ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Shqetësim alarmues!

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

  • Vendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë do të pamundësojnë padinë kundër Serbisë për krimin e gjenocidit që ka kryer në Kosovë!

Më 15 korrik 2024 njoftuam opinionin publik për shqetësimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” për arsye se:

  • më 29 mars 2022, z. Ilir Morina, prokuror i Departamentit për Krime Lufte i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër Muharrem Alidemajt, për arsye se dyshohej që, “si pjesë e forcave ushtarake dhe policore serbe, më 28 mars 1999, në fshatin Izbicë, ka kryer veprën penale Krimi i luftës kundër popullsisë civile”;
  • për veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale “Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës”, nga neni 146, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, më 12 korrik 2024, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, trupi gjykues me përbërje: Vesel Ismajlin (kryetar), Kushtrim Shytin (anëtar) dhe Violeta Namanin (anëtare), dënoi me 15 vjet burg Muharrem Alidemajn për pjesëmarrje në krime lufte gjatë vitit 1999 në Izbicë.

Faktet inkriminuese që përmenden në këtë aktakuzë si elemente të “krimeve të luftës”, ishin cilësuar si elemente të krimeve të kundër njerëzimit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, në procesin gjyqësor kundër udhëheqësve të shtetit serb: Millan Millutinoviqit (Milan Milutinović), Nikolla Shainoviqit (Nikola Šainović), Nebojsha Pavkoviqit (Nebojša Pavković), Vllastimir Gjorgjeviqit (Vlastimir Đorđević) dhe Sreten Llukiqit (Sreten Lukić).

Siç e kemi theksuar në shqetësimin tonë, vendimi i procesit gjyqësor kundër udhëheqësve shtetërorë të Serbisë në vitin 2009, ishte rezultat i një marrëveshjeje të prokurorëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, me autoritetet serbe, për të hequr kualifikimin e veprës penale si krim i gjenocidit dhe për ta ulur në krimet e një shkalle më poshtë, në krime kundër njerëzimit. Mirëpo gjatë Konferencës për Rishikimin e Statutit të Romës të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, të mbajtur nga 31 maj-11 qershor 2010, u miratua dokumenti i tretë themelor i së drejtës penale ndërkombëtare, “Elementet e Krimeve”. Teksti “Elementet e Krimeve” është një dokument i domosdoshëm për të gjithë juristët që trajtojnë krimet e parashikuara me të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare, dhe mbi bazën saktësimeve të reja që përfshihen në këtë dokument, aktet e krimeve që kanë kryer forcat serbe në Kosovë përbëjnë bazë të fuqishme juridike për të kualifikuar aktet materiale të krimit si akte gjenocidale dhe, rrjedhimisht, të jepen arsyet e kualifikimit të veprës penale nga krime kundër njerëzimitkrim të gjenocidit.

Pa sjellë asnjë argument për arsyet e ndryshimit të kualifikimin ligjor të veprës nga krime kundër njerëzimit në krime lufte, prokurori dhe trupi gjykues i sipërpërmendur, e ulën në nivelin më të ulët natyrën e krimit që Serbia kishte kryer kundër shqiptarëve të Kosovës.

Duke i cilësuar si akte të krimeve të luftës, aktakuza e ngritur nga z. Ilir Morina, prokuror i Departamentit për Krime Lufte i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka prezantuar në mënyrë të gabuar gjendjen faktike të elementeve të krimit si krime lufte, dhe në këtë mënyrë, ka futur në lajthitje trupin gjykues, i cili, edhe pse “nuk detyrohet me propozimet e prokurorit të shtetit lidhur me kualifikimin ligjor të veprës” (neni 359, alinea 2 e Kodit të Procedurës Penale), solli vendimin gjyqësor që përligj ndryshimin e kualifikimit të veprës kriminale që forcat serbe kishin kryer në fshatin Izbicë të komunës së Skenderajt, duke e degraduar në shkallën më të ulët të krimeve të rënda të parashikuara me të drejtën penale ndërkombëtare.

Pesë ditë pas këtij vendimi, Gjykata Themelore në Prishtinë solli edhe një vendim, nëpërmejet të cilit bëhej ndryshimi i kualifikimin ligjor të veprës nga krime kundër njerëzimitkrime lufte.

Sqarim:

  • më 25 shtator 2022, i njëjti prokuror i Departamentit për Krime Lufte i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ilir Morina, ka ngritur aktakuzë kundër Ekrem Bajroviqit, për arsye se dyshohej që, “gjatë kohës së luftës në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999, në komunën e Istogut dhe në fshatrat përreth, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, si pjesë e forcave ushtarake dhe policore serbe, ka kryer veprën penale Krimi i luftës kundër popullsisë civile”;
  • për veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale “Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës”, nga neni 146, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, më 17 korrik 2024, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, trupi gjykues me përbërje: Mentor Bajraktari (kryetar), Arben Hoti dhe Kujtim Krasniqi (anëtarë), dënoi me 12 vjet burg Ekrem Bajroviqin, për pjesëmarrje në krime lufte të vrasjes së 16 shqiptarëve dhe keqtrajtimit të 84 shqiptarëve të tjerë.

Rikujtojmë se, pas marrëveshjes që gjyqtarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë kishin bërë me autoritetet e Serbisë, për t’i mbajtur të fshehura provat nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nga publiku dhe të mos akuzonin Serbinë për Krimin e Gjenocidit që kishte kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës, udhëheqësit e lartpërmendur të shtetit serb u akuzuan dhe u dënuan për krime kundër njerëzimit.

Edhe në këtë rast, pa sjellë asnjë argument për arsyet e ndryshimit të kualifikimin ligjor të veprës nga krime kundër njerëzimit në krime lufte, prokurori dhe trupi gjykues i sipërpërmendur e ulën në nivelin më të ulët natyrën e krimit që Serbia kishte kryer kundër shqiptarëve të Kosovës.

Edhe në këtë rast, duke i cilësuar si akte të krimeve të luftës, aktakuza e ngritur nga z. Ilir Morina, prokuror i Departamentit për Krime Lufte i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka prezantuar në mënyrë të gabuar gjendjen faktike të elementeve të krimit si krime lufte dhe, në këtë mënyrë, ka futur në lajthitje trupin gjykues, i cili, edhe pse “nuk detyrohet me propozimet e prokurorit të shtetit lidhur me kualifikimin ligjor të veprës” (neni 359, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale), solli vendimin gjyqësor që përligj ndryshimin e kualifikimit të veprës kriminale që forcat serbe kishin kryer komunën e Istogut dhe fshatrave përreth, duke e degraduar në shkallën më të ulët të krimeve të rënda të parashikuara me të drejtën penale ndërkombëtare.

Dy vendimet e lartpërmendura të Gjykatës Themelore në Prishtinë shpërfaqin shkelje të rënda në kualifikimin ligjor të veprës penale, të cilat me pasaktësitë e mëdha që ngërthejnë në vetvete, krijojnë  precedentin, i cili mund të përdoret nga mohuesit e gjenocidit në Kosovë si argument i jurisprudencës së gjykatave vendore, se gjoja në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid, madje as krime kundër njerëzimit, por vetëm krime të shkallës më të ulët: krime lufte, dhe në këtë mënyrë t’i mbyllet rruga mundësisë për të paditur Serbinë për krimin e gjenocidit që ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës 1998-1999. 

Gjenevë, 20 korrik 2024

QENDRA “GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu