ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Shtypja dhe tortuarat serbe mbi shqiptarët nuk u ndalën asnjëherë  

Shkrime relevante

Kurani, grotesk e primitiv !

Ibrahim Kelmendi, Gjermani ___ KURANI (grotesk, primitiv): ___ “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam...

Një histori ndryshe për një ngjarje historike në një roman, rrëfyer nga Bardh Nëngurra

Bardh Nëngurra, Sarpborg, Norvegji HYRJE Ishte verë e vitit 1972 dhe udhtoja me...

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Pamje nga takimi Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku...

Jerusalemi – nga 20 janari 2025 kryeqendër e hemisferës perëndimore?

Sadri Ramabaja. Prishtinë Duke ndjekur rikthimin e Donald Trumpj, në shtëpinë e...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

“Si festohej 28 (e 29) nëntori në Turjakë e në Tiranë?”, SINAN KASTRATI, Bota Sot, 28 NËNTOR 2018 NË ORA: 07:38, në rubrikën ”OPINIONE” 

Nga Arkiva ime (2) 

 Bora e parë  

Qitu du me dek1*) 

Torturimi i shqiptarëve në kohën e aksioneve famëkeqe, për grumbullimin e armëve dhe ”tepricave” të ushqimit 

Në Malmö, kishte rënë një borë por jo më e trash se pettla e flisë. Edhe më 17 nëntor, kur lindi Nëntori, mëngjesi, Prishtinën e gjeti me borë.  Kur u zgjuam, bora e kishte mbulua tokën me borë si mej organ, ndërsa banesa ku unë banoja, në Prishtinë ishte e ftohtë dhe me lagshti.

IMG_6036.jpg

Nga libri ”Aksioni i armëve…”, fq 241, dëshmi nr. 50 dhe ner. 51, ”Autori M. Gj. me armët e mbledhura”.

E kisha ndërmend të flas vetëm për 28 (e 29) Nëntorin por duke shikua në raftin me libra në bibliotekën time, më ranë në sy, dy nga librat e Mehmet Gjoshajt, ”Aksioni i armëve në Kosovë me 1955-1956” dhe një tjetër ”Dëshmi të përndjekjeve dhe mikpritja çeke `99”, Prishtinë 2005, prandaj nuk munda të mos flas vetëm pakëz, Mehmeti është ndër studjuesit e historianët më të zellshëm që e ka trajtua temën e aksionit për grumbullimin e armëve dhe drithit në Kosovë, në vitet 1950-ta. Ai ka mbledhur materjale si bleta në të gjithë Kosovën. 

Me Mehmetin u nohëm qysh kur isha nxënës gjimnazi ku me vëllain e Mehmetit, Sadikun nga Sankovci i Drenicës, isha në burgun hetues në Prizren (nëntorm dhjetor 1974). Më vonë, qëlloi rastësisht që u njoha edhe më mirë, kur me Isufin e Muharremin, dy vëllezërit më të mëdhenj të mehemtit, u bëmë baxhanak. 

Pak ditë para se të vdiste Mahmeti, ndejtëm gjithë pasdrekën e deri vonë natën te Isufi.Erdhi edhe Skënder Zogaj, dhëndërr i vëllait të Mehmetit. Kur u k`theva në Suedi, më lajmëruan se vdiq Mahmeti.  

Menjëherë e thirra Muhamet Shatrin, e ai Nue Oroshin dhe ata si kolegë dhe bashkëpuntor në ”Trojet e arbërit”, ia dërguan familjes Gjoshaj një telegram ngushllimi. 

IMG_6032.jpg

Kopertina e librit ”Aksioni i armëve në Kosovë më 1955-1956”, Mehnet Gjoshaj

Qitu du me dekë 

Serbia edhe me uri donte të na qes fare me çka kemi duke na burgosur vrarë e marrë edhe bukën e gojës. Kështu na tregonin pleqt kur në Kosovë ushtrohej një zullum i paparë vetëm ndaj popullsisë shqiptare duke ua marrë drithin, grurin në hamarë, misrin në koshe e miell në magje. 

Baba tregonte se kur e kanë qu drithin me e dorëzua në shkollën e Dragobilit, një magazinier nga Rahoveci rrinte te vaga. I kishin mush thastë me drith dhe një sllamaricë. Afër magazinës, baba iu thot vëllezërve:  

-Më ndihmoni vetëm pakë e ma qitni në krah sllamaricën me më shumë se 100 kgr. Grurë. Ata i thonë: 

-Baca Ukë, është e rëndë, nuk mundesh me qu! Qomna se qitu du med ek! 

Atherë magazinieri që e njihte babën dhe ishte burrë i mirë e patriot i thtë: 

-Ah, qitu pa do me dek, pse s`ki dek atje ku a kân veni ? 

IMG_6033.jpg

”Me respekt … nga Mehmet Gjoshi”, Prishtinë 2014

Koha e ”Otkupit” 

Nga viti 1945 e deri më 1999, Serbi kkishte ndërmarrë shumë aksione për përzënien e shqiptarëve nga trojet arbërore për në Turqi dhe dy aksione të dhunshme serbe në Kosovë,ndër më të njohurat: 

Aksioni për mbledhjen e dhunshme te armëve në Kosovë më 1955-1956” dhe  

Mbledhja e ”tepricave” në Kosovë, formë e plaçkitjes ekonomike dhe shtypjes politike, 1946-1952 

Mbledhja e tepricave në Kosovë, ishte formë e plaçkitjes ekonomike dhe shtypjes politike, 1946-1952, libër me autor Mehmet Gjoshaj dhe Muhamet Shatri (rec.), Nue Oroshi (rec.), Arbër Hadri (red.). Botuar në Prishtinë nga Muzeu i Kosovës, në vitin 2009. Faqe 250. 

Aksioni i armëve në Kosovë më 1955-1956 libër me autor Mehmet Gjoshaj dhe Muhamet Shatri (rec.), Nue Oroshi (rec.). Botuar në Prishtinë nga Muzeu i Kosovës, në vitin 2012. Faqe 246. 

Për Mehmet Gjoshajn dhe librat që mi dhuroi Mehmeti, pakë vite para se të vdiste, do të flas në një nga numrat e radhës në ”Drini.us” por në ketë shkrim do përmendi disa nga nënntitujt e librit: 

Betimi i kryefamiljarëve në Kur`an për të dëshmuar se nuk kanë armë të fshehuara (fq. 30), 

Rrahja e shqiptarëve me shpulla, me grushjta e me shqelma” (fq. 34) 

Rrahja dhe torturimi me fallak” (fq. 36), 

Këbaçi, mjet dhune, i preferuar nga UDB-a dhe milicia” (fq 38), 

Torturimi i shqiptarëve, duke i futur në ujë dhe nën akull” (fq 40),  

Varja e peshave në organet gjenitale” (fq.41),  

Lidhja e shqiptarëve për trupat e drunjëve” (fq. 42), 

Detyrimi i shquptarëve që të rrihen me njëri -tjetrin” (fq. 44), 

Detyrimi i shqiptarëve që të fiknin llampën e vajgurit duke i fryer asaj nga njëri skaj i odës në skajin tjetër” (45), 

Torturimi i shqiptarëve duke i shti viktimës ujë të kripur në gojë apo në hundë” (fq. 47), 

Torturimi i qytetarëve shqiptarë, duke ua futur macën në tëlina” (48), 

Prerja e mishit gjatë torturimit të qytetarëve shqiptarë” (fq.49), 

Shkulja e thonjëve dhe futja e gjilpërës midis mishit e thoit” (fq. 49), 

Futja e vezëve të ziera nënsqetull” (50), 

Torturimi me rryme elektrike” (fq. 51), 

Detyrimi i qytet. shqiptarë që të fusin kokën në stufën e djegur” (52), 

Dënimi i shqiptarëve me burg që s`patën armë për të dorëzuar” (fq. 52), 

Sharja e nënes shqiptare gjatë torturimit” (53),  

Rrahja dhe torturimi me zhurmues” (fq.53), 

Rrahja e qytetarëve shqiptarë në vendet publike dhe pa kurrfarë shkasi” (54), 

Futja tinëz e armëve në mure rrethuese, në gardhiqe të oborreve dhe në objekte ndihmëse të shtëpive shqiptare” (fq. 56), 

Mbytja me torturë e qytetarëve shqiptarë gjatë aksionit të armëve” (fq. 58) dhe 

Vetëvrasjet dhe tentim vetëvrasjet gjatë aksionit të armëve” (fq. 67)  

1*) ”Qitu du me dek, në dialektin gegë, e folmja e Turjakës dhe ajo e Llapushës përgjithësisht, palatalet ”k” që shumësin e formaojnë me ”q”, te ne është ruajtuar në disa forma psh ”shiko” (normë), jo shiqo, ”shok”, jo ”shoq” por te fjala ”qitu” (këtu) bën përjashtim. 

Edhe fjalët ”dek-ë”, ”knu…”, janë dukuri fonetike ku tingujt bien në fillim, në me sose fund të fjalës (Afereza, sinkopa, apokopa) Te fjala ”dek”, ka rënë tingulli ”v”=vdekur, ”dek”. 

IMG_6037.jpg

Kopertina e librit ”Dëshmi të përndjekjeve dhe mikpritja çeke”, Prishtinë, 2005

 Vazhdon 

Malmö, 20 nëntor 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu