ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Shqetësuese forma e regjistrimit të popullsisë dhe kërkesa nën rrogoz e BIK-ut që të shënohet e ashtuquajtura “përkatësi islame” në regjistrim

Shkrime relevante

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Shpërndaj

  • Rritet aktiviteti i «Nisma e Deçanit në Zvicër»

Shqetësuese forma e regjistrimit të popullsisë

BIK-u, bashkë me disa shoqata të tjera, që veprojnë në Kosovë, nën rrogozin e gjoja humanitetit, janë duke agjituar që gjate procesit të rregjistrimit, populli shqiptar i Kosovës të shenohet me përkatësi islame Zürich, 22. Mars 2024 Këtë të premte, nën drejtimin e kryesisë së shoqatës «Nisma e Deçanit, ne Zvicer është mbajtur një takim pune i kësaj kryesie.

Fillimisht u raportua lidhur me mbarëvajtjen e aktivitetit të përgjithshëm të «Nisma e Deçanit» në përgjithësi, dhe punën e degës së saj në Zvicër! Shoqata «Nisma e Deçanit» në Zvicër, tashmë është regjistruar zyrtarishtë në organet përkatëse Zviceriane, dhe aktivitetin e vet e zhvillon në përputhje me ligjet e vendit ku vepron, e në harmoni të plotë me konceptin dhe parimet bazë të qendrës.

«Nisma e Deçanit» ka edhe xhirollogarine e saj bankare: «Verein Nisma e Deçanit», Raiffeisenbank, Konto/Ibahn: Ch85 8080 8006 1902 6600 4. Në këtë rast të gjithë ata që janë, ose dëshirojnë të jenë anëtarë të Nismës, anëtarësinë vjetore në lartësi prej 50 Sfr mund ta paguajnë në xhirollogarine e shenuar! Nder të tjera në këtë mbldhje, u tha se në fazën e parë të aktiviteteve të pergjithshme, në të gjitha nivelet, është punuar në aspektin konceptual-organizativ, me fokus të veçantë në organizimin e shtrirjes fizike dhe programore të shoqatës!

Deri me tani, në ketë rrjedhe, janë mbajtur edhe një numër i konsiderueshem takimesh me qytetarët shqiptarë në Zvicër, nga ku kanë rrjedhur edhe ide organizative, të cilat do të perfshihen në listen e punëve që duhet bërë në vazhdimësi! Një nga shqetësimet që ngre aktualisht «Nisma e Deçanit në Zvicër», është Regjistrimi i Popullsisë në Kosovë, ku sikur dihet, BIK-u, bashkë me disa shoqata të tjera, që veprojnë në Kosovë, nën rrogozin e gjoja humanitetit, janë duke agjituar që gjate procesit të rregjistrimit, populli shqiptar i Kosovës të shenohet me përkatësi islame, duke tentuar që kështu të minimizohet numri i shqiptarëve në Kosovë, sikur ka ndodhur kohë më parë në Maqedoni.

Zvoglimi i numrit të popullsisë shqiptare në Kosovë, në këtë formë përbën një shqetësim nacional, sepse kjo loje e këtyre strukturave kriminale dëshiron të ndërrojë pasqyrën e vërtetë demografike të Kosovës, në disfavor të shqiptarëve në pergjithesi!

Gjithsesi shqetësim në vetvete përbën Pyetësori i Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë, që sipas njoftimeve që qarkullojnë në opinion, është tejet i paqartë dhe ju shkon përshtati strukturave të cekura islamiste, të cilat udhëzohen nga politika të caktuara, që paraqesin interesa të dëmshme e destabilizuese të lirisë e interesave të Kosovës.

Me ketë rast i bëjmë thirrje institucioneve të shtetit dhe Qeverisë së Kosovës, që të bëjë publik formularin e regjistrimit të popullsisë, atë pjese që nuk lëndon sferën e sigurisë nacionale, pjesën dhe formën ku deklarohen të dhënat mbi përkatësinë kombëtare, dhe ate të deklarimit, ose mosdeklarimit të përkatësisë fetare, dhe i cili konsiderojmë se nuk duhet të jetë paragjykues ose sugjestiv në asnjë mënyre.

Njëkohsisht ftojmë intelektualët, institutet nacionale të vendit, anëtarët e Akademisë së Shkencave të Kosovës, profesorët e Universitetit të Kosovës, përfaqësuesit e mediave, si dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të përkrahin punën e mbarë të «Nismës së Deçanit», e cila para së gjithash ka për qëllim ruajtjen, kultivimin.- avancimin e kulturës dhe identitetit nacional, si dhe heqjen dore nga kulturat e huaja, dhe kthim kah vetvetja e nga shenjat e kulturës sonë identitare e nacionale!

Zyra për Media e «Nisma e Deçanit”

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Pershendetje !
    Personalisht jamë kunder ektremizmit fetar sepse mendojë që demton qeshtjen tonë kombetare.

    Mbeshtes ç’do iniciativë që punonë dhe vepron kunder extremisteve fetar nga cila do fe janë ata -ato .

  2. NE ASNJI VEND EUROPIAN NUK SHENOHET PERKATESIA FETARE APO MOSPERKATESIA FETARE as ne Zvicer.
    Ku don me shku Kosova, ne Arabi apo ne Europe, qe shteti te merret me perkatesite fetare te personave.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu