ARKIVI:
1 Prill 2025

    Shqiptarët, të parët që e rrëzuan komunizmin në ish-Jugosllavi

    Shkrime relevante

    Rusia i fton 160,000 të rinj për shërbim ushtarak

    Russian Prime Minister Mikhail Mishustin leads a meeting with his deputies...

    Autopsia e socializmit feudal

    Eshref Ymeri (Dështimi i një sistemi politik)                            Para disa kohësh, miku...

    Rreth fushatës së Qeverisë Gjermane ndaj Orbanit, Vuçiqit, Ficos, Dodikut e të tjerëve

    Autor: Lirim Gashi, Prizren ___ (në shqip, serbisht, gjermanisht dhe anglisht) ___ Pse qeveria e...

    Marrëzi, hipokrizi apo servilizëm i Ipeshkvit Dodë Gjergji

    Bardh M. Nengurra, Sarpsborg, Norvegji HIPOKRIZI DHE SERVILIZËM APO BUDALLAKI Kryeipeshkvi i Kishës...

    Të ndalen privilegjet e pamerituara të deputetëve!

    Florim Zeqa Të gjitha legjislaturat e deritanishme të Kuvendit të Kosovës, në...

    Shpërndaj

    Theksime nga ligjerata në Qendrën për Studime Ndërkombëtare të Universitetit Shtetëror të Teksasit – San Marcos
    Në Qendrën për Studime Strategjik të Universitetit Shtetëror të Teksasit – San Marcos, historiani Jusuf Buxhovi mbajti ligjeratën rreth rolit të shqiptarëve në rrëzimin e komunizmit dhe shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Paraprakisht drejtori i kësaj Qendre, historiani Dennis J. Dunn, Buxhovin e prezentoi autor të guximshëm i cili, me veprën “Kosova”, të përkthyer në aglishte, ka hapur një kapitull të ri në historiografinë shqiptare, ngaqë studimi i tij është i liruar prej dy hendikepeve që e kanë përcjellur atë: ideologjia komuniste dhe klishetë e diktatit të historiografisë serbe.
    Duke u ndërlidhur me vlerësimin e profesorit Dunn rreth asaj se shqiptarët ndër të parët rrënuan bazën e partisë komuniste në Kosovë, historiani Buxhovi tha se kjo nuk ishte gjithaqë e vështirë për faktin se ishte pikërisht komunizmi ai që mundësoi ripushtimin e Kosovës nga Beogradi në vitin 1945 me një çmim të madh gjaku me mbi 50 mijë viktima, dhe do të jetë poashtu, komunizmi që në vitet e pesëdhejta dhe të gjashtëdhjeta, vazhdoi t’i zbatojë projektet hegjemoniste të Beogradit për shpërnguljen e shqiptarëve në për Turqi dhe spastrimin e tyre etnik me të gjitha mjetet. Buxhovi theksoi se elita politike e Kosovës dhe intelegjencia shqiptare, nga mesi i viteve të gjashtëdhjeta e këndej, kur do të bjerë Rankoviqi dhe, pas shfaqjes së kërkesës për Republikën e Kosovës në demonstratat e vitit 1968, nën formulën për barazi në federatën jugosllave, veproi pareshtur që Kosova të lirohet nga tutela e Serbisë. Kjo i shkoi për dore në vitin 1974, kur pas ndryshimeve kushtetuese u barazua me njësitë tjera të federatë. Gjtaë kësaj kohe u shfrtyëzuan të gjitha mundësitë që të krijohen institucionet kombëtare nga Universiteti i Prishtinës (1970), Akademika e Shkencave e deri te informimi në gjuhën shqipe. Kështu, në kulturë, edukim dhe krijimtari, krijuesit shqiptarë në tërësi iu kthyen frymës perëndimore. Andaj, pas rrënimit të autonomisë së Kosovës më 23 mars 1989 nga Serbia, në rolin e avangardës kombëtare, intelektualët shqiptarë themeluan “Lidhjen Demokratike të Kosovës”, parti kjo e cila me mbi 700 mijë anëtarë, u kthye në një lëvizje ndër më të fuqishmet në ato rrethan, e cila mori përsipër procesin e shtetndërtimit të Kosovës, me ç’rast, me Deklaratën kushtetuese të 2 korrikut 1990, Kushetutën e Kaçanikut të shtatorit të po atij vitit, referendumin pë pavarësit të vitit 1991 si dhe zgjedhjet parlamenare dhe pesidenciale të prillit të vitit 1992, ia krijuan infrastrukturën e legjitimitetit demokratik.
    Buxhovi tha se nga kjo lëvizje institucionale rrodhi edhe rrezistenca e armatosur, e cila fuqinë e vet e pasqyroi me daljen në skenë të UÇK-së në vitin 1997, gjë që e gjitha çoi të ndërhyrja ndërkombëtare e NATO-s nga 24 marsi dëri më 12 qershor 1999, që përfundoi me largimin e forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova dhe vëninen e saj nën protektoratin ndërkombëtar, gjendje kjo që mori fund më 17 shkurt 2008,me shpalljen e Kosovës shtet i pavarur. Sipas Buxhovit, 17 shkurti nuk paraqet tjetë pos rikonfirmim të aktit të shpalljes së pavarësisë në Kuvendin e Kaçanikut më 7 shtator 1990.
    Nga studentët dhe ligjeruesit e Qendrës për Studime Strategjike, historiani Buxhovi u pyet rreth shumë çështjeve që kanë të bëjë me shtetin e ri të Kosovës si dhe të raporteve me Serbinë, duke theksuar edhe rolin e Rusisë në këtë proces. Studentët amerikanë u interesuan veçmas për islamin politik në Kosovë si dhe rrezikun që ai të kthehet në një faktor destabilizues rajonal dhe ndërkombëtar. Buxhovi theksoi se shteti i Kosovës, që paraqet një projekt perëndimor, do të sfidohet edhe më tutje nga Serbia, e cila do të mundohet të përfitojë nga dobësitë e politikës shqiptare, e cila gjatë kësaj kohe u treguar e papërgjegjshme ndaj shumë çështjeve veçmas të rikthimit të ndikimit politik të Beogradit në Kosovë nëpërmes “Listës serbe” si një faktor destabilizues. Megjithatë, Serbia por nuk do të jetë në gjendje që asociacionin e komunave serbe, si një obligim kushtetes nga marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 të aprovuara në Kuvendin e Kosovës, ta kthejë në një Republikë serbe, meqë kjo bine në kundërshtim me konceptin gjeostgrategjik amerikan, ku shteti i Kosovës ka një rol të veçantë të forcimit të pranisë perëndimore në rajon në raport me Rusinë dhe përpjekjet e saj që të rikthehet në këto hapësira.Se do të jetë kështu, Buxhovi theksoi qendrimin e sekretarit amerikan të shtetit kohë më parë në Prishtinë, por edhe në Beograd, me ç’rast ai theksoi rolin e SHBA-ve në procesin e shtetformimit të Kosovës si projekt perëndimor, nga i cili nuk do të heqet dorë asesi.
    Ndërsa sa i përket islamit politik dhe keqpërdorimit të tij nga një pjesë e mirë e klerikëve që dirigjohen nga jashtë për qëllime të caktura, Jusuf Buxhovi tha se për këtë gjendje përgjegjsi të madhe mban klasa e tanishme politike e Kosovës nga radhët e PDK-së, LDK-së dhe VV-së, që kanë koketuar me forca të caktuara radikale islamike para të cilave sheti laik ka filluar të lëshojë pe. Mbetët që shteti laik i Kosovës të veprojë në përputhje me kushtetutën, që të pengohet keqpërdorimi i lirisë fetare, si e drejtë elementare njerëzire, të cilën duhet ta gëzojë secili jashtë politizimit të saj.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu