ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Shutja i mori të gjithat, i përlau shejtani

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Me nxënës e prindër me rastin e festës së 1 qershorit në Beijers Parken në Malmö, 4 qershor 2022

Sinan Kastrati

Sinan Kastrati, Suedi

Pjesa tretë (3)

“Shutja ish mjaft modest, por brenda tij gurgullonte kazani i madh i shejtanit”.
(Titullin e huazova nga shkrim ”Kuteli: Shuteriqi i vodhi e përlau veprat e Lef Nosit, në Beograd tha se rrjedh nga një familje e “Stara Serbisë” në Elbasan!”
Telegrafi.com 02.11.2021 • 12:07, rubrika : KULTURA / FAKTE
Konferenca e mësuesve u krye e la shumë për të dëshirua
Si thesi i magjupit (gabelit)
Fundi i vitit shkollor
Dhe prap për 1 Qershorin dhe për ditëlindjen e Kaltrinës (1 qershorin e viti 1999).
Qepeni
Konferenca e mësuesve në Malmö përfundoi e le shumë për të dëshirua. Dorën në zemër ajo ndoshta po them ndoshta sepse çdo gjë e bë tregti e biznes, nuk ka kurrfarë ndikim dhe nuk mundet me pasur në ndryshimet që po ndodhin tash me zhvillimin e hovshëm të teknikës, internetit dhe “ndryshimet” e ndërrimet e pushteteve në Kosovë e në Shqipëri.
Ai që është më i zoti po i merr të gjithat dhe po fle në e po mbulohet me para në vend të jorganit, atherë e tash, në Kosovë e jashte.

Një kujtim në fund të vitit shkollor me nxënës. Yllza e Erza Shylemaja dhe Leonit Terpuni, Sofielunsskolan, Malmö, 3 qershor 2022

Konferenca kishte dhe ka rëndësinë e vetme se i bashkon mësuesit që punojnë me fëmijët në Mërgatë, që fatbardhësisht apo fatkeqësisht jemi 1/3 (një e treta) e popullsisë shqiptare të shprëndarë në të gjitha shtetet e botës.
Është pra detyrë e dy shtetve shqiptare që të ndihmoj me mjete mësimore, libra, filma mësuesit në mërgatë etj. nga atdheu sepse fëmijët tanë nëse ne dhe shtetet tona nuk interesohen, do ta harrojnë gjuhën shqipe. Prandaj, në Suedi Konferenca e mësuesve ka rëndësi shumë të madhe sepse në te marrin pjesë nga Ministritë e Arsimit, Akademitë e Shkencave, Univerziteteve, Instituteve Albanalogjike e të Historisë, mësues e me përvojë. Të gjitha këto janë ndihmesë shtesë dhe e mirëseardhur për vazhdimin e punës në vahzhimin e mësimit në gjuhën shqipe dhe ruajtjen e gjuhës shqipe në Mërgatë.
Mësimi plotësues i gjuhë shqipe në Suedi mësohet në shkollë jo në shoqata e shtëpi private, pas mësimit të rregult, suedisht. Mësimi plotësues është i lejueshëm. Mësimi në Suedi mbahet në lokalet shkollore, në klasë ku mbahet e zhvillohet mësimi në suedisht, paradreke. Mësuesit paguhen nga shteti e nuk bëhen barrë e prindërve që me siguri shumica nuk do ti dërgonin fëmijeët në mësim po të ishte me pagesë. Ky është një lehtësim por edhe kjo le për të dëshiruar.

Me akrobatet Sabina Troshku, Paola Dedolli, Erfan Qose … Malmö, 4 qershor 2022

Bindjet ideologjike, zënkat politike nga liderët politikë dhe ata shtetëorë në Tiranë, Tetove, Shkup, Prishtinë e Preshevë, shpesh ndikojnë për të keq në Mërgatë. Ata, “liderët” dërgojnë njerëzit, “kasnecët” e tyre nëpër shoqata “kulturore” që janë krejt politike e në përkrahje të partive në pushtet.
Kjo është e vërtetë e pamohueshme. Ishte e dhimshme kur Shqipëria (1997) e më vonë Kosova (1998, 1998) kallej flakë e në perëndim (edhe në Suedi), behej thirrje nga ata ”lajmëtarë” për bojkot kundër një partie tjetër, organizate politike a ushtarake dhe thënë shkurt institucioneve shtetërore të Kosovës, që i kishim zgjedhur dhe pranuar. Kishte kërcënime nga “përfaqësuesi legjitim” që thonin psh “se ata që nuk paguajnë para në fondin “Vendlindja … “, nuk kanë çka lypin në Kosovë. Bëhej thirrje edhe për vrasje gjoja të tradhtarëve e spiunëve në Kosovë. Këto thirrje vinin nga të ashtuquajturat ”zedhënës” të ”uçk-së” e përfaqësues politik” (B. M.) të saj që Kosova kishte shumë. Një nga këto ”shoqata kulturore” më e zoja dhe më e zëshme ishte “shoqata” kulturore me emrin “Liria” në Malmö të Suedisë. Disa nga ata njerëz ende janë janë gjallë dhe pshtillen e përzihen kudo herë në Kosovë e në Shqipëri e here në Suedi e gjetke dhe kanë (pasur) pozita të larta shtetërore brenda e jashtë Kosovës. Shkruajnë edhe libra e ish qeveria e Hashimit i blente librat e B. M. për ”sejmenët” e vetë.

Me ish nxënëset e mia, Malmö, 4 qershor 2022

Ata ”njerëz” janë bukur të pasur e milionerë. Kanë nga qindra hektarë tokë në Kosovë e deri vonë kanë udhëhequr edhe … gazeta, emisione televizive, kanë qenë ish përfaqësues të Kosovës (”të luftës”), emisarë, tagrambledhës, “ambasadorë partiakë” dhe kanë formua “shtet parale”, e “qeveri nën hije” sepse nuk ishin në pushtet, sepse e kishin humbur besimin.
Fara e keqe nga Kosova e Shqipëria ka depërtua edhe këtu në Suedi. Janë zgjedhur e emëruar njerëz të afërt me pushtetin, janë paguar me rroga të majta nga buxheti i varfër i Kosovës plus rrogën që kanë punua ose kanë marrë ndihma sociale a pensione në Suedi.
Për shkak të dallavereve, ata “njerëz” janë “ndarë” edhe nga “nafakat” e tyre (me letra) që të marrin para e ndihma tjera banesore nga shteti suedez, pra edhe ndihmën e strehimin që iu ka ofruar Suedia e keqpërdorin.
Prandaj, shteti i Kosovës, Qeveria, Presidenca, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (unë e quaj “Mërgatë”, jo “Diasporë”) duhet ti luftojnë e mos të ndalen kundër këtyre dukurive negative që janë krijua para disa dhjetëra vjetëve e janë trashëgua nga organizatat marksiste-leniniste e më vonë ajo e lkp-së e izma tjera që edhe tash po I bëjnë veëm dëm Mërgatës shqiptare.
Disa nga ata ”liderë”, kanë qenë në Suedi. Ca edhe nga ata që kanë qenë në Suedi tash janë në burg në Kosovë e në Hagë të dyshuar për krime lufte kundër njerëzimit e krime tjera. Ata janë jashtëqitje e mbeturina. ‘
Më paratë e bixhetit të varfër të Kosovës, paguhen avokatët e milionerëve të Kosvës që janë në burgje.
“Familjarëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit u paguhen edhe shpenzimet e tyre të udhëtimit, ani pse të gjithë këta njihen si ndër personat më të pasur në Kosovë dhe posedojnë pasuri milionëshe
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe të tjerët, po qëndrojnë që nga 5 nëntori i vitit 2019 të burgosur në Hagë të Holandës, pasi Gjykata Speciale ndër të tjerash i akuzon edhe për vrasjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëpunëtorë të ish presidentit Ibrahim Rugova.
E që të gjithë kanë zgjedhur që të paguajnë avokatët e tyre përmes ndihmës financiare që ua ofron Qeveria e Kosovës, pra nga buxheti i caktuar për këtë kategori, ku deri më tani janë shpenzuar mbi 4.5 milionë euro.
Po ashtu, përveç të akuzuarve, ligji në Kosovë u mundëson edhe kompensimin shpenzimeve që bëjnë familjarët kur vizitojnë të akuzuarit në qendrën e paraburgimit në Hagë. Pra familjarëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit u paguhen edhe shpenzimet e tyre të udhëtimit, ani pse të gjithë këta njihen si ndër personat më të pasur në Kosovë dhe posedojnë pasuri milionëshe. Po ashtu, për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin janë krijuar edhe dy fonde private, të cilat synojnë të mbledhin para për ta”.
Kështu shkruanin disa portale që unë i mora dhe po i publikoj që lezuesi i Drinit të sheh se ne e përkrahim të keqen, krimin.
Deri vonë ata i kanë udhëhequr bërit nëpër ”shoqata” dhe kanë shëtit botën (me pare të kujt?) për propaganda për mbledhjen e parave për fondin e “vendlindjes” e pas më në Kosovë kanë mbërri në majat e pushtetit deri “kryetar” komune, ambassador, udhëheqës media, në RTK e në ish Rilindjen që për fat të keq u mbyll (B. L., M. Z. XH. Zh. H. A. …N. S.) ndërsa gazetarët ish televizionit të Prishtinës u përzunë me dhunë nga puna. Ata qëndruan heroikisht dhe u kacafyten me speciale po në objektet i sh RTP-së, ndërsa pas “lufte” shumë azilantë (lexo “rezilantë”), iu zunë vendet e punës dhe punësuan edhe djem e qika, gra e ilake. Të tillë ka edhe tash por më pakë në numër dhe veprojnë nën perde, të kujdeshëm që të mos zbulohen.

Me poetin Riza Sheqirin, Luela dhe Elona Fetaj, nxënese. Malmö, 4 qershor 2022

Po prap te mësimi i shqipes si mësim plotësues në Mërgatë.
Në Suedi, po të mos financonte shteti, edhe në shkollat më mesim në gjuhën shqipe do të kishim ata njerëz sikur në Kosovë që janë emërua mësues e profesorë në Univerzitet e Kosovës që mjerisht Kosova ka më shumë univerzitete se shumë shtete të zhvilluara e me popullsi e teritor më të madh, falë atyre liderëve që për me i marr kokrrat (votat) iu premtonin shumë qendrave të lokaliteteve se do ti bëjnë qendra komunale e lagjeve të qyteteve, ”univerzitete”.
Edhe në Suedi filloi të aktualizohet kjo problematikë, se kush duhet të punoi si mësues nga të tillë që vinin e vinë një e dy herë në vit, të ”të afërmit” e tyre.
Në dy letra që më shkruanin nga Kosova, të dytë ish shokë/shoqe të gjeneratës në studime më ankoheshin, por në adresë të gabueshme. ”Njëri nga ata, është ”i njohur” në Kosovë, tash edhe djali i tj, i kish pas thënë Komisonit për pranim në kuadër të Univerziteteve kështu:
-Preke ku të duash hartën, e me gishtin tregues ia tregonte qytetet e vendet turistike të qytetve të njohura bregdetare europiane ku mund të pushoi për ”Muajin e Mjaltit”, se unë ti paguaj pushimet verore, vetëm më prano ”si profesor”, çka ta don shpirti ha e … e rri sa të duash” !
Ndërsa një ish shoqja e studimeve, edhe ajo poete e profesoreshë univerziteti më shkruante:
”Unë (Ne) duke qenë jashtë politikës (”politikanëve”) jam edhe jashtë favoreve”.
Ao kishte vërejtje edhe rreth ”Konferencës” së mësuesve dhe pjesëmarrjes së profesor Emil Lafes dhe disa të tjerëve që kishin ardhur në Konferenca edhe viteve tjera, nga Shqipëria, Kosova e disa vende tjera me të njofshëm. Sipas saj edhe ”Emil Lafe është gjuhëtar tendencioz ndaj gegënishtes, tërësisht ideolog i Enverit”. Emil Lafe ka qenë kundër elementeve të gegënishtes dhe të paskajores ”.
Me fjalë tjera ajo drejtonte gishtin edhe kundër neve në Suedi.
…..
Mu kujtua një thënie e një mikut tim, Sadri Ahmetit, poet e piktor, ish i burgosur politik, tash i ndjerë. Kur ishte mysafir te unë në Halmstad, më 1998 me tregonte.
“Shkova në SHBA dhe kërkova nga Ambasada apo Konzullata e Shqipërisë që të më ndihmoj të hap një ekspozitë. Ata më thane se është e veshtirë këtu, se ti je i panjohur në SHBA dhe askush nuk vjen me e shikua ekspozitën tënde. Unë iu tash:
-Do marr një bez disa metra e do të shkruaj: Këtu është e hapur një kspozitë me piktura shqiptare. Ata që nuk janë besnik/e ndaj grave/burrave nuk duhet të vijnë e ta shikojnë ekspozitën. Reklamen do ta vjerr mbi rrugë ku mund ta shohin kalimtarët dhe trafikantët (shoferët, vozitësit, biçiklistët etj). Dhe për tu treguar burri se është besnik ndaj gruaj, ai do ta kthej makinën e do të shikoi ekspozitën .
Qershori, fundi i vitit shkollor në Suedi
Dhe erdhi edhe fundi i vitit shkollor e fëmijët e Mërgatës ia mësyejnë vendlindjes, maleve të Sharit, Grykës së Rugovë, Burimit të Drinit të Bardhë, Radafcit e Ujvareve të Mirushës, Valbonës, Velipojës, Vlorës, …Sarandës e Butrintit.
Sumica e nxënësve kur i pyesja:
-Ku do ti kaloni pushimet verore?
-Do të shkojmë në Pogradec, Dardhë të Korçës (fshat turistik), në Durrës, Strugë e Ulcin.
Këto përgjigje të nxënësve i prisnja sepse shumica e prindërve shqiptarë, kudo që janë, pushojnë më së miri në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi e në Maqedoni, aty ku ka shqiptarë e tokë shqiptare, aty ku fliet shqipja.
Një i afërm imi më tha:
-Nëse nuk shkoj për pushime në Kosovë, llogaris se nuk kam pushua e nuk kam qenë në pushime .

Agjensitë turistike, hotelet, restorantete e dyqanet, në Mal të Zi (Ulcin) e në Shqipëri i fërkojnë duart e i ngrisin çmimet deri në qiell ”p ona vijnë gërnaqat”.

Më 1 qershor 1999 lindi vajza e vogël, Kaltrina. Ajo lindi në Halmstad dhjetë, dymbëdhjetë ditë para se hynë forcat e NATO-s në Kosovë.
Unë punoja si mësues,”special lärare” me një shkollë, me dy-tre nxënës problematikë.
Më 24 mars 1999 kur filluan bombardimet e NATO-s kundër Jugosllavisë së mbetur e për të ndalur gjenocidin serb mbi popullsinë jo serbe në Kosovë, më gjeti në gjeti në Halmstad ndër qytetet më të bukura e pllazhë, Tylesand-in të njohur buzë Atlantikut (Kattegat).
Ishim tre shqiptarë që punonim si mësues në një shkollë të një lagjeje të Halmstadit, në Andersberg, jo si mësues me mësim plotësues me nxënësit shqiptarë. Ishin të tjerë ata qër punonte tjetër kush, jo unë Ishte Nazmi Syla, mësues matematike, Vlora, qika e Musliut (mbiemrin ia kam harrua) dhe unë.
……
24 mars 1999
Programet e rregullta kryesore televizive suedeze u ndërpenë. Një shirit me shkronja të theksuara kursive në fund të TV-eve lëviznin me shpejtësi, “Solana, ia jep fjalën Komandatit të NATOS- Klarkut për nisjen e operacioneve ushtarake kundër Jugossllavisë së mbetur, Sërbisë nga Avianoja e Italisë”
U tubuam të tretë dhe bisedonim …. E mendjen e kishim te popullsia e Kosovës që zhvendosej here në një krahinë e here në krahinën në një tjetër. Unë i kërkova drejtorit të shkollës që të më liroj nga puna.
-Po Sinan, shko!
Një nxënëse imja, shqiptare ishte zënë me mësuesen e matematikës, serbe. Aji i kishte thënë serbes (mësuesës):
“Jag är uçk-ledare (shqip ”unë jam udhëheqëse e uçk-së”.
Rastin, mësuesja e kishte lajmërua e mua më thirri Drejtori (Anders) i cili dukej se na përkrahte dhe i vinte keq për vuajtjet e shqiptarëve nga regjimi i egër i Sllobodan Milloshevicir, kur TV-ja suedeze me fotografi tregonte se si digjeshish shtepitë e shqiptarëve, vidheshin, dhunoheshin e përziheshin nga shtepitë e tyre, nga toka e tyre.
-Sinan, të lutem shko e bisedo me S. C. dhe thuaj që mos ta provokoj mësuesen.
Unë hyra me një klasë dhe i thash si në shaka, se isha i detyruar:
-Oj Sani, don me qit në gjak edhe këtu me serbë (shprehje popullore”)?
Dhe bombardimet zgjatën deri më 10 qershor.

Kaltrina lindi pikërisht më 1 Qershor- Ditën e Fëmijëve dhe ishte shpresë se do të fitoj drita mbi errësirën e liria ishte afër.

E prisnim të gjithë lirinë e Kosovës. Të tjerat, edhe ditëlindjet edhe pse lindjet janë ndër ngjarjet e datat më të rëndësishme të njeriut e familjes në jetë, sikurse edhe fejesa, martesa etj. shtimi dhe rrita e familjes, I kishim harrua.
24 Marsi, 10 e 12 Qershori1999 ishin datat më të gëzueshme për Mërgatën shqiptare sepse Kosova bëhej e lirë.
-Po a u harrua amaneti i luftëtarëve, a u shkel mbi gjakun e heronjëve, mbi Familjen Jashari e të tjerë ?
Ne, mërgimtarët që kishim dhënë ate që kishim, paratë tona nga ndihmat sociale e disa kishin rrokur edhe armët, një pjesë e udhëheqjes jetonte në luks, në hotele e shtëpi publike
Qepeni
Po e mbyll me një fjalë që s`e kisha dëgjua asnjëherë , me fjalën “qepen”.
Kur më thirrte dikush në telef. e unë e leja telefonin e mbyllja ose ia ndalja zërin telefonit , nayrisht kur isha i zënë ose pushoja e fleja.
Ai më thonte e paske mbyllur dyqanin me “qepen” 1*)

1*) QEPEN m.
1. Kapak dërrase a hekuri ose fletë llamarine e valëzuar që shërben për të mbyllur nga jashtë dyert e dritaret e dyqaneve. Qepen i hapur (i mbyllur). Qepenat e dyqanit. Qepeni i dritares (i derës). Ngre (ul, mbyll) qepenat.
2. E hapur katrore në dysheme a në tavan, që mbyllet me një kapak dhe që shërben për të kaluar nga një kat në tjetrin; kapanxhë. Qepeni i qilarit. Qepen me shkallë.

Vazhdon

Sinan Kastrati, Suedi 
Malmö, 3, 4 e 5 qershor 2022 
sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu