Anna Hida, studjuese, Romë
(Nushe Zhuba)
Falenderoj ABC NWES dhe gjithë stafin e “Abc së Mëngjesit” për bashkëpunimin që gjatë këtij viti më kanë ofruar.
Ndjehem mirë kur dikush të mbështet, të inkurajon, bashkëndan me ty, ( ABC nwes) atë të vërtetë që gjendet Arkivave për ne. Shpesh herë na thonë, që s’kemi gjuhë që s’kemi alfabet, që Alfabeti juaj është 100 vjeçar, kur në të vërtetë nuk është kështu.
Shqipja ka një alfabet të sajin të paktën që nga 1635 dhe të shkruar në libra dhe letra me shumicë mbas 1637.. pra i bie të kemi një alfabet gati pesëqind vjeçar…
Alfabeti i përbërë nga 28 shkronja latine por 6 nuk janë, librat na thonë se janë shqiptare, pa na thënë burimin se nga i morën..
Dikush mund të thotë : ” Po përse u bë një alfabet tjetër në 1908, kur e kishim një?”
1- Alfabeti 28 shkronjësh nuk përmbushte, nuk plotësonte gjuhën e vërtetë shqipe…2- Kishte ardhur momenti të njesoheshin shumë alfabetë , që kishin lindur sidomos në shekullin e 19, të cilët nuk sillnin bashkim shqiptar, po më shumë përçarje…
Në Sargofagun e Shenjtes Anastasie e cila jetoj në Sirmio – Dardani ( vendlindjen e Kostandinit të Madh që i la botës Krishtërimin, Aurelianët që i lanë Romës muret antike gjithandej) gjejmë fjalët shqip: N’ emen, Shejt, Corp, Anastasie dhe këto i përkasin viteve 800, e gjetur në Kostantinopojë dhe e dërguar në Zarë. Nuk janë shumë fjalë, por janë shumë për ne për të thënë se shqipja është folur dhe shkruar , një herë më shkronja Pellazge dhe si gjithë bota shkroi me shkronja latine… A nuk ka ardhur koha që të mos kemi frikë të themi se shqipja u mor nga gjuhë të tjera , por të jemi krenarë të themi se ajo u dha shumë gjuhëve fjalë që i përdorin dhe sot dhe u shkrua me shekuj…
Unë falenderoj shumë inisiatorët e Programit, Enkelin, Eduardin , Fabiolën , Arditën me të gjithë çunat e regjisë me durimin që kan me mua sidomos në lidhjet telefonike para trasmetimit! Respekt!


Znj. Zhuba, ju pergezoj dhe ju uroj nga zemra per punen e madhe qe po e beni. E di qe nuk eshte pune e lehte, por shpresoj qe Ju te vazhdoni dhe te mos ndaleni.