ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Shteti – komb (sovranist) VS shtetit të ndërvarur (globalist)

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga: Mailinda Zeneli, Fier
____
E gjithë analiza e z. Tarifa, në thelb ka një çështje të vetme, raportin e dy modeleve: shtetit – komb (sovranist) dhe shtetit të ndërvarur (globalist).
Krahasimin e dy modeleve të shtetit e ndihmojnë dy parimet e konservatorizmit sipas Russell Kirk, politologut të madh amerikan të shekullit të kaluar, nga të cilët kryesori është parimi i parashkrimit (ose lashtësia e eksperiencës njerëzore), si dhe parimi i ekuilibrit midis vlerave të qëndrueshme me presionin e ndryshimit (progresi i butë, i kontrolluar në qeverisje).
“Në politikë bëjmë mirë t’i përmbahemi precedentit, madje edhe paragjykimit, sepse bashkësia e madhe misterioze e racës njerëzore ka fituar një mençuri normative shumë më të madhe se racionalitetit i vogël privat (i çdo pushteti, qoftë ai edhe global -shënimi im).” – Russell Kirk.
Shteti – komb (sovranist) është modeli qeverisës i parashkruar shumë më herët nga modeli i shtetit të ndërvarur (globalist), një “foshnjë”, ende pa e kapërcyer shekullin, shumë larg maturimit të vet. Shteti – komb, modeli i mençurisë së lashtë, është amalgamë në themelin e ekzistencës së racës sonë njerëzore, vlerë e shenjtë në mbrojtje të përherëshme nga popujt, që siguron kontrollin (jo tjetërsimin), bashkëpunimin me elementë të kursyer (absolutisht jo me të tërën), sot, me “shtetin e ndërvarur”, nesër, me të tjerë “riosh”, modele “eksperimentalë” të së ardhmes. “INDIVIDI ËSHTË BUDALLA, POR SPECIA ËSHTË E MENÇUR!” – BURKE.
Bilancet e shtetit “të ndërvarur”
Shteti “modern” i globalistit Rama gjeti një vend me popullsi prej tre milionësh dhe ende në fillimet e mandatit të tretë e ka çuar në një milion e gjysmë, ndërkohë po punon fort që në fund të mandatit, së paku ta çojë në shifrën e tetëqind mijë shqiptarëve. Në këtë objektiv mbresëlënës po ndihmohet nga spekulantët globalistë të financave me përfaqësues Soros dhe jo vetëm. Pjesë vitale e këtij bashkëpunimi është oligarkia e brendshme e lidhur fort me krimin me degëzime edhe në Kosovë, madje edhe në Serbi.
Në epokën plot shkëlqim “të ndërvarësisë”, të neokolnizimit tonë globalist, shteti ynë “modern” ka bilanc mbreslënës. Zhduku tërësisht prodhimin industrial, zëvendësoi gati krejtësisht ekonominë prodhuese me ekonominë e importit. Në prelud të “modernizimit” të vrullshëm dhe të ndërvarësisë së plotë ekonomike, shteti çoi për skrap të gjitha fabrikat dhe uzinat prodhuese.
Gjatë mandatit të tij të parë, “lideri ynë global” urdhëroi dërgimin për skrap të njërës prej fabrikave më të rëndësishme në vend, fabrikën e njohur dhe të vetmen, të përpunimit të naftës në Ballsh.
Një tjetër bilanc i ndritur i “ndërvarësisë” së pandalur të ekonomisë sonë kombëtare është edhe imponimi eksperimental, globalist, nga kolonizatorët, “aleatët” tanë të mëdhenj, i tkurrjes, në caqet e zhdukjes tërësore, të prodhimit bujqësor dhe veçanërisht në shënjestër është prodhimi blegtoral. Treguesi më i dukshëm është zvogëlimi tronditës i tokës së punuar dhe gati në zhdukje prodhimi i brendshëm blegtoral.
Arritjet e shtetit toën “të ndërvarur e të ndërkallur” janë edhe më frymëzuese në arsim dhe kulturë. Arritja më e madhe është mbyllja në shifrat gati 50% të shkollave në vend. Janë mbyllur degë të shumta të fakulteteve pasi nuk ka më studentë. Rritjet e shpeshta të pagës së studimit, shtrenjtimet e pandalura dhe mundësitë e limituara për strehimin e studentëve, nxisin zbrazjen e madhe. Madje, shteti ynë globalist e “modern”, në përpjekje për të arritur dhe tejkaluar objektivin e shpopullimit të vendit, veçanërisht prej rinisë, vështirëson jetesën e studentit deri në çmimet spekulative të mensave studentore.
Sa për kulturën, treguesi sinjifikativ është shembja e Teatrit Kombëtar, por edhe zhdukja e qëllimtë dhe tërësore e historikut të Tiranës dhe e qytetve më kryesore, si arkitekturë dhe pasuri arkeologjike. Eksperimenti globalist në këtë fushë është barbar, ndërsa në krye të “reformave” kaq të mëdha është vetë ai, “lideri ynë global”!
Modeli i shpresës
“Ajo ç’ka më habit janë ata mijëra shqiptarë të Kosovës që i shkojnë pas dhe e kanë votuar deri më sot. Më shumë akoma më habisin ata “intelektualë” nga Tirana që janë bërë më Albinë se vet Albini.” – shkruan në analizën e vet, z. Tarifa.
Populli, brenda dhe jashtë vendit, ëshë e pamundur të blihet apo të mashtrohet, z. Tarifa! Establishmenti ynë në Tiranë e di fort mirë këtë fakt, ndaj edhe pse në mesin e dekadës së katërt të sundimit, mban ende peng, madje në “bllok”, votimin e diasporës.
Kjo nuk ndodh në Kosovë. Vetëm pak kohë më parë qeveria e VV-së krijoi rrugë të reja lehtësuese për përfshirjen masive të diasporës në votime prej vendeve ku gjenden. Kjo është Demokraci Funksionale!
Gaboheni z. Tarifa, kur ju referoheni vetëm intelektualëve të Tiranës! Kam bindjen se, më shumë nga intelektualët tanë, madje edhe nga Kosova, jemi ne, populli i Shqipërisë, shumë më shpresëplotë për modelin e qeverisë së VV-së dhe të z. Kurti, pasi ne lëngojmë rënd dhe gjatë nen sundimin e shtetit të “shqyer” globalist, ku ligjin e bën veç krimi dhe perversiteti.
Por arsyen më përmbajtësore të mbështetjes peblishitare, në Kosovë dhe në Shqipëri, të sovranizmit “atavik”, të “idealpolitikës pa krye”, të qeverisë së VV-së, e paraqet bindshëm z. Fatos Lubonja.
“Unë nuk e shoh fare Shqipërinë si modelin e Kosovës, por përkundrazi, unë shikoj Kosovën e Kurtit dhe jo Kosovën e Thaçit, të atyre më herët, si një shpresë e triumfit të modelit të qeverisjes së shqiptarëve, ku të kundërt me këtë që po ndodh në Shqipëri, ku pushtetin e ka një oligarki e lidhur dhe me krimin e organizuar, ndërkohë që atje kemi një qeveri e cila është e angazhuar kundër këtij modeli. Unë Kurtin e dua kundërshtar të Ramës në thelb, sepse për mua ky konflikt që ka ndodhur sot në thelbin e vet është konflikti midis pushtetit që përfaqëson Rama, që është ky pushtet që përmenda, që don të shtrihet në Kosovë, ku ka degëzimet e veta, ka bashkëpunëtorët e vet, bile dhe në Serbi, kundër një modeli që është shpresa.”
Mbyllje
Turi kaotik dy ditor duket prelud i rënies së afërt të tij. Në vjeshtë, drejtësia amerikane (nëse ka ende një të tillë) ka mundësi ta thërrasë narcizistin hiperaktiv, kokën e krimit qeveritar, degët e të cilit përfshijnë nje pjese te rajonit, madje edhe mafjen ordinere të narkotrafikut, të cilët së bashku po sundojnë egër, me të gjithë pushtetin e rrënimit.
Thuhet së fundi se, pasi e “shtrydhi”, “uncle Sam” i ka prerë “biletën”, në të njëjtin rrugëtim me atë të presidentit Thaçi.
Ndërkohë, pas largimit të tij, do të duhet të lëmë pas metamorfozën frankeshtjane dhe eksperimentale, të një shoqërie ekstra liberale, pa norma dhe në kaos të plotë. Do duhet t’i rikthehemi vlerave të Moralit Ekzistencial!
Të RINGRIHEMI përsëri dhe përsëri në rrugëtimin e RINGRITJES Kombëtare! Këtë herë pa dilemat “e modernitetit” të shqyer, por drejt vlerave të NORMALITETIT e Tradicionalitetit tonë Kombëtar edhe në modelin qeverisës. Për të mos i lejuar më “uncle Sam”-ët e ardhshëm të na riciklojnë dhunshëm liderat dhe politikat skllavëruese të rradhës.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Me pelqeu shume ky shkrim i Zojes Mailinda Zeneli.
    Kam 32 vjet qe jetoj ne Bashkimin Europian. E ndjeku shtypin shqiptar ne Shqipni dhe ne Kosove. Por vetem me kete shkrim bindes mesove tragjedine e ketyne 32 viteve ne Shqipni.
    Nga njena ane me vjen shume keq per popullin e Shqipnise e sidomos per rinine e Shqipnise.
    Nga ana tjeter kuptoj se paskam ba nji pune me vend, qe nuk prita te realizoheshin çka kena shpresu, sepse do te kishe hupe kohe kot, sidomos per femijte por edhe per vehten.
    Per kesi shkrimesh ka nevoje shtypi i jone.
    BRAVO Mailinda Zeneli.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu