Mërgata Shqiptare në Botë
Do i bijmë shkurt, por do i përmendim të gjitha, për aq sa na kujtohen e mundim, që të mos ju lodhim shumë së lexuari.
Marrë së fundi, ishim të bashkaur në tri luftërat për çlirim nga okupatorët tanë, që na ndanë prej më shumë se një shekulli.
Në luftën e Kosovës për Liri nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) u bashkaum, luftuam dhe me ndihmën edhe të Ndërkombëtarëve, përfshirë NATO-n në krye me Amerikën dhe aleatë të tjerë, fituam!
U zhvillua lufta në trojet shqiptare në Preshevë, Mdvegjë e Bujanoc – ishin të bashkaur nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc (UÇPMB), edhe aty lufta u fitua, por në paçe u ngatërruan punët. Në të gjitha këto lufta, thirrjes iu përgjigjën edhe nga trojet gjithshqiptare, edhe nga mërgata, sa në rajone të ndryshme ishin edhe kryekomandantë, e ranë për atdhe.
Nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) u zhvillua në Maqedoni lufta, ishim të bashkaur nga të gjtiha trojet, u arrit nënshkrimi, por partitë fituese shqiptare nuk ngulën këmbë në realizimin e plotë të saj, dhe ende mbeti pa u zbatuar Marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Prespës, po me fajin e partive politike shqiptare.
Ende asgjë nuk doli në sfond nga Marrëveshjet. Ndërkaq, me ndarjen e partive politike, me kundërshtimin e njëra-tjetrës, në të gjitha trojet shqipatre, vujatja vazhdon dhe nuk është zbatuar e realizuar ende ajo për të cilën është derdhur gjaku dhe për të cilën janë nënshkruar marrëveshjet edhe me ndihmën e obstruksioneve shtetërore, edhe në Kosovë edhe në Maqedoni edhe në Serbi.
Ne duhet të mendojmë deri kur të vëmë interesin personal, individual e partiak, më parë se interesin kombëtar. E themi këtë me plot përgjegjësi, sepse, cili do që ka ardhur në pushtet, është kundërshtuar, shumë herë, edhe me të padrejtë me qëllimin e pengesës për mosarritjen e asaj më sublimes, më të lartës, pavarësisë e në shtete tjera – barabarësisë me popujt tjerë, siç u bë me marrëveshjet. Krejt faji i përçarjes mes shqiptarëve, në gara për të qenë i pari. Dhe, deri sa vazhdon gara, në rregull, por me përfundimin e zgjedhjeve – garat marrin fund, të gjithë duhet të jenë të bashkuar, ndryshe nuk ecet përparanë në asnjë drejtim.
Prandaj, ne Mërgata Shqiptare në Botë, që kemi për qëllim të jemi të bashkuar në arritjet më të larta kombëtare
F T O J M Ë
Të gjithë shquptarët, kudo që jetojnë në mbarë rruzullin tokësor, që të bashkohemi nën një ideal, për realizimin e Pavarësisë së Kosovës, nga që, përkundër shpalljes së saj, ende nuk është vënë në jetë plotësisht.
Që të jenë të përbashkuara të gjitha seubjektet shqiptare me kryetarët e tyre dhe individët në një vend për të realizuar Marrëveshjet e nënshkruara në Ohër të Maqedonisë në vitin 2001.
Të bashkohen në një vend të gjithë shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit e të lënë anash ndasitë dhe interesat individuale e partiake karshi atyre kombëztare.
Një ftesë e tillë shkon edhe për partitë politike shqiptare në Mal të Zi, të cilat edhe sot e kësaj dite janë kundër njëra-tjetrës.
Ftojmë edhe gjithë shqipatrët në mërgatë, ku do që janë, të bashkohen për idealet më të larta kombëtare, ashtu sikur ishin deri pas luftërave që i cekëm.
Shqipatrë, mos u bëni e keqja e vetvetës, por hapëni sytë e bëni katër! Shini tjerët se çfarë bëjnë, edhe ne kemi atë të drejtë, se na obligon vendi ynë, populli ynë, etvetja.
U pa sa emocione të forta kënaqësie na shkaktoi tifozeria futbollistike e shqiptarëe në lojërat futbollistike EURO2024, ku spontanisht u pa bashkimi i shqiptarëve, dëshira dhe dashuria e madhe për fitore, për mbështetje të lojtarëve tanë, kudo që u paraqitën, ashtu do të kishim mundër të bëjmë edhe për të drejtat tona në kërkesat e luftërat për liri që të jemi të barabartë me të tjerët.
Në këtë drejtim, që të kontribuojmë, ftojmë dy akademitë, në Shgqipëri e në Kosovë, ftojmë të gjithë intelektualët, ftojmë të gjithë qytetarët, ftojmë të gjitha partitë politike e tjera, ftojmë gjithë Mërgatën Shqiptare në Botë, pra të gjithë mërgimtarët, pa dallim praj nga janë e ku janë, që të bëjmë maksimumin për të qenë të bashkaur në realizimin e të drejtave të plota të popullit shqiptar, kudo që jeton.
Ju kryetarë partish, ose bashkohuni ose do mbeteni në listën e zezë kombëtare për mosveprimin tuaj kombëtar. Nuk kemi nevojë të shahemi e as të grindemi deri në rrahje në kuvendet e shteteve tona. Vëni gishtin kokës.
Po u bashkaut ju brenda trojeve shqipatre, do e keni edhe gjithë Mërgatën Shqipatre në Botë me vete, që është e regjistruar në Nuju Jork dhe vepron përmes degëve të saja në të gjitha kontinentet, e cila me padurim pret të shohë të bashkaur të gjithë shqipatrët në idealin e tyre për drejtësi e për të ecur përpara.
Mjaft më me interesa individuale!
Nju Jork Për MSHNB
Më 3. 7. 2024 Bahri Ramadani
_____________________________
Të nderuar,
E lexova thirrjen Tuaj, dërguar bashkëkombësve kudo që janë dhe e pranova. Kështu që nga sot, do t’u flasë bashkë vuajtësve të mi nëpër kaza-matët serbo-çetnike, ashtu dhe bashkëluftëtarëve, me të cilët pata nderin të jem i radhitur në Famëmadhen UÇK!