ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Shqipëria e kapur nga regjimi mafioz është bërë minë në një qiell të përgjakur

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

Nga: Aurel Dasareti

Shkatërro gjithçka që të shkatërron. Mos lejo askënd të shkatërrojë ëndrrat tuaja, sepse askush nuk të ndihmoi as t’i ndërtosh ato.

***

Ëndërro për çfarë ia vlen të zgjohesh. Aty ku Zoti i ka dhënë fund, mos vendos një pikëpyetje. Asnjëherë mos e shitni dinjitetin tuaj sepse nuk keni ku ta blini. Nëse nuk e duroni dot të vërtetën, as mos e kërkoni. Është shumë më vështirë të harrosh sesa të duash, është më e vështirë të provosh sesa të shpjegosh, dhe është më lehtë të dënosh sesa të kuptosh.
***
Flitet shumë për Mafie, por Mafia nuk është tjetër veçse privatizimi i sigurisë publike, privatizim i egër që ka vajtur në mbarë trojet arbërore. Çka ne e quajmë Mafie është në thelb një rrjet i ndërthurur ujdish midis sipërmarrësve dhe nëpunësve shtetërorë, të mbështetur fortë nga mediumet e ”lira”. Është ana e errët e sipërmarrjes së lirë.
Mos merrni dhe mos jepni dhurata e ryshfete, pasi kështu humbni lirinë. Dhuratat dhe ryshfetet shërbejnë për të bërë skllevër, ashtu si kamxhikët shërbejnë për të zbutur qentë.
Gjithçka po polarizohet dhe keqësohet gjithnjë e më shumë. Pseudo-mediat, pseudo-politikanët, pseudo-intelektualët dhe tradhtarët kanë qenë dhe janë përgjegjës për këtë. Ata i largojnë njerëzit larg nga njëri-tjetri, në mënyrë që të mos qëndrojmë së bashku dhe të rebelohemi kundër krimeve të bëra nga kapsit e shtetit. Është një lëvizje drejt një shoqërie të rrezikshme – kur “politikanët” adhurohen dhe admirohen si njerëz të famshëm, përkundër faktit se janë hajna të zhytur në korrupsion, krimin e organizuar dhe tradhti kombëtare.
Të luftojmë që askush më të mos kërkojë fatin jashtë trojeve arbërore, përndryshe do të mbetemi edhe pa territor edhe pa popull.
Po, ne shqiptarët jemi nomadë në tokë. Ecim rrugëve të botës dhe ulërimë, herë zvarritemi, herë ecim drejt dhe shkelim njëri-tjetrin. Edhe ata shqiptarë që kanë mbetur do të lënë atdheun e tyre dhe do të kërkojnë “lumturinë” diku tjetër, atje ku nuk gjendet. Ikin kryesisht për shkak të atij nudisti që mbjelljen e drogës e konsideron “bujqësi”!
***
Kopilët më zaptojnë e uzurpojnë! Është e dobishme të mos tregosh dobësi! Mos u largo nga unë, më shpëto! Të lutën vendi ku ke lindur.
Ka vetëm dy vende për të jetuar: ose jashtë ose brenda. Dhe hutimi mbretëron mbi të dyja. Një qenie njerëzore shqiptare është një lëkurë midis dy formave të kaosit. Por për një moment ishe një me botën. Një botë që është e padurueshme.
Errësira e së kaluarës sime është drita e së ardhmes time.
Asgjë nga këto nuk ke ndjerë më parë në zemrën tënde. Çdo gjë ka qenë shtrirë atje, e varrosur në ty, e papërdorur, në mungesë të asaj që mund ta zgjojë atë në jetë.
“Ku po shkon?” – e pyet ndjenjën tënde, me të njëjtin zë të lartë, sikur të ishe disa metra larg. Në asfalt mes jush qëndron një gazetë që ka dalë nga akulli që shkrihet, e lagur dhe e shqyer si një zog i mavijosur.
Edhe ato ndjenja përgjithësisht të bukura, ato që janë relativisht të pashme nga kushtet, bëhen të shëmtuara ndërsa heqin dorë nga shëtitorja e vetes, në momentin që lëshojnë ngërçin për figurën e tyre publike, mafioze. Kjo është ajo që ndodh: ata heqin dorë nga të qenët atë që duan të jenë – dhe fundosen në atë që janë.
Ai që kishte qenë një mace, mendon, me tërë fytyrën e mbuluar me lesh, i patrazuar nga gjithçka përreth tij, i veçantë dhe arrogant, pa aftësi për asgjë, përveç një përsëritje të përjetshme të së njëjtës gjë, gjumit dhe zgjimit, gjumit dhe zgjimit, pa marrë parasysh askënd dhe asgjë.
Ai që kishte qenë një astronaut, mendon ti, i mbështjellë me një kostum të stërmadh të rëndë që fsheh gjithçka, noton në një gjendje pa peshë në një vend në hapësirën e jashtme, të shkrepur si një predhë, në rrugën drejt së panjohurës, gjithnjë e më larg Tokës, gjithçka ka mbetur që të tërheq poshtë, të lirë nga çdo mjerim, ai që do të kishte mbetur si një copë bajge në një mermer të gjelbër, një shkëmb të vogël, një grimcë rëre, vetëm një copë pluhuri, në fund më pak se një copë pluhuri, në fund të fundit asgjë.
Harro gjithçka, mendon ti. Ktheja shpinën, vendose pas teje, ik nga ai mjerim, fluturo larg. Kujtesa është një lidhje. Të mbash mend është të mbetesh lidhur në zinxhirë. Të harrosh do të thotë të lësh veten të lirë. Por nuk mund të harrosh derisa t’i bësh një nder vetes, krenarisë tënde ilire-shqiptare, të zgjohesh nga gjumi i përjetshëm dhe heqësh qafe zinxhirët, të fitosh lirinë, përndryshe në pjesën tjetër të jetës tënde, të mbetet vetëm të rreshtohesh e argëtohesh në “paradën e krenarisë”, midis kokëmishëve dhe anëtarëve të qeverisë.
***
Një baba, përndryshe tifoz kokëtul i diktatorit të sotëm, i thotë të birit:
– Ti e kupton, vetëm idiotët janë plotësisht të sigurt për gjithçka.
– A je i sigurt për këtë, babi?
– Natyrisht, jam plotësisht i sigurt.
***
Shqipëria po lundron në një epokë të errët, drejtë vetasgjësimit, ku përveç tjerash po hartohet legjislacioni i shkretëtirës. Fjalët e mia mund të tingëllojnë të ashpra. Por ato nuk janë. Është realiteti që është i pamëshirshëm. Megjithatë, me angazhimin tënd, edhe ti mund të kontribuosh në ndryshimin e kësaj gjendje shumë të rrezikshme. Është vetë brendia e secilit prej nesh burimi i trishtimit ose gëzimit. Zgjohu dhe thuaj vetvetes: Përgjegjësia ime është të marr përgjegjësi për atë për të cilën jam përgjegjës.
PS: Shkruaj nga gjendja e brendshme e pikëllimit më të dhimbshëm të zemrës së fëmijës tetëvjeçar (1984), kur së bashku me prindërit u zhvendosëm nga vendi im i lindjes (edhe i nënës) Australia në SHBA, vendlindjen e babit.

Mos më lër mua

Sa thellë ndjehem për pikëllimin që kam
Unë e dua dhe e urrej dhimbjen që pata
Mos rri dhe mos më lër
Mos më duaj dhe mos më urre!
***

Këngë kurbeti

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu