ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Shpërnguljet me dhunë të 400 mijë shqiptarëve si rrjedhim i Konventës Jugosllave-Turke (1951-1966), që imami Mustafa Bajrami i quan “përrallë!”

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Aksioni për mbledhjen e armëve në Sllovi të Lipjanit, në dimrin 1955/56

Msc Belisar Jezerci

SHPERNGULJEN ME DHUNË TË 400.000 SHQIPTARVE (1951-1966), TURKOFILI MUSTAF BAJRAMI E QUAN PËRRALLË !
___
ME qëllim të realizimit të Konventës Jugosllavo-turke, të vitit 1938, në Split më 1953 u takuan delegacionet e Turqisë dhe të Republikës Federative të Jugosllavisë, për arritjen e Marrëveshjes Xhentëlmene.
Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve mbahej në fshehtësi të thellë. Vendimin definitiv për shpërngulje e dhanë Tito, Kardeli dhe Koça Popoviç (Deklarata e 29 janarit 1953).
Bisedimet për realizimin e Konventës do të maskohen me këmbim përvojash parlamentare. Këtë qëllim e kishte edhe vizita e delegacionit parlamentar turk në krye me Hulusu Kejmenua.
Shkrimtar i përmasës botërore, por edhe antishqiptar i tërbuar që u abgazhua me gjithë qenien e tij për dëbimin e shqiptarëve… Ivo Andriq ishte një shkrimtar jugosllavi nga Bosnia- Hercegovina. Ai e kishte marrë çmimin NOBEL për letërsi  në vitin 1961.
Eduard Kardel
Delegacioni turk qëndroi në Jugosllavisë 6 ditë. Për shpërngulje delegacioni bisedoi me Mosha Pijaden. Poashtu në gjysmën e majit 1953, një delegacion parlamentar i Jugosllavisë, në krye me Mosha Pijadën, vizitoi Turqinë. Në delegacion bënin pjesë Gjuro Pucar dhe Ivo Andriç, të cilët në prani të ambasadorit të Jugosllavisë në Turqi, biseduan për realizimin e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi.
Informatat e para rreth fillimit të shpërnguljes prej Jugosllavisë në Turqi, Fuad Kyprili i publikoi në fillim të shtatorit 1953.
Kyprili (Qypriliu), ishte me origjine shqiptare, por punoj dhe u angazhua për interesat turkomëdha e indirekt edhe për ato serbomëdha. 
Në mes të kësaj fotoje është Aleksander Rankoviq
___
Më 16 mars 1953, në Beograd u mbajt mblidhja konsultative, ku u formua KOMISIONI për realizimin e MARRËVESHJES XHENTËLMENE.. Këtë Komision e përbënin këto personalitete politike e shoqërore:
Aleksandër Rankoviç, Nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv, Federative, Krste Crvenkovski, Svetisllav Stefanoviç, Milan Bartosh, Leo Grshkoviç, Vukashin Llukiç, Marko Vuçkoviç dhe P.Iviçeviç. Në bazë të udhëzimeve të këtij Komisioni Maqedonia do të bëhej poligon për shpërngulje.
Marshal Tito, udhëheqësi i njohur i ish-Jugosllavisë, që detyrohej të bënte atë që e donte Serbia e Aleksander Rankoviqit.
Për të nxitur shpërnguljen me përmasa dramatike, u organizua AKSIONI I MBLEDHJES SË ARMËVE ,që u zbatua në dimrin e viteve 1955-1956.Ky aksion për nga terrori e masakrat ua kalon aksioneve të mbledhjes së armëve të kryera kundër shqiptarëve para vitit 1941 nga Mbretëria e Jugosllavisë.
Aksioni i mbledhësh së armeve, pati për qëllim kryesor terrorizimit e popullsisë shqiptare dhe nxitjen në përmasa tepër të mëdha të procesit të shpernguljeve për në Turqi. Këtë e pohonin krerët e organizatave të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë. Pra ky ishte një sulm i paramenduar kundër popullsisë shqiptare. Gjatë aksioneve terroriste, organet shtetërore të dhunës i kishin duart e lira për zgjedhjen e mjeteve dhe të metodave në qërimin e hesapeve me qytetarët e pafajshëm shqiptar.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe redaksi
Turkoshaku Mustafa Bajrami…
___
Me mijëra shqiptar të burgosur, ose të vënë në gjendje arresti, pësuan poshtërimi, sharje, fyerje e rrahje çnjerëzore. U rrahën dhe u maltretuan mase 30.000 veta. Mbi 1.000 shqiptar gjetën vdekjen si pasojë e torturimit, ndërsa më mijëra të tjerë mbetën të gjymtuar për tërë jetën.
Ky aksion përshpejton shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi…!
Ps!
Mustaf Bajrami, një turkofil i përbetuar dhe personi me ndikim të madh për ndërtimin e xhamisë stërmadhe të Erdoganit, që po ndërtohet për interesa turkomëdha-neoosmane në Prishtinë, shpërnguljen e 400.000 shqiptarëve me dhunë nga trojet e tyre etnike, e quan PËRRALLË!
Duhet të jesh antishqiptar i madh si Mustafa Bajrami , që ta urresh historinë kombëtare dhe t’i dalësh krah e përkrah historisë pushtuese serbo-turke. 
Për interesa meskine, personale, arsyeton shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë për në Turqi…!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Të lumtë Profesor Jezerci per këtë shkrim të saktë historik.

    Vetem Braktisja e islamit asht zgjidhja ma è mirë atëdhetare e doemosdoshme per të mbaren e shqiptarëve.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu