ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

“Shqiptar katolik i Kosovës …!”

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Nga: Gjergj Kabashi
“…katolik…!”
Debat rreth një prapambeturie e Anti-Shqiptarizmi
(…)
Të nesërmen, afërsisht më 14 apo 15 korrik 1998, Pal Krasniqi, shqiptar katolik i Kosovës, i cili ishte larguar nga shtëpia e tij në Pejë më 10 korrik 1998, me qëllim që t’i bashkohej UÇK-së, u soll në kompleksin e UÇK-së në Jabllanicë. Ai u ndalua në të njëjtën dhomë me Skënder Kuçin”, thuhet në vendimin lirues të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, të 29 nëntorit të vitit 2012.
(Pjesë nga shkrimi i botuar në Bota sot: “Ia morën mercedesin e 100 mijë markave, paratë dhe e rrahën derisa vdiq / Kurrë nuk thanë më se ishte spiun – Dëshmi lufte”
___
Pa hy në përmbajtjen e shkrimit, duhet ta themi qartë se ai që mund të ketë bërë krime, ai duhet të përgjigjet për veprimet e veta kriminale dhe se fajtor eventual mund të jetë vetëm ai, e jo të fshihet në “pyjet” e popullit a të UÇK-së për ta ndarë me të tjerët fajin e vet.
Më bëri përshtypje shumë të keqe kjo pjesë e fjalisë, pavarësisht se qenka pjesë e raportit të caktuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës: “Pal Krasniqi, shqiptar katolik i Kosovës…”.
Pse ai u dashka të identifikohet si “katolik” e jo Ibrahim Kelmendi si “mysliman”, apo Lirim Gashi si budist?
Pse Pal Krasniqi u dashka “identifikuar” si “katolik” e jo Skender Kuçi si “mysliman”?
Në të vërtetë në prezantimet publike ska çka përzihet përkatësia a jopërkatësia fetare.
Nuk ka fare nevojë të jesh aq i mençur për ti ditur gjërat e tilla, që duhet të jenë të qarta që në klasën e dytë të shkollimit fillor.
Identifikimet e tilla në bazë të përkatësisë fetare janë më së paku të shëmtuara, pavarësisht se vijnë nga laboratoret e eksperimentimit antishqiptar.
Pavarësisht se nuk e njof Palin (Krasniqin) ai nëse është katolik është për vete e jo për opinionin publik, ashtu sikurse që Ibrahim Kelmendi nuk është mysliman por vetëm mund t’ia mveshim përkatësinë fetare në baza paragjykimesh.
Apo që Lirim Gashi …, që s’është as budist e as mysliman?! …
Kah na shpiejnë paragjykimet e tilla tejet të panjerëzishme dhe antishqiptare njëherit?
Pse kryejmë me apo pa qenë të vetëdijshëm detyra serbomëdhenjsh e neoosmanlinjsh?

____

Pellumb Dedndreu, Tiranë

Replikë

Gjergj (Kabashi) i dashtun, unë e shohê pak më ndryshej këtë pjesê.
Pushtimet e gjata na kan transformue gati krejtsisht si popull dhe ne s’kemi msue asgjë nga historia ndoshta sot skemi as sy me pa as veshë me ndigjue.
Nuk ka armik më të egër se kur të vihet vllau kundër dhe ksaj teze te suksesshmeja kan arrit me sukses te shqiptarët. Koha dhe rrethanat e saj na lan mrapa në dije dhe kulturë dhe kurrë se bamë përpjekjen ma të vogël për ti kërkuar arsyet e aq më pak për ti ndreqe.
Gjithmon na kan prezantue si popull të pakulturë që ka përqafue identitetin e huaj dhe eshte kthye në mohues i identitetit të vet ndoshta si asnjë popull tjetër.
Duke na vën kunder njëni-tjetrit kemi shfaq cilsitë dhe instiktet e një populli që nuk di të administoj të ardhmen e vet ndaj dhe na kan coptuar si zogjt e qyqes, kjo edhe për lakminë e pozicionit ton gjeografik u ka ardhë përshtat fqinjëve që i kan synuar në shekuj trojet tona.
Jemi populli që e shfrytëzuam ma keq lirinë nga gjithë popujt e tjerë.
Kurrë nuk u ndalëm të mendojmë , se: kush ishim, kush jemi dhe ku do shkojmë si popull. Kur nuk mendojmë ne shqiptarët si mundë të pretendojm të mendojnë për ne popujt e tjere pasi kan kaluar disa breza dhe s’kan kurrfare ineteresi te mesojnë historinë e transormimit dhe të metamorfozës tone kur ne nuk u’a imponojmë me kthimin në kulture dhe identitet.
Sot ndër shqiptar derdhen miljona euro dhe dollar për të fshirë çdo gjurme të identitetit komtar të shqiptarëve.
Sheshet e qyteteve shqiptare vec shqiptari nuk diftojne, shtohen perdit femra të skllavëruara dhe burra mjekërzi , ngrihen objekte arabe me kater minare në tokën e shqiponjave në çdo fushe apo kodër edhe aty ku s’ka kamë banori vetëmevetëm mos të duket asgjë shqiptare mbi dhe.
Kurrë se konsoliduam politiken shtetërore as diplomacinë, elemnt qenësor per çdo komb. Zhdukëm , sipas porosive te boshtit të djallit , çdo gjurmë te qytetërimit të paraardhesve tane.
Pra , kemi vrar veten!
Diku nga viti 2000 isha në Paris per nje çeshtje gjyqësore, trupa perbehej nga 6 gjyqtarë, une po shtroja çeshtjet e mia teksa shikoja pandale gjyqtaret. Njeri nga ata ishte në moshë dhe kishte mbylle sytë disi i anuar dhe une mendoja se ai po flinte. Mendova se keta s’kan asnje interes as te më degjojnë , le ma të me japin te drejtë.
Kur marova, gjyqtari hapi syt dhe moti qendrim dhe nisi te flase. Fjalet e tij me ndryshuan pergjithmon. E filloj historin e shqiptareve qyshkur Shën Pali apostull zbriti ne Durres, vazhdoj me historin e shekujve pasardhes, foli per lufterat dhe pushtimet, foli per coptimin e trojeve tona, foli per Kosoven, foli per komunizmin dhe diktatorin, foli per pasojat dhe te ardhmen e shqiptareve. Ai ishte 1000 here me njohes i historis tone se une dhe se 90% e shqiptareve.
Si ai jan pak ne Europë dhe botë ndaj shqiptarët, ata qe ende kan gene shqiptari , kemi deshtuar t’u tregojme europianëve t’sotëm se kush ishim dhe kush jemi ne, ndaj mos ti fajsojmë ata kur dëshpërimisht kërkojnë të gjejnë ndonjë katolik shqiptar , kur ne na etiketojn sot e gjithe diten: ti je katolik se e ke emrin kështu apo ashtu.
Na pëlqejnë disa terma të shpifur si psh, “harmonia fetare te shqiptarët…” etj., si mund te thuhet kjo shprehje tinzare – djallëzore, kur ne jemi popull i nje gjaku, jemi vellezer?
Sakohe nuk i bashkohemi identitetit komtar jshqiptar, emi te destinuar te zhbehemi si kripa ne uje. Kemi disa figura qe as kombet disa miljoneshe si kan , si Gjergj Kastriotin e Nënë Terezen dhe i perqmojmë dhe i anatemojmë; njërin e nxjerrim sllav e tjetrën amorale!
Per te mos fole per Rugoven qe gjithe diten i nxjerrin bishta!
Ne jemi popull vetevrases ndaj, e keqja qëndron ndër ne dhe s’kemi pse ja lypim kurrkuj mbi tokë.

Engjell Gishti, historian, Tiranë

Dedndreu Pellumb Te falenderoj per fjalet qe thua mbi realitetin tone, edhe pse nuk jam 100% dakord me cka ti shkruan.
Shen Pali zbriti vertet njehere ne Durres, por kjo ishte ardhja e tij e fundit ne vendin tone (ne ate kohe ishte i moshuar dhe i semure); madje ai nuk zbriti tamam ne Durres sepse sapo anija qe vinte nga Brindisi ju afrua portit te Durresit, ata (shoqeruesit e tij ilire te krishtere) u njoftuan se ne Dures po persekutoheshin dhe vareshin te krishteret… Shen Pali kishte qene mw heret ne Durres (dhe jo vetem aty) ku kishte ngritur dhe dioqezen e pare (!) Te drejtuar nga peshkop Cezari! Ne fakt kjo ishte hera e III dhe e fundit qe ai vinte ne vendin tone.
Sa per cilesite veteshkaterruese te popullit tone…, do shtoja se keto nuk jane cilesi tonat historike, por jane nje status, nje gjendje ku e kane shtyre kombin tone! Eshte nje fare kur cdo popull ha vetveten derisa ai arrin e zhduket.
Por cdo popull edukohet, apo riedukohet. Do duhej qw ne te kishim drejtuesa te shtetit me kulture europiane ne vitet 90, kur duhej ti vihej nje kufi i forte identitetit osman e musliman te imponuar me forcen e shpates! Nuk ka asnje arsye ne bote qe te justifikoje rimuslimanizimin radikal te shqiotareve ne keto 32 vite, perpos qellimeve te pastra antishqiptare! Muslimanizmi dhe disa objekte te tij perfaqesuese, duhet te ishin vetem pjese e historise dhe muzeumeve; ne asnje menyre ato nuk duhet te jene pjese e jetes tone shpirterore! Nese ne duam ta mbajme gjalle kombin tone, duhet te punojme me mish e shoirt ne kete drejtim! Ne duhet te rikthehemi ne identitetin tone te humbur ne nje mase jo te vogel!
Por ne keto 32 vite eshte punuar ne menyre sistematike per te krijuar nje popull lindor shume larg qenesise europiane; eshte punuar per te krijuar nje popull tallava.
Gjergj – Bajram Kabashi Të premten te puna po flisnin për ndeshjen e zhvilluar në Tiranë dhe aty filloj një diskutim me një avokat, sipas tij ne jemi popull i gjithi me fe muslimanë ( e thënë nga një “shqiptar ” e një pjese jashtë kufijve shqiptarë! Vazhdonte të më tregonte historinë tone si greke, ku ishte historia ime e Shqiptarëve po kjo e thënë nga ky “shqiptare”! Po acaroheshin fjalët kur me thotë që Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk është shqiptar, aty nuk durova dot dhe i thash kaq i zgjuar jeni sa tregoni historin e një populli nga një person që kurr nuk ka lexuar një libër e gjithashtu edhe ju si ai, prandaj nuk lejoj asnjë të më tregoj historinë e vendit tim të shtrembëruar nga njerz të pa aftë! Avokatit nuk i erdhi mirë nga ofendimi im dhe filloj të debatonte! Po prisnin fillimin e seancës dhe gjykatësia po dëgjonte se çfarë po flisnim, kur ajo i tha Avokatit – Kastrioti është shqiptar dhe askush nuk mund t’ja ndryshoj origjinën, prandaj të këshilloj të lexosh përpara se të flasësh gjëra të pavërteta dhe të sugjeroj të shkosh në bibliotekën e Veronës ku është më e vjetra në botë, aty do kesh material me bollëk! Ajo me origjinë është nga Venezia ( e thënë nga ajo aty )! U ndieva mirë nga fjalët e saj, por që ne shqiptarët jemi e keqja e vetvetes! Ju përshëndes!

Driton Statovci, Vjenë

Po ndalëm vetëm te një pjesë e identifikimit te shqiptareve te besimit katolik si katolikë.
Është nje kategori e shqiptarëve të besimit islam qe me të vërtetë janë te pa tru dhe ndytësira (nuk është kjo fjalë ofenduese se ata e ndytin edhe ndytësirën) qe shqiptarët e besimit katolik nuk i identifikojnë si shqiptarë!!!
Këtu duhet të gjithë ne shqiptarët të jemi shumë agresivë me ta dhe nëse është e nevojshme ti pështymë edhe ne fëtyrë. Kjo kategori e ndytësirave përkrahen nga krye ndytësirat Shefqet Krasniqi, Enis Goga nje ndytësirë tjetër i Mitrovicës dhe një i Prizrenit qe nuk po ju dijë emrat dhe as qe po dua te ju dijë emrat.
___
Vërejtje!
Ky shkrim është pjesë e një debati të djeshëm në fb-ën tim, pasi kisha shkruar rreth një prapambeturie e antishqiptarizmi. Nuk është për tu befasuar asnjë herë kur në këtë mënyrë të drejtohet dikush i huaj e me fjalorin e paracaktuar (që shpërndahet prej hoxhallarëve gjithandej), por është për ta kapur kokën me të dy duartë kur në këtë mënyrë të drejtohet ndonjë personalitet “i madh” dhe “i lartë” i shtetit të Kosovës, duke bërë me gisht ndaj teje si “minoritar” për shkak të përkatësisë fetare të caktuar që “intelektuali” se duroka, pra me fjalorin që dikur ka qenë preokupim jetësor – antishqiptar i Akademikut Vasa Çubrilloviq. 
E gjithë kjo eshtë bërë e bëhet për ta krijuar të ashtuquajturin “populli Musliman Shqiptar”, për të cilin kanë punuar e angazhohen me shekuj Turqia dhe Serbia që ka dashur e do ti dëboj shqiptarët si Musliman nga trojet e tyre në Gadishullin Ilirik. Një pjesë jo e vogël e shqiptarëve për shkak të gjenocidit të ushtruar në emër të Islamit, kanë përfunduar si “turq” e “muslimanë” në tokat e shkreta prej nga i kishin dëbuar e vrarë Kurdët e Armenët në Turqi.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu