ARKIVI:
5 Mars 2025

Shteti i së drejtës nuk të falet nga askush! Prandaj, revoltohu: Jo në media, por në rrugë…!

Shkrime relevante

A mundet “riarmatimi masiv” ta bëjë Evropën të pavarur nga Shtetet e Bashkuara?

Mbrojtja Politika e re për një epokë të re. A mundet “riarmatimi...

Një ngjarje e madhe kulturore në Tetovë, promovohen disa libra të shkrimtarit Kasam Shaqirvela

Shkrim nga Sh. B.  “VELA” Publishig House NJË EVENT LETRAR QË DO...

Zanafilla e agjërimit – qëllimi, kuptimi dhe praktikimi

  Dedë Palokaj, arkeolog, Prishtinë Kisha katolike fillon nesër Kreshmët 40 ditëshe. Kreshmët...

Ramazani, muaj kur makineria islamike vë në lëvizje mekanizmat e trushpërlarjes antishqiptare

Iftari politik në rrugët e qytetit të Kamenicës (Dardanes) para disa...

Kur avokati Spartak Ngjela flet qesim

Eshref Ymeri Në emisionin “Breaking” të kanalit televiziv “Top Channel” të datës...

Shpërndaj

Ju që sot bashkëjetoni me sistemin kleptokratik, që është shndërruar në normë, dhe nuk ngriheni kundër tij për të ndërtuar një shtet të drejtë, nesër do të mbeteni vetëm – ashtu siç mbetën shumë prindër atje, që vdesin edhe për një gotë ujë, sepse s’kanë askënd pranë vetes.
Ju që e kritikoni me fjalë, por nuk e kundërshtoni me revoltë, nesër do t’i përcillni fëmijët tuaj me lot në sy – siç na përcollën neve – drejt emigrimit.
Drejt moskthimit.
Drejt diskriminimit.
Drejt asimilimit.
Për moskokëçarjen e sotme, për komoditetin që gëzoni, nesër do të paguani shumë shtrenjtë – jo me lekë, por me vetmi.
Dhe kjo është fatkeqësia më tronditëse që mund t’u ndodhë prindërve në jetë. Mosveprimi juaj sot do të dëmtojë fëmijët tuaj nesër dhe, në fund, edhe ju vetë.
Do ta braktisni këtë jetë fillikat – pa lamtumirë, pa mirënjohje, pa falënderime.
Ky do të jetë çmimi i rehatisë së sotme!
Fëmijët tuaj do të bëjnë dy javë pushim në vit, në vendin me dhjetë muaj verë, por një ditë ata nuk do të gjejnë më prindërit aty – do ta gjejnë shtëpinë bosh, do të gjejnë fqinj të huaj, që kanë blerë shtëpitë në vendin që televizioni ARTE në Gjermani e quajti parajsë.
Nga parajsa nuk iket!
Por një shtet i dominuar nga krimi dhe korrupsion bëhet ferr për vendasit dhe parajsë për të huajt.
Shteti i së drejtës nuk të falet nga askush!
Për ta ndërtuar, duhet revoltë!
Jo në media, por në rrugë.
Jo nesër, por tani!
Nëse jo, mësoja fëmijës gjuhën e huaj që në kopsht, për vendin ku do ta syrgjynosësh.
Do të diskriminohet më pak, ndoshta.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu