ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Shteti është i të gjithëve, të gjithë jemi të shtetit!

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Florim Zeqa 

Viti që e lam pas, ishte njëri ndër vitet më të rënda ekonomike. Atë që e kemi parë dhe përjetuar gjatë vitit 2022 ishte përballje me varfërinë dhe thyerjet shpirtërore nga denigrimi social. Përjetuam tronditje të thella nga rastet e njëpasnjëshme të dhunës në familje, të vrasjeve serike të motrave dhe nënave tona!

Rritje e kostos jetësore pa sigurime shëndetësore

Vuajtjet dhe peripecitë që i përjetuan familjet tona si pasojë e shkallës së lartë të inflacionit, e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike, e ngritjes së çmimit të artikujve ushqimorë, derivateve, lëndëve djegëse, barnave dhe shërbimeve shëndetësore kanë shkaktuar gjendje depresive të pjesa dërmuese e qytetarëve.

Të gjitha këto së bashku e shkaktuan rritjen e varfësisë ekstreme, lëndimin e dinjitetit njerëzorë dhe përspektivën për ardhmëri.

Përderisa pagat në nivelin e lartë të sektorit publik (qeveri dhe parlament) janë më të lartat në rajon, ato të nivelit të ulët (administratë) janë nën mesataren e dëshiruar. Të mos flasim për pagat e ulëta dhe pasigurinë në sektorin privat, ku punëtorët nuk e gëzojnë asnjë të drejtë nga punëmarrësi dhe dhe asnjë garanci nga shteti!

Për këto 23 vitet e kaluara në liri, shteti përveqse nuk arriti të sigurojë shëndetësi cilësore në spitalet publike, nuk arriti që ta sigurojë asnjë bazë elementare të sigurimeve shëndetësore për qytetarët!

Jeta nën ankth dhe pasiguri në veriun e vendit

Kësisoji, faktorët ekonomik dhe social i thyen shpresat e të rinjëve për jetë në tërë territorin e Kosovës. Por, akoma më e rëndë dhe e papërballueshme është bërë jeta për shqiptarët në veriun e vendit, ku si pasojë e moszgjidhjes së problemit, gjegjësisht të mos shtrirjes së plotë të sovranitetit dhe barrikadimit nga ana e serbëve lokal, jeta në atë pjesë të vendit është kthyer në një ferr të vërtetë për shqiptarët!

Shqiptarët e pjesës veriore, për 23 vjet, jetën e kaluan nën ankthin e pasigurisë totale, duke e pritur natën në ferr dhe në terr, pa qenë të sigurtë sesi do t’i gjejë agimi i ditës së nesërme!

Për këtë padrejtësi njerëzore, përveq bandave kriminale në veri, fajtore është politika në Prishtinë, e cila asnjëherë nuk iu qas veriut siq duhet, duke e prolonguar zgjidhjen nga njëra qeveri tek tjetra!

Më shumë sesa paaftësia e zgjidhjes, është ikja nga përgjegjësia historike për veriun, përkatësisht ikja nga karremi i dështimit në veri. Mirëpo, kjo ikje nga përgjegjësia nuk e amniston asnjë qeveri dhe asnjë opozitë, asnjë legjislaturë të pasluftës në Kosovë deri tek kjo e fundit.

Të stimulohen nga shteti gardianët e qytetarëve 

Shteti është i të gjithëve dhe të gjithë jemi të shtetit, andaj të gjithë së bashku duhet t’i marrim meritat dhe përgjegjësitë që na takojnë për (mos) kryerjen e detyrave të shtëpisë, duke filluar nga institucionet e larta shtetërore, nga presidenca, qeveria dhe parlamenti, pa anashkaluar institucionet komunale dhe lokale deri tek qyetetari i fundit në Kosovë.

Të gjithë burrat dhe gratë që punojnë në institucionet shtetërore duhet t’i kryejnë me ndershmëri detyrat dhe obligimet e tyre kushtetuese. Secili qytetar i Republikës së Kosovës duhet të punojë pandërprerë për t’i siguruar vetes mirëqenje dhe ambient të pastër në lagjen ku jeton, secili banorë në fshatrat e Kosovës duhet të punojë tokën e vet bujqësore, të zhvillojë blegtorinë dhe të krijojë të mira për familjen e vet dhe të krijojë përfitime materiale nga puna e tij.

Vetëm kështu mund të jetohet ndershëm dhe krijohet përspektivë e shëndoshë për jetë në trojet tona etnike. Burrat dhe gratë, të rinjët dhe të rejat e këtij vendi duhet të angazhohen më shumë për familjen dhe për shtetin e tyre.

Përderisa njerëzit e uniformuar, policët, ushtarët dhe zjarrëfikësit e rrezikojnë jetën e tyre për sigurinë tonë, mjekët janë ata që kujdesën për shëndetin e qytetarëve, mësuesit dhe profesorët për edukimin e brezave dhe prodhimin e kuadrove të specializuar për të gjitha fushat e jetës.

Që këta të sipërpermendurit ta kryejnë punën me zell dhe përkushtim, me nder dhe dashuri, duhet të jenë të stimuluar nga shteti i tyre, e jo të ndodhë, që gjatë shërbimit ndaj qytetarëve, mendjen ta mbajnë tek ekzistenca e familjeve të tyre.

Mobilizim pas “armëpushimit” të vogël politik

Në harkun kohor prej 23 vjetësh, të gjitha forcat politike e shijuan ‘Altarin’ e psuhtetit, të bashkuar në koalicione të ndryshme parlamentare. Të gjitha u ballafaquan me vështirësitë e pushtetit, të cilat gjatë ushtrimit të detyrave kushtetuese, e provuan edhe kompleksitetin e qeverisjes me vendin. Qeverisjet e fundit, përveq ballafaqimit me problemet e qytetarëve, u përballen edhe problemet globale që shkaktoj pandemia dhe lufta e filluar në Ukrainë.

Mirëpo, realiteti i krijuar në veriun e vendit nga paslufta e fundit me Serbinë, e obligon secilin qytetarë që të merrë përgjegjësitë e veta, në veqanti politikanët, për të trajtuar me urgjencë problemin e veriut, gjegjësisht gjetjen e zgjidhjes përfundimtare në Dialogun e Brukselit.

Kërkohet mobilizim i të gjitha forcave politike, në pushtet dhe opozitë për t’u bërë bashkë në ballafaqimin politik me Serbinë. Nuk bën të relaksohemi shumë nga tërheqja e fundit e 14 barrikadave. Këtë duhet ta kuptojmë vetëm si një “armëpushim” të vogël politik para betejës finale me Serbinë.

Pa zgjidhjen përfundimtare me Serbinë, jo vetëm që nuk do të bëhet fjalë për sovranitet dhe pavarësi të plotë, nuk do të bëhet fjalë për zhvillim ekonomik dhe as integrim të shtetit të Kosovës në BE, OKB dhe NATO. Sikurse që nuk do të bëhet fjalë për ligjshmëri dhe demokratizim të vendit në përgjithësi!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu