Nga Fahri Xharra, Gjakovë
Kush ka qenë trim një herë?
Aleksandr’ i Math i vjerë, Pirrua me shokë të tjerë, në Shqipëri kanë lerë,
Po nga të gjithë m’i zoti, – Skënderbeu Kastrioti.
O mbret i dashur, ku je? Ku je, more Skënderbe? Si duron ti nënë dhè? Nukë të vjen keq për ne?
Në këtë kontekst ka nevojë që të ketë dhe një rishtjellim të së shkuarës sonë të largët pasi popullsia dhe territoret iliro-arbërore nuk kanë qenë thjesht spektatorë të kësaj trashëgimie kulturore të admirueshme por shpesh herë edhe aktorë dhe faktorë përcaktues në të .
Mendohet gjithnjë në mënyrë të gabuar se territoret mesdhetare shqiptare janë të vlefshme vetëm për historinë antike të rajonit si shesh betejash të luftërave civile romake apo dhe si një zgjatim i kulturës romake në anën tjetër të Adriatikut, ndërsa për vëzhguesit e dhe studiuesit është mëse e qartë që territoret mesdhetare shqiptare vazhdojnë të luajnë një rol të madh edhe në mesjetën e hershme që krijon bazat e qytetërimit evropian.
Mëmëdhe quhetë toka ku më ka rënurë koka,…. ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qenë dhe varret që kanë vënë.
Fantazma e perthithjës sllave është shumë e rëndë. Si rrjedhojë e kësaj, do të vazhdonte përpunimi në trajtë doktrinare i një prej turpeve të mendimit shqiptar, ideja se kombin do ta kishte shuar prej kohësh vala sllave, në qoftëe se nuk do të na mbronin osmanet. Me një fjalë , qenja e Shqiperisë i detyrohet dy mburojave: shtetit osman dhe shtetit komunist. Se sa i rrejshëm ka qenë kërcënimi i parë, ai i Evropës, e tregoi në mënyrë të bujshme fundi i mijëvjeçarit kur Europa do të bënte luftë për të mbrojtur shqiptarët. Se sa përrallë ka qenë ky i dyti, koha është duke e treguar përherë e më fortë.
“Në përputhje me traditën që ekzistonte që më parë, të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë. Në çdo vendqëndrim, në prani të Sundimtarit, u ekzekutuan me një të rënë shpate aq shumë të pafe sa qe e pamundur të llogariteshin. Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme.” Ky është vetëm një fragment i shkëputur nga një kronikë që përshkruan pushtimin e Shqipërisë.
Me ndihmën e Zotit, më të Lartit pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri të frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të këndshme me tipare të tilla që mjaft që t’i shihje në fytyrë që të të ikte mendja, shiteshin veç për vetëm tre apo katërqind aspra.
…Arsyeja e kësaj fushate të dytë në Shqipëri ishte se raca shqiptare është bërë e tillë që në karakterin e saj kanë hedhur rrënjë mosbindja, këmbëngulja, rebelimi e arroganca. …Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit… Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe.
Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës, – fap fap – i ekzekutonin…. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë të pafe. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra…
Të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë. …Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme.”
Shqipëria nuk ka qene dhe as është e padashur prej familjes se kombeve Europa nuk i frikohet nacionalizmit shqiptar
Zoti fliste Shqip! Duke lundruar ne Oqeanin e Mileniumeve arrijmë në një të vërtetë të mohuar, të vjedhur, të mëshehur nga zilia historike e prejardhjes se të mëvonshmëve dhe e cila ishte shpesh e rrezikshme për tu përmendur edhe nga vet trashëgimtarët e asaj të vërteteje. Që të kthehemi në trajtimin tonë të themi që gjuhët primitive ishin monosilabike ( një rrokëshe, një zëshe) dhe të cilat me kalimin e kohës dhe nevojave për komunikim janë bërë shumërrokëshe duke e shtuar në rrënjën e fjalës një tingull tjetër që të flasin me fjalë shumë më të përbëra, po në të njetën mënyrë sikur një fëmijë disa muajsh i cili e fillon belbimin e disa fjalëve një rrokëshe dhe në mënyrën e tij të thirrjës dhe pasthirrjës.
(Pjesa më e madhe e shqiptarëve i kanë sytë drejt Perëndimit, ku ata shohin një të ardhme për veten e tyre, dhe më e rëndësishmja, për fëmijët e tyre. Mbi të gjitha, ata mendojnë se Islami, sidomos Islami radikal, minon identitetin e tyre kombëtar. Në fund të fundit, ata e dinë nga librat e historisë se paraardhësit e tyre luftuan për të çliruar veten nga sundimi osman.)
Për rimëkëmbjen e kombit, ajo që n’a pret është një pyetje e madhe, që deri tani ka mbetur pa përgjigje për mijëvjeçarë: ka vetëm një Forcë ( e pakrijuar, gjithmonë ekzistuese ) në botë apo dy forca kundërshtare dhe në luftë me njëra tjetrën? Janë e mira dhe e keqja, drita dhe errësira,
jeta dhe vdekja ?
Nga përgjigja jonë varet mënyra se si ne eksperimentojmë jetën, shëndetin fizik dhe atë shpirtëror, dhe mënyrën se si të pranojmë dashurinë apo të kundërtën, që është urrejtja, polaritetin, ndarja me të cilën bota kthehet në një terren lufte të ashpër
(Përpjekjet e Presidentit turk për të manipuluar shqiptarët etnikë në Ballkan përmes radikalizmit fetar, duket se kanë shkuar shumë larg në sytë e shqiptarëve. Kjo sepse ai ka goditur në një temë të ndjeshme, që është nacionalizmi. Poeti i tyre kombëtar, Pashko Vasa i cili ka shkruar se ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’, është një fakt që vepron si pengesë kundër përpjekjes së infiltrimit neo-otoman.)
Vorbulla e historisë sonë gjithë shqiptare, ishte marramendëse. Askush nuk mendonte se nga ato përplasje centripetale drejt vrimës së zezë, do të shpëtonim. Furtunat nga ato më të fuqishmet u munduan të na zhbënin, dhe të na hidhnin në vrimën e moskthimit, duke na mohuar të kaluarën tonë, duke na çrrënjosur nga trungu ynë mijëravjeçar. Tjetërsimin tonë e kishin në përparësi; kush duke na shlyer dhe humbur historinë e kush duke na tjetërsuar në kombe të tjera me qëllim të caktuar që të harrojmë veten tonë dhe një ditë të na vjen turp me atë se çka ishim.
E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i rrjedhshëm).
“Meqenëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e te gjithë atyre qe, se bashku, formojnë kombin, do te ma donte shpirti qe çdokush te sakrifikoje pese minuta ne njëzet e katër ore dhe te hetoje nga thellësia e vetes se tij se ç’shërbim ka bere për shoqërinë dhe ç’të mire mund t’i beje kësaj shoqërie qe e quajmë komb.”
E shihni pra ; « Gazeta më e madhe greke “Kathimerini” thotë se nacionalizmi i shqiptarëve është i vetmi mjet për të ndaluar ambicien e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Ballkan. Përmes një editoriali të titulluar “Nacionalizmi shqiptar është bastion kundër ambicieve të Erdogan në Ballkan”, Kathimerini shkruan se shqiptarët janë i vetmi popull në Ballkan që mund të ndalojnë Presidentin turk të shtrijë ndikimin në këtë rajon. »
(Literatura; Ismail Kadare , Dorian Koci, Shpetim Hoxha , Andon Zako Çajupi .Sami Frasheri, Mid`hat Frasheri , Tursun Beu. gazeta Dita )