Jusuf Buxhovi
“Ora e historisë” në Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë, ishte një rast i mirë për të biseduar rreth shqiptarizmit, shtetit sekular, arsimit laik, çlirimit që nuk u përkthye në lirinë duhur, e mbi të gjitha, mbi çështjen e lirisë së besimeve, që tashmë preokupojnë shoqërinë tonë më shumë se kurrë në forma të ndryshme, madje edhe konfrontuese.
Gjatë bashkëbisedimit doli në pah se, konfuziteti i tanishëm që po shkaktohet në raportet midis shtetit sekular dhe arsimit laik dhe përpjekjeve që të shrregullohen ato përkundër kodifikimit të tyre kushtetues, mund të tejkalohen me aktualizimin e formulës së njohur të Rilindjes kombëtare “Feja e shqiptarit është shqiptarizmi”. Kjo moto, me të cilën shqiptarët u promovuan si komb politik, pranon pluralitetin e besimeve, por pengon çfarëdo mundësie të konvertimit të identitetit kombëtar në atë fetar, siç eviton edhe përpjekjet që përcaktimi perëndimor i shoqërisë sonë të ndërrojë kahun historik…