoxha dhe Driton Gashi janë ekzemplarë tipik të shëmtisë maksimale njerëzore dhe profesionale të cilët në drejtësinë si “konopi në thes”, i instaloi Prontomafia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Prandaj vafshin në ferr.
Për mua nuk është aspak befasi që Partia e tyre mafioze nuk është distancuar prej tyre.
Kjo është dëshmi që reformat e saj janë të tipit ”iku Hasani erdhi djali i tij Hyseni”.
Në fakt Hasanat në këtë parti i dirigjojnë Hysenat tërë kohën nga prapaskena me telekomandë.
Mirëpo fatmirësisht mashtrimi optik “made in Prontomafia” ma nuk pinë ujë të njerezit që i kanë dy gram tru.
Prandaj për mua nuk është aspak befasi që Pdk-ja mafioze nuk e kurseu as Bekim Jasharin nga poshtërsia, sabotazha dhe tradhtia e saj, në zgjedhjet e fundit lokale.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Nuk mundem me besu qe jam tu lexu nje kesi renditje te fjalive, perbese nuk mundem me besu. Uron Lirim Gashi qe te lirohen nga Haaga Hashim Thaci dhe Kadri Vesli dhe te perballen me drejtesi vendore? A mendon Lirim Gashi ne … Drejtesi vendore ne Kosove?Pash besen e shqipetarit a e ki pernime kete per Drejtesi vendore”? E ne Kosove? Nuk dij a te qeshi a te qaj nga kesi…konstatim: “Drejtesi vendore”… Cila drejtesi vendore? A ka pak… pak logjike ne kete cka o ka thot ky djal ketu? “Drejtesi vendore”…. Ne Kosove “drejtesi vendore”? Ne Kosove? Te kish qene 33% te Drejtesise vendore ne kete moment ne ate Kosove ju ish konfisku pronsia e fituar, e vjedhur, e plaqkitur, e paligjsme, dhe Hashim Thacit dhe Kadri Veselit, dhe Ramush Haradinajt dhe Ramiz Lladrovcit dhe shume tjereve. Jo ma larg se sot, ja neser ma se largeti. A je ka mer vesh Lirim Gashi apo duhet me ta vizatua cka eshte dhe cka i bjen domethania e Drejtesise si te tille dhe me radhe – Drejtesia ne vend?

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu