ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Shyqyr që Kosova nuk ka deti…!

Shkrime relevante

Ja, këta janë përgjegjësit e vërshimës së fashizmit islamik në Shqiptari…?

Msc Belisar Jezerci KUSH JANË PERGJEGJËSIT KRYESOR TË ESKALIMIT TË ISLAMIT RADIKAL...

Xhamia e Erdonait në Prishtinë, xhami për zhdukjen e Dardanëve

Nga Belisar Jezerci ___ "XHAMIA" QENDRORE NE PRISHTINË! Kjo ndërtesë me emrin e kamufluar...

Istogu dhe trimat e tij në hisori

Bardh Mustafë Nengurra Ka vite që nëpër Istog debatohet për disa...

A duhet miratuar Eutanazia në Shqipëri?

Pirro Prifti, Tiranë Një debat i madh por edhe një problem  kompleks...

Kryeministri Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut, Uglanin

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi 

Eu bre, edhe kjo bënë vaki në Kosovë 

Në ditën e fundit të muajit tetor (31 tetot 2022) dhe në ditën e parë të javës (e hënë) po e filloj me shkrua, me ”me emër të Zotit e me kâm` të marë”, me shpresë se puna do të më shkoj mirë e mbarë. 

Që nga 1 tetori 2022 jam pensionist. Më nuk punoj me nxënës e mësues shqiptarë. Disa drejorë shkollash fillore, gjimnaze e të SFI (Svenska för invardrare, shqip ”suedishtja për të huaj”, për fillestarë, sapo të ardhurit në Suedi) më kanë shkruajtur se kur të kanë nevojë për zëvendësime (vikarie) duan që unë të punoj në ato shkolla, përsëri si mësues. Punova disa ditë por kisha një ndjenjë të çuditshme, më dukej sikur punoja për herë të parë ”me ditar në dorë”.    

Edhe në Suedi, për mos me thënë çudi, është e mërzitshme kur të kërkosh punë sepse duhët grumbullua një krah dokumente, sikur ke fillua të punosh për herë të parë e ti dërgosh me postë elektronike që dorën në zemër, nuk kam shpresë so do ta mësohem me punua me kompjuter. Në lutje duhët tregua shkurt jetën, shkollimin dhe punën tënde (CV-e) dhe duhët skanua (fjalë e re që përdoret kur shkruan në kompjuter, term i ri) diplomat, dëshmitë e punës … dhe në fund të thirrin në intervistë. Intervista ose bidseda bëhet online (në internet) por për mua bënë përjashtim, shkova dhe u takova, fizikisht. 

Brënda koridorit, para ashensorëve, në Rönnen, Rönnblomsgatan 6, ndërtesen ku kisha punua 5 vjet, aty ku e kishim drejtorinë, më priste një grua e re rreth të 35-tave me një trup mesatar, e hishme, simpatike dhe e shëndetshme si nuset shqiptare. Ajo dual nga dera e ashensorit dhe e drejtoi shikimin nga unë e me një buzëqeshje të lehtë: 

-Sinan Kastrati? 

-Po, unë jam dhe së bashku u ngjitëm në katin e shtatë. 

Hymë në një dhomë të vogël dhe dhe më bëri me shenjë të ulëm, ballë. 

– Josefin e kam emrin. Punoj si administratore në Rekryteringsenheten për shkollat fillore. Unë e dija kush është sepse kishim bisedua me telefon dhe me kishte shkruajtur disa herë në E-mailin tim. 

Biseda me Josefin-ën, ishte paraparë 30 minuta por edhe ketu, Josefin-a bëri një përjashtim, e zgjati bisedën. Biseduam për arsimin, shkollën në Suedi e në Kosovë, përvojën time si mësues, për nxënësit, për librat shkollore, notimin etj. Pastaj ajo i shikoj disa nga karakteristikat e mia ku kisha punua dhe studjua. Ishte shumë e kënaqur me prezentimin tim, me bisedën dhe njohjën me mua për së afërmi, me takimin, për intervistën për punë me mua. 

Ajo që nuk më pëlqeu ishte se Josefin kërkoj që ajo të bisedoj edhe me dy nga ish drejtorët ose (seksion)shefat e mi e të marrë mendimin e tyre për mua si puntor, referencat. Shefat e drejtorët nuk i kam pasur në qejf në Suedi e as në Kosovë. Ka qenë punë e mërzitshme dhe e mundimshme të flas e të humb kohën kot me byroktatë.  

Pasi e kreva bisedën dhe u përshëndetëm, si dy miq zbrita dhe dola në asfalt. Akrepat e orës kishin ecur për 90 minuar e dielli kapërcente urën Öresundsbron dhe ecte ngadalë e i lodhur në drejtim të (krye)qytetit Köpenham (Kopenhagë).  

Këthehesha për në banesën time.  

Rrugës u ndala te Univerziteti i Malmös që nuk është larg Stacionit Kryesor të Trenit, të anijeve dhe Urave të Kanaleve të detit që lidhin pjesët tjera të qytetit të ri e modern me qytetin e vjetër … 

Dielli nxente, sikur të ishte stina e verës, deri në 20 gradë nxehtë. Ditë e qetë. Nuk fryente erë fletët e pemëve rrinin në trungun e drunjëv e as flokët e krehura nuk rrinin të ngjitura në kokën që shumica e flokëve më kishin rënë e ato që kisha, më ishin zbardhur. Fletët e pemëve të vjeshtës e ato dekorative kishin mbushur rrugët anësore e shetitoret afër bregut të kanalit të detit. Duhej pasur kujdes se mund të rrëshqisje në fletë e të rrëxoheshe. Kjo vlen më shumë për mua që eci i shkujdeshëm si katundar Turjake e nuk shikoj fare përpara hundëve të mia. Në Kanal, kishin ardhur ardhur disa anije me vela, anije të vjetra por që ende përdorën për peshkim e lundrim për qef, në det të hapur, jo larg tokës, brenda Suedisë. 

Ndërtesat e reja të fakulteteve të Univerzitetit të Tiranës, shkëlqenin nga drita e diellit. Ishte një pamje që për një moment mbeta i habitur, edhe pse i kisha pare dy herë në ditë kur shkoja e këthehesha nga puna e mendje më shkoi diku larg. Ika me mendje në Kosovë e në Shqipëri para ndërtesës së Fakultetit Filozofik të Prishtinës me oborrin e madh e me shumë pemë e barë që kishte dikur e tash ishte shëndrrrua në gërmadha sikur të ishte qytet ukrainas ku zhvillohen luftimet (Lufta në Ukrainë ka fillua më 24 shkurt 2022, kur Rusia e sulmoi ushtarakisht Ukrainën dhe pjesën lindore e jugore, bashkë me Krimenë, ia bashkoi Rusisë ….) 

U ndala dhe bëra disa fotografi të pjesës së Univerzitetit dhe Urës, që në vitin 2004 urën e kishin pagëzua si UNIVERSITETSBRON 20024 ”Ura e Univerzitetit 2004”. 

Dikur, edhe Prishtina kishte një lum të vogël, përrockë, ”Prishtevka”, por Komuna e Prishtinës e futi nën tokë shkaku se qytetarët i hudhnin mbeturinat, çka kishin për të humbur, edhe krevetät e ormanët, edhe pjesët e mishit, zorrë, veshkë e plancë, kryet të deleve e deshëve, ”kurbanë”. 

Sa keq. Sot, Prishtina nuk ka tjetër lum pos një liqen artificial dhe ujë të Ibrit që nëse Serbia, hidhërohet, na ndalë.  

Edhe në oborrin e bukur të Fakultetit Filozofik duan ta ndërtojnë një parkim nëntokërsor. 

Shkova në banesë i lodhur e me kujtimet e trishta për univeriztetet, ambientin e natyrën tonë dhe natyrën e bukur, ambientin e pastër para univerzitetit në Malmö. 

Sigurisht se lakmoja që edhe Kosova të kishte lumenj, det e kanale deti, parqe e parkingje, gjelbrim e më pak cement, beton e asfalyt por, thash me zemër të plasur: 

Shyqyr që Kosova nuk ka det. 

Kështu e fillova shkrimin me ”shyqyr që Kosova nuk ka det” se edhe ujin e kripën do të na pinin e hanin ish komandantë, pushtetarët e Kosovës e do të mbetej pasuli pa kripë.  

Po a kemi shtet dhe çfarë …t shteti kemi kur Kosova paguan haraç e plaçkitet nga komandantët e ish ”luftës” e ministrave e deputeve serbë iu paguhen pagat pa shkua në punë? 

Iu paguhet rryma e iu rezervohen vendet në parlament e në qeveri. 

Shtet se jo mahi: 

900 mijë euro i morën pa shkuar në punë, kush janë personat që i gjeti auditori?”, Lajme Kosovare, By Rrezoni.E – July 6, 2022 

https://www.lajmekosovare.info/2022/07/06/900-mije-euro-i-moren-pa-shkuar-ne-pune-kush-jane-personat-qe-i-gjeti-auditori/ 

IMG_5982.jpg

Kryeauditorja përmend në Kuvend pagesat për serbët pa shkuar në punë: Janë paguar 900 mijë euro për 199 punëtorë“, By Buletini Ekonomik -27/10/2022 

Kryeauditorja përmend në Kuvend pagesat për serbët pa shkuar në punë: Janë paguar 900 mijë euro për 199 punëtorë – Buletini Ekonomik 

 Çfarë do të bëhet me deputetët e Listës Serbe që e ‘harruan’ Kuvendin? Lajmëtari, 31.10.202202:54 

Çfarë do të bëhet me deputetët e Listës Serbe që e ‘harruan’ (lajmetari.com) 

 Hoxhaj: PDK-ja është Kosova, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, Epoka e re, 10 tetor 2022 

https://www.epokaere.com/hoxhaj-pdk-ja-eshte-kosova-hashim-thaci-dhe-kadri-veseli/ 

“Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo parti është Kosova, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. 

Me rastin e 23-vjetorit të themelimit të PDK-së, Hoxhaj ka thënë se kjo parti është e lidhur ngushtë me çdo arritje dhe sfidë të Kosovës. 

  1. Hoxhaj:”PDK-ja është e lidhur ngushtë me çdo arritje e sfidë të Kosovës, sidomos me emrat e Hashim Thaçit e Kadri Veselit“, 10/10/2022 Lajmet

https://www.radiokosovaelire.com/e-hoxhajl-pdk-ja-eshte-e-lidhur-ngushte-me-cdo-arritje-e-sfide-te-kosoves-sidomos-me-emrat-e-hashim-thacit-e-kadri-veselit/ 

“Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, me rastin e 23-vjetorit të themelimit të PDK-së, ka thënë se kjo parti është e lidhur ngushtë me çdo arritje dhe sfidë të Kosovës, sidomos me emrat e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.  “10 tetori 1999 nuk është një datë e zakonshme në kalendarin e historisë më të re të Kosovës. Është lindja e Partisë Demokratike e Kosovës, e formësuar nga sakrifica e popullit, paraprirëse e pavarësisë dhe shtetndërtimit. Është ngushtë e lidhur me çdo arritje dhe sfidë të Kosovës. PDK-ja është Kosova! PDK është vetë Hashim Thaçi, është vetë Kadri Veseli – themeluesit që e vazhdojnë edhe sot 23 vjet më vonë sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës. Deri në kthimin e tyre, PDK-ja do të vazhdojë të përmbushë misionin e saj jo vetëm politik por edhe të arritjeve tona historike!  Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk do të heq dorë për rikthimin e plotë si parti më madhe, si shpresa dhe besimi i vetëm pse ekzistojmë si parti!”, ka shkruar Hoxhaj në një postim të tij.” 

Kosova po paguan miliona euro për të akuzuarit, Rama propagandë në Hagë”, 5 pyetjet, May 11 2022 

https://5pyetjet.al/2022/05/11/kosova-po-paguan-miliona-euro-per-te-akuzuarit-rama-propagande-ne-hage/  

Mbi 36700 veteranë të UÇK-së, përfitues të pensioneve”, Zeri, AKTUALE, October 25,2022 – 11:16 

https://zeri.info/aktuale/467773/mbi-36700-veterane-te-uck-se-perfitues-te-pensioneve/ 

Xhavit Haliti: Edhe 500 hektarë me ia fal Ramushit nuk bëhet asgjë”, Epoka e re, 14 dhjetor 2021 

https://www.epokaere.com/xhavit-haliti-edhe-500-hektare-me-ia-fal-ramushit-nuk-behet-asgje/ 

Shpërthen” Haziri ndaj Xhavit Halitit: Po t’ia q… atë nanë e po ecim…” 

 Gazedtaz, admin, January 11, 2022 

https://gazetaz.com/shperthen-haziri-ndaj-xhavit-halitit-po-tia-q-ate-nane-e-po-ecim/ 

Edhe 500 hektarë me ia fal Ramushit nuk bëhet asgjë-Jo tybe gja nuk bahet. Ty nja 600, Hashimit nja 700, Kadri Veseli nja 450, Sami Lushtakut 400, Remit 350 se boll i ka, Albinit 550 (u kanë njeri n’UÇK ), Jasharëve nja 1000 hektar, e do t’jerë komandantëve se si lamë krejt pa diçka, edhe na veç po t’ia q… atë nanë e po ecim se s’met kurgja k’tu për popull. Zatën Kosova nuk është sa Kina ! (n.h)” 

Tre gjykatës, vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Enver Hoxhaj pronarë të villave të sekuestruara në Brezovicë“, Kosova Sot ONLINE 

https://www.kosova-sot.info/lajme/648785/tre-gjykates-vellezerit-e-hashim-thacit-dhe-enver-hoxhaj-pronare-te-villave-te-sekuestruara-ne-brezovice/ 

Topi: Jam takuar me të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së në Hagë”, Epoka e re, 27 tetor 2022 

https://www.epokaere.com/topi-jam-takuar-me-te-gjithe-ish-luftetaret-e-uck-se-ne-hage/ 

Kuka pas vizitës në Hagë: Unë dhe Majlinda besojmë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së“, Autori: Fjolla Bajraktari, Gazeta 10, 21.10.2022- 12:11 

https://gazeta10.com/kuka-pas-vizites-ne-hage-une-dhe-majlinda-besojme-ne-pafajesine-e-krereve-te-uck-se/ 

“Trajneri i xhudos, Driton Kuka, së bashku me Majlinda Kelmendin, kanë vizituar drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë”. 

Tërnava u takua me babën e Thaçit, i tregoi për gjendjen e të birit që po mbahet në Hagë”, Gazeta Express, 07/10/2022 8:12 

https://www.gazetaexpress.com/ternava-u-takua-me-baben-e-thacit-i-tregoi-per-gjendjen-e-te-birit-qe-po-mbahet-ne-hage/ 

Befason Ikballe Huduti: “Burrit tim ia kam gjetur vet edhe dy gra të tjera“, Gazeta Express 

10/10/2022 7:25 

https://www.gazetaexpress.com/befason-ikballe-huduti-burrit-tim-ia-kam-gjetur-vet-edhe-dy-gra-te-tjera/ 

Linda Morina viziton prindërit e Hashim Thaçit (Foto), Gazeta KNN, posted on 06/11/2016 at 8:27 pm 

https://aab-edu.net/media/gazetaknn/linda-morina-viziton-prinderit-e-hashim-thacit-foto/ 

“Linda Morina është në mesin e personave më të përfolur gjatë ditëve të fundit. Ajo vazhdimisht po është në qendër të vëmendjes. 

Vazhdimisht shkruan dhe këndon për personalitete të mëdha. 

Së fundi ajo ka vizituar prindërit e presidentit Hashim Thaçi. 

“Me prindt e mat fortit. Prindit e kryministrit dhe presedentit llexhendes Hashim thaqi”, shkruan ajo në Facebook. 

Limaj: Kurti s’mund ta ndryshojë historinë, çliruesit e Kosovës janë Thaçi, Krasniqi, Veseli, Selimi dhe e gjithë UÇK-ja”, Epoka e re, 26 tetor 2022 

https://www.epokaere.com/limaj-kurti-smund-ta-ndryshoje-historine-cliruesit-e-kosoves-jane-thaci-krasniqi-veseli-selimi-dhe-e-gjithe-uck-ja/ 

“Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se kryeministri aktual, Albin Kurti nuk mund ta ndryshojë historinë. Ai ka thënë se çliruesit e Kosovës janë Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe ushtarët e UÇK-së. 

Duke folur në Pressing të T7, Limaj ka thënë se disa mund të kenë komplekse për shkak se nuk kanë vepruar kur ka qenë kohë, duke aluduar në kohën e luftës së UÇK-së me Serbinë. 

E kisha mendua ta titulloj edhe si: 

Lind një selim që (e merr) nxjerr (gjakun) tim” dhe të vazhdoj me “Lumturinë”, personazhin e ri, dhe çobanin  turjakas. 

Një tjetër ide që kisha, për shkak të krizës së përgjithshme do të ishte mire që Tërnava (Myftiu i Kosovës), Edi Rama, Topi e të tjerët, të shkojnë së bashku në vizitë të Hashimi dhe prindërit e Hashimit por mos ti harrojnë edhe ata të Rexhep Selimi e Nasim Haradinajt e për me kursye kohë e para, ta marrin k¨ngëtaren, Lindën e Vlorën e Ganën me defa.  

Më mbetën, shpresoj për numrin tjetër me të rejat tjera, nga Kosova, Shqipëria e Suedia: 

Grenell: “Mendoj se shumicës së amerikanëve po u mungon Hashim Thaçi 

INTERVISTA/ Bujar Bukoshi: ”Kosova është i vetmi vend në Ballkan, që nuk ka asnjë lider që i është fshehur drejtësisë… ”Tema, 30 TETOR 2022, 18:40. Shyqyr që iu paska çel goja Bujarit. 

Åkesson bjuds inte till Nobelfesten 

Sverigedemokraternas partiledare Jimmie Åkesson nobbas återigen från Nobelfestligheterna i Stockholm, uppger Nobelstiftelsen för TT. Alla andra partiledare är inbjudna. 

Jimmie Åkessons svar efter Nobelnobben 

Vazhdon 

Malmö, 31 tetor 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu