ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Shqipëria si pjesë e botës ruse, “Ruski Mir” dhe “Ballkani i Hapur”

Shkrime relevante

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajtën mbledhjen e dytë të përbashkët

Prishtinë, 18 nëntor 2024  Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria...

Shpërndaj

Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë
Shqiptarët e lirë nuk nuk duan kurrë të jetojnë një vend nën sferë influence të Moskës as të këlyshave të Rusisë dhe bashkëpunëtorëve të tyre rajonal. Fatkeqësisht, “manipulimi i demokracisë në vend”, në Shqipëri po vazhdon, para syve të përfaqësuesve diplomatikë perëndimorë


“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm” tha burimi i qeverisë amerikane”,- njofton VOA shqip – kjo kur ishte kryetar i saj Lulzim Basha. Sipas VOA-s, zyrtari, që foli me median, nënvizoi se ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit, i cili ka analizuar financimet e Rusisë, “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”.

“Ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundur që të mënjanojmë kërcënimet e mundëshme ndaj Ballkanit. Andaj, nuk duhet të ushtrohet më trysni ndaj Serbisë, që t’i imponojë sanksione Rusisë. Sanksione të tilla nuk mund të ndërmerren, sepse pa Rusinë, Serbia nuk mbijeton dot. Për më tepër, qeveria dhe Presidenti Aleksandër Vuçiq nuk do u mbijetonin sanksioneve (të Serbisë) kundër Rusisë.”( Kryeministri Rama Intervistë me gazetën austriake Die Presse, para disa ditësh.)

“Derisa unë të kem ndikim, Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.  “Unë nuk do të heq dorë nga lufta ime legjitime për interesat shtetërore dhe kombëtare, si dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, tha lideri serb, sipas Radios Evropa e Lirë.

Eh, sikur Tirana zyrtare sot do mbronte interesat legjitime dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, me kaq këmbëngulje dhe vendosmëri siç mbron Vuçiqi interesat nacionaliste serbe anë e mbanë Ballkanit Perëndimor, me ndihmën e Rusisë së Putinit. “Serbët dhe Rusët, vëllezër përgjithmonë…”, një parullë kjo që dëgjohej në rrugët e Beogradit dhe qyteteve të tjera në mbështetje të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga forcat putiniste ruse 6-muaj më parë. Ndonjë lexuesi aty këtu, mund t’i kujtohet ndonjë shkrim imi modest vite më parë, me të cilat jam përpjekur të zgjoj ndërgjegjen, por edhe të paralajmëroj për rrezikun që, sipas mendimit tim atëherë dhe sot, i kërcënohet interesave të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, si rrjedhim i përhapjes së influencës së Rusisë putiniste dhe shteteve të tjera autoritare të botës, si Kina dhe Turqia.

Po i sjellë këto citime të ditëve të fundit, jo për të thënë: ja kisha të drejtë, por si një ilustrim i rreziqeve të mundshme, që i kanosen Kosovës dhe interesave të shqiptarëve në përgjithësi. Se kam drojë që protagonistët e sipërpërmendur shqiptaro-serb, po punojnë, dashtë e pa dashtë, me interesat ruso-serbe në dëm të interesave të shqiptarëve dhe si rrjedhim edhe në dëm të interesave afatgjata gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, interesa, të cilat do duhej të përputheshin me interesat kombëtare të shqiptarëve.

Fatkeqësisht, disa prej këtyre, ditën flasin dhe shfaqen si “pro-amerikanë” të mëdhej, të cilët, na thonë se “ndajnë vlerat perëndimore”, ndërsa natën sjellin ujë në mullijtë e armiqve të Kombit shqiptar dhe të interesave të aleatit strategjik, historikisht, më të sinqertë të Shqipërisë e Kosovës – Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me miq “proamerikanë” si këta, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë nevojë për armiq.

Për ata që ende nuk e kuptojnë se ç’ është, “Ballkani i Hapur”, ua shpjegon njëri prej analistëve më të njohur amerikanë për çështjet ballkanike dhe evropiane, Janusz Bugajski: “Ballkani i Hapur është një nismë që favorizon Moskën, një nismë që mban rajonin larg Bashkimit Evropian

Shtoi këtyre deklaratave të fundit nga liderët ballkanas si dhe raportit të zbulimit amerikan – në lidhje me financimin e raportuar nga burime amerikane të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës edhe njoftimin e javës së kaluar të doktrinës së re të politikës së jashtme ruse, të nënshkruar nga Presidenti Vladimir Putin. Kjo doktrinë e re e politikës ruse, njoftuar në fillim të këtij muaji, sipas mediave ndërkombëtare, përqendrohet rreth konceptit të ashtuquajtur, “Bota Ruse”, në bazë të cilit justifikohet ndërhyrja e Kremlinit në mbështetje të të drejtave rusisht-folës në hapësirën ish-sovjetike. Por, sipas raporteve në media, ky dokument prej 31- faqesh – nënshkruar nga vet Putini shkon përtej konceptit të ndërhyrjes së Rusisë në mbështetje të “rusisht-folësve” jashtë kufijve të Rusisë – të asaj pra që konsiderohet si “Bota Ruse”-, ose hapësira ish-sovjetike, të cilën regjimi i Putinit e konsideron si zonë të influencës së saj, nëpërmjet një “politike humanitare”. Sipas medias ndërkombëtare, ky dokument shkon përtej Botës Ruse”, duke u paraqitur edhe si një përdorim i të ashtuquajturës strategji ruse e “pushtetit të butë”. Në dokumentin e ri të politikës së jashtme ruse, bëhet gjithashtu thirrje, për shtimin e bashkëpunimit dhe influencës së Rusisë me shtetet sllave, dhe përforcimin e marrëdhënieve të saj me Kinën dhe Indinë, Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe Afrikën, me qëllim “për të mbrojtur, ruajtur dhe avancuar traditat dhe idealet e Botës Ruse.

”Kur një Kryeministër i Shqipërisë mbron Serbinë dhe justifikon  politikën pro-ruse të Beogradit si një politikë për mbijetesë të Sebisë dhe të regjimit serb të Vuçiqit Rama for “Die Presse”: Let’s keep aëay the threats from the Balkans – Politikë (tiranapost.al) dhe kur një raport i shërbimeve sekrete amerikane njofton se Rusia ka financuar parti politike në dhjetra vende ku mes tyre përmenden 500 mijë dollarë që i janë dhënë PD-së në Shqipëri në 2017 kur Lulzim Basha ishte në krye të saj  – unë e konsideroj si një situatë emergjente, që rrezikon sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe të Kosovës — SHBA: Rusia ka financuar parti politike në dhjetra vende; mes tyre përmenden 500 mijë dollarë që i janë dhënë PD-së në Shqipëri në 2017 (zeriamerikes.com)

–“Ruski mir” dhe “Ballkani i Hapur” janë një dhe të pandarë. Aleksandër Vuçiqi është aleati më i ngushtë i Vladimir Putinit dhe i politikave të tija eskpansioniste të “Botës Ruse”, mbështetur nga Kishat Ortodokse ruse dhe serbe. “Bota Ruse” e Putinit është si “bota serbe” e Vuçiqit. “Ballkani Perëndimor”, pjellë e Serbisë e mbështetur qartë nga Moska, mundëson shtrirjen e influencës ruse në Ballkan përtej hapësirës së Serbisë. Sot, pretendimet e Vuçiqit kundër Kosovës janë të njëjtat me ato të Rusisë për të justifikuar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, 6 muaj më parë nga Rusia. Për ata që ende nuk e kuptojnë se ç’ është, “Ballkani i Hapur”, ua shpjegon njëri prej analistëve më të njohur amerikanë për çështjet ballkanike dhe evropiane, Janusz Bugajski: “Ballkani i Hapur është një nismë që favorizon Moskën, një nismë që mban rajonin larg Bashkimit Evropian, që mban të ngrirë konfliktin në Kosovë dhe në Bosnje Hercegovinë. Një nismë që do të kontrollojë Malin e Zi dhe të shtrijë influencën e Serbisë edhe më shumë në rajon.”  Shumë mirë e thënë nga analisti i njohur, që përmbledh thelbin e kësaj nisme.

Zgjohu o shqiptar! Zhvillimet e fundit tregojnë se ‘Ballkani i Hapur’ po shkon përpara, krah për krah, me politikën e jashtme të strategjisë së “Botës Ruse”, të nënshkruar nga Putini javën që kaloi. “Ballkani i Hapur” nuk është asgjë tjetër veçse një projekt i menduar mirë dhe i përpiluar në korridoret më të errëta të Beogradit dhe Kremlinit, që në përputhje me objektivat strategjike të “Botës Ruse” të përforcojë edhe më tepër influencën e Serbisë në Ballkan dhe nëpërmjet saj, edhe influencën ekonomike, politike dhe ushtarake të Moskës në rajon.

Një gjë e tillë nuk mund të jetë assesi në interes të Shqipërisë e të Kosovës as në interes të miqësisë dhe të marrëdhënieve afatgjata midis kombit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Hapni sytë! Shqiptarët e lirë nuk nuk duan kurrë të jetojnë një vend nën sferë influence të Moskës as të këlyshave të Rusisë dhe bashkëpunëtorëve të tyre rajonal. Fatkeqësisht, “manipulimi i demokracisë në vend”, në Shqipëri po vazhdon, para syve të përfaqësuesve diplomatikë perëndimorë. Prandaj shqiptarët po zbrazin vendin se ua kanë hëngër çorbën për më shumë se një shekull influencave të huaja sllavo-komuniste dhe majtiste serbo-ruse, përball mos interesimit perëndimor.

Hiqni dorë njëherë e mirë nga Ballkani i Hapur! Shqiptarët nuk kanë dashur kurrë as nuk duan sot të jenë pjesë e Botës Ruse as Botës Serbe!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu