ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Shqipëria nuk ka nevojë për heronj me duar të përgjakura me gjak njerëzish të pafajshëm

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Nga: Thanas Jorgji

 – Reagim i vonuar por që kurrë nuk është vonë për të reaguar ndaj një padrejtësie

– Para dy-tre muajsh u përurua në Ersekë busti i Sali Butkës me nderimet që mund t’i bëhen një heroi. Pa dashur t’i hyj në detaje veprimtarisë së këtij personi, po ndalem vetëm tek njëra, ajo më e errëta dhe që nuk duhet lënë pa u riparë.

Ky person, i quajtur SALI BUTKA bashkë me çetën e tij ka vrarë njëqind e shtatëmbëdhjetë njerëz të pafajshëm (nëse nuk gaboj në shifër)

I vrau në sofër, tek hanin bukë.

I vrau tek flinin, në gjumë.

I vrau të rreshtuar në sheshin e fshatit. Fëmijë e gra, pleq e plaka.

Njerëz të pambrojtur dhe të pafajshëm. Me pretekstin se në Voskopojë strehoheshin andartët grekë.

Njëlloj siç digjte Wermachti Gjerman gjatë kohës së Luftës fshatrat e Shqipërisë me pretekstin se në ta strehoheshin partizanët(!)

Me të vetmin dallim: gjermanët vrisnin e digjnin, ky „heroi“ ynë EDHE PLAÇKISTE.

Këtë bëri edhe „trimi“ Sali Butka me çetën e tij.

Pasi vrau mbi njëqind e dhjetë njerëz të pafajshëm, përpara se ta digjte Voskopojën, nuk harroi ta plaçkiste dhe plaçkën e grabitur ta shpinte me karvanë kuajsh në fshatrat e tyre.

Historianë pa dinjitet shkencor dhe pa shtyllë kurrizore heshtin mbi këtë MASAKËR dhe kur janë të detyruar të shprehen, mezi thonë me zë të mekët ndonjë gjysmë fjale, (dhe tepër më keq, ropaten ta shfajësojnë dhe t’i gjejnë motive e rrethana lehtësuese autorit të kësaj masakre) duke e veshur me një cipë patriotizmi dhe ta përligjin masakrën e Sali Butkës me strehimin e andartëve grekë në Voskopojë.

Duhet thënë me zë të lartë e të plotë:

Strehimi i andartëve grekë në Voskopojë ishte vetëm PRETEKSTI i masakrës.

Shkaku i vërtetë ishte se ata banorë ishin VLLEHË.

Pra, kemi të bëjmë me një SPASTRIM ETNIK dhe nëse do ishte ende gjallë, Sali Butka do ishte para Tribunalit të Hagës i paditur për GENOCID dhe për KRIME KUNDËR NJERËZIMIT. Si i tillë ai do vuante dënimin me burgim të përjetshëm, njëlloj si Ratko Mlladiçi për krimet që bëri tek popullsia e Bosnjës.

Sepse, sado i lartë të jetë qëllimi dhe motivi, ai kurrë nuk mund ta lajë gjakun qoftë dhe vetëm të një të vrari të pafajshëm.

Por kjo nuk ndodh tek ne.

Në Shqipërinë tonë të çuditshme, ndodh që kriminelët të ngrihen në piedestalin e Heroit. Lind pyetja:

Çfarë kishte me njerëzit e pafajshëm ky „trim“ Sali Butka dhe çeta e tij?

Nëse kishin problem se andartët grekë strehoheshin në Voskopojë, përse nuk i zinin pritë apo edhe t’u dilnin përpara në fushë të luftës andartëve grekë dhe t’i qëronin hesapet me ta?

Por këta farë „trimash“ me në krye „kryetrimin“ Sali Butka zgjodhën një trimëri më të madhe:

trimërinë për të vrarë njerëzit e pafajshëm e të pambrojtur: gra, fëmijë, pleq e plaka. Dhe si kujtim të bëmës së tyre, edhe t’u grabisnin mallin e gjënë.

Kam patur rastin të punoj dhe jetoj në Voskopojë në vitet ’80 dhe masakrën e Sali Butkës, Malkë Zvarishtit dhe të çetës së tyre e kam dëgjuar nga goja e pleqve që e përjetuan atë ngjarje, në atë kohë fëmijë të cilët mundën t’i shpëtonin plumbit, sëpatës apo kamës së banditëve.

Dhe pyetje të tjera më lindin vetiu:

Ku janë vllehët e Voskopojës?

Ku janë vllehët e Shqipërisë?

Ku janë vllehët e Ballkanit dhe të gjithë botës?

Përse nuk flasin?

Përse nuk e ngrejnë zërin?

Vllehë të Voskopojës, Korçës, Shqipërisë, Ballkanit dhe kudo që jeni.

Ky person (sepse nuk meriton të quhet njeri) ka bërë krime, ka kryer një masakër tek vëllezërit e tuaj të gjakut.

Përse nuk e kundërshtoni këtë akt?

Përse nuk protestoni?

Përse nuk i drejtoheni Presidentit të Republikës së Shqipërisë që e ka lëshuar këtë dekret? Përse nuk e shpini çështjen në Gjykatën e Lartë?

E nëse Drejtësia nuk gjendet këtu, atëhere drejtohuni Hagës e Strasburgut.

Sepse janë mbi njëqind e dhjetë njerëz të vrarë që bërtasin nga varret dhe kërkojnë Drejtësi.

Në mbyllje:

Nderimi që iu bë këtij kasapi me duart të përlyera deri mbi bërryla me gjak të pafajshëm duhet të anullohet dhe ky person të zbritet nga piedestali si vrasës njerëzish të pafajshëm dhe që ka ushtruar GENOCID ndaj një etnie të huaj.

U bëj thirrje gjithë voskopojarëve dhe të gjithë vllehëve kudo që janë në Shqipëri dhe jashtë saj TA DENONCOJNË këtë akt të padrejtë, të turpshëm dhe tepër lëndues e fyes për etninë vllehe me anë të një peticioni të cilin jam gati ta nënshkruaj i pari.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu