ARKIVI:
22 Janar 2025

Shukrije Gashi: Islami politik bëri atë që s’mundi ta bëjë Serbia , përçau popullin!

Shkrime relevante

Dr. Ibrahim Rugova Presidenti historik dhe i Pavarësisë së përjetshme të Kosovës

-U shua para 19 viteve në 21 Janar 2006/ -Intervistat ekskluzive që kam...

Përse ka ndryshuar tonaliteti i Kurtit, Hamzës dhe e Lumirit?

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Një shpjegim origjinal sociologjik) Sjellja atipike e...

Shqipëria neofashiste e Edi Ramës

Nga: Dritan Goxhaj ___ Që pas Luftës së Dytë Botërore e akoma...

Enis Shatri e propozon ndërtimin e Mauzoleumit të Gjergj Kastriotit, Shetitoren dhe pikën panaromike në kurrizin e Kodrës së Shëngjinit, me pamje nga deti

Enis Shatri, Istog ___ Ndertimi Mauzoleumit te Skenderbeut, Shetitorja dhe Pika Panaromike ne Kurrizin...

Shpërndaj

Shukrije Gashi, drejtoreshë e Organizatës për Menaxhimin e Konflikteve, tha se përçarjen e popullit kosovar nuk ka arritur ta bëjë Serbia, por këtë sipas saj, e ka bërë islami politik.
Ajo tha në Konfrontin e KTV-së të mërkurën, se përçarja e popullit nisi nga grupe të islamit politik që i kushtëzonin të rejat kosovare për mësimin e gjuhës angleze ose të shkathtësive kompjuterike me vendosjen e mbulesës.
“Fenomeni jo i mirë, islami politik, jo islami siç ka qenë tradicional në Kosovë, por fillesat e islamit politik datojnë që nga vitet e 90-ta, d.m.th, viti 1992-93 e tutje, por ato kanë qenë më shumë nën rrogoz, s’kanë qenë shumë në sipërfaqe. Fillet e para kanë qenë në emër të organizimit të kurseve për shkathtësi kompjuterike dhe gjuhë angleze. Pastaj, më vonë, pasluftës është masivizuar sepse mbulesat e para, format çfarë i shohim sot, kanë filluar atëherë. Ka qenë e kushtëzuar, mundesh me ndjek një kurs të gjuhës angleze ose shkathtësi kompjuterike, por në të njëjtën kohë janë kushtëzuar që të mbajnë shami dhe mbulesa të tjera, që tash janë me të madhe”, deklaroi Gashi.

Sipas aktivistes për të drejtat e njeriut, mbulesa për gratë mund të jetë e drejtë si vullnet i lirë, por jo nëse ka agjendë nga mbrapa.

Ajo theksoi se në kohën e luftës, nuk diskutohej kjo çështje pasi të gjithë ishin të mobilizuar për çlirim, ndërsa sipas Gashit, paslufta i shkaktoi përçarjet.

“Kur ishim bashkë, të gjithë gra e burra dhe kauzë e kishim çështjen e çlirimit kombëtar, s’ka mundur të zë vend aspak, por dikush tjetër, është kujdesur që ta shkaktojë thyerjen. Vite të tëra ose me dekada, s’ka arritur ta shkaktojë Serbia, që e ka pasur qëllim, përçarjen në popull. Dhe këtë e realizoi pas lufte kur me pranverën arabe filloi edhe procesi i masivizimit të këtij fenomeni, në emër të përkrahjes së zërave për liri e çlirim. Në fakt, ndodhi e kundërta”, tha Gashi.

Drejtoresha e Organizatës për Menaxhimin e Konflikteve tha se kultura arabo-aziatike ka veshje tipike tradicionale.

“Në të gjithë ata që janë koshient, dhe që e njohin kulturën dhe traditën arabo-aziatike, e dinë që këto veshje tipike, karakteristike që janë, ato janë tradicionale. Kurse myslimanizmi vendor ka qenë tradicional dhe ne jemi të gjithë të vetëdijshëm që gjyshet tona, nënat kanë bërë çmos që t’i heqin ferexhet, shamiat dhe të integrohen si një popull normal”

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Zonja Shukrie, pse thoni ”…përçarjen e popullit kosovar nuk ka arritur ta bëjë Serbia, por këtë sipas saj, e ka bërë islami politik?
    A e kupton znj. Shukrije se me ”popullin kosovar” edhe ti po bie ne ujrat e turbullta te atyre qe dojne me e nda gjuhen, kulturen, traditen, historine dhe popullin shqiptare ne ”kosovar” dhe ”shqiptar”?
    Kjo eshte e gabueshme sepse me ”kosovar” nenkupton te gjithe ata popuj qe jetojne ne Kosove: shqiptar, turq, bosnjak, malazez, serb etj. Athere, sipas teje a duhet thene edhe ”gjuha” kosvare?
    Ne Suedi, ku une jetoj per shqiprat e Kosoves thuhet: ”Kosova-o albaner”, ”shqiptaret e Kosoves”
    Pra suedezet, edhe zyrtarisht e quajne me te drejte ”Shqptaret e Kosovës” ndersa gjuhtare, historiane, gazetare, edhe ne dokumente, si LNR, pasaporte ne rubriken per ”Shtetësinë”, shkruan: ”Kosovar”
    Faleminderit!
    Sinan Kastrati, Suedi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu