ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

“Shqiptarët në Sanxhakun e Nishit”, një vepër kapitale e Jusuf Osmanit

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Jusuf Buxhovi, historian e shkrimtar, Prishtinë
NJË VEPËR KAPITALE
Vepra e Jusuf Osmanit “Shqiptarët në sanxhakun e Nishit”, në shtatë libra, që doli këto ditë, kurorëzon punën e gjatë dhe të palodhshme të studiuesit tanë më të zellshëm në këtë fushë. Si e tillë nxjerrë në pah, me anën e dokumenteve autentike të kohës, tablonë komplete të etnocidit të parë të shtetit serb ndaj etnisë shqiptare në sanxhakun e Nishit, nga lufta serbo-osmane e vitit 1877 dhe ajo ruso-osmane e vitit 1878 deri te etnocidi i dytë i vitit 1912, ku u vu në sherbim i gjithë aparati ushtarak dhe infrastruktura shtetërore për të pushtuar trojet shqiptare nën pretekstet “e luftës çlirimtare” kundër Perandorisë Osmane. Pasoja e veprimit hegjemonist të shtetit serb nuk janë të panjohura edhe në përmasat ndërkombëtare. Madje, Kongresi i Berlinit, kur njohi Serbinë dhe Malin e Zi si shtete të pavarura, në vendimet përfundimtare shtroi edhe çështjen e popullatës së dëbuar nga trojet e saj në Sanxhakun e Nishit, me ç’rast nxori vendimin që popullatës së shpërngulur t’u krijohen kushtet për rikthim, atyre që këtë dëshirojnë, ndërsa të tjerëve t’u njihet e drejta e pronës në përputhje me tapitë. Për ta përcjellë këtë veprimtari u krijua një komision i veçantë ndërkombëtar, që kishte për detyrë brenda tri vitesh të përcjellë riatdhesimin e të shpërngulurve si dhe kompensimin e pronave atyre që këtë kërkojnë. Bazuar në të dhënat që iu paraqiten Konferencës së Ambasadorëve në Stamboll, pas tri vitesh, Serbia nuk përmbushi asnjërin nga këto premtime. Ndërkohë që Sanxhaku i Nishit, i pastruar nga popullata autoktone shqiptare, zuri të popullohej me kolonë nga Bosnja, Hercegovina, Mali Zi dhe viset tjera, ndërsa muhaxhirët shqiptarë u shkapërderdhën në vilajetin e Kosovës, në Maqedoni e një pjesë e tyre përfundoi në Anadoll dhe Siri.
Vepra e Jusuf Osmanit, dokumenton deri në imtësi këtë etnocid. Në shtatë libra, pasqyrohet pamja e Sanxhakut të Nishit, nga ajo me shqiptarë – deri te lufta serbo-osmane me të gjitha veçoritë etnike, siç pasqyrohet edhe kolonizimi i saj me popullatë serbe. Ndaj, kjo vepër ka një rëndësi kapitale, meqë ajo nxjerr në pah politikën hegjemoniste serbomadhe për pushtime në përputhje me “Naçertanjen” e Garashaninit, por nxjerr në pah edhe etnocidin dhe gjenocidin e shtetit serb ndaj etnisë shqiptare si dhe shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit qysh nga viti 1877, që do të vazhdojë edhe me atë ndaj vilajetit të Kosovës në vitin 1912. Në këtë aspekt, puna e zellshme e Jusuf Osmanit, krahas aspektit shkencor si dhe dobisë së madhe që paraqet për faktimin historik të njërës ndër plagëve më të mëdha të shqiptarëve në shekullin e kaluar të shkaktuar nga hegjemonizmi shtetëror serb, paraqet edhe një ndihmesë të madhe për shtetin e Kosovës dhe politikën e saj, që në raportet me Serbinë,nga defanziva e tanishme, të kalojë në një ofansivë, me ç’rast, futja e problematikës së popullatës shqiptare të Sanxhakut të Nishit, të spastruar nga trojet e etnike me mjetet e luftës, dekonspiron përpjekjet e Beogradit që serish të fusë në lojë projektin e Serbisë së Madhe. Vepra e Jusuf Osmanit, ofron shumanshëm dëshmi për politikën hegjemoniste serbe ndaj shqiptarëve në të kaluaren, pasojat e së cilës edhe më tutje janë të pranishme. Si e tillë, ajo duhet të përkthehet në anglisht dhe me ndihmën e drejtpërdrejtë të shtetit të Kosovës, dhe si e tillë të shpërndahet në të gjitha insitucionet relevante botërore dhe ato të qarqeve akademike.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Si kryevepra historike “Kosova…” e z. Jusuf Buxhovit, që zbuloi deformimet historiografike të Sërbisë dhe të Greqidsë me ato të priftërinjëve rusë dhe “Shqiptarët në Sanxhaku i Nishit” e z. Jusuf Osmanit, është një kryevepër që ka zbuluar luftën gjenocidale kundër shqiptarëve që ka bërë Sërbis. Për këtë punë kaq të madhe shtatëvolumëshe duhet të përshëndetet z. Jusuf Osmani dhe të ndihmohet, që ajo vepër monumentale të përkthehet në anglishte dhe të përhapet njësoj si “Kosova…” e z. Jusuf Buxhovit. Botën duhet informuar për krimet gjenocidale që ka bërë në emër të ortodokixmit “kombi copacopa hyjënor”!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu