ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

“Shqipёria e madhe” , Kosova, Italia dhe shpёrbёrja e Jugosllavisё 1939-1941

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Botime 2011

Kishte kohё qё shoku im, Ing. Fisnik Kruja, i apasionuar edhe ndaj historisё, nuk mё kish huazuar libra tё tjerё interesantё. Kёtё radhё mё dha kёtё libёr qё m’u duk tёrheqёs qё nga titulli. I pёrkthyer qartё dhe nё gjuhё tё rrjedhshme nga zoti Qemal Mandija ai shpalosi njohuritё profesionale tё autorit qё i trajton ngjarjet dhe personazhet politikё tё kohёs, pёr mendimin tim, pa njёanshmёri.

Periudha 1939 – 1941 padyshim meriton tё studiohet, pasi historiografia zyrtare enveriste por edhe pas viteve 1990 u ёshtё pёrmbajtur klisheve aspak realiste dhe objektive lidhur me atё proces qё u krye nё kuadёr tё ribashkimit kombёtar tё vendit.

Kёtu do tё vёreni se si u bё e mundur, pёrkundёr rivaliteteve italo-gjermane, italo-bullgare dhe italo-serbo-malazeze, t’i bashkohej Shqipёrisё njё pjesё e konsiderueshme e trevave tё banuara nga shqiptarёt autoktonё.

Ja disa fragmente.

f.16

Marrёveshja turko-jugosllave

Marreveshja turko-jugosllave i pergjigjej qofte vullnetit te Beogradit per t’u ҫliruar nga elementi shqiptar, qofte deshires se Ankarase per te kolonizuar brendesine e Anadollit me popullsi fshatare te fese muslimane. Zyrtarisht, pra, behej fjale per te shpemgulur turq, jo shqiptare, por duke luajtur me peshtjellimin mes etnise dhe fese, ne fakt shpemgulja kishte si objekt bashkesine shqiptare. Me keqkuptimin e fese, pra, dhe ne ujdi te plote me qeverine turke, autoritetet e Beogradit ia kishin dale mbane te shpemgulnin ne Anadoll dhjetera mijera shqiptare muslimane, sipas llogaritjeve shqiptare rreth 80.000 njerez, ne rrjedhen e pesembedhjete viteve ne fuqi te marreveshjes.

f.21

Ferhat Bej Draga

Nder perfaqesuesit e pakices shqiptare spikaste, prej protagonizmit dhe prej fisit, Ferhad Bej Draga, person me shume peshe ne Kosove, qe ishte nje nder personazhet kyҫ te ngjarjeve politike kosovare prej me shume se njezet vitesh. Personalitet me gdhendje shumeplaneshe, si shume kosovare te tjere te njohur, mund te shfaqej here-here si despot dhe zoteri i tokave te tij, por edhe si atdhetar shqiptar; si mbrojtes i sllaveve, por edhe si xhelat i tyre; si filo-jugosllav, por edhe si kundershtar i paepur i Beogradit. Nga te gjithe konsiderohej, megjithate, si “kapo” i vertete i shqiptareve te rajonit aq sa te behej njeriu me i rendesishem edhe per politiken e shpalosur nga italianet duke nisur nga viti 1939. Ferhad Bej Draga ishte, mes tjerash, kryetar i Bashkesise muslimane te Shkupit, qender e vertete e jetes politike dhe shoqerore te kosovareve, qe gjithashtu nyjetohej ne shoqeri te tjera vendore me karakter kulturor apo studentor.

f.25

Mbreti Zog nё krahё tё anglo-francezёve

Ngjarjet e prillit 1939 e kishin hedhur, me perdhune, ish mbretin shqiptar ne krahet e anglo-francezeve, prej te cileve shpresonte te rifitonte fronin me mbarimin e nje lufte europiane qe paralajmerohej perhere e me e afert. Por zgjedhja e miqesise anglo-franceze sillte per pasoje rreshtimin dhe solidaritetin me qeverine e Beogradit, aleate e Frances dhe mike e Britanise se Madhe, e per rrjedhoje zbutjen e shtytjeve centrifuge ne Jugosllavi, ku gjithashtu kishin gjetur strehe shume ndjekes te tij apo mergimtare politike qe ishin kunder bashkimit me Italine. Zogu shpresonte te mbante te lidhur pas vetes eksponentet e bashkesise kosovare me qellim qe te shuante shtysat irredentiste dhe antijugosllave te cilat, ne te kundert, diplomacia italiane, ne po ate rreth kohe, orvatej t’u jepte hov nen ndikimin e saj. Lufta ndaj italianeve, prandaj, behej perseri ҫeshtja paresore ndaj se ciles per ish mbretin duhet te sakrifikohej, edhe pse perkohesisht, objektivi gjithashtu perhere themelor per te rivendikuar tokat e paliruara dhe per te arritur bashkimin kombetar ne kurriz te njesise jugosllave.

f.33

Mbreti Zog subvenciononte elementёt atdhetarё

Sipas informacioneve qe i kishte dhene vete ish ambasadori i Shqiperise ne Beograd, Tahir Shtylla, mbreti Zog kishte vene ne dispozicion te legates shqiptare nje fond te fshehte me te cilin te subvenciononte shoqata te ndryshme, e per me teper rreth tridhjete studente te veanҫte. Subvencioni shkonte ne rreth 4.500 franga shqiptare ne muaj, prej te cilave 1.200 franga te permuajshme te destinuara vetem per Ferhad Bej Dragen dhe familjen. Pasi ndihmat ishin shpemdare deri ne marsin e meparshem dhe kishte nje prapambetje prej tre muajsh, domethene 13.500 franga shqiptare, Indeli shprehej me siguri per likuidimin e shumes se prapambetur, per vijimesine e ndihmes dhe qe te merrej ne vleresim “me teper se mundesia, nevoja” per te shtuar shumen ne fjale duke pasur parasysh situaten e re. Megjithate, propozonte te ruheshin marredheniet me pakicen shqiptare nepermjet caktimit nё legate te dy zyrtareve shqiptare”.

Forhåndsvisning av bilde

Luka Mikeleta

f.41

Shoqёria BESA

Grup tjeter kundrejt te cilit duhet te drejtoheshin subvencionet ishte shoqeria e fshehte “Besa” te cilen ai vete (Zogu) e kishte ngritur ne Beograd, te perbere nga 14 studente universitare. “Besa” mbante marredhenie te ngushta me shoqeri te tjera te fshehta bullgaro-maqedone dhe malazeze dhe dallohej, duke marre parasysh edhe formimin e saj, per entusiazmin irredentist dhe filo-italian. Me ne fund, duhej menduar ne kete rast edhe per shoqeri te tjera te vogla sportive apo kulturore, si ajo e Rahovecit, ajo e Tetoves, etj., por edhe per individe te veҫante, edhe jugosllave, qe ishin financuar dhe ne te kaluaren, e qe ishte e nevojshme te vijohej te behej kjo gje.

f.44

Dyshimet italiane mbi Ferhad Bej Dragёn

Por krahas maturise ne lidhje me Beogradin, luajti nje rol jo te paperfillshem ne vendimin per te bllokuar perkohesisht veprimtarine ne mbeshtetje te irredentizmit kosovar edhe mungesa e besimit kundrejt disa personazheve kyҫ te programit te propozuar nga Shtylla. Ne veҫanti kishte dyshime pikerisht mbi sinqeritetin e njeriut kyҫ par excellance, Ferhad Bej Draga. Njeri qe rezultonte se vazhdonte te frekuentonte legatat e Frances dhe Anglise ne Beograd dhe se, pas pushtimit te Shqiperise dhe pas udhetimit te kryer ne Stamboll per te takuar Zogun, kishte lene pershtypjen se kerkonte “te bente nje loje te dyfishte, apo se paku te shfrytezonte poziten e tij per te marre subvencione nga te gjitha anet”.

f.151

Plani pёr zhvendosjen e popullsive

Ideja e nje zhvendosjeje te popullsise shqiptare, vleresuar ne rreth 200.000 fryme, prej te cileve 80.000 ne territorin ish jugosllav tashme serb, dhe 120.000 ne territorin bullgar, ishte shfaqur gjate xhiros se

pare te konsultimeve, si mase per t’i dhene mundesi te gjithe shqiptareve te arrinin te ishin pjese e Shqiperise se Re dhe mbi te gjitha per te konsoliduar asetin etnik, ne menyre qe te vihej mbi baza perfundimtare sistemimi i paqes. Por, edhe pse kjo ide kishte pasur mbeshtetesit e vet nga pala italiane, qe i riktheheshin ne njefare menyre modelit te marreveshjeve mbi pakicen gjermane ne Alto Adixhe, gjeti tek te gjithe delegatet shqiptare kundershti te palekundshme. Ne te vertete, pertej fjaleve te bukura dhe shprehjeve thjeshte te sinqerta te kenaqesise per zgjerimin territorial te Shqiperise, per shqiptaret nuk kishte asgje qe duhet te behej perfundimtare ne sistemimin e kufijve dhe aq me pak si baze per paqen e ardhshme.

f.156

Zhgёnjimi I shqiptarёve

Per shqiptaret e Shqiperise, pra, ashtu si per ata te Kosoves, fitorja e arritur kunder Jugosllavise ishte kuptuar si nje fitore e gjymtuar.

f.157

Kufijtё me Malin e Zi

Ne fund te qershorit, per te mbeshtetur rivendikimet e qeverise shqiptare i mberriti Tiranes nje thirrje kercenuese e krereve shqiptare te Hotit, Grudes, Trepshit, Tuzit dhe Kuҫit, me qellim qe territoret e tyre t’i aneksoheshin Shqiperise, duke u shprehur te gatshem per gjithgka vetem qe te mos kishin te benin me malazezet e urryer dhe duke kercenuar se do te benin qe gjendja te merrte nje “kthese te pakthyeshme” nese nuk do te degjoheshin. Percaktimi i kufijve shqiptare me Malin e Zi u kthye keshtu ne nje perparesi qe te shmangeshin incidentet. Kjo gje qe shfrytezuar menjehere nga qeveria e Tiranes dhe me 5 korrik mberriten ne Rome Koliqi dhe Kruja me kerkesen qe te priteshin nga Ҫiano urgjentisht me qellim qe te diskutonin me ministrin qe t’i caktohej Shqiperise lugaja e Plaves dhe e Gutise.

Megjithe shpjegimet mbrojtese te Maxolinit dhe shqetesimet e shprehura te tij rreth rrezikut te reagimeve te renda malazeze ne rast gjymtimesh te reja territoriale, Musolini, te cilit i qe parashtruar ҫeshtja, vendosi ta zgjidhe ne kahje perfituese per shqiptaret mosmarreveshjen mbi kufirin. Deshira per te kenaqur maksimalisht nacionalizmin shqiptar pati epersi, por ndoshta nuk perjashtohet qe ne vendimin e “Duҫes” te kete pasur rol edhe vullneti per t’i dhene nje goditje prestigjit te monarkise qe ne menyre te perseritur ishte shprehur ne favor te ruajtjes se Malit te Zi ne kufijte e vitit 1914.

Shqiperia, prandaj, zmadhohej ne kurriz te Malit te Zi me rajonet e Pejes dhe Gjakoves, te Plaves e Gucise, te Tuzit, Hotit e Grudes dhe te Ulqinit. Ҫiano i shkroi Jakomonit qe te vinte ne spikame se si Italia permbushte nje “enderr shekullore” te shqiptareve, ndersa me Maxolinin u kujdes te ngulmonte mbi faktin se kufijte kishin nje “vlere thjeshte morale dhe administrative, duke u gjendur te dy popujt nen orbiten e Romes”.

f.164

Ideja e gjermanёve pёr t’i lёnё Serbisё toka shqiptare

Nder te gjitha, ngjallte pershtypje te hidhur qellimi gjerman qe t’i linte Serbise pjese te Kosoves, edhe pse me garancine e autonomise. Me ndihmen e shqiptareve qe kishin bashkepunuar perhere me serbet, Beogradi, ne te vertete, ishte duke ftuar kosovaret e 9 nenprefekturave te Senices, Novi Pazarit, Mitrovices, Vuҫitemit, Podujeves, Prishtines, Gjilanit, Ferizajt e Kaganikut qe te pranonin idene e nje guverne autonome brenda Serbise qe, bashke me kete, do te vihej nen protektoratin gjerman. Funksionaret e kesaj guverne do te ishin serbe dhe shqiptare, guvematori shqiptar, gjuha serbe apo shqiptare sipas kombesise se funksionareve. Propaganda serbe ishte teper aktive me qellim qe te bindte shqiptaret t’i nenshtroheshin fatit te atyre tokave, por pjesa me e madhe e bashkesise shqiptare rezistonte me shpresen e nje bashkimi me Shqiperine.

f.171

Njё Kosovё serbe

Ne nentor, shume zera, te cilet duket se nuk ishin te huaj per agjentet gjermane dhe pas te cileve dyshohej deri dhe se kishte gisht konsulli i pergjithshem gjerman ne Tirane, Peter H. Pfaifer, mberriten ne Rome per ta bere si te besueshme dhenien e nje autonomie te njemendte Kosoves serbe si hap i pare per rindertimin e nje Shqiperie etnike nen ndikimin e Gjermanise. U fol per nje ofrirn te ardhshem te kurores se rajonit birit te ish mbretit shqiptar, princit Vid, tashme oficer gjerman

f.180

Kalimi i trevave shqiptare mbretёrisё shqiptare

Ne fund te qershorit ishte shpallur dekreti per kalimin e te gjitha pushteteve civile nga trupat italiane te pushtimit qeverise shqiptare ne territoret e “treves kosovare, asaj dibrane dhe Struges” dhe me 8 korrik Fejzi Alizoti arriti te emerohet nga Tirana si komisar i larte civil per keto territore, me seli ne Prizren1. Shqiperia, pra, po aneksonte formalisht territoret e pushtuara. Kosova “e liruar” u nda ne tre qarqe administrative: Prishtina, Peja dhe Prizreni, ku qe krijuar nje seksion i partise fashiste dhe nje batalion i kemishave te zeza. Me dekrete te tetorit 1941 e te shkurtit 1942 te gjithe banoret e ketyre territoreve, sllave e shqiptare, fituan nenshtetesine shqiptare*.

f.192

Ohri mbetet nёn Bullgari

Mbi Ohrin, megjithate, duke marre parasysh rendesine e tij per kulturen dhe religjionin bullgar, Magjistrati sugjeronte, nese kishte orientim qe te leshohej, kjo te behej menjehere dhe te merrej merita kundrejt bullgareve si nje sakrifice ne emer te miqesise mes Romes dhe Sofjes, duke shmangur qe t’i nenshtrohej nje ndermjetesimi te pavolitshem gjerman. Gjermania, ne te vertete, shfaqej krejt e prirur qe te permbushte sa me gjeresisht aspiratat e Bullgarise aleate dhe besnike. Berlini e mendonte te pamundur qe t’i mohonte Ohrin Bullgarise, per te mos minuar tablone politike te pemdezur e te pasigurt

te brendshme bullgare dhe te mos dobesonte edhe me teper figuren e mbretit Boris. Me 14 maj, Hitleri vete kishte percaktuar si te perligjur aneksimin e Maqedonise prej Bullgarise, si borxh historik dhe moral i gjermaneve kundrejt vellezerve besnike te armeve te luftes se madhe.

f.194

Riza Drini sjell mёsues nё Maqedoni

Ngurrime ngjallte tek popullata fakti se komanda italiane kishte lene te funksiononte administrata serbe. Riza Drini kerkoi zevendesimin e menjehershem te saj me funksionare shqiptare, dhe si masa te perkohshme, dergoi nje funksionar partie dhe nje sekretar politik me dy apo tre “kamerate” qe te njihnin italishten, me nja dhjete mesues, dhe me 2.000-3.000 abetare dhe libra te tjere leximi.

f.210

Abuzimet bullgare mbi popullsinё shqiptare dhe reagimi I qeverisё sё Vёrlacit

Nga ana tjeter, abuzimet mbi popullsine shqiptare te kryera prej trupave bullgare nuk rreshten se trazuari marredheniet mes Tiranes, Romes dhe Sofjes. Ferhad Draga kishte qene nder te paret qe do te terhiqte vemendjen e Romes mbi ate ҫka ishte duke ndodhur ne Maqedonine nen pushtimin bullgar; Verlaci, do te sillet ndermend, i kishte percjelle ne fillim te qershorit Ҫianos nje varg relacionesh te hartuara nga funksionare shqiptare me nje denoncim te qarte te vuajtjeve qe i shkaktoheshin popullates shqiptare prej ushtarakeve bullgare1; nje ligjerate mbrojtese e fuqishme kishte ardhur prej delegacionit shqiptar per kufijte, kur gjendej ne Rome, per mbrojtjen e shqiptareve te zones se Shkupit, me nje ripohim te karakterit shqiptar te rajonit: ne Shkup gjendeshin 28.000 shqiptare, 11.000 bullgaro-maqedone dhe 30.000 serbe qe urrenin bullgaret, te cilet nga ana e tyre reagonin me shkelje te drejtash dhe dhunime. Ҫiano nuk kishte munguar t’u pergjigjej ketyre kerkesave, duke iu derguar ne mesin e qershorit, siҫ kishte bere dhe me pare, udhezime te posagme konsujve ne Shkup e Bitolje qe te mermin te gjitha nismat e nevojshme per mbrojtjen e popullsise shqiptare, dhe duke sensibilizuar qeverine e Sofjes qe te merrte masat e nevojshme per te mbikqyrur sjelljen e ushtareve te saj.

f.211

Pёrleshje shqiptaro-bullgare dhe raprezialja gjermane

Ne mesin e qershorit, komanda e karabiniereve njoftoi se ne sektorin e Dibres, ne disa qendra rreth 40 kilometra nga Neprosteni, shqiptaret, perballe nje bastisjeje nga ana e ushtareve bullgare, ishin rebeluar duke i dhene shkas nje konflikti te rende me arme zjarri duke lene te vrare e te plagosur, qe u fashit me ne fund prej nderhyrjes se vrazhde te trupave gjermane te cilat kishin rrafshuar me token kater fshatra. Ne fillim te korrikut pati nje njoftim te ri per dhunime, kesaj here mbi shqiptaret e zones ne lindje te liqenit te Prespes, te cilet kishin marre kercenime e frikёrikesime per dorezimin e armeve dhe ishin detyruar te perdomin gjuhen bullgare.

f.222

Bullgari e Madhe kundrejt Shqipёrisё sё Madhe

Me nje fjale, kufijte e Bullgarise se Madhe dhe ata te Shqiperise se Madhe, ashtu sig i deshironin nacionalistet e te dy vendeve, ishin ne Maqedoni ne pjese te madhe te mbivendosur dhe i benin keshtu te papajtueshem dy projektet politike. Per t’i hapur rruge Bullgarise se Madhe do te duhej te fshije Shqiperine e Madhe te vertete, e anasjelltas.

f.225

Statistikat demografike favorizonin shqiptarёt

Gjykime politike, si mujshite qe ushtria bullgare kryente perdite mbi popullsine shqiptare, dhe etnike, ose me sakte fakti qe popullsia ishte pothuaj teresisht shqiptare, sherbenin ne mbeshtetje te caktimit te tij Shqiperise. Regjistrimi jugosllav i vitit 1931 jepte 10.490 shqiptare ne 10.733 banore, ndersa ne komunat e tjera qe gjenden ne juglindje te Shar Planinas, gjithashtu te pushtuara nga bullgaret, shqiptaret luhateshin mes 50 dhe 75%.

f.230

Vazhdojnё abuzimet e ushtarakёve bullgarё ndaj shqiptarёve

Sjellja e trupave bullgare vazhdoi te dallohej per egersi kundrejt popullsise dhe, siҫ kemi pare, jo vetem te asaj shqiptare. Arrestime te pamotivuara, bastisje, rrahje, ndalime hoxheve qe te predikojne, grabitje, dhe fakte te tjera karakterizuan ditet e pushtimit bullgar ne Maqedoni. Periudhat e qetesise me te madhe ndiqeshin prej ashpersimeve te dhunes, te cilat detyronin perfaqesite italiane vendore, si ne rastin e Bitoljes, per nderhyrje te shpeshta prane komandave ushtarake apo autoriteteve civile bullgare ne mbrojtje te popullates shqiptare1. Ne fund te nentorit, komanda ushtarake italiane ne Shqiperi njoftoi rinisjen e incidenteve kufitare qe i detyroheshin sjelljes se ushtarakeve bullgare, te diet dalloheshin, shkroi Jakomoni, per “abuzime te renda te autoritetit ne kurriz te shqiptareve te pafajshem e te varfer te zones kufitare

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Konspektoi Bardhyl Selimi, Tiranë, 13 tetor 2023

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu